konflikte Archives - Albeu.com

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama: Konfliktet e krijuara sëfundmi po na farkëtojnë ndjenjën e përbashkësisë
Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe Presidentja e KiE mbajtën nëj konferencë të përbashkët për mediat pas përmbylljes së Samiti të procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama tha se kjo ishte një ditë e madhe për Sqhipërinë. Sipas tij edhe pse jemi në një moment të vështirë, ku bota po përballet me konflikte dhe luftra të reja, po farkëtohet ndjenja e përbashkësisë.

“I jam mirënjohës Zotit dhe BE-së që kjo ditë ishte me diell. Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frutshme dhe të hapura edhe një njenjë e vërtetë miqësie. Nuk o të gjeja dot fjalët për të falenderuar kancelarin për të sjellë Samitin e Procesit të Berlinit jashtë BE-së. Ky ëhstë një moment i vështirë në botë për çdo kënd me sfidat që ne të gjithë po përballemi. Nuk duket se gjërat bëhen më mirë, përpara se të përkeqësohen në shumë  fronte, përfshirë frontin e ri të tmerrshëm në konfliktim mes Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë këto kohë kanë farkëtuar ndjenjën e përbashkësisë, miqësisë dhe falë udhëheqjes së BE, ajo çfarë ka ndodhur ëhstë shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejtë Ballkanit Perëndimor. Këta dy gjermanë ndaj meje kanë afate të përcaktuara. Nuk dua të marr nga koha e tyre pasi nuk kemi çdo ditë të kemi nderin që të kemi kancelarin gjerman dhe Presidenten e Komisionit Europianit”, tha Rama.

The post Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama: Konfliktet e krijuara sëfundmi po na farkëtojnë ndjenjën e përbashkësisë appeared first on Albeu.com.

Në të mirë dhe në të keq, derisa…paraja të na ndajë! Tradhtia financiare mes çifteve shqiptare
Në të mirë dhe në të keq, derisa paraja të na ndajë! Duket si utopike, por fenomeni i tradhtisë financiare është i përhapur edhe në vendin tonë. Cilat janë kostot e këtij fenomeni?

Nga Deada Hyka

Për F. ishte një ditë si gjithë të tjerat, në rutinën e përditshme në punën e tij. Gjersa një telefonatë, i prishi jo vetëm qetësinë e momentit, por të shumë ditëve më pas.

“Përshëndetje, ju telefonojmë nga Agjencia e Mbledhjes së Detyrimeve. Në pamundësi të kontaktit me bashkëshorten tuaj, gjetëm në sistem numrin tuaj. Na duhet t’ju informojmë se zonja ka më shumë se një vit pa shlyer asnjë këst të kartës së saj të kreditit dhe banka ka dërguar kartelën e saj për ndjekje nga ne….”

F.nuk ishte në dijeni të kartës së kreditit të bashkëshortes, aq më pak të shpenzimeve të kryera në fshehtësi dhe mungesës së përgjegjësisë për të shlyer detyrimet. Pasi mblodhi veten nga informacioni, çdo gjë tjetër që ndodhi më pas… u diskutua në seanca të gjata psikologjike dhe një fije peri i ndau nga divorci.

Në fakt, ekspertë të fushës ligjore e psikologjike pohojnë se vitet e fundit, në Shqipëri histori të tilla janë të shumta, gati krejt të zakonshme dhe ata që nuk i “përtypin” pabesitë financiare janë më tepër meshkujt.

Të gjithë i dimë historitë e tradhtisë së një bashkëshorti me tjetrin, por çfarë ndodh kur mashtrimi është financiar?

Pa përmendur lëndimin emocional, pasojat financiare nga pabesia e një partneri mund të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u rikuperuar.

Mund të jetë një kartë krediti e papaguar, një kredi, një shitje prone, apo borxhe nga sekrete si të qenët kumarxhi a përdorues droge. Të gjitha çojnë në cenimin e marrëdhënies bashkëshortore, deri në divorc.

Konfliktet financiare, një shkak për divorc

Sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit.

Pavarësisht se mungojnë statistika të mirëfillta, av. Kola thotë se rastet në rritje kanë qenë flagrante dhe se shpesh, janë vendime të pakthyeshme. Dikur më pak të kërkuara nga femrat, tashmë nuk ka diferencime gjinore për sa u përket vendimeve të tilla.

Shpesh, pabesia financiare, ose shkalla e saj, nuk zbulohet derisa një divorc është në proces dhe çiftet duhet t’i zbulojnë shpenzimet e tyre njëri-tjetrit. Kështu thotë avokatja, e cila shton se shumë njerëz nuk e kuptojnë se kjo është e panegociueshme dhe se fshehja e të ardhurave, në një moment a në një tjetër, do të dalë.

Shkenda Lila, detektive, pohon për “Monitor” se pas tradhtisë, arsyeja e dytë e rasteve më të shpeshta viteve të fundit, janë për zbulim shpenzimesh nga partnerët kryesisht, që nuk kanë besim ose kanë indicie për pabesi financiare nga bashkëshortët.

Znj. Lila u shpreh duke qeshur, se publikimi i listës së pagave ishte diçka negative për detektivët, duke qenë se edhe bashkëshortët morën informacionet që donin.

Të kontaktuar nga “Monitor”, oficerë kredie në dy institucione financiare për kredi të shpejta, pohuan se ka raste në rritje të marrjes së kredive të shumave që nuk tejkalon vlerën e 500 mijë lekë, për shkak të problematikave që përfshijnë fshehje të informacioneve financiare në familje.

Kujdes!

Nuk ka nevojë të kaloni në kontroll total: të grumbulloni financat dhe të ndiqni çdo hap të njëri-tjetrit. “Këshilloj që të ketë jo vetëm llogari të përgjithshme, por edhe personale – nëse besimi rikthehet, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Nuk duhet të prisni që të lindin konflikte për të nisur një bisedë për paratë, por nuk duhet ta ndaloni atë kur problemet të zgjidhen”, – thotë psikologia Jonuzaj.

Kur nuk i tregon “kuletën” partnerit të jetës

Fshehja e informacioneve financiare mes një raporti mund të jetë një formë kontrolli, pasi një person kërkon të dominojë vendimet e marrëdhënies, duke fshehur informacionin kryesor.

Mund të jetë gjithashtu komunikim i dobët rreth parave, i ndërthurur me turpin e borxhit, duke gërryer besimin mes partnerëve.

Dhe sigurisht që mund të nxitet nga gënjeshtra të tjera: Varësia ndaj lojërave të fatit ose drogave është e vështirë për t’u zbuluar dhe asnjëra nuk është e lirë. Por gjithnjë e më shpesh, sipas Aljona Jonuzaj, psikoterapiste, e cila punon me çifte, paratë thjesht “largohen apo fshihen”.

Psikologia thotë për “Monitor” se numri i rasteve janë në rritje në seancat psikologjike dhe se, mashtrimi mund të rrjedhë nga dëshira për të fituar pushtetin mbi “shpirtin binjak”.

“Gënjeshtra të vogla se si njerëzit zgjedhin të shpenzojnë paratë mund të çojnë në probleme serioze martesore. Çfarë imagjinoni kur dëgjoni fjalën ‘tradhti’? Me siguri një bisedë në Tinder, ku partneri flirton me vajza të tjera. Apo ndoshta shoqja e tij e klasës, me të cilën ai është ende i dashuruar – natyrisht, në mënyrë platonike, sepse ajo ka një burrë dhe tre fëmijë.

Të gjithë e dinë tradhtinë fizike dhe emocionale, po ajo financiare? Ekziston gjithashtu: është një gënjeshtër për një partner ose bashkëshort për paratë. Mund të jetë fshehja e blerjeve, shpenzimeve ose borxheve, një hua sekrete, ose një llogari tjetër që gruaja/burri nuk e di.

Dhe tradhtia financiare është shumë e zakonshme edhe në vendin tonë, sipas evidentimeve tona edhe nga terapitë që bëjmë me çifte”, – thotë znj. Jonuzaj.

Në Shqipëri mungojnë statistikat, por si ilustrim, në SHBA, një studim i vitit 2018 me 414 persona tregoi se partneri fsheh diçka: fsheh faturat ose gënjen për çmimin e mallrave të blera. Në të njëjtën kohë, vetëm 27% e konsiderojnë këtë një mashtrim të plotë. Por kjo “e vërtetë e pastër, por jo e gjithë e vërteta” mund të ndikojë në marrëdhëniet, nënvizon psikologia.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë formash mund të marrë një tradhti e tillë dhe si duhet të trajtohet. Nga puna jonë e përditshme, në terapitë fizikisht dhe online, kemi zbuluar disa nga arsyet e tradhtisë financiare. Të flasësh për financat mund të jetë mjaft e pakëndshme, sepse secili prej nesh ka frikën dhe ankthet e veta që lidhen me këtë temë.

Aftësitë e dobëta të komunikimit ose përpjekjet për të shmangur konfliktin mund të çojnë në pabesi financiare. Gjatë terapisë arrijmë në konkluzion se nëse dikush fsheh shpenzimet, atëherë, ai gjithashtu fsheh ndjenjat. Por ndodh edhe më keq: mashtrimi mund të rrjedhë nga dëshira për të fituar pushtetin mbi ‘shpirtin binjak’.

“Ndonjëherë paratë mund të përdoren si një ndëshkim për një person që nuk sillet ashtu siç do të dëshironte partneri i tyre”, – thotë psikologia, e cila thekson se kryesisht janë më të zakonshme nga meshkujt, por falen më pak nga ata vetë.

Znj. Jonuzaj gjithashtu nënvizon se, në këshillat që u jepet çifteve në terapi, rregulli kryesor është të diskutoni çështjen e parave që në fillim të marrëdhënies dhe mos prisni derisa të shfaqen problemet.

“Kjo mund të jetë një bisedë shumë e vështirë, por ia vlen: aftësia për të ngritur tema të tilla do të krijojë besim mes jush. Për më tepër, aftësia për të shprehur çështjet financiare do të jetë e dobishme: sa më shpesh t’i ngrini ato, aq më pak shqetësim.

Paratë janë një temë delikate, veçanërisht për ata që e dinë se si është të jetosh me qindarka ndërkohë që burri shpenzon pa informuar në të tjera vende”, -thotë ajo.

Sipas psikologes, nuk ka nevojë të kaloni në kontroll total: të grumbulloni financat dhe të ndiqni çdo hap të njëri-tjetrit.

“Këshilloj që të ketë jo vetëm llogari të përgjithshme, por edhe personale – nëse besimi rikthehet, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Nuk duhet të prisni që të lindin konflikte për të nisur një bisedë për paratë, por nuk duhet ta ndaloni atë kur problemet të zgjidhen”, – thotë psikologia Jonuzaj.

Shkak për divorc

Sipas avokates Margarita Kola, numri i çështjeve të çuara në divorc për shkak të konflikteve financiare, sidomos fshehjes së informacioneve, është rritur vitet e fundit. Pavarësisht se mungojnë statistika të mirëfillta, av. Kola thotë se rastet në rritje kanë qenë flagrante dhe se shpesh, janë vendime të pakthyeshme. Dikur më pak të kërkuara nga femrat, tashmë nuk ka diferencime gjinore për sa u përket vendimeve të tilla.

Pasojat

E marrë në një këndvështrim në të gjithë shoqërinë shqiptare, për sociologen Marsida Simo, tradhtia financiare, ose pabesia financiare, është pasojë e disa faktorëve.

“Në pamje të parë mund të duket si diçka jo serioze, pasi po flasim për familjen dhe këto gjëra mund të rregullohen sërish. Në të vërtetë, ky fenomen përmban gënjeshtrën, fshehjen, mashtrimin, përfitimin e të mirave apo shërbimeve në mënyrë të njëanshme.

Madje shanset për tradhti financiare vitet e fundit mund të jenë në rritje, pasi bashkëshortët kanë llogari bankare të ndara, apo më shumë se një punë. Dhe shpesh, punët e dyta në Shqipëri janë informale. Megjithatë, paralelisht në vendin tonë ende nuk kemi një kulturë të mirëfilltë financiare ekonomike, e cila mund të sjellë thellimin e fenomenit”, – thotë znj. Simo.

Në lidhje me shkaqet, sipas saj, disa partnerë mund të bëjnë tradhti financiare, si një mënyrë për të rifituar autonominë në marrëdhënie.

“Ata përdorin shpenzimet si një mjet për të rivendosur pushtetin e tyre. Kjo mund të ndodhë më tepër te burrat, duke ditur mentalitetin që mbizotëron në vendin tonë, ku marrjet e vendimeve kryesore i përkasin më së shumti bashkëshortit.

Një tjetër arsye se pse ndodh pabesia financiare është prej faktit se çështja e parave në përgjithësi është e vështirë për t’u diskutuar, sidomos në fillimet e një marrëdhënie në çift. Më pas, gjërat bëhen edhe më të vështira derisa vijojnë me konflikte dhe mosmarrëveshje. Madje disa çifte zgjedhin mes palëve, se cili do të jetë menaxhuesi i të ardhurave dhe shpenzimeve.

Duke qenë me këtë “pushtet” absolut, mund të ketë abuzime. Po ashtu mund të ketë edhe arsye të tjera që lidhen me aspektin psikologjik, ku njëri prej partnerëve është i varur nga blerjet e shumta, të cilat e çojnë atë në borxhe të thelluara, duke mos u përballur me realitetin, por duke i mbajtur të fshehura derisa të dalë në pah e vërteta”, – thekson znj. Simo.

Sa u përket pasojave, sociologia përmend së pari prishjen e ekuilibrave mes bashkëshortëve e më tej, humben e besimit dhe konfliktet e vazhdueshme. Në përfshirjen e palëve të treta, çështja vështirësohet më shumë, qoftë një institucion kreditor apo njerëz ku njëri nga bashkëshortët ka marrë shuma parash.

“Pjesa që e vështirëson këtë raport është se, bashkëshortët shpesh e zbulojnë tradhtinë financiare vetë, nga ndonjë rrethanë rastësore ose kur është bërë situatë problematike dhe jo se partneri është rrëfyer për atë gjë. Personalisht në biseda të shumta me nëna vë re një pabesi që kanë gratë ndaj bashkëshortit, në lidhje me të ardhurat.

Jo pak herë mendojnë se burrat janë të prirë të shpenzojnë më shumë, por nuk i tregojnë të gjitha. Nga ana tjetër, ka edhe gra të cilat bëjnë shpenzime, të cilat nuk ia tregojnë partnerit nga frika se ata do t’i paragjykojnë apo se më pas mund të lindin grindje të panevojshme” -përfundon znj. Simo.

Raporti: 1/3 njerëzve përjetojnë tradhti financiare

Gati një e treta e çifteve kanë përjetuar pabesi financiare në marrëdhënien e tyre, sipas një sondazhi të ri nga US News & World Report.

Rreth 3 në 10 të anketuar në sondazhin e janarit 2022 thonë se janë përballur me pabesinë financiare ose si viktimë, ose si autor.

Tradhtia financiare mbulon një gamë të gjerë sjelljesh, duke përfshirë të pasurit e kartave sekrete të kreditit, apo edhe gënjeshtrën për të ardhurat.

Elementi që të gjithë kanë të përbashkët është se një partner fsheh ose ruan informacione për një vendim të lidhur me paratë. Kur viktima zbulon të vërtetën, shpesh ka një ndjenjë tradhtie. Në njëfarë mënyre, është e ngjashme me pasojat e tradhtisë romantike.

Llojet e pabesisë financiare

Kur u pyetën se çfarë lloj tradhtie financiare ndodhi në marrëdhënien e tyre, të anketuarit në sondazh raportuan si më poshtë:

– Mbajtja sekrete e blerjeve: 31.4%

– Fshehja e borxheve, apo llogarive: 28.7%

– Gënjeshtra për të ardhurat: 22.6%

– Tërheqja e parave nga kursimet: 10.4%

– Huadhënia e parave pa pëlqim: 6.9%

Siç mund ta shihni, ka shumë mënyra për të mbajtur sekretet e parave. Në anketë, 8.5% e morën vesh për veprën e pahijshme nëpërmjet një rrëfimi. Zakonisht, viktima e merr vesh për pabesinë në mënyra të tjera.

Shenjat e pabesive financiare

Kur u pyetën se si zbuluan se bashkëshortët kishin kryer mashtrime financiare, të anketuarit panë shenjat e mëposhtme:

– 23.7% thonë se panë një blerje të madhe

– 20.9% vunë re se bilancet e llogarive ishin jashtë normales

– 19.9% ​​zbuluan një deklaratë ose statement për një llogari të panjohur

– 18.7% thonë se kanë gjetur pako të papritura

– 8.2% vunë re pajisje elektronike të padeklaruara

Arsyet për të kryer pabesi financiare

Tani, le të kthejmë tabelat dhe të shohim motivet. Sondazhi i pyeti ata që u përfshinë në pabesi financiare pse e kishin të nevojshme ta bënin këtë. Këtu janë gjetjet:

– Për të shmangur një argument: 38%

– Sikleti për keqpërdorimin e parave: 23.1%

– Për t’u ndier më shumë në kontroll financiarisht: 16.1%

– Për të ndihmuar dikë tjetër: 15.8%

– Për të shmangur ndarjen e lajmeve të këqija: 7%./monitor

The post Në të mirë dhe në të keq, derisa…paraja të na ndajë! Tradhtia financiare mes çifteve shqiptare appeared first on Albeu.com.

Kina: Nuk përjashtohet një marrje me forcë e Tajvanit
Që nga java e kaluar, Kina ka tendosur ushtarakisht muskujt kundër Tajvanit. Udhëheqësit e Pekinit sapo kanë fiksuar me shkrim rolin që mund të luajnë mjetet ushtarake në një pushtim të mundshëm të Tajvanit.

Në një dokument të ri bazë për Tajvanin, qeveria kineze ripohoi synimin për të imponuar me forcë pretendimin e saj mbi ishullin po të jetë e nevojshme. Kina do të bëjë gjithmonë përpjekje të mëdha për të arritur ribashkimin paqësor me Tajvanin, thuhet në të. “Por ne nuk do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe rezervojmë të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme”. Përdorimi i forcës do të ishte “në rrethana imperative” “zgjidhja e fundit”.

Asnjë ndërhyrje e huaj nuk do të tolerohet në Tajvan, kanë thënë udhëheqësit kinezë. “Ne do të mposhtim çdo përpjekje për të përçarë vendin tonë,” shtuan ata. “Qëllimi historik i ribashkimit të atdheut tonë duhet dhe do të arrihet”. Në rast të ribashkimit me Republikën Popullore, dokumenti bazë premton përparim ekonomik në Tajvan. Ishulli do të përfitonte gjithashtu nga “rritja e sigurisë dhe dinjitetit”. Hera e fundit që Kina publikoi një dokument bazë për Tajvanin ishte në vitin 2000.

Tensionet e fundit u ndezën javën e kaluar nga një vizitë e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, e cila udhëtoi në Taipe pavarësisht nga kundërshtimi i Pekinit. Udhëheqësit kinezë kundërshtojnë kontakte të tilla zyrtare nga vendet e tjera me Tajvanin, pasi ata e konsiderojnë ishullin si pjesë të Republikës Popullore. Në të kundërt, Tajvani e ka konsideruar veten prej kohësh të pavarur.

Që nga vizita e zonjës Pelosi, Ushtria Çlirimtare Popullore ka ushtruar në manovra të vazhdueshme jo vetëm një bllokadë detare dhe ajrore, por edhe një pushtim të mundshëm të ishullit. Nga ana e tij, Tajvani zhvilloi të martën një stërvitje ushtarake prej gati një ore për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshëm.

Ministri i Jashtëm Tajvanez Joseph Wu: Kina dëshiron të dobësojë moralin tajvanez

Pelosi mbrojti udhëtimin e saj. “Ajo që kinezët bëjnë tani është ajo që bëjnë gjithmonë,” tha ajo, duke iu referuar manovrave ushtarake në ngushticën e Tajvanit. Demokratja tha se mori “mbështetje të madhe nga të gjitha partitë” për vizitën e saj.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu akuzoi Kinën se “përgatitet për një pushtim të Tajvanit”. Vizita e Pelosit do të ishte vetëm një pretekst për Pekinin. Synimi i vërtetë i Kinës është “të ndryshojë statuskuonë në ngushticën e Tajvanit dhe në të gjithë rajonin”, vazhdoi Wu. Bëhen presionet ekonomike për të dobësuar moralin publik në Tajvan”.

Ndërkohë, Kina i ka shpallur të përfunduara manovrat ushtarake pranë Tajvanit. Megjithatë, për të ardhmen janë planifikuar “patrullime të rregullta”. Stërvitja ushtarake dhe përgatitjet e tjera do të vazhdojnë gjithashtu. Ushtria “do të ruajë me vendosmëri” sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, u tha./DW

The post Kina: Nuk përjashtohet një marrje me forcë e Tajvanit appeared first on Albeu.com.

OKB zbulon shifrat rekord: Lufta në Ukrainë nxiti lëvizjen e 100 milionë njerëzve
Më shumë se 100 milionë njerëz janë detyruar të ikin nga konflikti, dhuna dhe persekutimi, sipas një njoftimi nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, e cila e cilëson këtë një “rekord befasues”, shkruan CNN.

Numri i njerëzve që janë detyruar të ikin nga konflikti, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi tani ka kaluar kufirin befasues prej 100 milionë për herë të parë në rekord, i nxitur nga lufta në Ukrainë dhe konflikte të tjera vdekjeprurëse”, tha UNHCR në një deklaratë.

“Njëqind milionë është një shifër alarmante. Është një rekord që nuk duhet të ishte vendosur kurrë”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet shkatërruese, për t’i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet themelore që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre.”

UNHCR tha se lufta në Ukrainë ka zhvendosur 8 milionë brenda vendit këtë vit. Ky numër është nxitur gjithashtu nga “valët e reja të dhunës” ose konflikti në Etiopi, Burkina Faso, Myanmar, Nigeri, Afganistan dhe Republikën Demokratike të Kongos.

The post OKB zbulon shifrat rekord: Lufta në Ukrainë nxiti lëvizjen e 100 milionë njerëzve appeared first on Albeu.com.

I moshuari denoncon sulmin me armë në shtëpi: S’kemi asnjë konflikt, përveç një problemi për një tokë
Një 71-vjecar kërkoi ndihën e Policisë së Tiranës, pasi familja e tij u godit me armë gjatë mesnatës. Burime policore për GazetaSi.al, konfirmojnë se sulmi i armatosur me kallashnikov ndodhi në zonën e Farkës, aty ku dhe u regjistrua më pas denoncimi.

Bëhet me dije, sipas burimit zyrtar të GazetaSi.al, se shtetasi Shyqëri Badini u paraqit në polici pas sulmit në shtëpinë private ku jeton në Lundër.

“Persona të paidentifikuar qëlluan me armë fasadën e shtëpisë”, – deklaroi shkurt Badini. Policia tregoi  se nga këqyrja e jashtme u konstatuan 12 vrima tejshpuese në murin e jashtëm.

Ndërkohë që njëri nga ekspertët kriminalistë, shtoi se në total u sekuestruan si prova 23 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, që pas veprimeve të para u përcollën për verifikime të mëtejshme në laboratorin e policisë shkencore.

“Nuk kemi asnjë të dyshuar, nuk kemi konflikt me askënd dhe asnjë mosmarrëveshje”, – deklaroi në polici 71- vjeçari. Të njëjtën pistë e mbështetën edhe anëtarët e tjerë të familjes, të cilët kanë ngritur supet duke këmbëngulur se nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë autori apo autorët.

Në dëshminë e dorëzuar nga i moshuari, tregohet se si në banesën private të familjes Badini gjendeshin të gjithë anëtarët, përfshi edhe minorenë.

“Ishim në shtëpi, unë gruaja, nusja e djalit dhe dy fëmijët, njëri 11 vjeç dhe tjetri 12 vjeç. Djali, ishte në punë, pasi punonte turni i tretë në një biznes privat. Ne ishim në gjumë, – thotë i moshuari, – dhe dëgjova në mesnatë ca krisma. Mendova se po ndodhte diçka diku larg, ndaj nuk dola fare nga banesa”.

Policia shkruan në procesverbalin e marrjes në pyetje, duke përshkruar se si breshëritë ishin pa shkëputje. Sipas burimit të policisë, familja e kishte mësuar sulmin në mëngjes, atëherë kur është kthyer djali i shtëpisë.

“Rreth orës 7 të mëngjesit, vjen djali dhe më pyeti çfarë janë këto? Aty pashë dhe kuptova që krismat që dëgjova kishin qenë plumba për ne”, – thekson 71-vjeçari

Burimet tregojnë se pasi shënuan procedimin për prodhim dhe mbajtje municionesh dhe kanosje të të gjithë anëtarëve të familjes, nënvizojnë detaje nga dëshmia e kryefamiljarit.

“Ne si familje nuk kemi konflikt me asnjë person në lagje dhe me farefisin nuk kemi pasur asnjë kërcënim deri më sot. As unë dhe as familjarët e mi në dijeninë time”, – shton banori i Lundrës.

Megjithatë, ai thotë se më shumë se një vit e gjysmë më parë, ka pasur konflikt me dy nipat për pronësinë e tokës, por me kalimin e kohës debatet ishin sqaruar dhe po ashtu mos marrëveshjet kishin marrë fund./GazetaSi

The post I moshuari denoncon sulmin me armë në shtëpi: S’kemi asnjë konflikt, përveç një problemi për një tokë appeared first on Albeu.com.