konferenca nderqeveritare Archives - Albeu.com

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i BE-së: Moment i rëndësishëm për negociatat, Shqipëria përcakton kriteret përmbyllëse për Grupkapitullin 1
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas Konferencës së fundit Ndërqeveritare Shqipëri–BE, të mbajtur një ditë më parë në Bruksel, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Në një seri reagimesh në “X”, Delegacioni i BE-së thekson se mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është shënuar një hap domethënës, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1, i njohur si “Themelorët”.

Sipas njoftimit, ky grupkapitull përfshin fusha kyçe si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike që lidhen me procesin e integrimit.

“BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1: Themeloret. Ky grupkapitull përfshin tema si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike”, thuhet në postimin e parë të delegacionit.

Në një tjetër reagim, delegacioni thotë: “Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Evropian! Në takimin e sotëm të Konferencës së Anëtarësimit, u përcaktuan kriteret përmbyllëse për Grupkapitullin 1! Ky është një hap përpara për Shqipërinë dhe përcakton reformat e objektivat që duhet të përmbushen në fusha si drejtësia, të drejtat themelore, siguria dhe kontrolli financiar.

The post Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i BE-së: Moment i rëndësishëm për negociatat, Shqipëria përcakton kriteret përmbyllëse për Grupkapitullin 1 appeared first on Albeu.com.

Konferenca Ndërqeveritare, Marta Kos: SPAK, institucioni më i besueshëm! Janë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave, veçanërisht në fushën e drejtësisë.

Kos deklaroi se reformat në drejtësi kanë sjellë rezultate konkrete, duke përmendur procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, si edhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Sipas saj, krijimi i SPAK-ut ka qenë një ndër zhvillimet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kemi pasur ngritjen e SPAK-ut, strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është institucioni flamurtar antikorrupsion në Shqipëri, i cili ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri”, deklaroi Komisionerja.

Në fjalën e saj, ajo shtoi se Bashkimi Europian tashmë ka përcaktuar edhe objektivat përfundimtare për kapitujt më të rëndësishëm që lidhen me shtetin e së drejtës, drejtësinë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Jemi këtu për të shënjuar një hap të madh të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, pas Malit të Zi. Në vitin 2024, Shqipëria është e dyta nga vendet tona kandidate që ka plotësuar piketat e ndërmjetme të shtetit të së drejtës, të caktuara në vitin 2024. Dhe kjo është një arritje për t’u kremtuar, është vlerësim i punës së madhe prej më shumë se një dekade, sepse nuk është diçka që ndodh brenda ditës.

Kështu që, kur konfirmojmë këto piketa të ndërmjetme për shtetin e së drejtës, konfirmojmë që puna juaj në këtë fushë ka qenë e suksesshme. Janë miratuar ligje për të mbrojtur të drejtat themelore dhe grupet në nevojë. Hapa vendimtarë janë hedhur për t’u siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë të drejtë për një proces të rregullt ligjor.

Kemi parë vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së gjyqësorit, që kanë ulur ndikimin e politikës në gjyqësor. Kemi pasur ngritjen e SPAK-ut, strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është institucioni flamurtar antikorrupsion në Shqipëri, i cili ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri.

Kjo reflekton mbështetjen e fortë të popullit shqiptar për reforma të thella në sistemin e drejtësisë. Dhe fuqia transformuese e anëtarësimit në BE duhet, më së pari dhe mbi të gjitha, të ndihet nga shqiptarët vetë.

Ky është një themel i fortë për të punuar mbi të, për të arritur këtë rrugë kilometrike. Sot ne po vendosim me vetëbesim termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit në BE. Sot kemi vendosur objektivat e fundit. Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm, për shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, për sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

The post Konferenca Ndërqeveritare, Marta Kos: SPAK, institucioni më i besueshëm! Janë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

Negociatat/ Rama: Mister i gëzueshëm, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit! 2030 do jetë edhe Viti Europian i Naimit
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar si një “mister të gëzueshëm” përkimin e avancimit të negociatave me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashëri.

Rama bëri të ditur se është dhënë “drita jeshile” për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimi Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila pritet të mbahet nesër.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë e cilësoi Naim Frashërin si “udhërrëfyesin gjenial” të aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke përmendur shprehjen simbolike të poetit: “Diellit që lind andej nga perëndon”.

“Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES

Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”.

Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë.

Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar.

Javë të mbarë

The post Negociatat/ Rama: Mister i gëzueshëm, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit! 2030 do jetë edhe Viti Europian i Naimit appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski pas konferencës ndërqeveritare: Sot, dita e shkrimit të një kapitulli të ri
Pas plot 17 viteve po hapen dyert e BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë më meritorë janë qytetarët e saj, kështu u shpreh sot në Bruksel, menjëherë pas konferencës së parë ndërqeveritare kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.

“Qytetarët e RMV-së janë më meritorët për ditën e sotme. Pas plot 17 viteve po hapen dyert për integrim në BE. Sot është dita kur po fillojmë të shkruajmë një kapitull të ri. Sot është një ditë historike për vendin tonë. Kjo ditë i përkushtohet qytetarëve tanë. Për të realizuar këtë qëllim strategjik kemi punuar shumë, kemi sjellë vendime të cilat kërkojnë shumë guxim dhe mençuri. BE-ja na pranon si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, kjo është siguruar për gjithmonë, për këtë nuk do të diskutohet asnjëherë. Jam i bindur se ndihma që BE-ja do ta afroj në periudhën e ardhshme do të ndikoj për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë. Po ndërtojmë një shoqëri demokratike dhe evropiane”, tha Kovaçevski.

The post Kovaçevski pas konferencës ndërqeveritare: Sot, dita e shkrimit të një kapitulli të ri appeared first on Albeu.com.