konkurrenca Archives - Albeu.com

Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, s’ ka rritje të bashkërenduar çmimesh
Autoriteti i Konkurrencës, ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar. Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023.

Në mars 2023, Komisioni i Konkurrencës vendosi se akt-marrëveshja e datës 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, binte në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Sipas Komisionit, zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë, ajo u klasifikua si marrëveshje e ndaluar.

Komisioni i Konkurrencës, vendosi edhe monitorimin njëvjeçar të tregut, për t’u siguruar se vendimi do të zbatohej nga autoshkollat.

Për një periudhë njëvjeçare, Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës, i ka monitoruar subjektet Autoshkolla të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, në lidhje me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve.

Për qëllime të monitorimit, është përdorur metodologjia secret shopper (një formë e hulumtimit të tregut që përfshin punësimin ose trajnimin e njerëzve për të vepruar si klientë dhe për të vizituar, telefonuar ose ndërvepruar me ndërmarrjet), si një instrument për t’u informuar në lidhje me paketat e çmimeve së shërbimeve të ofruara nga autoshkollat.

Nga monitorimi në terren rreth 45 subjekteve autoshkolla, nëpër qarqe të ndryshme të Shqipërisë, të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, kategoria B, rezultoi se me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve variojnë nga 23.000 lekë deri në 45.000 lekë.

Kryesisht subjektet autoshkolla që ndodhen në qarkun e Tiranës ,ofrojnë çmime më të larta se subjektet autoshkolla të qarqeve të tjera në vend.

Disa nga faktorët që sjellin diferenca midis çmimeve të paketave të shërbimeve të ofruara nga autoshkollat, kanë rezultuar numri i orëve mësimore; kostot e ndryshme; materialet mësimore, etj.

Nga monitorimi i subjekteve autoshkolla rezulton se, gjatë periudhës së monitorimit (mars 2023 – mars 2024), nuk vërehen ndryshime të çmimeve të shërbimit të mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi (kategoria B), si dhe për pajisjen me leje drejtimi për kategoritë e tjera.

Gjithashtu, edhe nga takimet e zhvilluara më datë 19.03.2024 me përfaqësues të Shoqatës “Kombëtare e Autoshkollave” dhe Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë”, rezultoi se, giatë periudhës njëvjecare nën monitorim, çmimi i shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi të ofruara nga subjektet autoshkolla nuk ka pësuar rritje.

Gjatë periudhës së monitorimit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 41, datë 22.12.2023, “Për miratimin paraprak të tarifave të lejedrejtimit dhe tarifave të çertifikatës së aftësisë profesionale”, ka miratuar paraprakisht tarifat e reja të shërbimeve të lejedrejtimit dhe shërbimeve të certifikatës së aftësisë profesionale.

Ky vendim është miratuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën nr. 6/1 prot., datë 16.01.2024, “Mbi miratimin e vendimit nr. 41, datë 22.12.2023 të Këshillit Drejtues”.

Rishikimi i tarifave të shërbimeve të drejtuesve të mjetit, sipas DPSHTRR, është bërë bazuar në përllogaritjen e analizës së kostos, pas 23 vitesh.

Një pjesë e tarifave nuk ishin rishikuar që nga viti 2001 dhe pjesa më e konsiderueshme e tyre, kanë qenë të pandryshuara prej 15 vitesh, pavarësisht rritjeve të kostove operative dhe rritjes së kostove në sistemet informatike për informatizimin e shërbimeve.

Në vijim të ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor, neni 124, është zgjatur në 15 vjet afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit për personat deri në moshën 70 vjeç.

Në përfundim të procedurës së monitorimit të tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, rezultoi se nga ana e subjekteve autoshkolla është zbatuar pika I e Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 970/2023, duke mos aplikuar rritjen e tarifave./ Monitor

The post Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, s’ ka rritje të bashkërenduar çmimesh appeared first on Albeu.com.

A na bën më pak të moralshëm konkurrenca?
Nga Ozan Isler

“The Conversation”

Shumica e ndërveprimeve tona ekonomike, madje edhe sociale janë konkurruese. Ne i përdorim tregjet për të gjetur punë, por edhe të dhëna. Çfarë do të thotë kjo për moralin tonë? A na e jep kapitalizmi Ëndrrën Amerikane apo Psikopatin Amerikan? A na mban të ndershëm përvoja e konkurrencës apo na shtyn drejt mashtrimit?

Me këto pyetje të thella janë marrë disa prej ekonomistëve të mëdhenj klasikë, të cilët e shihnin kapitalizmin si të mbushur me ndikime morale të mira dhe të këqija. Adam Smith u përqendrua kryesisht tek e mira, ndërsa Karl Marksi ishte më pak optimist.

Për ta testuar në mënyrë bindëse këtë pyetje në laborator, koordinatorët e projektit tonë ftuan dhjetëra shkencëtarë të sjelljes për të kontribuar me planet e tyre eksperimentale, duke vëzhguar në total më shumë se 18.000 njerëz. Rezultatet tona, të publikuara në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, tregojnë se ndërveprimet konkurruese priren ta bëjnë sjelljen e njerëzve më pak të moralshme, dhe ofrojnë disa të dhëna intriguese mbi arsyen pse ndodh kështu.

Ne nuk jemi të parët që kemi një qasje shkencore ndaj lidhjes midis konkurrencës dhe moralit. Megjithatë, testet individuale kanë dhënë rezultate të përziera, ndoshta për shkak të dallimeve tek përkufizimet dhe masat e moralit.

Disa nga rezultatet e hershme ishin provokuese, si për shembull zbulimi se njerëzit në konkurrencë midis tyre, kishin më pak gjasa të parandalonin ngordhjen e një miu. Megjithatë, këto rezultate ishin të vështira për t’u përsëritur ose interpretuar.

Një nga mënyrat për të llogaritur dallimet në hartimin e studimeve individuale, është të kryhet një “meta-analizë”, ku të vlerësohen dhe kombinohen rezultatet e shumë studimeve të ndryshme. Megjithatë, meta-analiza ka shpesh problemet e veta, pasi raportimi selektiv dhe paragjykimi i publikimit mund të ndikojnë se cilat studime janë të disponueshme për t’u përfshirë në analizë.

Për të pasur realisht disa rezultate të besueshme, ne shkuam një hap më tej dhe kryem një “meta-analizë prospektive”. Pjesa “prospektive” do të thotë që të gjitha studimet që do të përfshihen në analizë janë regjistruar përpara se të kryheshin. Kjo gjë parandalon zgjedhjen e rezultateve ose paragjykimet lidhur me llojin e rezultateve të publikuara.

Projekti ynë përfshinte 45 eksperimente të ndryshme të kryera nga ekipe në mbarë botën. Çdo ekip projektoi në mënyrë të pavarur një eksperiment për të testuar efektet e konkurrencës në moral. Më pas rezultatet e këtyre studimeve, të cilat përfshinin vëzhgime të më shumë se 18.123 pjesëmarrësve individualë, u grumbulluan dhe u analizuan.

Meta-analiza zbuloi se konkurrenca ka një efekt të përgjithshëm negativ në moral, por efekti është shumë i vogël. Efekti matet me një numër të quajtur Numri i Kohenit. Një vlerë prej 0.2 konsiderohet një efekt i vogël, dhe vlera që gjetëm ishte vetëm 0.1.

Siç edhe pritej, ne vumë re gjithashtu edhe një ndryshim thelbësor tek efektet e matura nga eksperimente të ndryshme. Disa ishin pozitive, disa negative, dhe madhësitë e efekteve ndryshonin. Pra, pavarësisht nga avantazhet e meta-analizës tonë të re të ardhshme, nuk ka ende prova të forta për një lidhje direkte të efektit të përgjithshëm të konkurrencës tek morali.

Ndoshta pyetja është shumë e përgjithshme. Djalli mund të fshihet tek detajet. Ekipi im (1 nga 45 grupet e përfshirë në meta-analizë), përdori një lojë me hamendje numrash midis dy njerëzve si një shembull të konkurrencës. Kjo u pasua nga një lojë individuale ndershmërie, e cila ishte njësia jonë matëse për efektet mbi moralin.

Ky eksperiment individual, pati një efekt të përgjithshëm negativ të vogël mbi konkurrencën (d = -0.1) njëlloj si meta-analiza, por ai nuk arriti të ketë ndonjë domethënien statistikore më vete. Nga ana tjetër, analiza eksploruese e rezultateve tona zbuloi një përparim të mundshëm.

Ne zbuluam se ishin vetëm humbësit e lojës me supozim numrash, ata që u bënë më të pandershëm, me një efekt më të madh (d = –0.34).

Nga ana tjetër, fituesit e fazës së konkurrimit, nuk shfaqën asnjë ndryshim në sjelljen e tyre në raport me ndershmërinë. Këto rezultate sugjerojnë një arsye pse konkurrenca nuk ndikon shumë tek morali. Ndoshta ai që korrupton është disavantazhi në një garë, dhe jo konkurrenca në vetvete. / The Conversation – Bota.al

The post A na bën më pak të moralshëm konkurrenca? appeared first on Albeu.com.

Rivaliteti ndërmjet kirurgëve dhe radiologëve nuk duhet të dëmtojë pacientët
Prof.Asc. Eugen Enesi

Për trajtimin e hemoragjisë cerebrale nga aneurizmat – çarja e enëve të gjakut të trurit- ekzistojne dy teknika : klipsi dhe koili.

Shumë studime ku ai më kryesori i botuar në ‘’The Lancet’’, një revistë mjekësore me seli në Londër, kanë arritur në përfundimin se trajtimi me koile pa hapje të kokës është fortësisht i rekomandueshëm në këta të sëmurë. Kjo teknikë jo-kirurgjikale është shumë e përhapur dhe e aplikuar në Europë dhe Amerikë. Ky studim u mbyll para kohe kur komiteti etik vlerësoi qartësisht se një vit pas trajtimit 31% e pacientëve të trajtuar me teknikën kirurgjikale ishin me defiçite të rënda ose të vdekur krahasuar me 24% të pacientëve të trajtuar me ‘’koile’’ pa kirurgji.

Ndërkohë që aneurizmat vazhdojnë të shkaktojnë vdekje dhe dëmtime të parikthyeshme të lëvizshmërisë në moshat e reja dhe të mesme studimet për të vlerësuar efektivitetin e koilimit kanë vazhduar dhe sot rreth 20 vite kjo metodë është e konsoliduar duke bërë nje revolucion si zgjedhja e parë në mënyrën e trajtimit të aneurizmave intrakraniale. Konluzioni më i rëndësishëm i trajtimit për të cilin të gjithë mjekët kanë rëne dakort është ai që 80% e pacientëve në Amerikë sot nuk zgjedhin midis dy metodave por trajtohen me rrugë endovaskulare, pra teknikën pa kirurgji.

Studimi në Lancet “ka hapur tregun për koiling’’ komenton Dr. J.P.Mohr, profesor i Neurologjisë në Universitetin e Columbias dhe drejtor i Tananbaum Stroke Center.

Ai ‘’nuk i përgjigjet të gjitha pyetjeve’’ por e vendos koilimin e aneurizmave‘’shumë lart në klasifikim’’ shprehet Dr. John R. Marler, profesor i asociuar për studimet klinike në National Insitute of Neurological Disorders and Stroke.

Kjo teknikë është shpikur në USA duke u përhapur dhe përkrahur shumë shpejt kudo.

Aneurizmat cerebrale nuk vrasin aq shumë sa infarktet e trurit apo të zemrës por kanë një vdekshmëri me fatalitet te lartë në moshat e reja, 50% e pacientëve vdesin pa arritur në spital dhe 25% e te mbijetuarve mbeten me dëmtime trunore të parikthyeshme. Disa nuk janë të aftë për të ushqyer veten e tyre, disa vuajnë nga epilepsia, të folurit me vështirësi dhe çrregullime të personalitetit. Ata që janë me fat i kthehen jetës normale vetëm me pak humbje të memories. Të gjithë jetojnë me frikën e rihemoragjisë.

Aneurizmat e trurit janë të shpeshta në populate me një incidence 1 në 15 persona. Në Shqipëri llogaritet rreth 250 persona në vit të vuajne nga gjakrrjedhja në tru dhe vetëm gjysma arrijnë të vijnë në spital.

Për rreth 30 vjet, kliping i aneurizmës ka qenë trajtimi standart: neurokirurgu heq një pjesë kocke të kafkës, sposton lehtë trurin në anën e hemoragjisë dhe vendos një kapse në pjesën e dëmtuar dhe të ballonuar të murit të arteries.

Koiling është trajtim i ri. Duke përdorur skaner komputerike me rreze X, radiologu futet me tuba të hollë nga rrëza e kofshës deri në enët e gjakut të trurit dhe futet brenda aneurizmës më tej lëshohen spirale të vogla prej platini me trashësinë e fijes së flokut deri në mbushjen e plotë të aneurizmës duke e përjashtuar atë nga qarkullimi i gjakut.

Koha e shërimit pas koilit, pa kirurgji, është më e shpejtë dhe me më pak shance për infeksione të rrezikshme apo epilepsi. Versione të ndryshme të idesë të trajtimit të aneurizmave me koile ka patur prej shumë vitesh por suksesi në zhvillim erdhi kur koilet u arritën të shkëputeshin nga kateteri në brendësi të aneurizmës kur aplikohet një sasi e vogël rryme elektrike përgjatë fillit.

Evolucioni i kësaj teknike është i ngjashëm me atë të stenteve në arteriet e zemrës për të parandaluar infarktin.’’ Kur stentet filluan të përdoreshin për trajtimin e koronareve, të gjithë e konsideronin si një çmenduri. Sot ekzistojnë dy alternativa. Nëse dështon stenting i koronareve, atëhere bëhet bypass me kirurgji’’.

Koilet e rinj u shpikën nga Dr. Guido Guglielmi expert në elektronikë Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles.

Sot në Europë më shumë se 75% e pacientëve trajtohen me koiling në spitale ku realizohen të dyja procedurat. Studimet kanë treguar se ecuria e të sëmurëve është më e mirë në spitale të cilat trajtojnë më shumë se 20 aneurizma në vit dhe kanë shërbim infermieror të dedikuar për të sëmurët neurologjikë.

Disa neurokirugë e shprehin hapur pakënaqesinë pasi këto trajtime realizohen nga mjekët radiologë që e kanë shpikur e avancuar këtë teknologji dhe që janë të familjarizuar me aparaturat radiologjike që përdoren për realizimin e saj por në fund kjo është në të mirë të pacientit dhe është ajo që ka me shumë rëndësi.

Rivaliteti ndërmjet kirurgëve dhe radiologëve nuk duhet të dëmtojë pacientët. Një zgjidhje e drejtë do të ishte vlerësimi i pacientit nga një ekip mjekësh kompetentë të formuar dhe të çertifikuar në trajtimin e aneurizmave intrakraniale.

The post Rivaliteti ndërmjet kirurgëve dhe radiologëve nuk duhet të dëmtojë pacientët appeared first on Albeu.com.

Analiza e REL, ekonomia sfidohet nga barrierat politike mes vendeve të rajonit
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se ngecja në projektet infrastrukturore dhe pritjet e gjata në dogana e ulin në masë të theksuar konkurrencën e produkteve maqedonase në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për afaristët e Maqedonisë së Veriut me rëndësi të veçantë është që iniciativa Ballkani i Hapur paralelisht Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që të mos mbingarkohet administrata, e cila edhe ashtu nuk është siç thonë dhe aq efikase në favor të biznesit.

Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë thotë se për sektorin e biznesit parësor mbetet opsioni që ofron lëvizje të lirë të kapitalit, shërbimeve dhe qytetarëve.

“Çdo marrëveshje paralele, e cila në një farë forme do të ndikojë në dobësimin e marrëveshjes paraprake, për ne nuk është e pranueshme”, thotë Iseni.

Ai nënvizon se me rëndësi mbetet që lehtësimet që arrijnë shtetet e rajonit të zbatohen në praktikë dhe jo vetëm të promovohen si të tilla me pompozitet dhe të njëjtat të mbeten vetëm në letër.

“Realisht, bizneseve nuk u duhen shumë samite të mëdha ku fliten fjalë të bukura, por duhet vepruar edhe në terren. Dhe kjo, para së gjithash, nënkupton infrastrukturë të mirë rrugore dhe shërbime doganore efikase që do ta përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave mes shteteve të rajonit dhe e gjithë kjo të rezultojë me një këmbim më të lartë tregtar, pa marrë parasysh se për cilin shtet bëhet fjalë. Çdo marrëveshje plotësuese që e defokuson këtë administratë që realisht nuk është dhe aq efikase, pra nuk shkon në favor të biznesit”, vlerëson Iseni.

Por, cili është dallimi midis CEFTA, që është marrëveshje për tregti të lirë dhe bashkëpunim më të madh ekonomik, dhe iniciativës Ballkani i Hapur, që në të vërtetë e ka të njëjtin objektiv?

Drejtori i Sekretariatit të Përgjithshëm të CEFTA-s, Emir Xhikiq, thotë për Radio Evropa e Lirë se CEFTA në parim mbetet e fokusuar në harmonizimin e këmbimit tregtar mes vendeve nënshkruese të marrëveshjes me standardet e BE-së në kuadër të tregtisë rajonale.

“Ajo çka është me rëndësi të theksohet, është se dallimi bazë midis CEFTA-s dhe Ballkanit të Hapur, sipas gjërave tashmë të theksuara, është ajo se CEFTA është proces inkluziv që në njëfarë dore ndonjëherë i rëndon aktivitetet, ndërsa nga ana tjetër çon drejt asaj që të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të shkojnë më shpejt drejt integrimit evropian”.

“Sa i takon Ballkanit të Hapur, në një moment të caktuar do të duhet të përputhet me aktivitetet e CEFTA-s, me kusht që në kuadër të tërë Procesit të Berlinit, ose të tregut të përbashkët rajonal, të shfrenohen çështje të caktuara politike që e bllokojnë funksionalizimin e këtyre dy iniciativave”, thotë Xhikiq.

Nga ana tjetër, Biljana Muratovska nga Asociacioni i transportuesve ‘MakamTrans’, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimi i shumë mallrave varet nga çmimi i transportit që përcaktohet nga shpejtësia e tij.

Muratovska thekson se shumë probleme paraqiten në sistemin doganor, i cili është i vjetër dhe me një dinamikë të ngadaltë u përshtatet kërkesave të kohës ndërkohë që realizimi i projekteve infrastrukturore ngec me vite.

“Çmimi i shumë produkteve varet nga shpejtësia e lëvizjes , mendoj transportimit nga një vend në një vend të caktuar. Ne nuk kemi shpejtësi të lëvizjes pasi jemi të kufizuar”, thotë Muratovska, duke nënvizuar si problematike mosdefinimin e qartë sa i përket shpërndarjes së të drejtave dhe përgjegjësive në mes anëtareve të CEFTA-s.

Ndërsa, Emir Xhikiq konsideron se ekonomia mbetet peng i barrierave politike në mes vendeve të rajonit.

“Gjithnjë politika ka pasur ndikim ndaj ekonomisë dhe ekonomia ndaj politikës, këtu nuk ka asgjë të pazakontë. Ajo çka duhet të thuhet është se potenciali ekonomik që vendet anëtare do të kishin mundur ta shfrytëzojnë me pjesëmarrjen në CEFTA, është mbi 7 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto, GDP në nivel vjetor. Kjo tregon se palët duhet të angazhohen në kapërcimin e problemeve politike dhe me të vërtetë t’u kushtohen çështjeve ekonomike që do të kontribojnë në mirëqenien e kompanive dhe në mënyrë indirekte edhe të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”.

“Ajo çka me të vërtetë duhet të theksohet është se integrimi rajonal në këtë mënyrë siç e shikojmë ne, përkatësisht përmes tregut rajonal të përbashkët dhe integrimeve evropiane, janë dy anë të një monedhe. Ajo çka do të bëni për integrim në CEFTA, do t’ju shkruhet edhe tek integrimi në BE dhe e kundërta”, shprehet Xhikiq./REL

The post Analiza e REL, ekonomia sfidohet nga barrierat politike mes vendeve të rajonit appeared first on Albeu.com.

Yellen: Konkurrenca duhet të mbëshetet tek parimet ekonomike, jo taksat e ulëta
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të dielën se ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurojnë bazuar mbi parimet ekonomike – në vend që të ofrohen taksa gjithnjë e më të ulëta që privojnë qeveritë nga fondet për infrastrukturën dhe arsimin.

Zonja Yellen foli pasi ministrat e financave nga Grupi i 20 ekonomive kryesore miratuan një taksë minimale globale për korporatat prej të paktën 15%, një masë që synon shmamgien e përdorimit të parajsave fiskale.

“Në vend që të shtrohet pyetja: ‘Kush mund të ofrojë taksën më të ulët?’ kjo do të lejojë që të gjitha vendet tona të konkurrojnë në bazë të parimeve ekonomike – të aftësisë së krahut të punës dhe asaj të institucioneve tona ligjore dhe ekonomike,” tha ajo në një konferencë shtypi pas përfundimit të takimit në Venecia.

“Dhe kjo marrëveshje do t’u japë vendeve tona aftësinë për të mbledhur fondet e nevojshme për shërbimet e rëndësishme publike si infrastruktura, studimi dhe zhvillimi, si edhe arsimi,” shtoi zonja Yellen.

Propozimi për taksat përballet me pengesa politike dhe teknike përpara se të hyjë në fuqi. Detajet do të sqarohen në javët e ardhshme në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris, duhet të pasohen nga një miratim përfundimtar nga presidentët dhe kryeministrat e Grupit të 20-es në një takim në fund të tetorit në Romë.

Më pas, vendet do të duhet ta parashikojnë atë përqindje takse në ligjet e tyre. Ideja është që vendet individuale të taksojnë fitimet e huaja të kompanive, nëse ato fitime nuk taksohen në parajsat fiskale. Kjo do të eliminonte shtysën për përdorimin e skemave komplekse të kontabilitetit për të zhvendosur fitimet në vendet me taksa të ulëta ku kompanitë kanë pak ose aspak aktivitet biznesi.

Shtetet e Bashkuara e kanë një taksë të tillë mbi fitimet nga jashtë vendit, por është nën minimumin e propozuar prej 15%. Republikanët e Kongresit e kanë kundërshtuar propozimin e Presidentit Joe Biden për të rritur taksën për fitimet e korporatave jashtë vendit në 21% për të kontribuar për fondet për infrastrukturën dhe investimet në energji të pastër. Presidenti demokrat ka një epërsi të lehtë në Kongres.

Tre vende të Bashkimit Evropian që morën pjesë në bisedime mbi taksën minimale kanë refuzuar të mbështesin propozimin. Irlanda, Hungaria dhe Estonia mund të pengojnë miratimin e saj në Evropë, ku çështjet e taksave kërkojnë unanimitet në BE. Irlanda, nivelet e ulëta të taksave të së cilës janë pjesë e modelit të saj ekonomik pro biznesit, ka thënë që niveli i saj prej 12.5% është një normë e drejtë.

Propozimi i taksave gjithashtu do t’u jepte vendeve të drejtën për të taksuar një pjesë të fitimeve të kompanive të mëdha globale që fitojnë para në juridiksionin e tyre por nuk kanë prani fizike atje. Shembujt do të përfshinin shitjen me pakicë në internet dhe reklamimin dixhital.

Disa vende, me në krye Francën, tashmë kanë filluar të vendosin taksa të tilla për kompanitë amerikane të teknologjisë si Google dhe Amazon. SHBA i konsideron taksa të tilla si praktika të padrejta tregtare dhe kanë kërcënuar të kundërpërgjigjen përmes tarifave për mallrat e importuara. Sipas marrëveshjes së taksave, vendet do t’i heqin këto taksa në favor të një qasjeje të unifikuar globale./VOA

The post Yellen: Konkurrenca duhet të mbëshetet tek parimet ekonomike, jo taksat e ulëta appeared first on Albeu.com.