konflikti ne ukraine Archives - Albeu.com

Konflikti në Ukrainë, Biden merr masa konpensimi për pasojat e rritjes së çmimit të gazit
Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po shkakton ndërprerje në mbarë botën – nga ajo, që presidenti Joe Biden e quan “rritje të çmimit të naftës nga Putini” për konsumatorët amerikanë, e deri tek një krizë ushqimore e afërt globale. Të mërkurën, presidenti Biden tha se po merr masa në përpjekje për të kompensuar pasojat, diçka që ai tha se do të përqendrohej teksa takohen me udhëheqësit e G-7 dhe NATO-s javën e ardhshme në Evropë, për dy takime të rëndësishme dhe më pas udhëtimin në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Joe Biden thotë se e kupton, që askujt nuk i pëlqen të shpenzojë më shumë për mallrat jetike, si karburanti dhe ushqimi, duke shtuar se rritjet e dhimbshme të çmimeve, janë një rezultat i pashmangshëm i një konflikti brutal në anën tjetër të botës: sulmi i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

“Ne ndërpremë naftën ruse në Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë në Evropë bënë të njëjtën gjë, duke e ditur se do të shihnim çmime më të larta të karburantit. Ne mund të kishim mbyllur njërin sy ndaj vrasjeve të Putinit dhe çmimi i karburantit nuk do të ishte rritur siç është rritur. Por do të ishte gabim të kishim vepruar ashtu”.

Çmimet e karburantit janë rritur në mbarë botën, pjesërisht për shkak të sanksioneve të ashpra ndaj naftës dhe mallrave ruse dhe pjesërish nga pandemia, e cila ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimin. Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e Arabisë Saudite në korrik, në një përpjekje për të bindur kartelin global të naftës që të rrisë prodhimin. Brenda vendit, ai po bën thirrje që Kongresi të heqë taksën federale të gazit dhe që shtetet të pezullojnë taksat e tyre të karburantit.

Republikanët e kundërshtojnë një gjë të tillë.

“Ajo që po sugjeron administrata, natyrisht, është një tjetër mashtrim, një tjetër ndihmë e përkohshme, diçka që ata e dinë se nuk do të miratohet në Kongres”, thotë senatori republikan John Thune.

Putini gjithashtu nuk duket se po tërhiqet.

“Jemi krenarë që gjatë operacionit special ushtarak luftëtarët tanë po veprojnë me guxim, profesionalizëm, si heronj të vërtetë. Ushtarët rusë të kombësive të ndryshme luftojnë krah për krah. Në besimin tek kauza sonë, në mbështetjen e madhe popullore që ushtarët tanë gëzojnë, qëndron forca e madhe e pamposhtur e Rusisë”, tha presidenti Putin.

Analistët thonë se përqëndrimi i presidentit Biden tek pasojat ekonomike të luftës është kritik për të ruajtur mbështetjen publike.

“Është e llogjikshme që Presidenti Biden ta vërë theksin tek rritja e çmimit për shkak të Putinit. Ndërsa lufta vazhdon, shohim se ajo ndikon në mënyra të ndyshme tek ekonomitë e ndryshme të vendeve të NATO-s. Dhe rritja e çmimeve në pikat e karburantit këtu në Shtetet e Bashkuara është e ndjeshme. Si ta mbash mbështetjen për një luftë? Si ta mbash publikun aleat, ndërsa lufta vazhdon, dhe njerëzit fillojnë të ndiejnë pasojat e saj, në mënyra të ndryshme dhe ta ndiejnë atë në xhepat e tyre? Kjo është një sfidë e madhe për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë Kathleen McInnis me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë thotë se çmimet më të larta nuk janë pasoja e vetme e luftës; Rusia po bllokon gjithashtu eksportet e grurit ukrainas, duke shkaktuar tronditje në mbarë botën, deri në Afrikë. Kjo ka të ngjarë të jetë një temë kur udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës të takohen javën e ardhshme në Gjermani.

“Presidenti Putin e përdor ushqimin si armë. Le t’i themi faktet ashtu si janë: Ai ka vendosur një bllokadë në Detin e Zi, në mënyrë që asgjë të mos mund të largohet nga deti dhe kjo është, natyrisht, mënyra se si Ukraina ka nxjerrë historikisht grurin e saj në tregjet botërore. Presidenti Biden po punon me udhëheqësit në mbarë botën për të parë nëse ka mënyra të tjera tokësore, që mund të përdoren”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i Ukrainës thotë se kjo mbështetje ka ndikim ndërsa vendi i tij vazhdon të luftojë kundër forcave ruse. “Jetët e mijëra njerëzve varen drejtpërdrejt nga shpejtësia e veprimeve të partnerëve tanë – nga shpejtësia se si i zbatojnë vendimet e tyre për të ndihmuar Ukrainën”, tha presidenti Zelenskyy.

Por ndërsa kjo luftë po kalon në muajin e pestë, çmimin më të lartë nga të gjithë po e paguajnë njerëzit e zakonshëm./VOA

The post Konflikti në Ukrainë, Biden merr masa konpensimi për pasojat e rritjes së çmimit të gazit appeared first on Albeu.com.

Po bën “kërdinë”, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar kundër rusëve
Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke përdorur disa lloj mitralozësh që kanë hyrë në shërbim në kohën kur Ukraina ishte pjesë e perandorisë ruse. Ky model, ka nje mekanizëm me avull peshon 68 kg dhe ka një mburojë përpara tytës për të mbrojtur personin që gjuan.

Ka një sistem dy rrotësh që të ndihmon ta levizësh nga një vend në vendin tjetër ose që të vendoset në ndonjë makinë. Mediat ruse shpesh tallen me armët që po përdorin dhe thonë se ukrainasit i përdorin ato sepse u mungojnë armët moderne, raporton abcnews.al.

E vërteta në fakt është më komplekse.

Siç tregon edhe vetë emri, Maxim M1910 u prezantua në vitin 1910. Është një version rus i mitralozit të parë vërtetë automatik, i cili u prodhua nga Hiram Maxim, një shpikës amerikano-britanik, në 1883.

Më parë armët Gatling kishin gjashtë tyta dhe mbajtur gishtin në këmbëz lëshonin një sërë plumbash. Falë një mekanzimi me avull e lejon atë të jetë e përdorshme për periudha të gjata. Variantet e armës së Maxim-it rezultuan një mjet vdekjeprurës i masakrës dhe terrorit gjatë lulëzimit të imperializmit të fundit të shekullit të 19-të, duke lejuar forcat e vogla europiane të vrisnin me mijëra.

Kjo armë vazhdoi të revolucionarizonte luftën midis vetë shteteve europiane.

Mitralozat moderne sot që kanë të njëjtin municion 7.62 mm si M1910 janë shumë më të lehta dhe më të lëvizshme – PKM-ja aktuale ruse peshon më pak se një të pestën e 68 kg që ka peshuar dikur.

Megjithatë atyre u mungon mekanizimi i avullit. Në vitin 2016, ministri i mbrojtjes i Ukrainës konfirmoi se kishte autorizuar lëshimin e disa M1910 nga stoqet qeveritare (arma Maxim nuk është një çështje standarde, por e disponueshme kur kërkohet, siç kanë bërë disa njësi të mbrojtjes territoriale).

Një auditim në vitin 2012 tregoi se Ukraina kishte 35,000 armë rezervë, të gjitha të prodhuara midis viteve 1920 dhe 1950. Vetëm një pjesë e vogël e M1910-ve janë vënë në përdorim që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, por ata thuhet se kanë rezultuar efektivë në pozicione fikse mbrojtëse dhe fortifikime.

Një ushtar ukrainas i intervistuar në vitin 2016 tha se M1910 ishte shumë i saktë në një kilometër, efektiv në tre kilometra dhe ai nuk do ta ndërronte atë me asnjë armë më moderne.

Disa M1910 madje janë modernizuar, me imazhe në mediat sociale që tregojnë mitralozë të vjetër me pamje moderne elektronike që shënjestrojnë “pikat e kuqe”. Arma nuk është zyrtarisht në shërbim me ndonjë ushtri tjetër, megjithëse milicitë separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin e Donbasit gjithashtu i përdorin ato, dhe janë përdorur gjithashtu edhe në zonat e konfliktit nga Siria në Vietnam.

Një element i propagandës ruse mund të jetë i saktë: përpjekja e Ukrainës për të krijuar kopjen e saj të PKM moderne ruse në 2011 nuk rezultoi e suksesshme. Trupat raportuan probleme të mëdha me Mayak KM, siç dihet, pasi ishte e pamundur të synonte objektivat më pak se 400 metra larg për shkak të një pajisjeje që bllokonte pamjen.

Kreu i armatimeve të forcave të armatosura të Ukrainës pranoi në vitin 2016 se kishte ende probleme me armën në fjalë, por po punohej për përmirësimin e saj. Ukraina ka importuar një numër mitralozësh nga vendet e tjera dhe mekanikët ukrainas po marrin armët nga automjetet e shkatërruara ruse për t’i kthyer në armë këmbësorie.

Dhe disa trupa ende përdorin M1910. Mitralozat mbeten një element thelbësor i luftimeve.

Ashtu siç ishte një shekull më parë, M1910 mbetet një armë vdekjeprurëse./abcnews.al

The post Po bën “kërdinë”, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar kundër rusëve appeared first on Albeu.com.

“Kremlini beson se lufta në Ukrainë ishte gabim katastrofik”
Teksa lufta në Ukrainë ka sjellë humbje të mëdha në jetë njerëzish dhe dëme të pallogaritshme, njerëzit e rrethit të brendshëm të presidentit Vladimir Putin besojnë se vendimi për ofensivën ushtarake ishte një gabim fatal, sipas skynews.

Sipas skynews, ata shprehen se ky gabim do ta kthejë vendin shumë vite pas.

Sipas burimeve, gjithashtu njerëz të brendshëm të Kremlinit nuk shihnin “asnjë shans” që lideri rus të ndryshonte kursin, me disa që shprehën frikën e tyre se Putin mund të përdorë armët bërthamore.

Ditën e djeshme, qyteti i Kreminës ra në duart e pushtuesve pasi forcat filluan sulmet përgjatë 300 miljeve të frontit lindor të vendit.

Ofensiva pritej prej disa javësh tashmë  pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev./albeu.com/

The post “Kremlini beson se lufta në Ukrainë ishte gabim katastrofik” appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Ukrainë: Çfarë është NATO dhe si i është përgjigjur pushtimit rus?
Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë rritje të mëdha të forcave të saj në Evropën Lindore për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës në një samit të posaçëm.

Shtetet anëtare, përfshirë Britaninë, tashmë po dërgojnë armë në Ukrainë.

Rusia ka vënë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale” për të kundërshtuar atë që ajo e quan agresionin e NATO-s.

Çfarë është NATO?

NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, është një aleancë ushtarake e formuar në vitin 1949 nga 12 vende, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Anëtarët bien dakord t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një sulmi të armatosur kundër një shteti anëtar.

Qëllimi i tij fillimisht ishte të kundërshtonte kërcënimin e zgjerimit rus të pasluftës në Evropë.

Në vitin 1955 Rusia Sovjetike iu përgjigj NATO-s duke krijuar aleancën e saj ushtarake të vendeve komuniste të Evropës Lindore, të quajtur Pakti i Varshavës.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, një numër i vendeve të ish-Traktatit të Varshavës ndërruan anën dhe u bënë anëtarë të NATO-s. Aleanca tani ka 30 anëtarë.

Pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s?

NATO fillimisht i ofroi Ukrainës anëtarësimin eventual në vitin 2008, dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Ukraina e bëri një prioritet anëtarësimin në NATO.

Por kjo nuk ka ndodhur, kryesisht për shkak të kundërshtimit të gjatë të Rusisë ndaj një hapi të tillë, raporton albeu.com.

Rusia ka frikë se NATO po shkel territorin e saj duke marrë anëtarë të rinj në Evropën Lindore dhe se pranimi i Ukrainës do të sillte forcat e NATO-s në oborrin e saj.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka pranuar tani se vendi i tij nuk mund të bashkohet me NATO-n për momentin, duke thënë: “Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë.”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson bëri të njëjtën gjë, duke thënë: “Nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”.

Një nga kërkesat e Rusisë përpara pushtimit ishte që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej, diçka që aleanca kishte refuzuar ta mbështeste.

Pse NATO nuk po dërgon trupa në Ukrainë?

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, aleanca nuk është e detyruar të dalë në mbrojtje të vendit.

Vendet e NATO-s kanë frikë se nëse trupat e tyre përballen me forcat ruse në Ukrainë, kjo mund të çojë në një konflikt të gjithanshëm midis Rusisë dhe perëndimit.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg thotë se anëtarët e NATO-s janë “të vendosur të bëjnë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën”, por se ata gjithashtu kanë një “përgjegjësi” për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej kufijve të saj.

Kjo është arsyeja pse NATO refuzoi vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Megjithatë, Stoltenberg tha se liderët do të bien dakord të dërgojnë katër grupe të reja beteje në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani, duke dyfishuar praninë e aleancës në rajon.

Ai tha gjithashtu se Rusia duhet të ndalojë “shpërthimet bërthamore”, duke i përshkruar komentet e saj për përdorimin e armëve të tilla si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

Si po e ndihmon Perëndimi Ukrainën?

Disa vende të NATO-s kanë dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i pajisjeve ushtarake. Fillimisht dërgoi 200 milion dollarë dhe më pas 350 milion dollarë të tjera, armë. Këtu përfshiheshin raketat antitank Javelin, raketat anti-ajrore Stinger dhe parzmore.

Shtetet e Bashkuara tani e kanë zgjeruar këtë dhe kanë njoftuar një paketë ndihme sigurie prej 1 miliard dollarësh. Kjo do të përfshijë vendosjen e armëve dhe dronëve më të sofistikuar me rreze më të gjatë veprimi në Ukrainë. Ai gjithashtu ka lejuar vendet e tjera të NATO-s të furnizojnë Ukrainën me armë të prodhuara nga SHBA, raporton albeu.com.

BE-ja ka thënë se do të shpenzojë deri në 450 milion euro për të financuar furnizimin me armë në Ukrainë. Është hera e parë në historinë e saj që BE-ja ka ndihmuar në sigurimin e armëve për një zonë lufte.

Gjermania gjithashtu ka hequr kufizimet e saj të kahershme për furnizimin me armë në një zonë luftarake.

Britania, Holanda, Belgjika, Polonia, Estonia, Letonia, Republika Çeke dhe Sllovakia janë në mesin e atyre anëtarëve të NATO-s që po dërgojnë gjithashtu pajisje ushtarake, duke përfshirë armë antitank, raketa anti-ajrore, municione, karburant, helmeta, forca të blinduara dhe racionet.

Sa trupa ka NATO në Evropën Lindore?

NATO ka tashmë trupa që shtrihen nga republikat baltike në veri deri në Rumaninë në jug dhe tani po vendos më shumë forca.

Ata u stacionuan atje në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe janë krijuar për të vepruar si një ” tripwire” në rast të një sulmi rus.

NATO tani po dërgon elementë të Forcës së saj të reagimit prej 40,000 trupash në vendet e Evropës Lindore në kufi me Rusinë dhe Ukrainën.

Ajo ka 100 avionë luftarakë në gatishmëri të lartë dhe 120 anije, duke përfshirë tre grupe transportuesish, që patrullojnë detet nga veriu i largët deri në Mesdheun lindor.

“Ne do të mbrojmë çdo aleat dhe çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

SHBA është zotuar të dërgojë më shumë trupa në Evropë – ato do t’i bashkohen katër grupeve luftarake shumëkombëshe që NATO ka në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni dhe brigadës së saj shumëkombëshe në Rumani./ Përshtati nga BBC, albeu.com

The post Konflikti në Ukrainë: Çfarë është NATO dhe si i është përgjigjur pushtimit rus? appeared first on Albeu.com.

SHBA shprehen dakord për një takim të nivelit të lartë për krizën Rusi-Ukrainë
Bideni deklaroi se është i gatshëm që të flasë me Putinin. Por Rusia e quajti të parakohshëm një takim të tillë. Politikanë të tjerë paralajmërojnë që dritarja e diplomacisë po mbyllet me shpejtësi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të organizojnë një samit me Rusinë për të shmangur një pushtim të Ukrainës. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord në parim për bisedime të drejtpërdrejta me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Kushti, megjithatë, do të ishte që Rusia të mos nisë një operacion ushtarak kundër Ukrainës gjatë përpjekjeve diplomatike.

Nisma për një takim të nivelit të lartë mes Bidenit dhe Putinit erdhi nga Franca. Presidenti francez Macron ka folur në telefon orët e fundit me Putinin dhe Bidenin, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe presidentin ukrainas Volodimir Selenskyj.

Kancelari Scholz do të telefonojë sot me presidentin rus Putin

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të telefonojë sërish me presidentin rus Vladimir Putin për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Biseda do të zhvillohet sot pasdite, njoftoi në Berlin zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. Ai tha se biseda ishte koordinuar ngushtë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe do të trajtonte gjithashtu një samit të mundshëm me Putinin dhe Presidentin e SHBA Joe Biden.

Hebestreit tha më tej se qeveria gjermane e mirëpriti faktin që Biden kishte ofruar një takim të drejtpërdrejtë me Putinin. Shpresohej që pala ruse ta pranonte këtë ofertë. “Tani do të ishte e rëndësishme që të merren me përgatitjet e nevojshme në mënyrë që një samit i tillë të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hebestreit.

Por Rusia i quajti “të parakohshme” që të flitet për plane për një takim të nivelit të lartë Rusi-Ukrainë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit amerikan Biden. Vetëkuptohet që qeveria ruse nuk e përjashton një takim të tillë. Ka pajtim që dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Një takim midis dy ministrave të jashtëm, Lavrov dhe Blinken, është i mundur të mbahet këtë javë.

Më tej u bë e ditur se Putini do të thërriste sot një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit rus dhe se do të fliste atje. Në rajonin e Donbasit, në Ukrainën lindore, situata është jashtëzakonisht e tensionuar dhe shqetësuese, u bë e ditur. Bombardimet dhe provokimet vazhdojnë, tha Kremlini.

Gjermania mirëpret përpjekjet për dialog

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e përshëndeti nismën e Francës për takime të tjera të nivelit të lartë me presidentin rus Putin. Politikania e të Gjelbërve tha në Bruksel se kriza mund të zgjidhet vetëm në tryezën e bisedimeve.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i tha Rusisë se dialogu ishte mënyra e vetme për t’u marrë me krizën e përshkallëzuar në Ukrainë.

Duke folur përpara një takimi të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën, Annalena Baerbock i dërgoi një mesazh kreut të shtetit rus. “I bëj një thirrje urgjente qeverisë ruse, presidentit rus: Mos luani me jetë njerëzore”, tha Baerbock.

Ajo vuri në dukje shtimin kohët e fundit të luftimeve në Ukrainën lindore dhe një zgjerim të stërvitjeve ushtarake që përfshijnë Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Ajo që kemi parë në 72 orët e fundit për sa i përket sulmeve, përplasjeve të dhunshme është vërtet shqetësuese,” tha Baerbock.

“Përgjegjësia është e qeverisë ruse, prandaj i bëj thirrje urgjente qeverisë ruse: Kthehu në tryezën e bisedimeve. Është në duart e tua.”

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth përshëndeti gjithashtu planet për një samit. Bëhet fjalë për shmangien e një lufte, tha politikani socialdemokrat për transmetuesin e Berlinit, RBB. Rusisë i duhen bërë të qarta pasojat e dhimbshme të një sulmi ndaj Ukrainës.

Schallenberg: “Shenjat për stuhi vazhdojnë”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, paralajmëroi që të mos ketë pritje shumë të larta ngva një samit i mundshëm. Dritarja e diplomacisë po mbyllet dukshëm, por ende nuk është mbyllur, tha ai.

Schallenbergu vuri në dukje se gatishmëria e Rusisë për të vazhduar dialogun është një sukses i frikësimit të ushtruar deri tani nga kërcënimet me sanksione. Gjithçka është në tavolinë. Megjithatë, gazsjellësi Nord Stream 2, në të cilin marrin pjesë Rusia, Gjermania dhe Austria, nuk mund të jetë elementi qendror i një skenari kërcënimi, tha Schallenberg./DW

The post SHBA shprehen dakord për një takim të nivelit të lartë për krizën Rusi-Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Prag lufte? Rusia paraqet kërkesa të papranueshme përpara bisedimeve me Shtetet e Bashkuara
Bisedimet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë do të fillojnë të hënën në Gjenevë, njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, pas një ngërçi disa javor në lidhje me vendosjen e forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Stërvitjet ushtarake dhe mobilizimi i forcave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën do të shërbejnë si sfondi i bisedimeve SHBA – Rusi të hënën në Gjenevë, të drejtuara nga Zv.Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman dhe Zv.Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

Moska ka paraqitur kërkesa të shumta, ndër to edhe reduktimin e pranisë së NATO-s në Evropën Lindore dhe mos-anëtarësimin e Ukrainës – kërkesa këto të papranueshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

“Është qartë pjesë e skenarit. Paraqesin një listë kërkesash plotësisht të papranueshme dhe pastaj pretendojnë se pala tjetër nuk është angazhuar, për ta përdorur këtë si një lloj justifikimi për veprime agresive. Por realiteti është se Rusia e di mirë se çfarë e papranueshme. Sidoqoftë ekzistojnë fusha, subjekte dhe çështje për të cilat mund të angazhohemi, të zhvillojmë dialog dhe të përpiqemi të përmirësojmë sigurinë e përgjithshme”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Rusia thotë se nuk po përgatit pushtimin e Ukrainës fqinje, dhe këmbëngul se zgjerimi i NATO-s është kërcënim për sigurinë e saj.

“As edhe një centimetër drejt Lindjes, na thanë në vitet 1990. Dhe çfarë ndodhi? Na mashtruan me paturpësi”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

Raundi i parë i bisedimeve duket se do të shërbejë më shumë për të prezantuar mosmarrëveshjet dhe nuk pritet të prodhojë një rezultat të sigurtë për Ukrainën.

“Nuk mendoj se dikush di me saktësi se çfarë ka në mendje Presidenti Putin për Ukrainën. Mendoj se administrata Biden ka bërë më të mirën për të bashkuar aleatët në koordinimin e politikave, duke i dhënë sinjalin Rusisë se synon të vendosë sanksione shumë më të forta se më parë”, thotë John Tefft, Ish-ambasador amerikan në Rusi dhe Ukrainë.

Ndërsa zoti Putin përpiqet ta mbajë fokusin tek Ukraina, në protestat anti-qeveritare në Kazakistan, një tjetër vend fqinj i Rusisë, janë vrarë dhjetëra persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Moska ka dërguar forca ushtarake për të ndihmuar në shtypjen e trazirave, pas një kërkese nga Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev. Nuk është e qartë përse zoti Tokayev iu drejtua Moskës për ndihmë, i tha Zërit të Amerikës Sekretari i Shtetit Blinken.

“Gjithësesi, mendoj se një leksion nga historia është se pasi rusët të janë futur në shtëpi, është ndonjëherë shumë e vështirë t’i largosh”, tha Sekretari Blinken.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar të ketë hartuar përpara bisedimeve opsione për tërheqje të forcave amerikane nga Evropa Lindore. Pas takimit të Gjenevës, NATO dhe Këshilli me Rusinë do të takohen në Bruksel më 12 janar. Bisedime të tjera me format më të gjerë, ku do të përfshihen Shtetet e Bashkuara, NATO, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera ish-sovjetike, do të vazhdojnë në Vjenë më 13 janar./VOA/

The post Prag lufte? Rusia paraqet kërkesa të papranueshme përpara bisedimeve me Shtetet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.