konfliktet ne ballkan Archives - Albeu.com

Petkov: Nëse s’ka stabilitet në Ballkan, s’kemi arritur asgjë
Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, të shtunën, më 16 shkurt, ka qëndruar në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, nga ku ka theksuar nevojën për raportet të mira ndër fqinjësore, jo vetëm mes këtyre dy shteteve, por edhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për kontestin mes dy vendeve që ka të bëjë me të kaluarën historike si dhe me respektimin e të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, Petkov tha se dy qeveritë po punojnë në mënyrë intensive për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Arritja e një zgjidhjeje do të mundësohet heqjen e vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, veto që është vendosur në nëntor të vitit 2020.

“Nëse nuk kemi paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe nëse nuk mund të heqim kufijtë, nëse bizneset nuk mund të punojnë në të dyja anët, nëse njerëzit nuk mund të kenë një vizion të përgjithshëm se së bashku mund të bëjnë më shumë, ne nuk do të arrijmë asgjë”, deklaroi Petkov, pas hapjes së Qendrës kulturore bullgare në qytetin e Manastirit.Por, Petkov ka mohuar që për momentin të ketë ndonjë draft-marrëveshje, siç kishte deklaruar shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, i cili të mërkurën më 13 prill tha se Maqedonia e Veriut pajtohet me një dokument për zgjidhjen e kontestit dhe se pret përgjigje nga pala bullgare, por pa dhënë detaje se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

Prononcimet e tilla kishin bërë që kryeministri bullgar Petkov të kërcënohet nga partitë e koalicionit me largim nga Qeveria bullgare nëse ai arrin ndonjë marrëveshje pa pëlqimin e gjitha partive.

Në këtë kuadër, ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, që e partitë së Slavi Trifunovit, “Ka një popull të tillë”, ka deklaruar nuk është optimiste për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian nga Franca.Të enjten, më 14 prill, në një seancë të mbyllur në Kuvendin bullgar, Gençovska ka theksuar se nuk ka kurrfarë përparimi për çështjet e hapura politike. Shefja e diplomacisë bullgare ka thënë tashmë nuk ka kohë që deri në fund të qershorit të hapet Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut për përfshirjen e bullgarëve në të, si popull shtetformues të Maqedonisë së Veriut.

“Nëse e shohim realisht deri në fund të kryesimit francez me Këshillin e Evropës, dyshoj se kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut do të mund ta hapin Kushtetutën dhe ta mbyllin këtë proces”, ka deklaruar Gençovska.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bullgarisë në janar kishin formuar grupe punë me synimin që deri në qershor të vendosin bashkëpunim në të gjitha sferat, përskaj atyre historike, me çka edhe do të kapërcenin dallimet për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut./REL

The post Petkov: Nëse s’ka stabilitet në Ballkan, s’kemi arritur asgjë appeared first on Albeu.com.

Escobar: Serbia dhe Bosnja kanë premtuar se s’do të lejojnë konflikte në Ballkan
I dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se i inkurajon të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ai ka thënë se nuk beson që një konflikt mund të shpërthejë në Ballkan.

Kur është pyetur nëse beson që jostabiliteti, pas luftës në Ukrainë, mund të shpërndahet edhe në Ballkan, Escobar është përgjigjur shkurt: “Në të vërtetë, jo.”

Escobar është shtyrë më tej që të flasë për këtë çështje, duke u pyetur pse mendon kështu.

“Arsyeja është pjesërisht edhe sepse shtetet e këtij rajoni janë zotuar që të mos e lejojnë të ndodhi kjo gjë. Ky premtim është dhënë nga të gjitha shtetet, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën”, ka thënë Escobar.

Ai ka thënë se SHBA është e fokusuar që të zgjidhë problemet e Ballkanit Perëndimor.

“Ndonëse shumë shtete në Ballkanin Perëndimor janë të cenueshme, mendoj se vëmendja që po i jep BE-ja dhe SHBA-ja, do të ndihmojë që të izolohen të gjithë mekanizmat potencialë destabilizues”, ka theksuar ai.

Sipas Escobar, shtetet e BP janë të përkushtuara për misionet humanitare dhe zbutjen e krizës. Përkushtimin e vullnetin të mirë, sipas tij, e dëshmojnë edhe votimet e unifikuara të rezolutave në OKB që dënojnë Rusinë.

“Me këtë gjë në mendje, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar për të ndihmuar përpjekjet humanitare, dhe vërtetë e bëjnë të gjithën që kanë premtuar. Si dhe, secili vend në Asamblenë e Përgjithshme, ka votuar në dënim të invazionit rus. Kështu që, mendoj se ky rajon do të bëjë një kontribut pozitiv drejt stabilitetit të krizës”, ka theksuar ai.

Në intervistën për median kroate N1, Escobar ka thënë se të gjitha shtetet që i janë bashkuar BE-së, janë bërë më demokratike. Prandaj, ai ka sugjeruar që këto aspirata t’i kenë edhe shtetet ballkanike.

“Të gjitha shtetet që i janë bashkuar BE-së janë bërë më demokratike, stabile e prosperuese, pa asnjë pasojë për tjerët. Kjo është pikërisht ajo që duam për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Shpresoj që të gjitha këto shtete do të kenë një rrugë të qetë drejt Evropës, një derë të hapr, dhe se do të jenë në gjendje të përfundojnë proceset në kohë të arsyeshme. Koha varet edhe nga raportet që kanë me BE-në, mirëpo ne inkurarojmë ato që të bëjnë progres, e po ashtu inkurajojmë edhe partnerët evropianë që të japin sinjale të qarta se ato janë të mirëseardhura”, ka thënë Escobar./Gazeta Express/.

The post Escobar: Serbia dhe Bosnja kanë premtuar se s’do të lejojnë konflikte në Ballkan appeared first on Albeu.com.

“Potenciali për konflikt në Ballkanin Perëndimor është më i lartë se kurdo tjetër”, mesazhi i të dërguarit të posaçëm gjerman
I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, (BP) Manuel Sarrazin, deklaron në Tiranë, se integrimi i BP në BE është vendimtar për stabilitetin e rajonit dhe ka rëndësi strategjike për Gjermaninë.

Manuel Sarrazin, dha të enjten (17.03) në Tiranë, një mesazh të qartë për rëndësinë e përshpejtimit të ritmeve të integrimit europian të BP në BE, për përforcimin e tij në kushtet e luftës në Ukrainë:

“Agresioni i pakuptimtë i presidentit rus ndaj një sheti sovran në Europë, evidenton qartë që arritjet europiane, jeta në një zonë të hapur lirie dhe mirëqënieje, nuk janë diçka e vetëkuptueshme. Ne duhet të angazhohemi rishtaz çdo ditë për mbrojtjen dhe konsolidimin e tyre. Në bindjen time të palëkundur, mbrojtja dhe konsolidimi i BE-së si një zonë e hapur lirie dhe e së drejtës, është e mundur vetëm me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, BP dhe perspektiva e anëtarësimit të të gjithë rajonit në BE, janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë dhe kanë një prioritet të lartë,” deklaroi Sarrazin pas bisedimeve që zhviloi të enjten në Tiranë, me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ai theksoi që “qeveria e re federale po angazhohet me të gjitha forcat e saj për nisjen sa me më të shpejtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të negociatave të anëtarësimit në BE. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën”.

Sarrazin vuri në dukje që edhe me “qeverinë e re të kancelarit, Olaf Scholz, Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.”

Në vend të fjalëve të mira të caktohet një datë

Për ministren e punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka është koha për një qasje tjetër strategjike të BE-së ndaj rajonit, që në thelb, sqaroi ajo, ka të bëjë me ndërmarrjen e masave konkete:

“Fjalë të mira kemi dëgjuar shumë, por sot është koha për të vepruar e për të shënuar arritje të prekshme. Duke filluar sigurisht me caktimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe duke vazhduar domosdoshmërisht me artikulimin e një vizioni të qartë dhe të prekshëm integrimi për çdo vend të rajonit, sidomos në zonat ku sot ka më shumë tensione e potenciale për konflikt. Potenciali për konflikt në rajonin tonë, edhe përpara fillimit të luftës në Ukrainë, ka qenë më i lartë se kurrë në ndonjë zonë tjetër, në 20 vitet e fundit”, paralajmëroi ajo.

Kryediplomatja e Shqipërisë e konsideroi sigurinë e rajonit të lidhur ngushtë me atë të BE-së. “Kriza e Ukrainës dhe agresioni rus ndaj saj, kanë treguar qartë se Evropa duhet medoemos të investojë strategjikisht në rajonin tonë, si një rajon ecuria dhe zhvillimet në të cilin kanë pasoja të drejtpërdrejta dhe afatgjata në sigurinë e vetë BE-së. Rajoni ka nevojë për një qasje strategjike nga ana e BE. Kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor është ku e ku më e lartë sesa kostoja e integrimit,” tha ajo.

Ministja e Jashtme Xhaçka, theksoi gjithashtu se në kontekstin e situatës së krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës ”do të ishin hapa të mirëpritura e të dobishme dhënia e një perspektive të qartë dhe angazhimi të prerë për Bosnjë-Herzegovinën dhe Kosovën, duke filluar me liberalizimin e merituar të vizave për Kosovën”

Rusia synon destabilizimin e rajonit

“Kriza e shkaktuar nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe kërcënimet ndaj të gjitha shteteve që kanë mbështetur sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, kanë rritur rrezikun e destabilizimit në shtetet e rajonit. Përfshirja e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në listën e shteteve jomiqësore të Presidentit Putin ka nxjerrë qartë në pah objektivat e Rusisë dhe politikën e saj të ndërhyrjes në Balkanin Perendimor”, theksoi ministrja e Jashtme Xhaçka.

Në prag të nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, hodhi poshtë pretendimet e publikuara në agjensinë ruse të lajmeve TASS , të ngritura nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për praninë “e mercenarëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova” në Ukrainë.

Dy javë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi shkatërrimin nga bombardimet ruse të konsullatës së nderit të Shqipërisë në qytetin e pushtuar Kharkov dhe kërkoi që autorët e bombardimeve të mbanin përgjegjësi.

Të enjten (17.03) zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, përgënjeshtroi bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkov nga forcat e armatosura ruse.

Përgënjeshtrimi erdhi menjëherë pas mbështetjes nga Shqipëria të urdhërit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për masat e përkohshme të pezullimit të menjëhershëm të operacioneve ushtarake nga Rusia./DW

The post “Potenciali për konflikt në Ballkanin Perëndimor është më i lartë se kurdo tjetër”, mesazhi i të dërguarit të posaçëm gjerman appeared first on Albeu.com.

Der Spiegel paralajmëron konflikt të ri në Ballkan: Do ketë pasoja dramatike për Europën
Prestigjozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan. Në shkrim paralajmërohet se në Ballkan do të nisë një konflikt i ri, dhe për këtë faji i hidhet BE.

Shkruhet se BE me politikën e saj të jashtme është e pabesueshme dhe se nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.

“Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin.

Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste.

Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve”- shkruan Der Spiegel.

Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën.

“Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese”- shkruan “Der Spiegel”.

Revista e njohur gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

“Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka dhe atje lejon Rusinë dhe Kinën të veprojnë.

Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve.

Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet”- paralajmëron “Der Spiegel”.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në pritje të një drite jeshile nga BE për nisjen e negociatave për integrim, por prej vitesh kjo po shtyhet për konflikte të brendshme të vendeve anëtare të saj./Express/

The post Der Spiegel paralajmëron konflikt të ri në Ballkan: Do ketë pasoja dramatike për Europën appeared first on Albeu.com.