Konflikt Detar Archives - Albeu.com

Kina rrit konfliktin detar me Lituaninë
Pekini ka rritur konfliktin tregtar me Lituaninë për shkak se ky shtet i Baltikut është duke zgjeruar lidhjet me Tajvanin.

Doganat kineze kanë vënë ndalesë në importet e mishit, produkteve të qumështit dhe alkoolit me këtë vend anëtar të BE-së, kanë thënë zyrtarë të Pekinit të premten.

Ky përshkallëzim vjen pasi Bashkimi Evropian ka nisur një rast kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, lidhur me kufizimet tregtare që Pekini tashmë ka vendosur ndaj Lituanisë.

Doganat kineze nuk kanë dhënë arsye për ndalesën në importet e mishit.

Megjithatë, gazeta e Hong Kongut, South China Morning Post, ka cituar një letër nga doganat se autoritetet e Lituanisë nuk kanë ofruar informacione të mjaftueshme për produktet e mishit dhe qumështit.

Eksportuesit e Lituanisë kanë raportuar më herët se janë larguar nga sistemi kinez i doganave dhe nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë furnizime.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Tajvanit, Joanne Ou, i ka përshkruar sanksionet ekonomike të Pekinit ndaj Lituanisë si “të neveritshme” dhe si “përçarje të rregullave globale dhe rregullit të tregtisë”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Lituania “duhet të përballet me faktet, të rregullojë gabimet e veta dhe zbatojë parimin e një Kine, në vend q të hutohet nga e drejta dhe e gabuara”.

Kina është zemëruar me Lituaninë, e cila i ka mundësuar Tajvanit të hapë një zyrë përfaqësuese me emrin e tij në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Pekini veçse ka zvogëluar marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë në muajin nëntor, duke tërhequr ambasadorin e tij dhe duke u përfaqësuar vetëm me një të ngarkuar me punë prej atëherë.

Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të Republikës Popullore të Kinës dhe jo vend të pavarur, andaj synon ta izolojë atë në skenën ndërkombëtare.

The post Kina rrit konfliktin detar me Lituaninë appeared first on Albeu.com.