konfindustria Archives - Albeu.com

Ekziston rreziku për një recension ekonomik/ Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria tre kërkesa ndaj qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë të prekshme lehtësuese
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare, që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve.

Në një reagim Konfindustria thekson se sipas vlerësimeve të modelit ekonomik shqiptar, një rritje me 30% e çmimit aktual të karburanteve do të prodhonte një efekt të drejtpërdrejtë inflacionist prej të paktën 6%, si dhe një tkurrje të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PPB) në intervalin 2.8–3%.

Këta tregues, sipas Konfindustrisë, krijojnë një rrezik të qartë për kalimin e ekonomisë shqiptare në recesion gjatë periudhës 2026 dhe në vijim.

“Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda ekonomike në përkeqësim dramatik të luftës në Gjirin Persik, i kërkon ekzekutivit të veprojë pa vonesë në rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore të tashme në tregun e karburanteve. Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%. Sa më sipër krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 në vazhdim”, thuhet në reagim.

Konfindustria kërkon uljen e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat e automjeteve në nivelin mesatar rajonal, duke theksuar se Shqipëria nuk ka marrë ende masa lehtësuese efektive.

Po ashtu, propozohet kthimi i Bordit të Transparencës në një ent rregullator të përhershëm dhe krijimi i një operatori shtetëror në treg.

Reagimi:

Konfindustria kerkon rishikim te politikave fiskale dhe rregullatore ne tregun e karburanteve

Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda ekonomike në përkeqësim dramatik të luftës në Gjirin Persik, i kërkon ekzekutivit të veprojë pa vonesë në rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore të tashme në tregun e karburanteve. Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%. Sa më sipër krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 në vazhdim.

Së pari, kërkohet ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të automjeteve të paktën në mesataren e sotme të shteteve të Rajonit.

Shqipëria është shteti i vetëm në rajon, që nuk ka ndërmarrë asnjë masë të prekshme lehtësuese për krizën e karburanteve.

Ndërhyrja me ulje 20% të vlerës së akcizës vetëm, kur çmimi i naftës do të arrijë në 220 lekë/litër është i pamjaftueshëm dhe i pakuptimtë. Thellimi i diferencës në kostot e karburanteve me shtetet konkurente tregëtare të Rajonit e më gjerë në kushtet e krizës, shton ndjeshëm rrezikun e falimentimeve për industritë, prodhimin vendor, bizneset si dhe goditje inflacioniste të shumëfishtë për qytetarët.

Së dyti, të fillojë procesi i shndërrimit të Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm profesional kundër spekullimeve në tregun kartel të sotëm.

Së treti, Konfindustria mbështet propozimin për krijimin e një operatori me kapital shtetëror në tregun me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Tregu strategjik i karburanteve me një qarkullim real vjetor prej pothuaj 2 miliard dollarë dhe kap afër 10% të PPB.

The post Ekziston rreziku për një recension ekonomik/ Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria tre kërkesa ndaj qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë të prekshme lehtësuese appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria thirrje qeverisë: Të hartohet një paketë fiskale lehtësuese
Në një reagim zyrtar, Konfindustria i bën thirrje qeverisë që të hartojë një paketë lehtësuese fiskale, për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Konfindustria propozon edhe disa masa që duhen ndërmarrë për të shmangur një krizë të tejzgjatur.

Së pari, kërkohet që të gjitha të ardhurat shtesë në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset përmes uljes së çmimit final.

Së dyti, Konfindustria propozon uljen e taksës së qarkullimit të automjeteve deri në nivelin e rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja e karburanteve.

Masa e tretë që propozohet është përcaktimi i një çmimi tavan të shitjes me pakicë të karburanteve.

“Çmimet me pakicë në treg kanë kapur kufijtë e 200 lekë/litër dhe kahu është për rritje të mëtejshme, që mund të krijojë pasoja shkatërruese për ekonominë, industritë dhe qytetarët. Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon dhe rritja e mëtejshme do rrezikonte një krizë ekonomike të plotë dhe me pasoja të rënda shumëpërmasore, deri në qëndrueshmërinë politike dhe rendin kushtetues të vendit”, thuhet mes të tjerash në reagim.

REAGIMI I PLOTË:

Konfindustria, duke marrë shkak nga thellimi dhe zgjatja e papërcaktuar në kohë e krizës së karburanteve për shkak të luftës në Gjirin Persik, kërkon nga qeveria ndërtimin dhe zbatimin e shpejtë të paketës fiskale lehtësuese të çmimeve në treg. Konfindustria kërkon, që paketa e parë fiskale antikrizë të përfshijë të paktën dy shtylla:

Së pari, gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga zbatimi i TVSH-së mbi çmimet e rritura të karburanteve krahësimisht me kohën e parakrizës, të rikthehet drejpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset në çmimin fundor. Së dyti, të ulet taksa e qarkullimit të automjeteve deri në masën e rritjes së të ardhurave absolute në buxhet nga TVSh-ja e karburanteve krahësimisht me çmimet në kohën parakrizë.

Masa e tretë e domosdoshme shoqëruese e paketës është ndërtimi i mekanizmit institucional për përcaktimin e çmimit tavan të shitjes me pakicë të karburanteve me qëllim që ulja e peshës fiskale të mos përfundojë vetëm në shtimin e fitimeve për tregëtarët oligopol. Çmimet me pakicë në treg kanë kapur kufijtë e 200 lekë/litër dhe kahu është për rritje të mëtejshme, që mund të krijojë pasoja shkatërruese për ekonominë, industritë dhe qytetarët.

Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon dhe rritja e mëtejshme do rrezikonte një krizë ekonomike të plotë dhe me pasoja të rënda shumëpërmasore, deri në qëndrueshmërinë politike dhe rendin kushtetues të vendit.

The post Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria thirrje qeverisë: Të hartohet një paketë fiskale lehtësuese appeared first on Albeu.com.

Paketa anti-krizë, Konfindustria del kundër: Do ketë falimentime masive dhe papunësi
Konfindustria ka reaguar duke u shprehur kundër paketës anti-krizë të prezantuar nga qeveria, të shpallur para disa ditësh.

Në reagim thuhet se paketa të tilla nuk ofrojnë zgjidhje për krizën energjitike, ndërsa ka bërë thirrje për themelimin e Fondit Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë.

“Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të shtetit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për pjesën e mbetur të vitit financiar 2022, nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjitike të shpallur.

Konfindustria, duke patur parasysh pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi bizneset, qytetarët dhe ekonominë kombëtare, i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Konfindustria kërkon, që në radhë të parë në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë -shpenzimet operative dhe kapitale jo të domosdoshme të gjithë  institucioneve, agjensive dhe kompanive publike pa përjashtim. Gjithashtu, në Fond duhet të kalojnë edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Konfindustria vlerëson, se bashkimi në një kompani të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE, mënjanimi i të tretëve “ në shitje- blerjet e energjisë, ulja e humbjeve shumë të mëdha të sotme prej mbi 20% dhe rishikimi i shpenzimeve të kompanive publike të energjisë, përfshi OST do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët , me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

Çmimet e deritashme për biznesin në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon dhe çdo rritje e mëtejshme do të jetë e papërballueshme sidomos për industritë. Gjithshtu, goditje të fortë do të marrin buxhetet familjare, nëse do të zbatohet plani qeverisë për të paguar me çmime tregu pothuaj 5 herë më të larta sesa sot sasinë e energjisë të shpenzuar mbi fashën 800 kë”, thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Çfarë përmban paketa anti-krizë?

DIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjecc pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.

PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës

The post Paketa anti-krizë, Konfindustria del kundër: Do ketë falimentime masive dhe papunësi appeared first on Albeu.com.

Bordit nuk ia ndjen për çmimet në bursë, Konfindustria: Nafta duhej të ishte nën 200 lekë/litër, ndërhyni menjëherë
Konfindustria i kërkon Bordit të Trasparencës ndërhyrjen e menjëhershme për uljen e çmimit të karburanteve në treg.

Ndërkohe, që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuci në tregun shqiptar vazhdon çmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë. Nërkohë, në fillim të muajit shkurt, kur nafta shitej po kaq ë bursë, në Shqipëri litri kushtonte jo më shumë se 170 lekë.

Mbështetur në vlerësimet krahësuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/liter.

Njoftim për shtyp:

Konfindustria i kërkon Bordit të Trasparencës ndërhyrjen e menjëhershme për uljen e cmimit të karburanteve në treg.

Ndërkohe, që cmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuci në tregun shqiptar vazhdon cmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë.

Mbështetur në vlerësimet krahësuese të periudhave të mëparshme, cmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/litër.

Mosndërhyrja e përsëritur në kohë e Bordit të Trasparencës për uljen e cmimit është tregues i qartë i kapjes së shtetit nga karteli i kompanive të naftës si edhe përpjekje për të shtuar të ardhurat buxhetore nëpërmjet “shtrydhjes” së bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.

Është shumë shqetësuese dhe goditje e rëndë shkatërrueëe për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare rritja e fortë e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e shtetit në kushtet e inflacionit të lartë dhe me kah rrites. Në 6 mujorin e parë të vitit 2022 të ardhurat në buxhet janë shtuar me afër 200 milionë euro drejtëpërdrejtë të lidhura vetëm më rritjen e cmimeve. Inflacioni i raportuar zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë është 7.8%, ndërkohe sipas të dhënave reale është mjaft më i lartë.

Cmimet e larta në nivel absolut botëror të karburanteve në Shqipëri, gërshetuar me cmimet e ulta krahësuese në rajon kanë pasoja të forta shkatërrueëe sidomos për prodhimin vendor dhe industritë, që rrezikojnë qartësisht rrezikun e falimentimit.

Cmimet e larta të karburanteve janë ndër faktorët kryesorë edhe të goditjes ndaj sektorit strategjik të turizmit në vitin 2022 në vazhdim.

The post Bordit nuk ia ndjen për çmimet në bursë, Konfindustria: Nafta duhej të ishte nën 200 lekë/litër, ndërhyni menjëherë appeared first on Albeu.com.

“Do të ketë pasoja shumë të rënda”, çfarë po paralajmëron presidenti Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me procesin e fiskalizimit.

Meta është shprehur se e mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Kreu i shtetit gjithashtu ka kërkuar që të ngrihet sa më parë komisioni hetimor parlamentar për nxjerrjen e përgjegjësve lidhur me skandalin e të dhënave.

“Pasi jam njohur zyrtarisht, si dhe duke vlerësuar interesin e madh publik, kushtetues, sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive euroatlantike të vendit, mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qindra mijë qytetarëve shqiptarë në dhjetor 2021 drejtpërdrejt nga agjensia shtetërore përgjegjëse AKSHI, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

U tërheq vëmendjen institucioneve shtetërore, që në rastin e ngjashëm të mundshëm të rrjedhjes së të dhënave masive të siguruara në kohe reale nga procesi i fiskalizimit me detyrim edhe nga dhjetra kompani private ndërmjetëse, pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa të skandalit të dhjetorit 2021.

Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

Mbështes gjithashtu kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale dhe financiare të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021”, ka shkruar Meta./albeu.com/

The post “Do të ketë pasoja shumë të rënda”, çfarë po paralajmëron presidenti Meta appeared first on Albeu.com.