konfliktet kosove-serbi Archives - Albeu.com

Serbia tenton fshehtas instalimin e kamerave kineze të gjurmimit në Kosovë
Kosova rrezikon të kthehet në laborator për futjen e pajisjeve kineze të gjurmimit nëpërmjet Serbisë. Beogradi fshehtas po financon përpjekjet për të instaluar kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme kineze në Kosovë, ka mësuar Shërbimi i Ballkanit i Radio Evropës së Lirë.

Autoritetet paralele serbe në Kosovë muajin e shkuar mësohet se kanë nënshkruar kontratë dhjetëra mijëra euroshe për të blerë disa kamera të sigurisë, incizues digjitalë dhe pajisje të tjera nga kompani “Zhejiang Dahua Technologies”, që është pjesë e listës së zezë amerikane, për të monitoruar shkollat në disa vende, sipas dokumenteve të siguruara.

Aty theksohet se një “Zyrë e Qeverisë Serbe”, që kujdeset për raportet me komunat me shumicë serbe, ka siguruar fondin.

Institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë, Policinë dhe Dogana, kanë heshtur apo kanë thënë se s’kanë informata për planet e Beogradit.

Skema besohet se mund t’i kontribuojë kompanive ndaj pranisë së të cilave Kosova ka dalë kundër. Bëhet fjalë për teknologjinë e identifikimit të fytyrës dhe teknologji tjera të bazuara në inteligjencën artificiale, të kompanive “Huawei”, “Dahua” e tjera që janë të lidhura ngushtë me Pekinin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mbrojtur gjithmonë Pekinin në politikën e jashtme dhe i ka lavdëruar investimet kineze, sidomos në sektorin e teknologjisë. Kina vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe s’ka raporte diplomatike me Prishtinën.

“Nëse Kina fiton territor aktualisht dhe në të ardhmen për infrastrukturën digjitale në rajon, mund të konsiderohet si rrezik i sigurisë jo vetëm për rajonin, por edhe për SHBA-në”, ka thënë Stefan Vladisavljev i Forumit të Sigurisë në Beograd.

Kina ka qëllim të avancojë “qytetet e mençura” duke siguruar teknologji për të ndihmuar qeveritë dhe komunat që të kontrollojnë më lehtë qytetarët e pajisur me dokumentet zyrtare.

Në një përgjigje këtë javë për REL, Vladisavljev ka thënë se mendon që marrëveshja me “Dahuan” nuk është diçka e madhe, por ka shtuar se kjo tregon gjendjen e çrregullt të menaxhimit të institucioneve në Prishtinë mbi veriun e Kosovës.

Institucionet paralele serbe në Gjilan kanë nënshkruar një marrëveshje më 16 dhjetor për të blerë pajisje të “Dahuas” në vlerë prej 39 mijë eurosh. Blerja u bë përmes kompanisë “Neva Company” që ishte regjistruar nga autoritetet serbe në shtator.

Aty specifikohet blerja e 196 kamerave të mbikëqyrjes të njohura si “kamera plumb”, 30 hard-drives, 30 incizues dhe 9000 metra kabllo. Kontrata e transportit, instalimit dhe operimit zgjat 30 ditë.

Ato do të shërbejnë në 30 hapësira, shumicën shkolla, në 12 zona.

“Neva” është e regjistruar me zyrë në Ranillug, sipas regjistrit serb të bizneseve. Por ajo s’është e regjistruar edhe në Kosovë.

Milos Gjorgjeviq nga Ranillug thotë se është pronar i kompanisë edhe pse autoritetet në Serbi e listojnë atë nën pronësi të Milena Gjorgjeviqit. Ai s’u është përgjigjur emaileve për të komentuar për çështjen, shkruan Koha.net

Dokumentet kanë treguar se blerja u sigurua nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Qeveria e Serbisë ka refuzuar të komentojë.

The post Serbia tenton fshehtas instalimin e kamerave kineze të gjurmimit në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti: Bisedimet në Bruksel nuk kanë qenë të padobishme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se është i gatshëm për takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – gjatë vitit 2022.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së fundvitit të Qeverisë së Kosovës, Kurti ka thënë se procesi i bisedimeve në Bruksel gjatë vitit 2021 “nuk ka qenë i padobishëm”.

I pyetur lidhur me atë se a do të ketë rritje të intensitetit të bisedimeve gjatë vitit pasues, Kurti ka thënë se duhet gatishmëri më e madhe edhe nga Serbia.

“Duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia. Se kur zhvillohen takimet në Bruksel nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time. Besoj që në vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për një dialog që i kontribuon paqes së qëndrueshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka konsideruar “arritje të mirë” të dialogut marrëveshjen e përkohshme lidhur me targat e automjeteve, që ka mundësuar zhbllokimin e pikave kufitare mes dy vendeve.

Më 20 shtator 2021, Qeveria e Kosovës pati nisur zbatimin e masës së reciprocitetit në targa të makinave, që nënkuptonte se makinat e regjistruara në Serbi duhej të largonin targat e tyre në pikën e parë kufitare me Kosovën dhe të vendosnin targa të përkohshme.

Kjo masë është përcjellë me shumë pakënaqësi të serbëve lokalë, të cilët patën bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator është arritur marrëveshja mes palëve në Bruksel, që parashihte largimin e bllokadave nga rrugët, largimin e njësive speciale dhe vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve, në pjesën ku shihen simbolet shtetërore.

Kjo marrëveshje është në fuqi deri në prill të vitit 2022, kur edhe duhet të pasohet nga një marrëveshje përfundimtare.

Gjatë vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar dy herë – në qershor dhe në korrik.

Në asnjërin prej këtyre takimeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011./REL/

The post Albin Kurti: Bisedimet në Bruksel nuk kanë qenë të padobishme appeared first on Albeu.com.

Telefonata për bombë në Kosovë dyshohet se erdhi nga Serbia
Burime të Policisë së Kosovës thanë se telefonata e pranuar nga një person se kishte vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është realizuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, dyshimet e para të policisë thonë se telefonata dyshohet të jetë realizuar nga Serbia. Sidoqoftë, kjo telefonatë ka bërë që të evakuuohet komplet Stacioni i Autobusëve, duke larguar punëtorët dhe qytetarët nga vendi i ngjarjes.

Për një kohë Stacioni i Autobusëve në Prishtinë qëndroi i rrethuar me shirita të policisë, më pas u lirua për qarkullim pasi aty nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve Arianit Grezda, tha se pas dy orësh punëtorët janë rikthyer sërish në vendet e tyre të punës dhe ka filluar edhe qarkullimi i autobusëve, kështu duke iu rikthyer normalitetit.

“Pas rreth 2 orësh jemi kthy të gjithë në punë, është normalizuar situata dhe autobusët janë duke qarkulluar”, tha Grezda për Express.

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe Policia e Kosovës, “rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka konfirmuar gjatë ditës policia.

Pas kësaj policia konfirmoi për Express se pas kontrolleve të kryera në vendin e ngjarjes nuk u gjet asgjë e dyshimtë, teksa rasti është cilësuar si “Lajmërim i rrjeshëm”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, thuhet në konfirmimin e policisë./Ekspress/

The post Telefonata për bombë në Kosovë dyshohet se erdhi nga Serbia appeared first on Albeu.com.

Serbi: Peticion për faljen e vrasësit të Zoran Xhinxhiç (FOTO LAJM)
Një i dënuar për krime lufte kërkon që njeriu që vrau në vitin 2003 kryeministrin e atëhershëm serb, Zoran Xhinxhiç të lirohet nga burgu, sepse ai e sheh atë si hero lufte.

Më 12 Mars 2003, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Serbisë, Zoran Xhinxhiç u vra në kryeqytetin serb, Beograd. Dy vite më parë më 25 janar 2001 ai ishte bërë kryeministër, pas rrëzimit nga pushteti të pushtetmbajtësit të atëhershëm, Sllobodan Millosheviç. Millosheviçi që kishte nisur tre luftëra donte një shtet të pastër etnik serbomadh në territorin e ish-Jugusllavisë multietnike. Qëllimi i Zoran Xhinxhiç të lindur në vitin 1952 ishte krijimi i një Serbie moderne, demokratike dhe europiane. “Qeveria ime kujdeset për fatin e këtij vendi dhe përpiqet për një bazament të fortë për brezat e ardhshëm, duke e lidhur Serbinë me Europën”, kështu ishte shprehur Zoran Xhinxhiç për programin e tij politik. “Asgjë nuk mund ta ndalë Serbinë në rrugën drejt Europës, në rrugën e familjes demokratike, moderne, të shteteve të zhvilluara.”

Zoran Xhinxhiç donte një Serbi moderne, demokratike

Përpjekja e kryeministrit për afrimin e Serbisë me BE u duk edhe në rifreskimin e anëtarësisë së Serbisë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, prej të cilave Millosheviç kishte dalë. Edhe inflacioni mund të ulej nga viti 2000 në 113% në 8% në vitin 2003. Po ashtu u miratua një ligj për luftën kundër krimit të organizuar dhe u hoq dënimi me vdekje. Millosheviçi po ashtu u arrestua e iu dorëzua Tribunalit të Hagës që e akuzoi për krime lufte.

Më 12 Mars 2003 Zvezdan Jovanoviç, një anëtar i njësisë për operacione speciale, JSO i policisë serbe, nga një ndërtesë në afërsi të selisë së qeverisë serbe qëlloi mbi Zoran Xhinxhiç. Pak më vonë kryeministri ndërroi jetë, vrasësi u kap dhe e pranoi vrasjen gjatë marrjes në pyetje. Për këtë vrasje u arrestua edhe Milorad Ulemek, i ashtuquajturi “Legija”, ish-komandant i JSO, që së bashku me bandën kriminale “klani i Zemunit” ishin përgjegjës për vrasjen e Zoran Xhinxhiç. Jovanoviç dhe Ulemek u dënuan me 40 vite burgim. Në varrimin e Zoran Xhinxhiç morën pjesë 200.000 qytetare e qytetarë nga shteti 7 milionësh, si edhe 70 delegacione nga e gjithë bota.

Më 12 Mars 2003 Zvezdan Jovanoviç, një anëtar i njësisë për operacione speciale, qëlloi për vdekje Zoran Xhinxhiç

Heshtja e qeverisë

Në mars 2020 u rikthye në Serbi, Dragan Vasiljkoviç, i ashtuquajturi “Kapiten Dragani”, pasi kishte kaluar tetë vite e nëntë muaj burg në Austri dhe Kroaci për krime lufte në luftën e vitit 1991-95. Në shtator ai themeloi fondacionin “Kapiten Dragani” me të cilin filloi të mbledhë nënshkrime për lirimin e vrasësit të  Zoran Xhinxhiçit, Zvezdan Jofanoviçin, të cilin ai publikisht e quan hero lufte. Deri më sot asnjë anëtar i qeverisë serbe nuk është distancuar nga kjo iniciativë.

“Mosveprimi për këtë dhe heshtja e qeverisë për peticionin e një të dënuari për krime lufte për faljen e një vrasësi thotë shumë dhe është një mesazh i qartë”, thotë Natasha Govedarica, drejtoreshë e organizatës gjermane humanitare, Shërbimi Civil për Paqen, ZFD për Deutsche Wellen. “Aparati shtetëror që ende ka njerëz të Millosheviçit është deri më sot i bindur, se  Zoran Xhinxhiç duhet të vritej. Një aparat i tillë përkon me një shoqëri, në të cilën një i ashtuquajtur Kapiten Dragani e di, se kush është hero dhe kush është kriminel, kush e meriton lirinë dhe kush duhet të jetë në burg.”

Takim me ministren e Drejtësisë

Edhe mediat në Serbi i japin jehonë publike Vasiljkoviçit që nga dalja nga burgu. Kroacia e dëboi atë pas shlyerjes së dënimit. Gjykata kroate që e dënoi mundi të provonte, se “Kapiten Dragani” ishte përgjegjës ndër të tjera për tortura, keqtrajtim dhe vrasje të të burgosurve në luftën kroate. Këtë nuk e përmendin asnjëherë gazetat, revistat, radiot e televizionet, që e ftojnë atë rregullisht.

Dragan Vasiljkoviç

Në maj 2021 Vasiljkoviç tha para gazetarëve, se ai nuk beson, se ka armiq në qeverinë serbe, kurs për televizionin Pink të afërt me qeverinë ai tha, se nuk ka kontakte me funksionarë të shtetit serb, përveç me ministren e Drejtësisë, Maja Popoviç, me të cilën është takuar. Se përse kanë folur të dy, këtë nuk e tha qartë i dënuari për krime lufte, por vetëm se “kontakti im me shtetin serb është ajo.” Po ashtu “Kapiten Dragani” përsëriti se Zvezdan Jovanoviç është një “hero lufte” gjë që duhet njohur si rrethanë lehtësuese dhe vrasësi duhet të lihet i lirë.

Zyrtari i parë i dënuar i shtetit serb

Që në fillim të luftës së Jugosllavisë në verën e vitit 1991, Zvezdan Jovanoviç iu bashkua grupeve të vullnetarëve serbë. Mendohet, se ai ishte pjesë e grupit paramilitar të armatosur nën Franko Simatoviçin, “Frenki”, nga i cili më vonë u themelua njësia speciale JSO. Simatoviç ishte zyrtari i parë i shtetit serb që u dënua në qershor 2020 në Hagë me 12 vjet burg për krime lufte kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e rregullave të luftës.

“Frenki Boys” të Simatoviçit dhe grupet e tjera paramilitare u shpërbënë me Marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995. Zvezdan Jovanoviç iu bashkua njësisë speciale JSO që drejtohej nga Milorad Ulemek. Me të e me JSO ai mori pjesë edhe në luftën e Kosovës në vitin 1999, por asnjëherë nuk u provua dot, se ku është dërguar me mision dhe se çfarë ka bërë gjatë luftës së Kosovës.

Çfarë bën shteti?

Avokati i Beogradit, Mihailo Pavlovic i tha DW-së, se për anëtarët e fondacionit “Kapiten Dragani” sipas ligjit serb nuk ka ndonjë përgjegjësi ligjore dhe as ndonjë urdhërndalimi. Megjithatë mbledhja e nënshkrimeve që kryen Vasiljkoviç e të tjerët në qytetet serbe mund të ishin penguar. Sipas kushtetutës liria e grumbullimit mund të kufizohet, nëse kjo i shërben mbrojtjes së shëndetit publik, moralit apo sigurisë shtetërore. “Në këtë rast special, sipas mendimit tim mjafton e drejta e grumbullimit për të penguar mbledhjen e nënshkrimeve”, thotë Pavlovic.

Në vend të kësaj Vasiljkoviç mundi të organizojë një konferencë shtypi së fundmi në hapësirat e shoqatës së gazetarëve serbë. Pyetjeve të gazetarëve për aktivitete të tilla qeveria serbe nuk iu përgjigj. Por ka të dhëna për qëndrimin e Beogradit. Zëvendëspresidenti i partisë qeverisëse të progresit, Aleksandar Sapiç, tha se Vasiljkoviç ka “të drejtën të shprehë mendimin e tij”. Pozicionet e të dënuarit për krime lufte në lidhje me vrasësin e  Zoran Xhinxhiçit ai nuk i mbështet, por ai e mbështet atë, se ai “ka mbrojtur popullin serb”, dhe shprehu keqardhje që Vasiljkoviç ka qenë kaq gjatë në burg.

Natasha Govedarica thotë për DW, se një “qëndrim i tillë i një përfaqësuesi të partisë qeverisëse serbe nuk kontribuon as në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në hapësirën postjugollsave dhe as nuk përmirëson marrëdhëniet mes shoqërive e popujve që jetojnë këtu.”/DW/

The post Serbi: Peticion për faljen e vrasësit të Zoran Xhinxhiç (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Kurti për “The Telegraph”: Serbia po kërcënon me luftën e tretë Ballkanike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se Serbia është duke kërcënuar që ta ndez luftën e tretë Ballkanike.

Kreu i Qeverisë së Kosovës siç shkruan The Telegraph, ka akuzuar serbët se po veprojnë “siç kishte vepruar Gjermania në mes të Luftërave Botërore”, shkruan Gazeta Express./Ekspress/

The post Kryeministri Kurti për “The Telegraph”: Serbia po kërcënon me luftën e tretë Ballkanike appeared first on Albeu.com.

Do e bindni Kosovën për të hyrë në “Open Balkan? Ironizon Rama: S’kam degë të PS atje
Kryeministri Edi Rama ka treguar në një intervistë nëse do e bind Kosovën për të hyrë në “Open Balkan”.

Rama është përgjigjur se nuk ka degë të Partisë Socialiste në Kosovë për të arritur të bindë Kosovën për pjesëmarrjen në Open Balkan.

Kjo shprehje e Ramës mund të ketë qenë edhe një lloj mesazhi i koduar për Albin Kurtin pasi siç dihet, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka një degë në Tiranë.

“Ne kemi me Kosovën me marrëdhënie speciale, kjo s’ka nevojë për diskutim. Do të bëjmë çmos që marrëdhënie me Kosovën ta kemi sa më cilësore. Por përsëri po i kthehem tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla. Është komplet gjë tjetër në aspektin ekonomik. Sa i përket bindjes nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është vendim sovran i atyre që kanë marrë votën  dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është përgjegjësia ime, dhe ju e dini që skam degë të PS në Kosovë,” deklaroi kryeministri./albeu.com/

The post Do e bindni Kosovën për të hyrë në “Open Balkan? Ironizon Rama: S’kam degë të PS atje appeared first on Albeu.com.

Kriza në Bosnje, Vuçiç: Republika Sërpska nuk po e shkatërron Marrëveshjen e Dejtonit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 2 nëntor se nuk e ka lexuar raportin e Përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, në të cilin thuhet se ekziston rrezik nga shpërbërja e këtij shteti dhe për konflikte reale, por shtoi se ka kuptuar se akuzat kryesore janë kundër Republikës Sërpska, dhe se ky entitet i Bosnjës po dëshiron ta shkatërrojë Marrëveshjen e Dejtonit.

“Të gjithë të tjerët kanë shkelur Marrëveshjen e Dejtonit, jo Republika Sërpska, por unë dua ta lexoj raportin me kujdes”, ka thënë Vuçiq në një fjalim për televizionin Pink, nga Glasgou, ku po mbahet Samiti i Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Vuçiq ka thënë se në Glasgou, nuk është takuar me kryetarin e presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhellko Komshiq.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.

NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.

Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në muajin gusht, Schmidt tha se Bosnja po përballet me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”.

“Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë [Marrëveshjen e Dejtonit], ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnje do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektivat për ndarje të mëtejshme dhe konflikt janë shumë reale”, citon Guardian përfaqësuesin ndërkombëtar, Schmidt.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumice serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai po ashtu ka thënë serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe do të rikrijojnë një forcë serbe.

Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Vuçiq ka thënë se synon që në kuvendin e partisë së tij, ta promovojë termin e ri “ambicie kombëtare”, qëllimi i të cilit është që Serbia të jetë më e zhvilluara ekonomikisht në rajon, të ketë paqe dhe të ndërtojë marrëdhënie më të afërta me fqinjët.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka ligj dhe drejtësi ndërkombëtare për serbët.

Sipas tij, Serbia duhet ta kuptojë situatën në botë, dhe se nuk ishte ajo që e hapi kutinë e Pandorës, duke e pranuar shtetësinë e Kosovës, por të tjerët, duke aluduar që këtë gjë e kanë bërë shtetet tjera dhe jo Serbia./ REL

The post Kriza në Bosnje, Vuçiç: Republika Sërpska nuk po e shkatërron Marrëveshjen e Dejtonit appeared first on Albeu.com.

Asociacioni përplas sërish Kosovën dhe Serbinë
Presidenti Vuçiq pret përgjigje nga BE lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po përplas sërish Kosovën dhe Serbinë me pasojë të mundshme ngecjen edhe më tej të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ishte deklarata e fundit e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që nxiti reagimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Për një televizion lokal kanal10, Vjosa Osmani tha se “nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundër kushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb. Një asociacion i tillë mund të ketë maksimumi kompetenca të një OJQ-je.” Sipas saj, Serbia vazhdimisht po rrezikon stabilitetin rajonal.

Osmani: Serbia nuk ka interes për marrëveshje finale me Kosovën

Për presidenten e Kosovës Serbia me Rusinë “rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rus në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.” Ajo ka shprehur mosbesim ndaj qëndrimit serb. “Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale më Kosovën”.

“Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që ta zbatonim ‘Asociacionin e Komunave’”, ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi raporte të ndërsjella me SHBA-të, ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikan në Evropë”, ka thënë presidentja Osmani.

Vuçiq pret reagim nga BE pas deklaratave të Osmanit

Pas deklaratave të Osmanit ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se ai pret përgjigje dhe reagim nga BE-ja lidhur me deklaratën e Osmanit, sipas së cilës “Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”.

“Kjo është çështje për BE-në. Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiq, duke shtuar se ”refuzimi i Prishtinës për të zbatuar atë që është zotuar me marrëveshjet e Brukselit flet më shumë për Prishtinën sesa për Beogradin”.

Krizë e re?

Edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq reagoi pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani: Përmes një komunikate për medie, ai  tha se “Vjosa Osmani, po përpiqet të provokojë një krizë të re me retorikë nxitëse”. “Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me pushtet ekzekutiv nuk është vetëm obligim sipas Marrëveshjes së Brukselit, por edhe i Prishtinës, prandaj është e qartë se duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe institucionet e veta, Vjosa Osmani në fakt e vë urrejtjen ndaj Serbisë para çdo motivi tjetër dhe se nuk është e interesuar të kërkojë të zhdukurit, duke normalizuar marrëdhëniet dhe ndërtuar besimin e ndërsjellë përmes dialogut”, tha Petkoviq.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka kërcënuar, se “nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”. Lista Srpska ka 10 deputetë në kuvendin e Kosovës dhe është pjesë e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Vetë kryeministri Kurti në një konferencë për medie pas miratimit të buxhetit, tha se një takim i radhës ndërmjet tij me  presidentin e Serbisë Vuçiq, varet nga lehtësuesit e dialogut, përkatësisht BE-ja. “Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona, ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë, por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarit të tij MiroslavLajçak: Pa Asociacionin e Komunave Serbe nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbiçak”, tha Kurti.

Marrëveshja e themelimit të Asociacionit

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, patën arritur dhe nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dy vjet më vonë të dyja vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi, se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe debatohet prej kohësh në Kosovë. Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, EPIK, ka thënë për DW në një intervistë të fundit, se marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën gjithnjë duhet të kenë konsensus politik brenda Kosovës. “Mësimi nga marrëveshja e 2013-s për asociacionin është mësim se si duhet të sillet Kosova në ushtrimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në 2013-n barrën për ngritjen e asociacionit nuk e ka marrë Qeveria X apo Qeveria Y, por e ka marrë Republika e Kosovës si subjekt juridik në skenën ndërkombëtare.”

Sipas analisitit Demush Shasha çdo dështim për jetësimin obligimeve ndërkombëtare do të ketë pasoja në reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës. Ai kërkon nga politika që të kuptojë, se “vendimet nuk mund të merren nga asnjë mazhorancë momentale, por çdo herë duhet të reflektojnë vullnetin konsensual të spektrit politik. Një qasje e tillë çdo herë siguron vazhdimësinë e respektimit të obligimeve tona ndërkombëtare. Në fakt një gjë e tillë është edhe kërkesë kushtetutese, sipas nenit 18.1”.

Ngritja e Asociacionit do mbetet si temë ende në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë Shasha. Ai beson, se “kjo çështje nuk do jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”./DW/

The post Asociacioni përplas sërish Kosovën dhe Serbinë appeared first on Albeu.com.

Presidentja Osmani për gazetën portugeze: Serbia me ndihmën e Rusisë po e destabilizon Ballkanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Serbia me ndihmën e Rusisë po kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin.

Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Portugali ku është takuar me zyrtarët e lartë të shtetit iberik. Shefja e shtetit ka dhënë një intervistë për gazetën vendore “Diario de Noticias” ku ka folur për situatën në Kosovë, raportet me Serbinë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

E pyetur se si e përshkruan situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, Osmani ka thënë se situata është e komplikuar shkaku i fqinjit verior që ka synime destabilizuese.

“Është një situatë e komplikuar, fatkeqësisht, e krijuar nga fqinji ynë verior, me qëllime destabilizuese jo vetëm kundër Kosovës por poashtu edhe në Bosnje, Mal të Zi dhe shtete tjera në rajon. Por pavarësisht sulemeve Kosova gjithmonë ka qenë paqësore dhe fqi konstruktiv. Edhe pse ka Kosova ka dëshmuar angazhimin për dialog me Serbinë, Serbia ka bërë të kundërtën. Vazhdon të ndërtojë një kampanjë agresive kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdon të abuzojë me dialogun duke shpërndarë informacione të gabuara tek disa shtete të largëta se dialogu është i përqëndruar në statusin e Kosovës gjë që s’është e vërtetë dhe ka kryer disa iniciativa destabilizuese me ndihmën e Rusisë, duke mbajtur tensionet dhe konfliktet aktive dhe duke e lënë rajonin jashtë integrimit evropian, kundër asaj çfarë ne duam dhe mbrojmë. Pavarësisht gjithë kësaj, përpjekjet tona janë të sinqerta, ne jemi shumë të sigurt në synimet tona, ne flasim sinqerisht me miqtë tanë në BE, SHBA dhe më gjerë”, ka thënë Osmani.

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe kërkesës për njohje nga India, Osmani tha se e di që vendimet në shtete e mëdha si India marrin kohë dhe për këtë është optimiste.

“Unë jam optimiste, por në të njëjtën kohë jam shumë e duruar, sepse e kuptoj që me vende si India gjërat nuk janë aq të shpejta sa do të donim. Kur bëhet fjalë për t’u bërë anëtare e OKB-së, ne jemi njohur nga shumica e anëtarëve të BE-së, por problemi është me Rusinë, e cila po kërcënon të përdorë të drejtën e vetos. Fatkeqësisht për shkak të mungesës së reformave brenda sistemit të BE-së, vende si Rusia bllokojnë realitetet në mbarë botën, bllokojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën, bllokojnë një sërë vendimesh që Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i kishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por në rastin e Kosovës, ekziston një argument edhe më i fortë që OKB-ja t’i mbajë krahët hapur ndaj nesh, që është mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku pata fatin të përfaqësoj vendin tim përkrah avokatëve të tjerë. GJND-ja ishte shumë e qartë kur tha se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë ishte shumë e qartë duke thënë se nuk mund të krahasohet me synimin e territoreve të tjera nëpër botë për t’u bërë e pavarur”, ka thënë ajo për mediumin portugez.

Ajo ka thënë se kritikat për mosrespektim të minoriteteve në Kosovë nuk qëndrojnë pasi minoritetet gëzojnë të drejta dhe mbrojtje më shumë se çdo vend tjetër i botës dhe se Kosova njihet për tolerancën fetare.

“Këto kritika nuk janë të bazuara në realitet dhe për ata që kanë dyshime ju ftoj të vini në Kosovë dhe ta shihni vetë. Unë do të ndaj disa fakte: Kosova ka një nga standardet më të larta të mbrojtjes së pakicave etnike të përcaktuara në Kushtetutë, dhe që nuk gjendet askund tjetër, në BE apo jashtë saj. Minoritetet kanë një vend të garantuar në parlament, janë të përfaqësuara në të gjitha institucionet, kanë të drejta që nuk gjenden në asnjë kushtetutë tjetër evropiane. Fakti që duke qenë viktima të represionit, kemi dashur të sigurojmë askush tjetër në Kosovë nuk do të ndihej kështu. Multietniciteti është, në fakt, një nga pikat tona më të forta, është parimi bazë i Kushtetutës sonë. Dhe kjo është arsyeja pse kur dikush propozon një zgjidhje të supozuar në të cilën territoret duhet të ndahen në bazë të origjinës etnike, ne gjithmonë refuzojmë. Ne nuk besojmë në monoetnicitetin, ne besojmë se multietniciteti e bën një vend jo vetëm më të larmishëm, por edhe më të fortë, sepse diversiteti është një pasuri. Pastaj, nëse shikojmë raportet ndërkombëtare, shohim se nuk ka pasur sulme veçanërisht të rëndësishme fetare në Kosovë në dekadën e fundit”, ka thënë presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka folur edhe për tolerancën fetare në Kosovë, duke e përshkruar vendin si të njohur në botë për tolerancë mes religjioneve.

Ajo u pyet se a e është befasuese që një shtet me shumicë myslimane ta zgjedh një grua presidente

“Kosova është një shoqëri multi-fetare dhe multikulturore. Kushtetuta jonë e përcakton vendin si një shtet laik. Sigurisht që ka fe të ndryshme në Kosovë, por ne jemi të njohur në mbarë botën për tolerancën tonë fetare. Ka familje ku njëri element është mysliman dhe tjetri katolik dhe gjithçka është në rregull. Ne kemi një komunitet shumë aktiv katolik, me të cilin punoj ngushtë dhe siç e dini prindërit e Nënë Terezës janë nga Kosova dhe ajo është ende një nga figurat më të admiruara nga të gjithë, si shembull për shembujt e mirë që na ka dhënë. Feja nuk ishte asnjëherë arsyeja pse Kosova të mos përparoj. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, e vlerësojmë njëri-tjetrin dhe, edhe pse është një shtet laik, Kosova mbron lirinë fetare në të gjitha format e saj. Shoqëria jonë na ka treguar se është e emancipuar për sa i përket barazisë gjinore dhe dëshmi për këtë është votimi për një grua, duke e bërë atë personin më të votuar në historinë e vendit, diçka që disa vende të BE-së nuk e kanë arritur ende. Zgjedhja ime nuk ishte rezultat i një kalkulimi politik, unë isha personi me më shumë vota, prandaj parlamenti konfirmoi zgjedhjen time si presidente. Edhe pse ne ende po luftojmë diskriminimin, ne mund të shërbejmë si shembull për vendet e tjera për sa i përket arritjeve në jetën publike dhe mbi të gjitha në mënyrën e përfaqësimit të grave – dhe mbi të gjitha përmes votës së qytetarëve”, ka thënë Osmani./albeu.com/

The post Presidentja Osmani për gazetën portugeze: Serbia me ndihmën e Rusisë po e destabilizon Ballkanin appeared first on Albeu.com.

Dritan Abazoviç: Unë e di se cila luftë do sillte pajtimin dhe paqen në Ballkan
Zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviç është shprehur se lufta e ashpër kundër krimit e korrupsionit do të zvogëlonte shumë mundësinë e konflikteve në rajon, gjë që sipas tij, më pas mund të sillte edhe një pajtim mes kombeve.

Ai e tha këtë në një konferencë të organizuar nga e përjavshmja britanike The Economist në Shkup, dhe shtoi se Mali i Zi kishte ndaluar kontrabandën e cigareve, e cila ishte konsideruar si një “projekt shtetëror” për 30 vjet, në nëntë muaj.

“Sipas disa vlerësimeve, mbi 20 përqind e të gjitha cigareve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe vinin nga Mali i Zi dhe përmes Portit të Tivarit. Për më tepër, udhëheqësit e klaneve më të mëdha kriminale janë arrestuar ose janë në kërkim, ndërsa strukturat e mëparshme që kishin mbështetjen e adresave të caktuara shtetërore u prishën,” tha Abazoviç.

Ai shtoi se u kapën 1.4 ton kokainë, kapja më e madhe e kokainës në historinë e Ballkanit Perëndimor.

“Por, e gjithë kjo është vetëm fillimi i punës sonë, vazhdimi i së cilës nuk është i mundur pa votën e këshillit të ri prokurorial dhe reformën e zyrës së prokurorit,” tha Abazoviç.

Ai tha se çdo krizë është gjithashtu një shans i ri.

“Unë besoj se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kuptojnë përfundimisht se vetëm solidariteti, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe mirëkuptimi i sinqertë mund të sjellin përparimin e dëshiruar. Ne duhet ta kalojmë fokusin nga temat negative, të cilat helmojnë hapësirën publike çdo ditë, në ato që janë vërtet të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e institucioneve të pavarura, shpërndarjen më të mirë të drejtësisë, lidhjet infrastrukturore, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, Tha Abazoviç.

“Ndrysho sjelljen!

Duke folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ai tha se “retorika jonë duhet të jetë në përputhje me fjalët tona”.

“Nëse vërtet duam që vendet tona të bëhen anëtare të plota të BE-së dhe të jetojnë në përputhje me vlerat evropiane, ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si sillemi. Ne nuk mund të shohim armiq në kufijtë tanë, por miq dhe partnerë në detyrën e ndërtimit të një rajoni ekonomikisht më të fortë,” tha ai.

Qëllimi i Malit të Zi, tha Abazovic, është t’i bëjë kufijtë të padukshëm, të përmirësojë lëvizshmërinë dhe të rindërtojë urat e shkatërruara të miqësisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor./albeu.com

The post Dritan Abazoviç: Unë e di se cila luftë do sillte pajtimin dhe paqen në Ballkan appeared first on Albeu.com.