konfiskuara Archives - Albeu.com

Apartamente dhe biznese/ Pronat e krimit të konfiskuara për vitet 2022-2024, në Tiranë vlera e tyre arrin 7.3 mln euro
Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024, llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16 qytetet e Shqipërisë.

Ky katalog, përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre.

Pasuritë e konfiskuara bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kaluar në favor të shtetit.

Në Tiranë vlera e pronave të paluajtshme përshirë apartamente banimi, ndërtesa, ambiente biznesi apo troje llogaritet të jetë rreth 708,504,838 lekë apo rreth 7,3 mln euro.

Në Tiranë pasuritë e konfiskuara janë bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për periudhën 2022-2023-2024.

Pasuritë e tjera të paluajtshme të konfiskuara gjenden në qytetet si, Durrës, Shijak, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Berat, Kuçovë, Poliçan, Elbasan, Rrëshen, Lezhë, Shkodër dhe Peshkopi.

AAPSK ka sqaruar se katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas ligjit “Për administrimin e pasurive të konfiskuara” pronat e konfiskuara mund të shiten apo të lëshohen me qira nëpërmjet të cilave shteti siguron të ardhurave.

Fillimisht, pasuritë e paluajtshme të sekuestruara kalojnë në pronësi të shtetit.

Ligji përcakton se me marrjen dijeni të vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurive, Agjencia, brenda 30 ditëve, u kërkon institucioneve përkatëse për kalimin e pasurisë në favor të shtetit dhe në administrim të Agjencisë. Me kalimin e pasurisë në favor të shtetit, Agjencia përgatit raportin tekniko-financiar me rekomandimet përkatëse për destinimin, mënyrën dhe kushtet e administrimit të pasurisë së konfiskuar.

Ndërsa Këshilli i Ministrave, me vendim, përcakton kriteret e vlerësimit, të mënyrave dhe të procedurave të dhënies në përdorim e të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara.

Nga administrimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga shteti përfitohen të ardhura nga:

a) dhënia me qira e pasurive;

b) administrimi i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të tretëve i veprimtarive ekonomike;

c) interesat e përfituara nga depozitimi i vlerave monetare në llogari bankare apo bono thesari;

ç) të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara;

d) të ardhurat nga shitja e pasurive; dh) të ardhura të tjera në çdo lloj cilësie a burimi të ligjshëm./ Monitor

The post Apartamente dhe biznese/ Pronat e krimit të konfiskuara për vitet 2022-2024, në Tiranë vlera e tyre arrin 7.3 mln euro appeared first on Albeu.com.