konfiskohet Archives - Albeu.com

Konfiskohet pallati në Tiranë, tre kate ishin ndërtuar pa leje
Një objekt banimi dhe shërbimi, është konfiskuar për interes publik pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë.

Policia thotë se nga verifikimet rezultoi se objekti ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, konkretisht me shtimin e kateve të 10-të dhe të 11-të në një godinë 9-katëshe, si edhe me një pjesë të katit të 12-të.

Autoritetet konstatuan gjithashtu se godina ishte vënë në shfrytëzim pa certifikatë përdorimi.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit, në kuadër të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.

Policia e Shtetit dhe IMT, Bashkia Tiranë

Konfiskohet për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, ndërtuar dhe përdorur në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i një aksioni të përbashkët ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit, ndërmarrë në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik, është konfiskuar për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi, në rrugën “Llukë Kaçaj”, Njësia Administrative Nr. 4, Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij.

Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. Referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, kanë referuar disa herë materiale procedurale në Prokurori, për shkelje të konstatuara në këtë objekt.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të ngarkuara për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme dhe krimeve kundër mjedisit në tërësi.

The post Konfiskohet pallati në Tiranë, tre kate ishin ndërtuar pa leje appeared first on Albeu.com.