Kondicioneri Archives - Albeu.com

Uji i kondicionerit mund të ripërdoret për lulet, pastrimin e xhamave dhe hekurin me avull
Një mundësi praktike dhe pa kosto që shumë familje e lënë pas dore, ndonëse një klimë mund të prodhojë deri në 20 litra ujë në ditë

Në ditët e nxehta të verës, një kondicioner i zakonshëm mund të grumbullojë nga 5 deri në 20 litra ujë brenda një dite. Në vend që ky ujë të rrjedhë në fasadë dhe të krijojë shqetësime me fqinjët, ai mund të përdoret me shumë leverdi për nevoja të ndryshme në shtëpi, pasi kondensati i kondicionerit ka përbërje kimike shumë të afërt me ujin e distiluar.

Në këtë ujë nuk gjenden klor, minerale apo gëlqere. Megjithatë, specialistët theksojnë se ai nuk duhet konsumuar në asnjë rast, sepse mund të ketë pluhur nga tubacionet, gjurmë metalesh, myk dhe baktere.

Ndihmë e mirë për bimët

Uji i kondicionerit u përshtatet shumë luleve që nuk e tolerojnë gëlqeren në tokë, si orkidetë, zambakët aromatikë, fierët dhe kalateat. Po ashtu, ai pëlqehet edhe nga barbarozat, lulet e oborrit dhe domatet e mbjella në vazo.

Nga ana tjetër, për bimët që kërkojnë ujë më të fortë dhe përmbajtje mineralesh, si sukulentët dhe kaktusët, rekomandohet më tepër uji i zakonshëm i rubinetit.

Xhama dhe veturë të pastra pa njolla

Për shkak se nuk ka gëlqere, ky ujë nuk lë shenja të bardha pasi thahet. Ai është shumë i përshtatshëm për pastrimin e xhamave me leckë mikrofibre, si edhe për larjen e veturave të errëta, karrigeve plastike apo pllakave, pa qenë nevoja për një fshirje të dytë.

Zëvendësim pa pagesë për hekurin me avull

Një nga problemet më të zakonshme të hekurave është dëmtimi nga krijimi i gëlqeres. Uji që del nga kondicioneri mund të përdoret në vend të ujit të distiluar që blihet në dyqan, sepse nuk krijon mbetje në rezervuar.

I përshtatshëm edhe për pajisjet me avull

Pikërisht për të njëjtën arsye, ky ujë shkon shumë mirë edhe për pastruesit me avull dhe për lagështuesit e ajrit që përdoren në shtëpi.

Mund të përdoret edhe për akumulatorët

Edhe shoferët që vazhdojnë të përdorin akumulatorë të vjetër me plumb mund ta shfrytëzojnë këtë ujë për mbushjen e sigurt të qelizave të tyre.

Zgjidhje edhe për shpëlarjen e tualetit

Një shpëlarje e vetme e tualetit harxhon rreth gjashtë litra ujë të pijshëm. Nëse tubi i kondicionerit drejtohet në një kovë më të madhe, mund të sigurohen disa shpëlarje falas gjatë ditës.

I dobishëm për larjen e dyshemeve dhe pllakave

Për pastrimin e përditshëm të shkallëve, dyshemeve ose pllakave të banjës, kondensati i kondicionerit shërben po aq sa uji i çezmës.

Si të mblidhet siç duhet uji i kondicionerit?

Për të shmangur shqetësimet me fqinjët, mënyra më praktike është zgjatja e tubit të kondicionerit me një gyp PVC dhe drejtimi i tij në një kovë ose bidon.

Është thelbësore që ena të ketë kapak, në mënyrë që uji i ndenjur të mos kthehet në vatër mushkonjash gjatë vapës. Nëse në ballkon përdoret një shishe plastike, ajo duhet zbrazur çdo mbrëmje.

The post Uji i kondicionerit mund të ripërdoret për lulet, pastrimin e xhamave dhe hekurin me avull appeared first on Albeu.com.

Këto janë dëmet që i shkakton kondicioneri shëndetit tuaj
Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes. Në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë do të gjeni të listuara pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Lodhje dhe dhembje koke

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.

Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.

Ndotje e ajrit

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme.

Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

Tharje e lëkurës

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

Vizita të shpeshta tek mjeku

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.

Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur./AgroWeb.org

The post Këto janë dëmet që i shkakton kondicioneri shëndetit tuaj appeared first on Albeu.com.

Cila është temperatura ideale për kondicionerin në ditët e nxehta të verës
Kondicioneri është pajisja elektrike e preferuar në shtëpi gjatë muajve të verës për shumë njerëz.

Në mënyrë që kondicioneri juaj të funksionojë në mënyrë efikase, është e rëndësishme të vendosni termostatin në një temperaturë të përshtatshme që do të sigurojë atë që dëshironi. Është gjithashtu e rëndësishme që të keni zgjedhur kondicionerin e madhësisë së duhur për metra katrorë të hapësirës suaj. Nuk duhet të kishit zgjedhur një kondicioner më të vogël se sa i duhet hapësirës, pasi kjo do të konsumojë më shumë energji elektrike dhe nuk do të arrijë kurrë të arrijë temperaturën që dëshironi.

Për ta mbajtur kondicionerin të funksionojë siç duhet, shmangni vendosjen e termostatit mbi 26°C ose nën 23°C, veçanërisht në ditët shumë të nxehta. Kështu, ju do të siguroni temperaturën ideale dhe funksionimin ekonomik të kondicionerit tuaj. Pra, temperatura ideale është rreth 25 gradë, pavarësisht sa nxehtë është jashtë.

The post Cila është temperatura ideale për kondicionerin në ditët e nxehta të verës appeared first on Albeu.com.

Kjo është temperatura në të cilën duhet mbajtur kondicioneri në këto ditë të nxehta vere
Nuk ka ndjesi më të mirë sesa ajri i freskët në shtëpi pas një ecjeje në vapë.

Shpesh në verë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.

Por a është kjo mënyra e duhur dhe sa është temperatura ideale? Ka disa faktorë që përcaktojnë se sa duhet të keni temperaturën e ambientit ku rrini, gjatë stinës së verës.

Ka shumë të vërteta në thënien se nuk është temperatura, por lagështia ajo që ka rëndësi.

Kur është nxehtë, është lagështia e ajrit që i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet. Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.

Në fakt, për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë.

Kur ajri është i thatë, ndiheni rehat.

Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është zvogëlimi i lagështisë në shtëpinë tuaj. Për fat të mirë, kondicionerët e kryejnë shumë mirë këtë punë.

Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë. Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë më specialitët.

Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë.

Temperatura e kondicionerit, duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë Celcius.

Nëse ju do të ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.

Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambjentit ku flini.

Sipas të dhënave temperatura e dhomës ku flini duhet të jetë rreth 28-29 gradë nëse flini të veshur lehtë dhe 18-19 gradë nëse flini të veshur disi më shumë.

Për çdo gradë që rrisni në kondicionerin tuaj, ju kurseni 3 deri në 5% në shpenzimet e energjisë, pasi kondicioneri do të punojë në mënyrë më normale dhe nuk do t’i duhet shumë energji.

Ky kursim është një arsye më shumë për të mos e ulur temperaturën e kondicionerit dhe sigurisht, arsyeja kryesore është se luhatja e temperaturës mund t’ju shkaktojë dëme në shëndetin tuaj.

The post Kjo është temperatura në të cilën duhet mbajtur kondicioneri në këto ditë të nxehta vere appeared first on Albeu.com.

Cila është temperatura ideale e kondicionerit në stinën e verës
Nuk ka ndjesi më të mirë sesa ajri i freskët në shtëpi pas një ecjeje në vapë.

Shpesh në verë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.

Por a është kjo mënyra e duhur dhe sa është temperatura ideale?

Ka disa faktorë që përcaktojnë se sa duhet të keni temperaturën e ambientit ku rrini, gjatë stinës së verës.

Ka shumë të vërteta në thënien se nuk është temperatura, por lagështia ajo që ka rëndësi.

Kur është nxehtë, është lagështia e ajrit që i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet.

Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.

Në fakt, për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë.

Kur ajri është i thatë, ndiheni rehat.

Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është zvogëlimi i lagështisë në shtëpinë tuaj. Për fat të mirë, kondicionerët e kryejnë shumë mirë këtë punë.

Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë. Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë më specialitët.

Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë.

Temperatura e kondicionerit, duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë Celcius.

Nëse ju do të ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.

Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambjentit ku flini.

Sipas të dhënave temperatura e dhomës ku flini duhet të jetë rreth 28-29 gradë nëse flini të veshur lehtë dhe 18-19 gradë nëse flini të veshur disi më shumë.

Për çdo gradë që rrisni në kondicionerin tuaj, ju kurseni 3 deri në 5% në shpenzimet e energjisë, pasi kondicioneri do të punojë në mënyrë më normale dhe nuk do t’i duhet shumë energji.

Ky kursim është një arsye më shumë për të mos e ulur temperaturën e kondicionerit dhe sigurisht, arsyeja kryesore është se luhatja e temperaturës mund t’ju shkaktojë dëme në shëndetin tuaj.

The post Cila është temperatura ideale e kondicionerit në stinën e verës appeared first on Albeu.com.

A duhet lënë kondicioneri ndezur gjatë natës?
Ditët e mëparshme kemi qenë dëshmitarë të temperaturave tropikale dhe një ndryshim të papritur të motit.

Temperaturat maksimale variuan deri në 36 gradë celcius dhe më e keqja është gjatë natës kur mezi flini për shkak të vapës.

Në dëshirën për t’u ftohur, shumë veta i ndezin kondicionerët në vetëm 20 gradë, edhe pse jashtë është 15 gradë më lart dhe ndonjëherë kondicionerët punojnë pa ndërprerje.

Mjekët këshillojnë se kjo nuk është e shëndetshme dhe se temperatura duhet të rregullohet në mënyrë që diferenca jashtë të mos jetë më shumë se disa gradë, maksimumi deri në tetë. Mirëpo, duke qenë se situata nuk është më e mirë as gjatë mbrëmjes, shumë po pyesin se si ta freskojnë banesën, e të mos zgjohen të nesërmen me muskuj të ngurtësuar.

Biserka Obradoviq ka shpjeguar se si të ftohen dhomat dhe ka shpjeguar pse nuk është mirë të lihet kondicioneri i ndezur gjatë natës, edhe pse temperatura është e padurueshme edhe në atë kohë.

“Ne nuk mund të flemë me kondicioner ndezur nëse është në dhomën e gjumit, por para se të flini është e nevojshme të ftohen dhomat, domethënë të ndizni kondicionerin në një dhomë tjetër ose të ftohni dhomën e gjumit nëse pajisja është në të dhe më pas fikeni”, tha ajo.

Prandaj, kondicioneri nuk duhet të funksionojë gjithë natën në dhomën ku flini, por është në rregull nëse është në dhomë tjetër dhe ajri i ftohur arrin në atë ku flini.

“Nëse kemi një kondicioner në dhomën tonë të gjumit, atëherë duhet të freskojmë apartamentin dhe më pas të fikim pajisjen, nëse na zë gjumi atëherë mund të ngrijmë, sepse rreth 90 për qind e njerëzve të tillë shkojnë te mjeku. E gjithë kjo vlen për foshnjat dhe për pacientët kronikë, por është shumë e rëndësishme që klima të pastrohet”, ka shpjeguar Obradoviq.

The post A duhet lënë kondicioneri ndezur gjatë natës? appeared first on Albeu.com.

Kondicioneri jo më shumë se 22 gradë, eksperti tregon si të kursejmë energjinë
Orjon Islamaj, nga Agjencia e Eficencës së Energjisë dha disa këshilla se si të menaxhojmë pajisjet elektroshtëpiake në mënyrë që fatura e energjisë të mos na vrasë xhepin.

Në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania, eksperti tha se kondicioneri është pajisja që harxhon më shumë energji, ndaj duhet graduar me kujdes.

Ai këshilloi që kondicioneri nuk duhet të gradohet më shumë se 22 gradë. Kjo sipas tij është temperatura ideale që e ndryshon ndjeshëm për mirë konsumin.

“Ambienti duhet të jetë i izoluar mirë, të mos hyjë ajri, temp 29-30 gradë është e gabuar. 22 gradë është  temperatura ideale, ndryshon shumë konsumi me një diferencë të ndjeshme”, tha Islamaj.

Ai sugjeroi që dushi të mos hiqet nga priza nëse përdoret shumë gjatë ditës, teksa theksoi se kjo elektro-shtëpiake ka një pjesë të konsiderueshme të faturës së energjisë, nga 15-20 mijë lekë.

Një nga elektroshtëpiaket që harxhon edhe më shumë energji pas kondicionerit dhe dushit është furra e pjekjes.

Furra harxhon deri në 200 kwh në muaj në varësi të përdorimit, shpjegoi eksperti, ndërsa shtoi se këshillohet që furra të përdoret rreth 70 herë në vit.

The post Kondicioneri jo më shumë se 22 gradë, eksperti tregon si të kursejmë energjinë appeared first on Albeu.com.

E thotë mjekja: Kondicioneri është arsyeja kryesore pse po shtoni peshë në verë
Studimet kërkimore tregojnë një lidhje të qartë midis temperaturave të qëndrueshme të ambientit dhe oreksit. A ka vërtet prova shkencore të lidhjes midis temperaturës dhe oreksit? Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më pak oreksi. Pra, duket e qartë se nëse jetojmë dhe hamë në vende me ajër të kondicionuar, do të hamë më shumë dhe do të shëndohemi.

María José Castro, një mjeke e specializuar në të ushqyerit në Universitetin e Valladolidit, thotë:

“Është e qartë se kur hani në temperatura më të ftohta, hani më shumë… Një trup në pushim ka një nivel të caktuar të shpenzimi i energjisë, ajo që ne e quajmë ritmi bazë i energjisë dhe qeniet njerëzore janë homeotermike. Kjo do të thotë se ne jemi në gjendje të rregullojmë metabolizmin tonë për të mbajtur një temperaturë konstante të trupit, pavarësisht nga temperatura e ambientit. Edhe trupi përdor ushqimin për të prodhuar energjinë që e mban atë në një temperaturë konstante”.

Marrëdhënia midis temperaturës dhe oreksit

Kjo lidhje midis temperaturës dhe oreksit është vërtetuar nga shumë studime kërkimore. Që në vitin 1963, një studim duke përdorur minjtë si subjekte testuese tregoi se, kur u ekspozuan ndaj një temperature prej 35° C, minjtë hëngrën vetëm 10% të asaj që konsumuan në 24° C. Në 40 °C, ata ndaluan së ngrëni fare. Por nuk janë vetëm minjtë që hanë më pak kur ambienti i jashtëm është i ngrohtë. Një studim i kryer nga Universiteti i Birmingamit tregoi se për çdo shkallë rritje të temperaturës së ambientit, njerëzit hanin 85.9 kalori më pak se ushqimi që iu dha.

Në fakt nuk ka studime të fokusuara në mënyrë specifike në vërtetimin se ajri i kondicionuar kontribuon në shtimin e peshës. Por ka studime që tregojnë se të jetuarit në mjedise vetëm me luhatje të lehta të temperaturës shkakton shtim në peshë.

Studimi

Një studim i publikuar gjithashtu nga studiues nga Universiteti i Birminghamit zbuloi: “Me miratimin e gjerë të kontrollit të klimës, njerëzit në shoqërinë moderne janë të mbrojtur nga ekstremet e temperaturës dhe kalojnë një sasi në rritje të kohës në një gjendje termikisht të rehatshme ku kërkon energji”. Me fjalë të tjera, për shkak se trupi ynë nuk nxehet ose ftohet aq shumë, ne kemi nevojë për më pak energji për të mbajtur një temperaturë konstante të trupit.

Është një përfundim logjik, nëse hamë të njëjtën sasi, por trupi ynë ka nevojë për më pak ushqim për të prodhuar energji, se ushqimi i tepërt do të kthehet në peshë shtesë. Hulumtimi mbi këtë temë është pjesë e interesit të përgjithshëm shkencor për zbulimin e shkaqeve të epidemisë globale të obezitetit. Ajo që është e qartë është se gjenetika njerëzore nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe, kështu që shkaqet e obezitetit duhet t’i atribuohen faktorëve mjedisorë.

Shkaqet e obezitetit

Për një kohë të gjatë, të gjithë vunë në dukje dy shkaqe kryesore të obezitetit, të cilat përfshijnë rritjen e konsumit të ushqimit dhe një mënyrë jetese të ulur. Por shumë shkencëtarë besuan se duhet të ketë arsye të tjera, dhe disa prej tyre po vihen në fokus. Reduktimi masiv i përdorimit të duhanit thuhet se ka ndikuar në rritjen e normave të obezitetit. Gjithashtu, konsumi më i lartë i medikamenteve të caktuara, duke përfshirë ilaçet kundër depresionit, kontraceptivët dhe antihistaminet, duket se ka një efekt në obezitetin. Të gjithë këta faktorë plus përdorimi i ajrit të kondicionuar me sa duket na bëjnë më pjellorë.

The post E thotë mjekja: Kondicioneri është arsyeja kryesore pse po shtoni peshë në verë appeared first on Albeu.com.

Nuk ju punon mirë kondicioneri? Mos thërrisni teknikun, ja si ta pastroni vetë me këtë produkt
Nuk ka aleat më të mirë në “luftën” kundër vapës sesa kondicioneri. Megjithatë, shumë njerëz harrojnë se kondicionerët duhet të mirëmbahen. Kur flasim për mirëmbajtje, më së shumti nënkuptojmë filtrat që ndodhen në vetë pajisjen dhe mbi të cilët me kalimin e kohës grumbullohen pluhuri dhe bakteret.

Nëpërmjet ajrit, ato mund të arrijnë lehtësisht në mushkëritë e njeriut dhe të shkaktojnë shumë sëmundje. Për këtë arsye është e nevojshme që të pastrohen filtrat. Nëse filtrat nuk janë shumë të ndotur, mund t’i pastroni vetë. Pastroheni filtrin me ujë dhe pak detergjent.

Nëse shtoni pak dezinfektues do të jeni të sigurt që të gjitha mikrobet e dëmshme janë shkatërruar. Pas larjes, lëreni filtrin të thahet. Duhet të jetë plotësisht e thatë në mënyrë që ta vendosni në kondicioner dhe sigurisht. Rekomandohet pastrimi i kondicionerit çdo 6 muaj.

Nëse e përdorni për ngrohje gjatë dimrit, atëherë çdo 3 muaj.

The post Nuk ju punon mirë kondicioneri? Mos thërrisni teknikun, ja si ta pastroni vetë me këtë produkt appeared first on Albeu.com.

Mos merrni veten në qafë, këshillat që ju duhen para se të ndizni kondicionerin këto ditë të nxehta
Ti mbijetosh të nxehtit të verës nuk është aspak e lehtë, ndaj zgjidhja më e përdorur është kondicioneri. E ndezim sapo hyjmë në shtëpi dhe nuk e fikim më, madje as kur flemë.

Por kondicioneri nuk është gjithmonë zgjidhja më e shëndetshme, ndaj duhen mbajtur parasysh disa këshilla për të mos u zgjuar me dhimbje koke apo në gjymtyrë nga ekspozimi i gjatë nga temperaturat e ulëta.

Gjeni temperaturën e duhur-Vendosni në kondicionerë një temperaturë 6-7 gradë më të ulët nga ajo që është jashtë.

Drejtimi i ajrit– Mos e drejtoni asnjëherë kondicionerin drejt vetes, por në drejtim lartë ose poshtë, në varësi të vendit ku është pozicionuar, në mënyrë që të mos ftoheni.

Fikeni gjatë natës-Para se të bini të flini sigurohuni ose që ta keni fikur kondicionerin, ose ta programoni që të fiket për një orë. Kjo pasi me gjumi me kondicioner ndezur shton dhimbjen e kokës, dhimbjet e fytit dhe ato muskulore.

Pastroni filtrat– Mos harroni që të pastroni filtrat, në mënyrë që të mos thithni pluhurin dhe bakteret që mbledhin. Nëse filtrat janë të pista rrezikoni që të prekeni nga alergjitë apo probleme në frymëmarrje.

The post Mos merrni veten në qafë, këshillat që ju duhen para se të ndizni kondicionerin këto ditë të nxehta appeared first on Albeu.com.