kongresi i PPE Archives - Albeu.com

Kongresi i PPE/ Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës! Janë të bindur se Rama do e ndjekë McGonigalin nga pas
Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ardhjen e PD në qeveria arsimi do jetë përparësi absolute, ku mësuesi do të vendoset në piedestal. Berisha tha se nuk do të ketë rrogë për mësuesit nën 1500 euro, ndërsa shtoi se shkollat do të njohin shkallën më të thellë të dixhitalizimit.

Ai foli sërish lidhur me kongresin në Valencia ku tha se informoi audiencën evropiane se në 10 vite, sipas statistikave të tyre, nga Shqipëria u larguan 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm për zonën e Shengenit. Berisha u shpreh se shkaku i kryesor i këtij largimi masiv është varfëria dhe papunësia. Berisha tha se kryeministrat që morën pjesë në Kongres shprehën habi lidhur me atë që ai tha se jua ka treguar për inceneratorin e Tiranës.

“Miqtë e mi, unë dëgjova me interes mësuesen e nderuar këtu. E garantoj atë dhe të gjithë prindërit dhe fëmijët se arsimi do jetë përparësi absolute. Dhe se, vendosja e arsimit në përparësi absolute, rikthimi i tij në bashkëkohësi, modernitet, kërkon para së gjithash vendosjen e mësuesit në piedestal. Rrogë më të ulët se 1500 euro, mësuesit nuk do kenë. Shkollat do të njohin shkallën më të thellë të dixhitalizimit. Pakësimin e nxënësve në 20-25 nxënës në klasë. Heqjen e të gjitha turneve në shkolla. Shkollat do të jenë një përparësi e madhe që përsëri të marrin rrugën drejt cilësisë, të ngjitemi në majat e cilësisë së arsimit si kusht i të gjitha kushteve që kombi të ketë të ardhmen e tij, të zhvillohet dhe të begatojë. Miqtë e mi, në Valencia unë informova audiencën evropiane se në 10 vite, sipas statistikave të tyre, nga Shqipëria u larguan 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm për zonën e Shengenit.

Kombi po boshatiset. Shkaku kryesor i këtij largimi masiv është varfëria, është papunësia. Ju lutem, i dëgjoni pak Edi Ramën dhe ministrat e tij çfarë thonë. Dje sikur fliste përçart. Punësimi, thoshte, është rritur dhe papunësinë do e zbresim në 6 përqind. U garantoj se vetëm në 10 vite kanë ikur 600 mijë të rinj, 600 mijë krahë pune. Ky i pamëshirë tallet me shqiptarët.

Ua them unë, merrni statistikat, prodhimi ka 3 vite që bie në mënyrë dramatike nga viti në vit. Eksportet nga viti 2023 në vitin 2024, sipas statistikave të tij që ai nuk i lexon, ra me 32 përqind. Kjo do të thotë se të paktën, minimumi 50-60 mijë shqiptarë humbën vendet e punës dhe i punësoi Edi Rama në Greqi, Itali, Gjermani dhe vendet e tjera.

Pra, vendet e punës shkatërrohen, ndërmarrjet falimentojnë nga rënia e euros, kurse ai i papërgjegjshëm vërtitet nga një shesh në tjetër duke u thënë se është ulur papunësia në mënyrë të ndjeshme, se janë punësuar aq e kaq, në një kohë kur të gjithë punësohen në dhera të tjera, në vende të tjera. Miqtë e mi, programi ynë është programi i ndryshimit të Shqipërisë. Programi me të cilin ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Çdo pensionist me pension ndën 200 euro, dhe sot janë mbi 560 mijë pensionistë me pension nën 170 euro, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo prind me një fëmijë, çdo student me bursë, 100 ditët e para të qeverisjes tonë do kenë minimumin jetik 200 euro.

Rroga minimale do jetë 500 euro. Rroga mesatare do jetë 1250 euro. Kjo është rruga jonë. Ky është vrapi ynë gjersa të dalim në krye të të gjitha vendeve të rajonit për rroga dhe pensione. Gjer sa ne për djersën tonë të jemi njerëzit më të mirëshpërblyer. Shqipëria është e pasur, shqiptarët kanë mundësi të jetojnë në mirëqenie dhe begati. Kanë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë vend të bekuar, por duhet të çlirohen, duhet të votojnë me datën 11 maj ndryshimin, rrotacionin. Sot, t’u them të vërtetën, u ktheva nga Valencia, por kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës, u them me sinqeritet, shprehnin habi të papërmbajtur. Dhe më duhej t’ua ktheja dhe riktheja bisedën, sepse një ndodhi e tillë nuk ka të përshkruar. Kurse tek u tregoja për McGonigalin, mendimi i përgjithshëm ishte se Rama do e ndjekë ata nga mbrapa. Po, është i pashpresë se ka kryer një akt armiqësor ndaj vendit mik dhe vetë ai tani, i thotë Ramës unë vërtet i mora, por paratë m’i dhe ti. Ndaj dhe kjo e bën të pashpresë Edi Ramën. E bën të pashpresë miq.”, u shpreh Berisha.

The post Kongresi i PPE/ Berisha: Kryeministrat në Valencia u tronditën me rastin e djegësit të Tiranës! Janë të bindur se Rama do e ndjekë McGonigalin nga pas appeared first on Albeu.com.

Berisha flet nga Kongresi i PPE: Ne do të anëtarësojmë Shqipërinë në BE, e gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prej dy ditësh ndodhet në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia.

Gjatë fjalës së tij, lideri historik i PD, Sali Berisha, shprehet se në prag të zgjedhjeve të 11 majit, e gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike.

Kreu demokrat njoftoi se PPE, do të miratojë rezolutën e katërt brenda pesë muajsh që dënon qeverisjen e Ramës, duke theksuar se Partia Demokratike, ka marrë një mbështetje të plotë nga PPE dhe aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt integrimit europian.

Gjithashtu, ai theksoi se 74 fitore të forcave të qendrës së djathtë në Europë do të pasohet nga e 75-ta, që sipas tij, do të jetë fitorja e PD në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha: “Prej dy ditësh, gjendem në Valencia, në punimet e Kongresit më të rëndësishëm që mbahet sot në Europë, Kongresit të PPE, në të cilin marrin pjesë, de facto, udhëheqja më e rëndësishme e kontinentit, kancelari Merz dhe 14 kryeministra të vendeve europiane, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe një numër i konsiderueshëm komisionerësh, kryetarja e Parlamentit Europian, znj.Metsola, dhe një numër i konsiderueshëm europarlamentarësh marrin pjesë nga delegacionet e të gjitha partive të qendrës së djathtë të Europës, të cilat janë të anëtarësuara në PPE.

Gjatë punimeve të këtij kongresi që i kushtohet kryesisht ndryshimeve të mëdha në Europë dhe në botë të sotme, unë pata rastin, përveç fjalës sime, në të cilën u përqendrova tërësisht në situatën në Shqipëri dhe paraqita para audiencës më të madhe europiane, të vërtetën e trishtë të narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, që është narkoshteti i ndërtuar nga Edi Rama, në Shqipëri.

Diskutova gjerësisht përpjekjet e tij për të shndërruar zgjedhjet në fasadë, si dhe dhunën mbi terrorin politik që ai ushtron ndaj forcave opozitare, me qëllimin e vetëm për të marrë një mandat të katërt.

Mendoj se, fjala, vërtet u prit shumë mirë dhe pati një impakt të fuqishëm pozitiv. Kështu që, unë mendoj se bëra si duhet detyrën para popullit opozitar shqiptar, por edhe para çdo shqiptari, pasi këto të vërteta duhet të dihen dhe të luftohen. Është intërësi ky, më i mirë i të gjithë shqiptarëve”.

Z.Berisha, çfarë mbështetje mori PD nga PPE?

Berisha: “Partia Demokratike dhe populli opozitar, mori një mbështetje të plotë dhe totale nga PPE. Këtu, miratohet sot një rezolutë, në këto momente, pas kësaj interviste do jem aty, në të cilën dënohen me forcë të gjitha problematikat e mëdha të krijuara nga qeverisja e Edi Ramës në raport me zgjedhjet, në raport me opozitën, në raport me zbatimin e ligjit, me korrupsionin, me të gjitha.

Pra, mendoj se sot, populli opozitar, pikërisht pak ditë para zgjedhjeve, merr një thirrje, merr një kushtrim për t’u ndarë nga të gjitha këto problematika të rënda të krijuara nga regjimi, në mënyrë që, PPE, 14 kryeministra të kësaj organizate, të mund të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.

Dhe, padiskutim, në mënyrë të qartë si kristali, këta presin fitoren e PD, sepse kanë besim të madh, se kjo forcë do rivendosë, do rikthejë shtetin ligjor dhe se procesi i integrimit me PD në drejtim është i sigurtë dhe do bëjë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Si ju duket ironizimi i fjalës suaj gjatë takimit nga kryeministri Rama? A e shqetësojnë atë tashmë vizitat tuaja në kongreset e PPE?

Berisha: “Sot, i dënuari ndërkombëtar është Edi Rama, me merita. Këtë ta dijë çdo shqiptar. Le të lexojnë rezolutën, e cila do të miratohet për pak, punë çështje kohe dhe kjo, është rezoluta e 4-t në 5 muaj, që dënon Edi Ramën. Në të vërtetë, bota politike, shumica, e botës politike është kundër Edi Ramës, ndëshkon Edi Ramën.

Dhe mos të harrojmë se, janë 74 fitore të forcave të qendrës së djathtë gjatë këtij viti, dhe e 75-ta do të jetë fitorja e PD, e cila mezi pritet nga partnerët dhe miqtë tanë në PPE, në Unionin Demokratik Ndëkombëtar dhe në Qendrën Ndërkombëtare Demokristiane.

Pra, e gjitha bota pret fitoren e PD”.

Ka 3 rezoluta që dënojnë proceset elektorale që ka ndjekur z.Rama, a prisni që në 11 maj të ketë një proces të rregullt?

Berisha: “Besoj keni dëgjuar atë raportin shumë serioz që ka publikuar dje delegacioni i OSBE. Por, e gjithë kjo mbështetje e madhe për opozitën shqiptare kthehet në një mesazh të fuqishëm për çdo shqiptar për t’i firmosur fundin regjimit të Edi Ramës dhe për të hapur një kapitull të ri për dëmokracinë shqiptare, integrimin e Shqipërisë”.

The post Berisha flet nga Kongresi i PPE: Ne do të anëtarësojmë Shqipërinë në BE, e gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike appeared first on Albeu.com.

Kongresin i PPE, kush janë 3 deputetët e PD-së që janë ftuar të marrin pjesë
Kongresi i PPE-së do të mbahet në 31 maj dhe 1 qershor në Roterdam të Holandës ku një ndër temaat kryesore do të jetë edhe përçarja e PD-së.

Burime bëjnë me dije se për të marrë pjesë në punimet e kongresit dy ditor janë ftuar tre deputetë të PD-së. Bëhet fjalë për Jorida Tabakun, Bleind Këlliçin dhe Albana Vokshin.

Të drejtë vote në kongresin e Partive Popullore Europiane, ka vetëm deputetja Jorida Tabaku./albeu.com

The post Kongresin i PPE, kush janë 3 deputetët e PD-së që janë ftuar të marrin pjesë appeared first on Albeu.com.