Konfiskon mbi 170 pajisje për kriptovaluta në veri të Kosovës Archives - Albeu.com

Konfiskohen mbi 170 pajisje për kriptovaluta në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme, që ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave, gjatë një aksioni në Zubin Potok.

Kështu bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Tëitter.

“Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.

?? Police seized 174 illegal crypto-mining devices in Zubin Potok.

Non-payment of electricity bills encourages such illegal activities. This is why Serbia blocks the energy roadmap implementation.

We fulfilled all our commitments. Time for the other side to do the same, urgently! pic.twitter.com/01upWlPREX

— Artane Rizvanolli (@Artane_R) April 14, 2023

Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte konfirmuar aksionin e autoriteteve të vendit në veriun e banuar me shumicë serbe, por nuk kishte dhënë më shumë detaje. Më 2022, kur Kosova u përball me krizë të energjisë, Qeveria e Kosovës ndaloi mihjen e kriptovalutave, proces që shpenzon shumë energji elektrike.

Edhe më herët, zyrtarët policorë kishin kryer aksione të ngjashme në rajone të ndryshme të Kosovës, duke konfiskuar pajisje për kriptovaluta.

Katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – që nga përfundimi i luftës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar.

Deri më 2017, për rrymën në veri kishin paguar qytetarët nga viset e tjera të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kohore, faturat e qytetarëve në komunat e tjera të Kosovës kanë qenë për 3.5 për qind më shtrenjtë.

Por, Gjykata Themelore, e më pas ajo e Apelit, thanë se praktika e tillë e pagesës për rrymën e shpenzuar në veri ishte e jashtëligjshme. Ky vendim u konfirmua më 13 prill të këtij viti edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Supremja konstatoi se konsumatorët mund të kërkojnë të kompensohen për rrymën e paguar për veriun. Për çështjen e energjisë elektrike në veri, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar edhe në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Më 2013 palët arritën Marrëveshjen për energjinë, e cila nuk është zbatuar. Për shkak të moszbatimit, më 2022, Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për energjinë.

Përmes udhërrëfyesit synohet të rregullohet çështja e furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Për furnizim dhe faturim të veriut me rrymë do të merret kompania serbe, Elektrosever, por BE-ja ka konfirmuar vitin e kaluar se ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit.

The post Konfiskohen mbi 170 pajisje për kriptovaluta në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.