konkurrueshmërinë Archives - Albeu.com

Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë në rajon/ Jorida Tabaku: Prodhimi industrial është ulur! Na duhet një ekonomi që prodhon dhe eksporton, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen
Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për krizën që po përjetojnë industria dhe manifaktura shqiptare, duke paralajmëruar se vendi po humbet konkurrueshmërinë përballë ekonomive të rajonit.

Tabaku thekson se integrimi europian nuk duhet parë thjesht si një proces formal anëtarësimi, por si një garë e përditshme për investime të huaja, teknologji, eksporte, vende pune cilësore dhe rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare.

“Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë ndaj vendeve të rajonit — dhe, bashkë me të, garën për këtë shekull”, shprehet deputetja demokrate.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Tabaku evidenton se prodhimi industrial i Shqipërisë gjatë vitit 2025 ishte 15,3% më i ulët krahasuar me vitin 2021.

Sipas saj, nga 35 ekonomi europiane, vetëm Ukraina, një vend që ndodhet në luftë, regjistronte një rezultat më të dobët.

Tabaku sjell si shembull Serbinë, e cila gjatë së njëjtës periudhë e ka rritur prodhimin industrial me 8,8%, duke tërhequr fabrika dhe investime në industrinë automotive, pajisjet elektrike dhe prodhimin e pjesëve të këmbimit për tregun europian.

Një nga goditjet kryesore për prodhuesit shqiptarë, sipas saj, ka ardhur nga zhvlerësimi i euros. Eksportuesit i sigurojnë të ardhurat në euro, ndërkohë që pagat, energjinë dhe kostot e tjera i paguajnë në lekë.

Kjo situatë ka prekur veçanërisht sektorin fason, nga i cili varen drejtpërdrejt mbi 130 mijë familje, por pasojat janë shtrirë në të gjithë industrinë përpunuese dhe manifakturën shqiptare.

Deputetja e PD-së argumenton se turizmi dhe ndërtimi mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike, por nuk mund të mbeten motorët e vetëm të zhvillimit.

Sipas saj, një ekonomi moderne duhet të prodhojë, të përpunojë, të eksportojë dhe të investojë në teknologji.

Tabaku kritikon gjithashtu mungesën e një strategjie serioze për industrinë automotive, duke kujtuar se propozimeve të saj për zhvillimin e këtij sektori qeveria iu përgjigj me projektin e një piste të Formula 1 në Elbasan.

“Pista nuk zëvendëson industrinë. Serbia ndërtoi fabrika dhe zinxhirë furnizimi; Shqipëria prodhoi prezantime dhe propagandë”, deklaron ajo.

Edhe në sektorin e teknologjisë, sipas Tabakut, përjashtimet tatimore nuk janë të mjaftueshme. Zhvillimi kërkon arsim cilësor, sundim të ligjit, financim, kërkim shkencor dhe një mjedis të ndershëm konkurrues, në mënyrë që të krijohen biznese të qëndrueshme dhe të tërhiqen investitorë seriozë.

Analiza e Tabakut vjen një ditë pasi ajo trajtoi rënien e eksporteve dhe pasojat e modelit aktual ekonomik mbi të ardhurat dhe xhepat e qytetarëve.

Sipas saj, mirëqenia materiale e familjeve shqiptare mbetet ndër më të ulëtat në rajon, ndërsa rreth 40% e buxhetit familjar shpenzohet vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike.

Për deputeten demokrate, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të modelit ekonomik: një ekonomi që prodhon dhe eksporton, me taksa më të ulëta e të parashikueshme, konkurrencë të lirë, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen.

“Integrimi europian nuk na e dhuron konkurrueshmërinë. Ajo fitohet çdo ditë. Dhe sot, fatkeqësisht, Shqipëria po e humbet këtë garë”, përfundon Tabaku.

REAGIMI:

Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë ndaj vendeve të rajonit — dhe, bashkë me të, garën për këtë shekull.

Integrimi europian nuk është thjesht një anëtarësim që do të na zgjidhë automatikisht problemet. Ai është një garë e përditshme për investime të huaja, teknologji, eksporte, vende pune cilësore dhe rritje të qëndrueshme të të ardhurave të familjeve shqiptare.

Dhe kjo garë do të bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Sot, mirëqenia materiale e familjeve shqiptare mbetet ndër më të ulëtat në rajon. Rreth 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa qiraja, energjia dhe kostot e banesës e rëndojnë edhe më tej jetesën.

Por problemi nuk është vetëm sa pak konsumojnë familjet. Problemi është struktura e ekonomisë që duhet t’i prodhojë këto të ardhura.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2025 prodhimi industrial i Shqipërisë ishte 15,3% më i ulët se në vitin 2021. Nga 35 ekonomi europiane, vetëm Ukraina, një vend në luftë, kishte rezultat më të dobët.

Në të njëjtën periudhë, Serbia e rriti prodhimin industrial me 8,8%. Ajo ka tërhequr fabrika, ka zhvilluar industrinë automotive dhe prodhon automjete, pajisje elektrike dhe pjesë këmbimi për tregun europian.

Ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër.

Zvhlerësimi euros ka goditur eksportuesit shqiptarë: të ardhurat e tyre janë në euro, ndërsa pagat, energjia dhe kostot e tjera paguhen në lekë. Fasoneria e ndien më fort këtë goditje, sepse aty preken drejtpërdrejt mbi 130 mijë familje. Por problemi nuk ndalet te fasoneria. Ai prek të gjithë manifakturën dhe industrinë shqiptare.

Turizmi dhe ndërtimi mund të kontribuojnë në ekonomi, por nuk mund të jenë të vetmit motorë të një vendi që kërkon të zhvillohet dhe të konkurrojë në Europë. Shihni Greqinë, fjala vjen, që sot e ka të lartë peshën e turizmit por diversifikon edhe në fushën e industrisë. Një ekonomi moderne duhet të prodhojë, të përpunojë, të eksportojë dhe të investojë në teknologji.

Dy vjet më parë, kur kërkoja një politikë serioze për industrinë automotive, përgjigjja e qeverisë ishte projekti i një piste të Formula 1 në Elbasan. Por pista nuk zëvendëson industrinë. Serbia ndërtoi fabrika dhe zinxhirë furnizimi; Shqipëria prodhoi prezantime dhe propagandë.

E njëjta gjë ka ndodhur në teknologji. Përjashtimet tatimore nuk përbëjnë strategji. Pa arsim cilësor, sundim të ligjit, financim, kërkim shkencor dhe një mjedis të ndershëm konkurrues, nuk krijohet një ekosistem teknologjik dhe nuk tërhiqen investitorë seriozë.

Modeli ekonomik i ndërtuar gjatë këtyre viteve ka favorizuar përqendrimin e tregjeve, monopolet dhe përdorimin e pasurive kombëtare në shërbim të një pakice. Ai nuk ka ndërtuar një ekonomi që u shërben shumicës dhe u jep të rinjve arsye për të qëndruar në Shqipëri.

Kjo është arsyeja pse duhet të ndryshojmë.

Shqipërisë i duhet një ekonomi që prodhon dhe eksporton; taksa më të ulëta dhe të parashikueshme; konkurrencë që ul çmimet; treg i lirë, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen.

Integrimi europian nuk na e dhuron konkurrueshmërinë. Ajo fitohet çdo ditë.

Dhe sot, fatkeqësisht, Shqipëria po e humbet këtë garë.

The post Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë në rajon/ Jorida Tabaku: Prodhimi industrial është ulur! Na duhet një ekonomi që prodhon dhe eksporton, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen appeared first on Albeu.com.