konflikti Archives - Albeu.com

Konflikti për pagat magjistratëve/ BIRN: Rama ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen dhe debatin publik nga protestat e përditshme
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësisë, që sipas analistëve të politikës, ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen dhe debatin publik nga protestat e përditshme.

Kryeministri Edi Rama, e nisi javën me një sulm publik ndaj gjyqtarëve për çështjen e përllogaritjes së pagave të tyre, pasi mazhoranca që ai drejton zvarriti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

“Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit”, shkruajti Rama në platformën X, duke komentuar një intervistë në media të kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi.

Gjyqtarët dhe prokurorët janë një target i preferuar për kryeministrin Edi Rama gjatë viteve të fundit, pavarësisht çështjeve të ndryshme me të cilat ai angazhohet në debat.

Në konfliktin e fundit për pagat, kryeministri u përpoq ta devijonte debatin nga detyrimi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese tek pagat e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Konflikti nisi pasi ministria e Financave dhe drejtoritë e Thesarit të Shtetit, refuzuan të alokonin pagat për muajin gusht për të gjithë magjistratët në sistemin e drejtësisë, sipas një përllogaritje të re për këto paga të bëra nga Këshillat bazuar mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Në retorikën e Kryeministrit, gjyqtarët shqiptarë paraqiten si një kategori e mbipaguar dhe rritja e mëtejshme e pagave do të përbënte një barrë për buxhetin e shtetit dhe tejkalimin me dhjetrafish të pagave në krahasim me sektorë të tjerë.

Por për analistët e politikës, kryeministri po e përdor këtë retorikë për të sulmuar organet e drejtësisë për arsye politike dhe po tenton të devijojë ‘urrejtjen e publikut’, që prej më shumë se 100 ditësh protesta është e fokusuar drejt qeverisë së tij.

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politika i tha BIRN se Kryeministri ka dy synime që nuk lidhen me zgjidhjen e problemit, por me agjenda paralele të tij.

Së pari, sipas tij, ai kërkon ta përdorë rastin për presion ndaj drejtesisë, që ka nxitur dhe një fushatë denigruese nga militantët dhe ndjekësit e tij.

“Një tregues ky i rëndësishëm në kushtet kur SPAK do të duhet të marrë vendime lidhur me imunitetin e zv/kryeministres, me hetimet e Zvërnecit dhe dosjet e tjera VIP”, thotë Krasniqi.

Po ashtu, shton ai, “Rama kërkon ta zhvendosë vëmendjen e medias dhe publikut nga debati për skandalet dhe kritikat për keqqeverisje dhe korrupsion tek debati monolog kundër drejtësisë”.

Krasniqi e quan këtë një ‘debat monolog’, pasi kryeministri po ndan komente e shënime publike kundër një sistemi, i cili nuk i përgjigjet sepse është kolektiv, është diskret dhe vepron me akte ligjore.

Ndërsa Neritan Sejamini i konsideron sulmet e kryeministrit ndaj organeve të drejtësisë si një taktikë për të devijuar debatin dhe vëmendjen publike nga protestat e përditshme qytetare që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

“Unë mendoj që është thjesht taktikë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e tij dhe për të krijuar një shënjestër tjetër për të kanalizuar urrejtjen publike edhe diku tjetër përveç tij,” tha Sejamini.

Në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese konstatoi se formula e përdorur për llogaritjen e pagave të magjistratëve kishte sjellë një “ulje të fshehtë” të pagës dhe urdhëroi Kuvendin të miratonte ndryshimet e nevojshme ligjore për përshtatjen e pagave me standardet kushtetuese.

Gjykata përcaktoi si afat të fundit datën 31 korrik 2026, ndërsa efektet financiare duhej të shtriheshin që nga 1 prilli 2023. Megjithatë, deri në përfundimin e këtij afati Kuvendi nuk ndërmori ndryshimet e kërkuara, duke lënë të pazgjidhur edhe mënyrën e përllogaritjes së pagave nga 1 gushti e në vijim.

Në muajin gusht, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke interpretuar karakterin detyrues të vendimit, vendosën që të përcaktojnë pagat e gjyqtarëve sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese me një pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin, si dhe kompensimin e rritjes së munguar që nga prilli 2023.

Në vend që konflikti të mbetej një çështje e zbatimit të një vendimi kushtetues, debati është shndërruar në një përplasje publike mes kryeministrit dhe gjyqësorit, pasi Ministria e Financave refuzoi të zbatonte formulën e pagave sipas vendimit të KLGJ-së duke sjellë si pasojë paditjen e ministrit dhe drejtorëve të Thesarit në gjykatë.

Sipas Krasniqit, kryeministri e shmang pikërisht thelbin e këtij problemi që lidhet me pyetjen se pse mazhoranca dhe Kuvendi nuk zbatojnë vendimet e Gjykates Kushtetuese.

“Respektimi i këtij parimi dhe i detyrimeve kushtetuese do të kishte evituar krizën, debatin dhe koston e qytetarëve për shkak të tyre”, vlerëson Krasniqi.

Nga ana tjetër, Krasniqi vlerëson se KLGj dhe KLP u nxituan në vendimmarrjet e tyre, pa informuar publikun dhe pa ndjekur më parë instrumentet e tjera.

“Me të njëjtin pasion, shpejtësi e profesionalizëm që drejtësia mbrojti të drejtat e veta kushtetuese në rastin e rrogave duhet të mbrojë edhe interesin publik kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, pra të trajtojë rastet VIP dhe të dëshmojë se procesi i llogaridhënies, barazisë përpara ligjit dhe përballjes me pasojat e abuzimit e shkeljes se ligjit ështe i pakthyeshëm dhe i garantuar”, përfundoi ai./BIRN

The post Konflikti për pagat magjistratëve/ BIRN: Rama ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen dhe debatin publik nga protestat e përditshme appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Zbardhet konflikti me armë zjarri i pak ditëve më parë, identifikohen 10 personat e përfshirë në ngjarje
Policia e Tiranës, ka zbardhur konfliktin të ndodhur mesnatën e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku u qëllua me armë zjarri. 10 persona janë identifikuar si të përfshirë.

Katër prej tyre janë arrestuar, katër janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet me dije se në pranga u vunë shtetasit Rezar Zaimi, Kevin Kocibellinj, Stiven Fezollari dhe Rolf Fezollari, ndërsa në kërkim u shpallën Frenki Fezollari dhe Cercis Brahimllari.

Sipas Policisë, sherri ka nisur pasi 34-vjeçari Rolf Fezollari ka fyer një 17-vjeçar që është proceduar në gjendje të lirë. Pas kësaj, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht me Rolf Fezollarin, vëllain e tij Stiven Fezollari dhe të tjerë.

Situata është përshkallëzuar më tej kur 17-vjeçari dhe miqtë e tij janë larguar dhe kanë shkuar me motomjete pranë banesës së dy vëllezërve.

Pikërisht aty, sipas hetimeve, vëllai tjetër, Frenki Fezollari 32 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Stiven Fezollari është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërsa Rezar Zaimi akuzohet për përkrahje të autorit, moskallëzim të krimit dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Kevin Kocibellinj, është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkohë, Cercis Brahimllari, 32-vjeç, është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit dhe përkrahje të autorit.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni i koduar “Situata”.

Zbardhen përfshirja dhe rrethanat e konfliktit ndërmjet disa shtetasve, rreth mesnatës së datës 11 gusht, në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku dhe u qëllua me armë zjarri.

Identifikohen 10 shtetasit e përfshirë. Vihen në pranga 4 prej tyre, procedohen penalisht 4 dhe shpallen në kërkim 2.

Sekuestrohen nga vendngjarja, 1 mjet prerës (thikë) dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin përfshirë në një konflikt në rrugën “Gjolekë Kokona”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shkuan në vendngjarje për të përcaktuar shtetasit e përfshirë në konflikt, përgjegjësitë e tyre, si dhe rrethanat e rastit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Situata”:

-u arrestuan shtetasit R. Z., 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; K. K., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe S. F., 24 vjeç dhe R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 4 shtetas gjithashtu të përfshirë në konflikt;

-u shpallën në kërkim shtetasit F. F., 32 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe C. B., 32 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi i arrestuar R. F. ka fyer një të mitur të proceduar në gjendje të lirë. Si pasojë, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin R. F., vëllanë e tij, shtetasin S. F., dhe me miq të këtyre të fundit. Më pas, i mituri dhe miqtë e tij kanë shkuar me motomjete, te banesa e vëllezërve, nga ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjeteve, vëllai tjetër i tyre, shtetasi i shpallur në kërkim, F. F., pa dëmtuar askënd.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post EMRAT/ Zbardhet konflikti me armë zjarri i pak ditëve më parë, identifikohen 10 personat e përfshirë në ngjarje appeared first on Albeu.com.

Konflikti për pronën në Pukë, 3 të arrestuar dhe 2 nën hetim
Një konflikt i ndodhur një ditë më parë në fshatin Dedaj të Pukës, ka rezultuar në arrestimin e tre personave dhe nisjen e procedimit penal për dy të tjerë.

Sipas uniformave blu, shkaku i përplasjes ka qenë një mosmarrëveshje pronësie.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Pukë, specialistët e Hetimit të Krimeve vunë në pranga në flagrancë shtetasit I. Sh., 67- vjeç, F. Sh., 36-vjeç (i biri i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34-vjeç. Gjithashtu, materialet i kaluan Prokurorisë për të proceduar në gjendje të lirë P. I., 60-vjeç dhe bashkëshorten e tij, F. I., 43 vjeçe, e cila rezulton motra e G. I. Të gjithë personat e përfshirë janë banorë të fshatit Dedaj.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës, ku palët u përleshën duke përdorur objekte të forta dhe mjete prerëse.

Si pasojë, I. Sh. dhe G. I. morën plagë dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët kanë sekuestruar disa sende dhe vegla që dyshohet se shërbyen gjatë sherrit, të cilat do të shërbejnë si prova materiale. Dosja hetimore i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për vijimin e veprimeve procedurale.

The post Konflikti për pronën në Pukë, 3 të arrestuar dhe 2 nën hetim appeared first on Albeu.com.

Përshkallëzohen tensionet, Irani sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit, SHBA e godet për herë të tretë brenda javës! Mbyllet rruga detare
Forcat e armatosura amerikane nisën sulme të reja kundër Iranit sot, në hakmarrje për zjarrin iranian ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit, duke goditur afërsisht 140 objektiva iraniane, raportojnë mediat e huaja.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit “pas sulmit të paprovokuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike kundër M/V GFS Galaxy, një anije kontejnerësh me flamur qipriot që lundronte në Ngushticën e Hormuzit”.

Objektivat përfshinin objekte iraniane të raketave dhe dronëve, aftësi detare, objekte magazinimi municionesh, rrjete komunikimi dhe pozicione mbikëqyrjeje bregdetare, shtoi Komanda Qendrore e SHBA-së.

Garda Revolucionare e Iranit tha më parë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, pasi qëlloi të shtëna paralajmëruese drejt një anijeje që dyshohet se u përpoq të kalonte nëpër një rrugë të paautorizuar.

Sipas televizionit shtetëror iranian, pas këtij incidenti, u vendos që Ngushtica e Hormuzit të mbyllet “derisa të ndalet ndërhyrja amerikane në rajon”.

Gjithashtu, u theksua se asnjë anije nuk do të lejohet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe se nëse armiku e përdor incidentin si pretekst për të nisur sulme të reja kundër Republikës Islamike, atëherë do të marrë një “përgjigje të ashpër”.

Garda Revolucionare njoftoi gjithashtu se kishte goditur një anije të dytë në Ngushticën e Hormuzit dhe se kishte synuar bazën ajrore strategjike amerikane në Al Udeid në Katar me raketa balistike, duke shkatërruar, sipas tyre, qendrën e mirëmbajtjes së avionëve luftarakë dhe një strukturë komande dhe kontrolli.

Ushtria e Iranit njoftoi gjithashtu se forcat e saj kryen një sulm ndaj platformave të mbështetjes dhe furnizimit për një aeroplanmbajtëse amerikane në portin e Duqm, Oman.

Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) shtoi se operacioni kishte në shënjestër qendrat e mbështetjes logjistike për anijet detare amerikane.

Përveç kësaj, një alarm u dha në agim në Emiratet e Bashkuara Arabe , Katar dhe Bahrein për sulme iraniane me raketa dhe dronë.

The post Përshkallëzohen tensionet, Irani sulmon një anije në Ngushticën e Hormuzit, SHBA e godet për herë të tretë brenda javës! Mbyllet rruga detare appeared first on Albeu.com.

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran/ Sulme të reja gjatë natës dhe tensione në Gjirin Persik
Përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë intensifikuar edhe më tej, pasi të dyja palët kanë shkëmbyer një tjetër valë sulmesh gjatë natës, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja ajrore ndaj Iranit, të cilat presidenti amerikan Donald Trump i cilësoi si një “kundërpërgjigje” ndaj bombardimeve të një dite më parë mbi anije tregtare, për të cilat Uashingtoni fajëson Teheranin.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), njoftoi se kishte goditur rreth 90 objektiva iraniane.

Sipas saj, operacioni kishte për qëllim të dobësonte më tej aftësinë e Iranit për të sulmuar anijet tregtare dhe marinarët civilë në Ngushticën e Hormuzit.

Pak orë pas sulmeve, Trump deklaroi para gazetarëve në bordin e avionit presidencial Air Force One se zyrtarë iranianë, kishin kontaktuar me Uashingtonin dhe se, “duan shumë të arrijnë një marrëveshje”.

Megjithatë, ai shtoi se nuk është i sigurt nëse ata janë “të denjë” për një marrëveshje.

Ndërkohë, tensionet janë përhapur edhe në vendet e Gjirit. Bahrejni raportoi shpërthime në kryeqytetin Manama, Kuvajti njoftoi se kishte interceptuar raketa dhe dronë, ndërsa Katari lëshoi një alarm sigurie për situatën në rajon.

Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit iranian dhe negociatori kryesor i vendit me SHBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi përmes rrjetit social X, duke deklaruar se, “Amerika ende nuk e ka kuptuar se bullizmi dhe shkelja e premtimeve nuk janë më pa kosto”.

Sulmet e fundit vijnë pasi SHBA-ja kishte njoftuar se të martën goditi më shumë se 80 objektiva në Iran, në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

The post Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran/ Sulme të reja gjatë natës dhe tensione në Gjirin Persik appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme, 6 mijë marinarë mbeten të bllokuar në ngushticën e Hormuzit
Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara, e cila është përgjegjëse për sigurinë vlerëson se numri i marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit është 6 mijë.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës, Arsenio Dominguez, tha se sulmet vetëm përkeqësojnë frikën, pasigurinë dhe dëshpërimin e marinarëve të bllokuar.

“Sulmet vetëm përkeqësojnë frikën, pasigurinë dhe dëshpërimin nga të cilët tashmë po vuajnë 6,000 njerëz në det që mbeten të bllokuar në anije të paafta për t’u larguar nga Gjiri në mënyrë të sigurt“, tha Arsenio Dominguez, sekretari i përgjithshëm i Organizatës, në një deklaratë.

Gjithashtu, ai u kërkoi zyrtarëve të transportit të shmangin kalimin e anijeve përmes Hormuzit.

The post Konflikti në Lindjen e Mesme, 6 mijë marinarë mbeten të bllokuar në ngushticën e Hormuzit appeared first on Albeu.com.

Përshkallëzim i ri i tensioneve në Lindjen e Mesme/ SHBA-të sulmojnë 80 objektiva iraniane, Teherani: U shkel marrëveshja
Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), kanë nisur një valë të re sulmesh ushtarake ndaj Iranit, duke goditur më shumë se 80 objektiva me municione precize, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes dy vendeve.

Sipas deklaratave të CENTCOM, operacioni u zhvillua në orët e para të së mërkurës dhe erdhi si përgjigje e menjëhershme ndaj sulmeve që Irani kreu kundër tre anijeve tregtare që po kalonin në Ngushticën e Hormuzit.

Autoritetet amerikane e cilësuan veprimin iranian si shkelje të armëpushimit dhe një kërcënim për lirinë e lundrimit ndërkombëtar.

Objektivat e goditura përfshinin sisteme të mbrojtjes ajrore, qendra komanduese dhe kontrolli, radarë bregdetarë, kapacitete raketore kundër anijeve, si edhe mbi 60 mjete të vogla detare të Gardës Revolucionare Islamike, të vendosura në dhe pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas ushtrisë amerikane, qëllimi i operacionit ishte dobësimi i aftësisë së Iranit për të sulmuar transportin tregtar në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.

Nga ana tjetër, Teherani dënoi sulmet amerikane, duke i cilësuar si shkelje të armëpushimit dhe paralajmëroi se do të japë një përgjigje shkatërruese.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu se një seri shpërthimesh u dëgjuan në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

Përshkallëzimi vjen ndërsa negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, janë ende duke vazhduar për një marrëveshje përfundimtare pas konfliktit të muajve të fundit.

Më parë, Departamenti i Thesarit i SHBA-së kishte revokuar gjithashtu një përjashtim të përkohshëm nga sanksionet që i lejonte Iranit të prodhonte, shiste dhe eksportonte naftë bruto deri më 21 gusht, duke rritur më tej presionin ekonomik mbi Teheranin.

BREAKING 🔴

U.S. military:

“U.S. Central Command (CENTCOM) forces completed a new round of offensive strikes against Iran, July 7, hitting over 80 targets with precision munitions as an immediate response to Iran’s latest attacks on commercial vessels transiting the Strait of… pic.twitter.com/9hw6SH0Q5x

— Indian🇮🇳 (@singh31919) July 8, 2026

The post Përshkallëzim i ri i tensioneve në Lindjen e Mesme/ SHBA-të sulmojnë 80 objektiva iraniane, Teherani: U shkel marrëveshja appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhër forcave ushtarake: Të shkatërrohet plotësisht infrastruktura e Hezbollahut në jug të Libanit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar forcat e armatosura izraelite të shkatërrojnë plotësisht infrastrukturën e Hezbollahut në jug të Libanit, gjatë një vizite te trupat e dislokuara në zonë.

Sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu theksoi se objektiv i operacioneve janë të gjitha strukturat që përdoren nga krahu ushtarak i Hezbollahut për të kryer sulme ndaj veriut të Izraelit, përfshirë edhe rrjetin e tuneleve nëntokësore.

“Ky është urdhri, të mos mbetet asgjë në këmbë. Zbatojeni”, është shprehur Netanyahu, sipas deklaratës së publikuar në platformën X.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje gjithashtu ushtarakëve që të ndërhyjnë menjëherë sapo të identifikojnë një kërcënim, pa pritur udhëzime të tjera nga komandat.

Netanyahu përjashtoi mundësinë e tërheqjes së forcave izraelite nga zonat që kontrollojnë në jug të Libanit, duke theksuar se prania ushtarake do të vazhdojë derisa Hezbollahu të çarmatoset plotësisht dhe të eliminohet çdo kërcënim ndaj sigurisë së Izraelit.

The post Konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhër forcave ushtarake: Të shkatërrohet plotësisht infrastruktura e Hezbollahut në jug të Libanit appeared first on Albeu.com.

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të ndërsjella për të dytën ditë radhazi
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pasi të dyja palët kanë shkëmbyer sulme për të dytën ditë radhazi në Lindjen e Mesme, duke vënë në pikëpyetje armëpushimin e brishtë të arritur mes tyre në muajin prill, raporton BBC.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar një valë sulmesh që i cilësoi si “vetëmbrojtëse”, duke goditur objektiva ushtarake, sisteme vëzhgimi dhe radarë në jug të Iranit.

Sulmet amerikane erdhën vetëm pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se forcat amerikane do ta godisnin Iranin “fort”, duke akuzuar Teheranin se kishte marrë shumë kohë për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit.

Në kundërpërgjigje, Irani ndërmori një seri sulmesh ndaj aseteve ushtarake amerikane në vende të ndryshme të rajonit.

Bazat ushtarake amerikane në Bahrain dhe Kuwait u vunë nën zjarr për të dytën ditë radhazi.

Ndërkohë, Garda Revulocionare deklaroi se kishte lëshuar raketa balistike ndaj një qendre komanduese amerikane në Jordan.

The post Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të ndërsjella për të dytën ditë radhazi appeared first on Albeu.com.

Ndizet konflikti, Trump: Do të mjaftonin dy javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran
Presidenti Trump Shtetet e Bashkuara kanë nevojë vetëm për dy javë të tjera për të goditur të gjitha objektivat e tyre në Iran.

Në një intervistë, i pyetur nga gazetarja e pavarur Cheryl Atkinson, presidenti amerikan theksoi gjithashtu se iranianët janë mundur ushtarakisht dhe shfrytëzoi rastin për të tallur përsëri aleatët e tij të NATO-s, duke e përshkruar aleancën si një “tigër letre”.

Publikimi i kësaj interviste u bë ndërsa Irani njoftoi sot se i ishte përgjigjur propozimit të fundit amerikan, i cili synon t’i japë fund konfliktit që shpërtheu më 28 shkurt midis Iranit dhe SHBA-së. Trump pretendoi se SHBA-të kanë goditur rreth 70% të objektivave të planifikuara, ndërsa disa të tjerë mbeten ende të mundshëm për sulm

The post Ndizet konflikti, Trump: Do të mjaftonin dy javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran appeared first on Albeu.com.