Konflikti në Lindjen e Mesme Archives - Albeu.com

Papa Leo XIV kritikon ata që janë përfshirë në luftë: Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, Papa Leo XIV u është drejtuar njerëzve në Vatikan që po festojnë sot të Dielën e Palmave.

BBC shkruan se, Papa deklaroi se Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë duart plot me gjak. Në atë që është interpretuar si një kritikë ndaj atyre të përfshirë në luftën SHBA-Izrael me Iranin.

“Ky është Hyji ynë, Jezusi, Mbret i paqes, që e hedh poshtë luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën. Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i hedh poshtë ato. Edhe pse luteni shumë, unë nuk do t’ju ​​dëgjoj, duart tuaja janë plot me gjak.”, thotë Papa.

The post Papa Leo XIV kritikon ata që janë përfshirë në luftë: Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë
Tregjet globale reaguan pozitivisht ndaj sinjaleve për një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, pasi Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Iranit një plan paqeje me 15 pika për t’i dhënë fund konfliktit.

Sipas burimeve të njohura me zhvillimet, plani i është përcjellë Teheranit përmes Pakistanit ditët e fundit, por autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një përgjigje. Dokumenti përfshin kufizime mbi programin bërthamor të Iranit, aktivitetet raketore dhe mbështetjen për milicitë rajonale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Irani po “flet me arsye” në negociatat që po vazhdojnë përpara afatit të vendosur për një marrëveshje deri të premten. Paralelisht, SHBA planifikon të dërgojë mijëra trupa shtesë në rajon, përfshirë njësi të Divizionit të 82-të Ajror.

Në këtë klimë, çmimi i naftës ra nën 100 dollarë për fuçi, duke u ulur rreth 5% krahasuar me një ditë më parë, ndërsa më herët kishte zbritur deri në 97 dollarë në tregjet aziatike. Edhe çmimet e gazit natyror në Europë ranë me mbi 6%, në rreth 50.5 euro për megavat/orë.

Tregjet financiare reaguan me rritje të gjerë. Indeksi europian Stoxx Europe 600 u rrit me 1.5%, ndërsa në Azi, indekset kryesore shënuan fitime të forta, me Topix në Japoni që u rrit me 2.6%. Edhe obligacionet u rritën, duke reflektuar pritshmëritë për një stabilizim të situatës.

Megjithatë, zhvillimet në terren tregojnë se konflikti mbetet intensiv. Irani vazhdoi sulmet ndaj objektivave në rajon, duke përdorur dronë ndaj infrastrukturës energjetike në Kuvajt, ndërsa Arabia Saudite raportoi rrëzimin e një droni mbi territorin e saj. Izraeli dhe Irani vijojnë shkëmbimin e sulmeve, ndërsa forcat ajrore izraelite goditën objekte të lidhura me prodhimin e raketave detare në Teheran.

Në të njëjtën kohë, Irani ka mohuar zyrtarisht përfshirjen në negociata direkte me SHBA, duke theksuar se nuk do të arrijë marrëveshje me kundërshtarët e tij. Megjithatë, kanale diplomatike indirekte përmes vendeve si Pakistani, Turqia dhe Egjipti duket se janë aktive.

Ndërkohë, kriza energjetike po krijon mundësi për prodhuesit alternativë. Kanadaja dhe Norvegjia po përpiqen të rrisin prodhimin dhe eksportet e naftës dhe gazit për të furnizuar Europën dhe Azinë. Zyrtarë kanadezë paralajmërojnë se bota po përballet me një nga ndërprerjet më të mëdha të furnizimeve energjetike në histori.

Nga ana tjetër, dëmtimet në infrastrukturën e gazit në Katar pritet të kenë ndikim afatgjatë, duke kufizuar ofertën globale dhe duke ushtruar presion mbi çmimet. Sipas Goldman Sachs, humbjet në prodhimin e gazit janë më të vështira për t’u kompensuar sesa ato të naftës, për shkak të mungesës së kapaciteteve rezervë dhe fleksibilitetit në treg.

Në këtë sfond, tregjet po lëvizin mes optimizmit për një zgjidhje diplomatike dhe pasigurisë për një përshkallëzim të mëtejshëm, ndërsa zhvillimet e ditëve në vijim pritet të jenë vendimtare për drejtimin e konfliktit dhe ndikimin e tij në ekonominë globale. / FT

The post Konflikti në Lindjen e Mesme/ Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si mikpritës i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin
Pakistani është vetofruar si vend mikpritës i bisedimeve të ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke i përmendur lidhjet e forta të vendit si me Lindjen e Mesme ashtu edhe me Uashingtonin.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha në një postim në rrjetet sociale më 24 mars se vendi i tij “është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit të vazhdueshëm”.

Pakistani është në mesin e disa vendeve, së bashku me Turqinë dhe Egjiptin, që thuhet se po luajnë rol ndërmjetësues në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve që nisën me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.

Disa media e përmendën Islamabadin si vend të mundshëm për bisedime midis Teheranit dhe Uashingtonit, që mbase mund të zhvillohen këtë javë.

Nuk është e qartë se kur, apo nëse bisedimet do të zhvillohen, por si një fqinj i Iranit që merr pjesën më të madhe të naftës nga Gjiri Persik, Pakistani është ndikuar drejtpërdrejt nga konflikti dhe ka interes të fortë për lufta të përfundojë.

“Pakistani i ka shtuar përpjekjet për ta ndërmjetësuar një armëpushim”, tha një burim i lartë ushtarak në vend për Radio Mashaal të Radios Evropa e Lirë (REL). “Përpjekjeve po u bashkohen Turqia dhe Egjipti. Pakistani ka interesa për shumë arsye”.

“Oficeri i parapëlqyer” i Trumpit

Një lojtar kyç në këtë ka qenë Asim Munir, kreu i ushtrisë së Pakistanit, e cila tradicionalisht merr vendime në prapaskenë ndërsa liderët politikë flasin para kamerave televizive. Trump e ka përshkruar Munirin si “oficerin tim të parapëlqyer”, dhe Shtëpia e Bardhë i tha REL-it se ata folën për luftën dhe për bisedimet SHBA-Iran gjatë një telefonate më 23 mars.

“Pakistani, natyrisht, bën pjesë në mesin e fituesve të politikës së jashtme të Trump II. Asim Munir ka pasur të paktën dy takime me presidentin Trump vitin e kaluar”, tha për REL-in Christian Wagner, hulumtues i lartë në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP).

“Ishte mjaft e befasi që Pakistani papritur mori këtë njohje të lartë në politikën e jashtme të SHBA-së nën administratën e dytë të Trumpit. Dhe, marrëdhënia personale midis Trump dhe gjeneralit Munir sigurisht që ka kontribuar në këtë”, shtoi ai.

Derisa Trump dhe Munir po flisnin në telefon, Sharif po telefononte presidentin iranian Masud Pezeshkian.

“Diskutuam gjendjen e rëndë në rajonin e Gjirit dhe u pajtuam për ulje tensionesh urgjentisht, dialog dhe diplomaci”, shkroi ai më pas në X.

Dhimbja e Pakistanit

Disa ditë më parë, Sharif kishte mbajtur një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke paraqitur masa emergjente për t’u përballur me pasojat e luftës me Iranin.

Gjysma e të gjithë punonjësve në institucionet shtetërore dhe private tani do të punonin nga shtëpia, ndërsa shumë zyra do të kalonin në javë pune 4-ditore për të kursyer energji, tha ai më 9 mars.

Kjo u pasua nga masa të tjera, si taksa shtesë mbi benzinën, për të dekurajuar përdorimin e makinave ose grumbullimin e karburantit. Ofruesit e shërbimeve të transportit i thanë Radio Mashaalit të REL-it se nuk mund t’ia dilnin më të punonin.

Gjendja e rëndë shkaktohet nga varësia e Pakistanit nga Gjiri Persik për furnizime me naftë. Më shumë se 85 për qind e naftës së Pakistanit vjen me anije nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por Irani ka ndërprerë rrjedhën duke mbyllur rrugën përmes Ngushticës së Hormuzit.

Pakistani është gjithashtu shumë i varur nga Katari për gaz të lëngshëm natyror (LNG). Në qendrën ekonomike e Pakistanit, porti i Karaçit, ka rënë qetësi absolute.

E gjithë kjo trysni ekonomike është ndër arsyet për interesimin e Pakistanit në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje diplomatike për luftën me Iranin. Por, ka edhe shumë të tjera. Në ditët e para të luftës, turma të zemëruara myslimanësh shiitë i vunë flakën konsullatës së SHBA-së në Karaçi pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.

Ishte një çast dramatik që tregoi se si lufta mund të ndikojë në shqetësimet e sigurisë së brendshme të Pakistanit. Pakistani është vend kryesisht mysliman sunit, por një pakicë e konsiderueshme e popullsisë së tij është shiite, që është edhe mbizotërimi shumicë në Iran dhe përkatësia e pushtetit të tij fetar.

Islamabadi përballet gjithashtu me një kryengritje në Baluçistan dhe konflikt të armatosur me Afganistanin e drejtuar nga talebanët. Vitin e kaluar, ai zhvilloi gjithashtu një luftë katërditore me Indinë.

“Pakistani, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij, është shumë i ndjeshëm ndaj efekteve të përhapjes së konfliktit. Dhe, me kufij të tensionuar si me Indinë ashtu edhe me Afganistanin, ai nuk mund të përballojë të tërhiqet në një konflikt në atë që zakonisht është kufiri i tij më paqësor”, tha për REL-in Michael Kugelman, hulumtues i lartë në Këshillin Atlantik.

“Në këtë kuptim, Pakistani ka motiv jashtëzakonisht të madh për të ndihmuar në përparimin e çdo përpjekjeje për t’i ulur tensionet e konfliktit”, shtoi ai.

Burimi i lartë në ushtrinë pakistaneze u pajtua me këtë.

“Çdo trazirë ose konflikt i vazhdueshëm në Iran e prek drejtpërdrejt Pakistanin për sa i përket një fluksi të mundshëm refugjatësh, tensioneve sektare në Pakistan dhe fuqizimit të elementëve separatistë në Baluçistanin e Pakistanit dhe rajonet Sistan-Baluçistan të Iranit”, tha ai.

Lidhja me Arabinë Saudite

Oficeri i lartë gjithashtu përmendi një faktor tjetër: marrëveshjen e mbrojtjes së Pakistanit me Arabinë Saudite, e nënshkruar në shtator të vitit të kaluar.

Një raport i asaj kohe nga Agjencia Saudite e Shtypit tha: “Marrëveshja përcakton se çdo agresion ndaj cilitdo prej vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyja vendeve”, por teksti i paktit nuk u bë publik.

Irani ka kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave në Arabinë Saudite, duke e shtyrë ministrin e Jashtëm saudit, princin Faisal bin Farhan, të lërë të kuptohet për një kundërpërgjigje ushtarake. Kjo ka çuar në spekulime të forta se Islamabadi mund të detyrohet të ndërhyjë në anën e Riadit.

“Çdo përfshirje aktive e Arabisë Saudite në konflikt do ta vendosë Pakistanin përballë një dileme për të respektuar marrëveshjen me koston e armiqësisë aktive ndaj Iranit dhe pasojave të saj të brendshme”, tha zyrtari ushtarak./REL

The post Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si mikpritës i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump: Lufta nuk do të zgjasë shumë, çmimet e naftës do të bien
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar këtë të hënë se konflikti me Iranin nuk do të zgjasë shumë, teksa tha gjithashtu se çmimet ndërkombëtare të naftës do të bien ndjeshëm kur të përfundojë kriza.

Më tej Tramp tha se përballja me Iranin nuk do të zgjasë shumë dhe se tregu i energjisë do të reagojë me një rënie të çmimeve të naftës. Siç tha ai, kur të mbarojë konflikti, “çmimet e naftës do të bien si gur”.

Presidenti i SHBA-së zbuloi gjithashtu se i dha udhëzime specifike ushtrisë amerikane para sulmit ajror të së premtes, në mënyrë që të shmangte sulmet në infrastrukturën kritike të naftës iraniane. Sipas tij, ai i kërkoi Pentagonit të sigurohej që të mos kishte dëmtime në objektet në Ishullin Kharg, i cili është pika kryesore e ngarkimit për eksportet e naftës iraniane.

Ishulli Kharg konsiderohet strategjik për ekonominë iraniane, pasi aty kryhen rreth 90% e eksporteve të naftës së vendit. Trump tha se forcat ushtarake amerikane kanë marrë udhëzime të qarta për të mbajtur një distancë të sigurt nga objektet e energjisë.

“U thashë atyre të linin një distancë prej rreth njëqind jardësh rreth çdo gjëje që lidhet me naftën”, tha ai, duke shtuar se sulmi amerikan “as nuk iu afrua” infrastrukturës specifike.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan la të hapur mundësinë e sulmeve të reja nëse e sheh të nevojshme. Siç tha ai, ai nuk e përjashtoi mundësinë e goditjes së përsëritur të objekteve, duke thënë karakteristikisht se “Do ta godas përsëri – e thashë hapur: do ta shkatërroj”.

The post Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump: Lufta nuk do të zgjasë shumë, çmimet e naftës do të bien appeared first on Albeu.com.