konsumi i rrushit Archives - Albeu.com

“Mos e bëni këtë gabim kur konsumoni rrushin”, eksperti “zbërthen” efektet në shëndet
Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave. A e dini pse bëjnë gabim?

Numri më i madh i përbërësve të dobishëm është i përqendruar në farat e rrushit të zi.

Këto fara, bazuar në studimet më të fundit shkencore, rezultojnë si të shkëlqyera në pastrimin e organizmit nga mbetjet dëmtuese dhe metalet e rënda.

Farat e rrushit arrijnë të aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës së njeriut. Ky qarkullim shumë i rëndësishëm rivitalizon dhe ndihmon për të parandaluar plakjen e shpejtë të vetë lëkurës.

Farat përmbajnë madje janë shumë të pasura me aminoacidet Omega 6 dhe Omega 9. Ato janë të mrekullueshme për rigjenerimin e qelizave dhe ndikojnë fuqishëm në hidratimin e lëkurës.

Farat e rrushit janë ndër produktet më të këshilluara kundër efekteve të plakjes, jo vetëm të lëkurës por edhe të të organizmit njerëzor.

Farat janë plot me antioksidantë natyralë dhe mbrojnë shëndetin falë përmbajtjes me vajra esencialë shumë të rrallë.

Vaji esencial i farave të rrushit është i njohur tashmë botërisht për përdorimin në kuzhinë për efektet e dobishme kundër kolesterolit të keq.

Vaji esencial i farave të rrushit është mirëbërës edhe për pamjen e jashtme. Përbërja jo-yndyrore e këtij vaji i përshtatet çdo tipi të lëkurës.

Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit ose të flokëve, por gjithashtu shërben si bazë për produktet estetike.

Por çfarë i bën farat e rrushit të kenë efekte kaq magjike?

Farat përmbajnë polifenole, në formën e molekulave të mbushura me vitaminë E, të cilat janë të pasura me antioksidantë natyrorë. Kjo pasuri e tillë në vlera i bën farat e rrushit të ofrojnë veti kaq speciale për shëndetin.

Shumë nga vlerat e mrekullueshme të rrushit vijnë për shkak të polifenoleve të pranishme në lëkurën e kokrrave të frutit. Këtu përfshihen antioksidantë si taninat.

Taninat janë antioksidantë që veprojnë në mënyrë direkte për zvogëlimin e rrezikut të dëmtimit prej radikaleve të lira në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Rrushi është i natyralisht i pasur me sheqerna mirëbërës të cilët rregullojnë aktivitetin e mëlçisë, e cila i grumbullon ato për përdorim kur është e nevojshme nga organizmi.

E rëndësishme për t’u theksuar është fakti se diabetikët duhet ta përdorin rrushin në mënyrë shumë të kontrolluar.

Rrushi përdoret gjerësisht edhe për qëllime terapeutike ose kuruese për organizmin.

Specialistët e ushqimit dhe ata mjekësore këshillojnë që të përdoret nga ata që vuajnë nga nefritet dhe problemet dhe gurët në veshka.

Po ashtu nga personat që vuajnë nga prania e gurëve të mëlçisë, probleme të fshikëzës urinare madje edhe ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Lëngu i rrushit ofron efekte kurative për probleme si bronkiti kronik, azma bronkiale, si dhe në përgjithësi për krejt sëmundjet e mushkërive. Rrushi, sidomos i zi, është një nga frutat më të shëndetshme dhe më të pasura në vlera.

Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe kokrrat e rrushit stabilizojnë nivelet e mineraleve për organizmin. Ato pastrojnë trupin e njeriut duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave.

Ndajeni rrushin në kokrra. Më pas t’i shtrydhni në pajisjet e kuzhinës tuaj për të përfituar lëngun magjik.

Pajisja juaj do të bluajë frutat, lëkurat dhe farat e tyre dhe do të merrni vlera të rëndësishme për shëndetin.

The post “Mos e bëni këtë gabim kur konsumoni rrushin”, eksperti “zbërthen” efektet në shëndet appeared first on Albeu.com.