konference per shtyp Archives - Albeu.com

Megaoperacioni ku u vu në pranga Xhevdet Plaku/ Policia: U arrestuan 7 persona, 3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë
Ditën e sotme, policia e Durrësit, ka zhvilluar një operacion në Gjirin e Lalzit, ku ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre edhe Xhevdet Plakun, i shpallur ishte në kërkim ndërkombëtar dhe që ishte arratisur nga një burg në Itali në muajin janar.

Operacioni u zhvillua në një restorant, ku të arrestuarit u kapën në flagrancë me armë zjarri me fishekë në fole, gati për përdorim.

Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, bëri publike detajet në një konferencë për shtyp, duke theksuar se aksioni u realizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Mes të ndaluarve, janë edhe persona të kërkuar ndërkombëtarisht, përfshirë Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan armë, municione, dhe para.

Njoftimi:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Vilson Bala, konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Enigma”.

Përshëndetje,

Faleminderit për praninë tuaj.

Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.

Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.

Theksojmë faktin se ky operacion është organizuar dhe zhvilluar në një kohë rekord, me profesionalizëm, duke u finalizuar me sukses pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë siç e citova dhe më lart, pasi 3 prej tyre i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje.

Në këtë kuadër, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të përfshirë në këtë operacion.

Duke përfituar nga rasti, dua të siguroj qytetarët e qarkut Durrës, se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për të goditur çdo veprimtari të kundërligjshme, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët nga mbarë bota, që frekuentojnë qarkun tonë.

I ftoj edhe një herë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin akoma më shumë Policinë vendore dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112, duke i garantuar për anonimat të sigurtë dhe ndërhyrje të menjëhershme profesionale nga shërbimet e Policisë. Bashkërisht ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

Ju faleminderit!

The post Megaoperacioni ku u vu në pranga Xhevdet Plaku/ Policia: U arrestuan 7 persona, 3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë appeared first on Albeu.com.

Ndodh gjatë konferencës për shtyp, bie tavani në stadiumin e klubit (VIDEO)
Barazimi 1-1 i Sunderlandit me Bristol City, mund të ishte ngjarja kryesore në fushë, por ishte konferenca për shtyp pas ndeshjes ajo që vodhi vërtetë shfaqjen.

Teksa trajneri i Sunderlandit foli me gazetarët për ndeshjen, një pjesë e tavanit në sallën e konferencave u shemb.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por momenti u kap nga kamera dhe tashmë ka mbledhur mbi 1 milion shikime.

Gazetari vendas James Copley, raportoi se fajtori pas dështimit dramatik të tavanit, ishte një rrjedhje uji nga katet sipër.

Pavarësisht dramës së vogël të çatisë, Sunderland po ecën mirë në fushë, duke u renditur i katërti në kampionat pas 20 raundeve me 37 pikë.

The post Ndodh gjatë konferencës për shtyp, bie tavani në stadiumin e klubit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kroacia, Dalic: Duam edhe më shumë, kam besim te lojtarët e mi
Zlatko Dalic ka dalë në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme të gjysmëfinales përballë Argjentinës. Dalic ka besim te Kroacia e tij, të cilëve nuk u ve kufij dhe se beson se mund të bëjnë mrekullinë.

“Të jesh në mesin e katër skuadrave më të mira në botë është një arritje e jashtëzakonshme, por ne duam më shumë. Arritja në një tjetër finale do të ishte momenti më i madh i të gjitha kohërave për kombëtaren tonë. Përpara kemi Argjentinën, një skuadër e frikshme e drejtuar nga Messi. Ne i kemi analizuar kundërshtarët dhe e dimë si luajnë, madje ata kanë më shumë presion se ne.

Unë jam optimist nga natyra, u besoj lojtarëve të mi, ata kanë karkater të madh dhe pa këtë nuk do të arrinin në gjysmëfinale. Është një ndeshje e shkëlqyer për të dyja vendet. Aksionet janë të larta, askush nuk e kursen veten. Pres një ndeshje solide, dinamike dhe të ndershme. Nuk do të përshtatemi me stilin e tyre të lojës, kundër Holandës pati shumë duele dhe situata të ashpra, absolutisht ne duam t’i shmangim dhe shpresojmë që arbitri të ketë kontroll të mirë të ndeshjes”, është shprehur tekniku i Kroacisë./ h.ll/albeu.com

The post Kroacia, Dalic: Duam edhe më shumë, kam besim te lojtarët e mi appeared first on Albeu.com.

Cila do të jetë lëvizja e radhës nga opozita? Berisha: Protesta deri në mosbindje civile
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se sulmit ndaj tij me grusht në protestën e opozitës, se kundërpërgjigja do të vijë përmes revolucionit.

“Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë. Përfundimi me sukses gjer tani dhe shpresoj që dhe të dielën që vjen i atyre balotazheve, shënon kurorëzimin e një procesi, festivali të vërtetë lirie. Nuk them të përsosur. Në PD e ka nxjerr këtë parti shumë herë më të fortë, ndaj kam mirënjohje të pakufishëm ndaj organizatorëve, konkurrenteve, komisionerëve, që dhuruan këtë proces. Tani qëllimi ynë është siç votuam brenda partisë, të votojnë dhe shqiptarët. Ne duam që shqiptarët të votojnë.

Nuk mund të kemi iluzion se me një kryeministër që në përputhje të aktit 3 të organizatës së kombeve të bashkuara po kryen gjenocid kundër shqiptarëve për shpërbërjen e tyre. Nuk kemi iluzion se do të kemi votë të lirë. Konstatoj me kënaqësi këtë të shqiptarët. Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush.

E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile.”, tha Berisha.

The post Cila do të jetë lëvizja e radhës nga opozita? Berisha: Protesta deri në mosbindje civile appeared first on Albeu.com.

U grushtua, Berisha: Agresori ishte agjent i policisë kriminale
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për mediat nmë selinë blu.

Berisha komentoi aktin e dhunës ndaj tij, duke u shprehur se kjo ishte e përgatitur nga Rama dhe se autori është agjent i policisë krimimale.

Berisha:

Sic u pa. Ishte një akt agresiv kriminal. Ajo që është më flagrante, është se personi është agjenti i policisë kriminale. Problem me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, tregon se gjithçka ishte përgatitur.

Në raste të tilla këto persona përdoren, jo ato që janë normalë. Edi Rama duke dashur të paraqesë veten duartjashtë tregoi se eshte 100% duarbrenda.

Këtu thuhetm dëgjoni se është interesante, “vertetim mjekesor, për tu perdorur kudo që nevojitet”, por ky vertetim nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se “ky mund të jetë i vitit 2018, pasi thotë se me këtë datë është paraqit në klinikë. Thotë po ashtu se episodi i fundit i vitit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike dhe më pas u kthye ne shtëpi i qetësuar.”

Kjo tregon se qeveria e kishte bërë gati për të juftifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale, i përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës/albeu.com

The post U grushtua, Berisha: Agresori ishte agjent i policisë kriminale appeared first on Albeu.com.

Lautaro: Nuk ka kohë për të humbur, gati për të sfiduar Meksikën
Lautaro Martinez, i cili foli së bashku me trajnerin Scaloni në konferencën për shtyp, foli kështu për ndeshjen kundër Meksikës dhe atë që Argjentina nuk duhet të bëjë për të shmangur një humbje të dytë.

“Ne ishim entuziastë për fillimin e Kupës së Botës dhe ta bënim atë me një fitore. Mendoj se humbëm për disa detaje dhe gabitem tona. Tani që humbja është pas nesh do të mendojmë për atë që kemi përpara, që është Meksika dhe mendoj se duhet të jemi të përgatitur për të përballuar ndeshjen që po vjen. Nuk ka kohë për të humbur në Kupën e Botës, duhet të reagojmë menjëherë.

Kujtimi i Maradonës? Ne e mbajmë gjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë. Për ne argjentinasit ai ishte një person shumë i rëndësishëm, por edhe për të gjithë futbollin botëror. Ne e kujtojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një ditë e trishtuar për të gjithë dhe shpresojmë që nesër t’i japim një gëzim.

Presioni për një humbje tjetër? Nuk ka presion, sepse ne kemi besim te puna jonë, në atë që po bëjmë, në stafin stërvitor dhe te secili prej nesh. Jemi të qetë. E kemi harruar atë që ndodhi ndaj Arabisë Saudite dhe tashmë mendojmë vetëm për Meksikën. Jemi të qetë dhe të sigurt se do të futemi në fushë ashtu siç duhet për të përfaqësuar këtë ekip, këtë komb”, është shprehur sulmuesi i Interit dhe Argjentinës./ h.ll/albeu.com

The post Lautaro: Nuk ka kohë për të humbur, gati për të sfiduar Meksikën appeared first on Albeu.com.

Cristiano Ronaldo: Mjaft u morët me mua, flas çfarë dua dhe kur të dua
Një konferencë për shtyp surprizë e Cristiano Ronaldos, i cili nga Katari ka ngritur zërin rreth akuzave të cilëve i bëjnë.

“Vetëm pyesni shokët e skuadrës për mua, thjesht bëni pyetje rreth Kupës së Botës. Gjithsesi jam antiplumb, kam një xhaketë çeliku. Bëra shaka me Bruno Fernandes në dhomat e zhveshjes pasi ai mbërriti me vonesë dhe bëra shaka duke i thënë se a ka ardhur me anije. E njëjta gjë me Cancelo, ai ishte pak i mërzitur dhe unë po mundohesha t’i ktheja humorin.”

Gjithashtu gazetarët e pyetën CR7 për intervistën në të cilën ai kritikoi Manchester United.

“Unë flas kur të dua, gjej gjithmonë kohën e duhur për të folur. Ndonjëherë shkruhen të vërteta dhe ndonjëherë gënjeshtra. Por të gjithë e dinë se kusha jam dhe në çfarë besoj”./ h.ll/albeu.com

The post Cristiano Ronaldo: Mjaft u morët me mua, flas çfarë dua dhe kur të dua appeared first on Albeu.com.

Edi Reja: Unë dua të vazhdoj, por nuk varet vetëm nga unë
Në prag të ndeshjes miqësore të Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Armenisë, në orën 17:30, në stadiumin “Air Albania”, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili ka analizuar këtë sfidë.

“E kemi thënë shpesh si është situata e kontratës. Unë nuk kam probleme, janë të tjerët që vendosin. Ky është një diskutim për mediat dhe presidentin se është ai që bën konkluzionet. Mendoj se është bërë mirë, duhet vetëm të fshijmë vetëm periudhën e fundit, me Izraelin e Islandën kishte pritshmëri për ndonjë rezultat më shumë.

Më vjen keq, ka pasur edhe episode. Nëse do të hiqnim kohët shtesë, mund të ishim në kryesim se aty pësuam gol. Më vjen keq për djemtë e të gjithë. Kjo është situata. Unë ndjej se mund të vazhdoj, por nuk më takon mua të jap vlerësimin.

Tani po punojmë me të rinjtë, po afrojmë disa, po shoh lojtarët e kampionatit shqiptar dhe do të mundohem të aktivizoj ndonjë, se kanë treguar se mund të jenë pjesë, por janë të rinj. Do t’i shohim e vlerësojmë hap pas hapi me kalimin e kohës.

Ndonjë gjë duhet përmirësuar në aspektin e mentalitetit se mungon në pjesë të ndeshjes. E diskutojmë prej kohësh, ishim përmirësuar sa i përket tensionit, por në periudhën e fundit u përsërit. E kemi folur e rifolur, kemi parë videot, jemi të ndërgjegjshëm për defektet e problemet tona.

Kohët e fundit disa episode na shkuan keq, edhe në ndeshjen ndaj Italisë kemi bërë më shumë se në ndeshjet e tjera, meritonim ndonjë gol më shumë. Duhej të bënim më shumë edhe në fazën mbrojtëse dhe qetësinë në fazën e konkludimit në portë.

Por aty janë karakteristikat e lojtarëve që vendosin se janë ata që të bëjnë gol. Po flisnim me Hysajn për Imobilen, ata janë pa Imobilen prej shumë kohësh, ai është një lojtar që kur gjuan në zonë të bën gol.

Nëse do të gjenim një lojtar që të konkretizon të gjithë punën që bëjmë, do të ishte e shkëlqyer. Ne po punojmë, po punojmë mirë, po bëjmë gjithçka në fazën konkluese, por është edhe fat. Se ndonjëherë gjuan keq e bën gol. Por kjo është pjesë e futbollit, e mendoj dhe e kam thënë që dua të shoh paraqitjen.

Nuk e kemi bërë në pjesën e parë, por në të dytën e interpretuam mirë. Mua më interesonte të shihja a ishim kompetitivë, edhe pse mungonin lojtarë. Kemi bërë një grup të mirë dhe nëse të gjithë e ndjejnë këtë fanellë, është e qartë që aspekti karakterial dhe Dëshirës kalon mbi cilësinë shpesh. Në këtë pikëpamje, ekipi është rritur shumë.

Nuk është puna për të gjetur lojtarë, por për fat të keq koha kalon dhe dikush duhet të largohet nga kombëtarja për çështje moshe. Unë po vlerëosj, ne po shohim rreth 40 lojtarë, tani po ngutemi, pasi objektivi është kualifikimi në Europian. Por duhet të luash shanset që ke.

Ndaj po shoh lojtarë të rinj, edhe mosha bën të vetën dhe bëhet e vështirë, se është çështja e harmonisë në skuadër. Është një gjë të punosh 3-4 vite me një grup, por afrimi i të rinjve bëhet më i vështirë integrimi.

Por duhet të veprojmë shpejt se në mars nisin kualifikueset, ndaj nga kjo pikëpamje duhet të vlerësoj aspektin karakterial që nuk do të ketë probleme në grup, që kush vjen, duhet të luajë për Shqipërinë, luan apo jo.

Duhet të ketë një sjellje shumë pozitive, vlen më shumë të jesh një grup se të kesh cilësi të mira, por nuk integrohesh mirë dhe bën dëme. Nga kjo pikëpamje, nga ndeshjet e ardhshme zyrtare, nuk do të ndodhë më, pasi do të bëj zgjedhje përfundimtare. Prej një viti e tre ditë nuk fitojmë, është shumë, nuk jam mësuar kështu. Armenia është një test i rëndësishëm, edhe unë duhet të bëj zgjedhje që të luajnë disa të rinj, që duhet ti shoh në ndeshje miqësore.

Nuk di të them për çështjen e rezulatit, por dua të shoh disa lojtarë që mund t’i besojmë në të ardhmen. Janë të rinj që janë në Shqipëri dhe mund t’i aktivizoj nesër.

Mua më intereson ti shoh, nuk dua të krijoj pritshmëri, por shpresoj të më japin paraqitjen si në klubet  e tyre. Kanë bërë mirë me Katarin e Arabinë Saudite, tani pres përmirësim. Do të më pëlqente edhe mua të fitonim, se ka kaluar një vit dhe t’i jepnim fund e të niste një jetë e re”, shprehet Reja./ h.ll/albeu.com

The post Edi Reja: Unë dua të vazhdoj, por nuk varet vetëm nga unë appeared first on Albeu.com.

Pioli: Nuk po ndjekim askënd, ne jemi Milan. Fiorentina? Respekt për atë klub
Pas barazimit zhgënjyes ndaj Cremonese, Milani do të tentojë ta mbyllë sa më mirë vitin 2022 duke pritur në San Siro Fiorentinën, në ndeshjen e vlefshme për ditën e 15-të të kampionatit të Serisë A dhe të planifikuar për nesër në orën 18:00. Stefano Pioli prezanton ndeshjen në një konferencë për shtyp.

A është një prag ndjenjash dhe qëllimesh të mira?

“Nga ndjenjat po: Gazidis mund t’i uroj vetëm të mirat për jetën private dhe profesionale, dje na përshëndeti dhe na gëzoi shumë. Furlani do t’i japë vazhdimësi rrugës dhe projektit të klubit. Synime të mira gjithashtu, ne vijmë nga një paraqitje e keqe dhe ne duam të bëjmë një më të mirë”.

Çfarë do të thotë të fitosh nesër?

“Fitorja do të thoshte shumë, domethënë të mos dorëzoheshim në një renditje që nuk na pëlqen për momentin. Kampionati është i gjatë, ka mundësi për t’u rikthyer në garë duke luajtur në nivelin tonë. Ka shumë pikë në dispozicion, jemi vetëm në nëntor. Viti 2022 ka qenë shumë pozitiv për ne, por nuk duhet të ndalemi”.

Shumë kritika për blerjet e reja?

“Mentaliteti ynë është konstruktiv, mendimi që ekziston jashtë nuk na intereson aq shumë, unë besoj në cilësitë e lojtarëve të mi. Është normale t’u japim të rinjve kohën e nevojshme për t’u përshtatur. Këtu ekziston një rregull, të kërkosh ndihmë do të thotë të bëni gjithçka për të bërë gjërat së bashku”.

Kjaer tha se Milanit i mungojnë disa detaje…

“Aspekti mendor bën gjithmonë diferencën, por edhe tekniko-taktik, ka pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjet, por gjithashtu besoj se skuadra ime ka shumë bagazhe të njohurive për të zgjidhur çdo situatë që mund të zhvillohet. Me Cremonese ne kemi gabuar plotësisht minutazhet e lojës, duke mos bërë atë që duhej për të theksuar mbrojtjen e tyre”.

Çfarë prisni nga Fiorentina?

“Respekt i madh për ta, por ne duhet të qëndrojmë të fokusuar në performancën tonë, ne mund ta përcaktojmë atë dhe shumicën e kohës arrijmë të sjellim një rezultat pozitiv”.

A jeni anti-Napoli?

“Është e gabuar që ne të mendojmë për kundërshtarët tanë, ne jemi Milani, duhet të luajmë në një nivel të lartë dhe të shënojmë shumë pikë. Nuk kemi referenca, askënd për të ndjekur, por vetëm dëshirë për t’u shprehur sa më mirë ne mundemi.”

Çfarë ndodh me Leaon?

“Nuk është aq e lehtë të mbash një nivel të lartë të performancës duke luajtur kaq shumë, por një me cilësitë e tij duhet të ketë sukses”./ h.ll/albeu.com

The post Pioli: Nuk po ndjekim askënd, ne jemi Milan. Fiorentina? Respekt për atë klub appeared first on Albeu.com.

Ancelotti: Cilësia nuk mjafton, jemi të zhgënjyer
Në fund të ndeshjes ndaj Rayo Vallecano, Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp pas humbjes duke analizuar ndeshjen.

“Kemi bërë gabime. Na mungonte forca që kishte kundërshtari. Nuk mjaftoi për të barazuar ndeshjen, kishim një nivel më të ulët se ata.

A kemi humbur se djemtë e kanë mendjen te Kupa e Botës? Unë nuk mendoj se është kjo. Ne nuk jemi të freskët sepse kemi luajtur kaq shumë ndeshje. Nuk kemi qenë të freskët, nuk jemi aq mirë si më parë, por është normale, kampionati është shumë i gjatë.

Vinicius? Ai ka humbur shumë duele. Ishte një ndeshje e vështirë për të dhe për të gjithë. Gjithmonë ka bërë paraqitje të shkëlqyera, vetëm sot nuk ka pasur nivelin e herëve të tjera.

Jam i zhgënjyer. Pjesa e parë e sezonit shkoi shumë mirë, më mirë se kurrë. Nuk jam i zhgënjyer me ekipin, por me karakteristikat. Kemi humbur forcën, nëse nuk i përgjigjesh intensitetit, cilësia teknike nuk mjafton”, është shprehur Ancelotti./ h.ll/albeu.com

The post Ancelotti: Cilësia nuk mjafton, jemi të zhgënjyer appeared first on Albeu.com.