koncesioni i sterilizimit Archives - Albeu.com

Koncesioni i sterilizimit/ SPAK i komunikon akuzën, Beqaj: Në 50 muaj prokuroria nuk hetoi dy elementët kryesorë
Ish-ministri Ilir Beqaj, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ka folur për mediat pas komunikimit të akuzave nga SPAK.

Ai u shpreh se prokuroria në 50 muaj, nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterilizimeve.

Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen.

Ilir Beqaj: “U komunikua përfundimi i hetimeve dhe marrja si të pandehur për shpërdorim detyre. Në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, në uljen e ditë qëndrimit që ka një pacient  në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikëve në spital, nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do ta nxjerrë një proces në përfitim për xhepat e qytetarëve. Nuk mori mundimin të hetojë se pse nga prilli 2010 deri në shtator 2023 centrali i sterilizimit i blerë u mbajt në qese ndërkohë që ISHP kërkoi mbylljen e sallës së kirurgjisë”.

Keni bërë ju hetim administrativ?

Ilir Beqaj: “Unë e vura në punë dhe që nga fillimi i kontratës 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta. Në 50 muaj prokurorët nuk ishin në gjendje të bëjnë dy vlerësime që bëhet për çdo PPP, vlera e parasë dhe se si është materializuar ndarja e riskut midis privatit e publikut mbas 8 vitesh”.

Pse ia dhanë konsesionarit?

Ilir Beqaj: “Unë të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë, ku besoj do të dalë e vërteta e përfitimeve që kanë pasur shqiptarët nga ky proces sterilizimi”.

The post Koncesioni i sterilizimit/ SPAK i komunikon akuzën, Beqaj: Në 50 muaj prokuroria nuk hetoi dy elementët kryesorë appeared first on Albeu.com.

Ilir Beqaj del nga SPAK dhe kyç gojën: Do flas një herë tjetër
Ditën e sotme u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

GJKKO ka lënë në fuqi masën “Detyrim paraqitje” për Beqjna.

Pas përfundimit të seancës, ky i fundit nuk pranoi të jepte asnjë koment për mediet.

“Do flas një herë tjetër”, tha ai.

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ndaj tij është vendosur masa “Detyrim paraqitje”. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka vendosur dhe një masë tjetër sigurie për ish-numrin dy të Shëndetësisë, duke i bllokuar pasaportën. Për rrjedhojë, Ilir Beqaj nuk mund të dalë nga Shqipëria pa leje të posaçme nga Gjykata.

/albeu.com

The post Ilir Beqaj del nga SPAK dhe kyç gojën: Do flas një herë tjetër appeared first on Albeu.com.

U ndalua të dalë jashtë vendit dhe iu caktua masë sigurie, Ilir Beqaj merret në pyetje të hënën
Ditën e hënë të javës së ardhshme do të mbahet seanca për marrjen në pyetje ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Beqaj është aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes nga vendi në lidhje me akuzat e ngritura se ka ndikuar në dhënien e koncesionit.

The post U ndalua të dalë jashtë vendit dhe iu caktua masë sigurie, Ilir Beqaj merret në pyetje të hënën appeared first on Albeu.com.

Koncesioni i Sterilizimit, Apeli i Posaçëm lë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj, biznesmenin Rrapaj dhe 4 të akuzuarit e tjerë
Apli i GJKKO ka vendosur të lërë të pandryshuara masa e sigurisë për 6 të akuzuarit në çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Kështu,  ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë mbeten në burg, pasi kanë kërkuar masë më të butë sigurie.

Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm, por Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, si dhe masat e dhëna më herët për 4 të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.

Koncesioni i sterilizimit

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë SaniService, një bashkkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale.

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.

Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

Kompanisë fituese iu dorëzua një qendër moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vua asnjëherë në funksionim.

Prokuroria e Tiranës deklaroi në vitin 2016 se kontrata e sterilizimit nuk ka elementë të veprës penale dhe e mbylli dosjen hetimore, që hapi me nismën e saj, por hetimi rinisi pas pas 3 vitesh kur u denoncua në SPAK-un e sapokrijuar.

The post Koncesioni i Sterilizimit, Apeli i Posaçëm lë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj, biznesmenin Rrapaj dhe 4 të akuzuarit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Rrapaj dhe Rjepaj në burg për sterilizimin, Rama: Përgjegjësia individuale, pushteti një kafshë e egër
Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe  ish-zëvendësministri Shëndetësisë Klodian Rjepaj  u arrestuan disa ditë më parë me kërkesë të SPAK lidhur me koncesionin e sterilizimit. Në një deklaratë për medien, Rama thotë se përgjegjësia edhe në këtë rast është individuale.

Rama: Sterilizimi është një nga punët më të bukura që ne kemi bërë. Kam marrë telefonata nga mjekë, profesorë që ishin të shqetësuar se mos kontrata do të sekuestrohej, por nuk ishte rasti. Por pse? Sepse me atë kontratë ne kemi ndryshuar shëndetësisë shqiptare në hallkën e vet më delikate që është ndërhyrja në trupin e njerëzve. Nëse në procesin e asaj kontrate, individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe atdheun të cilit ne i shërbejë, do paguajnë. Kur ne zgjedhim, ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë mund të bëjnë ata në të ardhmen. Pushteti është një lloj kafshe shumë e egër, është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Këtu përgjegjësia është individuale e gjithsecilit që nuk e mban dot peshën e tundimeve për të bërë një rrugë e dy punë.

Nën akuzën e prokurorëve të Strukturës së Posaҫme Anti-Korrupsion (SPAK) u arrestua ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, për shpërdorim detyre, falsifikim dhe mashtrim në koncesionin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë në spitalet publike të Shqipërisë

Po ashtu u u arrestua edhe Ilir Rrapaj, pronar i kompanisë “Sani Service” që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizimit.

Ky koncesion i formës Partneritet Publik-Privat (PPP) u dha në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë, dy vjet pas marrjes së mandatit të parë qeverisës nga kryeministri Rama.

Kompania koncesionare ”Sani Service” ka marrë përsipër të kryejë sterilizimin e instrumenteve kirurgjikalë.

Burime zyrtare njoftojnë se një qendër moderne sterilizimi brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e financuar nga qeveria, nuk ka funksionuar asnjëherë në këto 8 vite që nga fillimi i aktivitetit të kompanisë koncesionare e deri tani.

SPAK-u ka nxjerrë edhe 8 urdhëra të tjera arresti për zyrtarë të atëhershëm të lartë në Ministrinë e Shëndtësisë si edhe për anëtarë të komisionit të atëhershëm për miratimin e tenderave në ministrinë në fjalë.

Në njoftimin zyrtar të publikuar të enjten nga SPAK vihet në dukje që arrestimet “janë ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit”.

Kronologjia e dyshimeve për korrupsion me paratë publike

Në dhjetor 2015 Ministria e Shëndetësisë lidhi për 10 vjet një kontratë koncesionare me kompaninë “Sani Service”. Kontrata kishte një vleë prej 100 milion euro. Kontrata në fjalë do të bënte të mundur që sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale njëpërdorimësh të mos ofrohej nga vetë spitalet publike, por në mënyrë të unifikuar nga kompania “Sani Service.”

Tre vjet pas lidhjes së kontratës dhe aktivitetit të kësaj kompanie, më 2018, rezultoi që kostoja e shërbimit për sterilizimin e personalizuar të pajisjeve kirurgjikale ishte 28,3 përqind më e madhe nga shuma e caktuar në buxhetin e shtetit të atij viti.

Në fillim të vitit 2019 një grup pune i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë u angazhua të rishikojë setet kirurgjikale lidhur me numrin e instrumenteve në ҫdo set dhe ҫmimin e tyre me qëllim zvogëlimin e kostove.

Dyshimet për mashtrim dhe korrupsion ndaj buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve të Shqipërisë lindën kur në kontratën prej 100 milion eurosh merrej përsipër sterilizimi vetëm për një numër të caktuar ndërhyrjesh kirurgjikale dhe jo për të gjitha, gjë që krijonte hapësira që të rritej kosto e ndërhyrjeve kirurgjikale për buxhetin e shtetit.

Në fund të vitit 2019, pak ditë pas ngritjes së SPAK-ut, kallëzimi i parë penal kësaj strukture i erdhi nga shoqëra civile. Nisma “Thurje” kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë publikë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me dyshime për abuzime me buxhetin e shtetit.

Tre vjet pas denoncimit dhe kthimit të nismës “Thurje” nga një lëvizje qytetare në një parti politike, afera e koncesionit të sterilizimit është në tavolinën e SPAK./Albeu.com/

The post Rrapaj dhe Rjepaj në burg për sterilizimin, Rama: Përgjegjësia individuale, pushteti një kafshë e egër appeared first on Albeu.com.

Kishte humbur, SPAK gjen kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit
Dy ditë më parë u raportua se kontrata origjinale 10-vjeçare e firmosur mes shtetit dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim ka humbur.

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka deklaruar sot se disponon kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit.

Në një sqarim për mediat, dy ditë pas publikimit të lajmit, SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera.

“Origjinali nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë. Disponojmë kontratën origjinale të koncensionit të sterilizmit. Kontrata origjinale u gjet në institucione të tjera. Origjinali është edhe në institucione të tjera. Kotrata origjinale u sekuestrua tek koncensionari”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Por nuk bëhet me dije se në cilin institucion u gjet kontrata.

Sakaq, në reagimin e dy ditëve me parë, SPAK deklaroi se e kishte kërkuar gjithandej por nuk e kishte gjetur as në arkivën e ministrisë.

Kujtojmë se ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentash në bashkëpunim lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë dollarë të 8 viteve më parë, i cili nga dhjetori 2015 dhe deri sot ngjalli dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në garë dhe mosplotësim të kritereve ligjore.

Gjashtë zyrtarë të tjerë u vendosën me të njëjtat akuza nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, si të dyshuar për bashkëpunim në këtë çështje./Albeu.com/

The post Kishte humbur, SPAK gjen kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit appeared first on Albeu.com.

Biznesmeni dhe zv.ministri në burg, Ilir Beqaj nuk heq dorë nga sterilizimi: I duhej QSUT, udhëtimet nuk më bëjnë mik me koncesionarët
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar pas urdhrit të SPAK për arrestimin e ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Gjithashtu u vendosën edhe 6 masa të tjera sigurie.  Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre.

Kurse për Arben Gjatën, Naile Abazin, Gent Burazerin dhe Pertref Mersinin  u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.

Emri i Ilir Beqjajt mungonte në kërkesën e SPAK, por pasi shqyrtoi provat, gjyqtari Erion Bani i Gjykatës së Posaçme çmoi se shkeljet e akteve ligjore dhe nënligjore ngrihen në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin e Shëndetësisë.

Beqaj shkruan se lidhur me atë që po i ofrohet publikut, e shikon të udhës që të informojë për disa gjëra, që sipas tij janë përsëritje të aryre që ka thënë.

Shkrimi i plotë i Beqajt

Prej disa ditësh opinioni publik e ka vëmendjen kryesore te e ashtuquajtura afere e “sterilizimit”. Duke qënë se çështja është ende në hetim e gjykim nuk e parë të udhës të shprehem publikisht. Aq më tepër që kam marrë vesh nga media që gjyqtari ka kërkuar që të hetohem edhe unë.  Por për çfarë po i oforhet publikut ndjej se duhet informoj për disa gjëra që në fakt janë përsëritje të atyre gjërave që kam thënë në publik në vite.

Nuk është fjala për një koncesion. Nuk është një drejtë apo e mirë publike që iu dha një privati për ta shfrytëzzuar për të bërë biznes për qëlllime të tij.

Eshtë një patneritet publik – privat ku një operator privat (në këtë rast një bashkim operatorësh privatë) kontrakohet që të ofrojë një shërbim që shteti duhet ta kryejë për qytetarët e vet.

Kontrata nuk përbën thjesht dhe vetëm vënine në punë të një centrali sterilzimi në QSUT.

Kontrata i kërkon një operatori privat që për të gjithë sallat operatore në Shqipëri ku shërbejnë çdo ditë rreth 430 kirurgë të ofrohet për çdo ndërhyrje kirurgjikae një set instrumenatsh kirurgjikalë i personalizuar sipas asaj klase dhe tipi ndërhyrje kirurgjikale STERILË, një set me veshje njëpërdorimësh të tipit TNT për shtratin operator dhe trupën mjekësore, dezisfektimi i sallës së operacionit dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme që krijohen nga veshjet që përdoren dhe përpunimi i tyre në mbetje urbane të parrezikshme. I janë dhënë një operatori të vetëm për të patur vetëm një PËREGJEGJËS për rrezikun e infeksionit spitalor.

Zbatimi i sukseshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeskioni spitalor dhe të ulet me tëpaktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.

Nuk ëshët vetëm centrali I QSUT-së, por një rrjet centralesh që ka atë të QSUT-së si primar.

Kontrata ka furnzuar të gjithë kirurgjinë shqiptare me më shumë se 100 mijë instrumenta kirugjikal të rinj e modernë.

Në shtator 2013 kur unë kam marrë detyrën e Ministrit, vendimi që sterlizimi në QSUT do të kryhej jashtë sallave të opereacionit ishte marrë prej vitesh. Në spitalin e ri të ndërtuar në 2009 me konsulence të marrë nëpërmjet Bankës së Këshillit të Europës ishte lënë në katet nëntokë një mjedis për të instaluar një central, ndërsa po prej disa vitesh ishte blerë një central. Nuk ishte inaguruar sepse të inagurohet do të thotë të fillojë punë. Nuk ishte vënë ndonjë herë në punë dhe në shtator 2013 pajisjet kishin dalë edhe nga periudha e garancisë.

Për zbatimin e kontratës kontraktori ka të punësuar rreth 250 vetë nga të cilat në centralin e QSUT-së janë vetëm 30 vetë. Kjo dëshmon se kontrata merr përsipër shumë më tepër sesa vënia në punë e centralit. Por përveç vënies në punë të centralit, nuk ishte parashikuar se si do të shkonin instrumenta sterilë nga godina e centralit në kirurgjinë pedriatrike, në neurokirurgji, kardiokirurgji, në kirurgjinë onokologjike etj. Për atje kalohet nga ambjentet e jashtme QSUT. Kush do i transportonte dhe me se do i transportonte pa cënuar sterilitetin e instrumentave kirurgjikalë. Kush do I kthente përsëri në central për sterilizuar t’I rishtaz.

Meqënse se po thuhet se centrali i sterlizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transprtotonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali I Traumës, tek seicili nga dy maternitetet, tek spitali Shefqet Ndroqi. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përqëri në central për t’u sterilizuar rishtaz. Nga zbatimi i kontratës rezulton se vetëm në QSUT Vetëm në QSUT, përdoren 935 kontenierë për instrumenta, 22 tavolina lëvizëse dhe 80 dollapë për depozitimin e kontenierëve të set-eve pranë depozitave të çdo salle operatore. Në të gjithë vendin janë 3500 kontenierë instrumentash, 53 tavolina lëvizëse dhe 190 dollapë.

Meqënse se po thuhet se centrali i sterlizimit i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit etj, etj. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përqëri në central për t’u sterilizuar rishtaz.

Kush do i përballonte shpeznimet e këtij sterilzimi dhe trasporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Spitalet në Shqipëri nuk janë realtete ekonomikë që ofrojnë shërbime për spitale të tjerë.

Prandaj ishte e nevojshme një Operator i vetëm.

Në vitin 2014 nuk i kishim as dijet, as njohuritë dhe as paratë për ta bërë vetëm një sipërmarrje të tillë. Në vitin 2014 qëllimi kryesor ishte ndalimii rrënimit të asaj çfarë gjetëm dhe shlyrja e 40 milionë USD borxhe të trashëguara nga qeverisja e mëparshme.

Siç e thashë edhe më lart, janë të punësuar rreth 250 vetë. Vetëm shpenzimet e shpërblimit të tyre kushtojnë rreth 250 milionë lekë në vit. Dhe nëse shërbehen rreth 60 mijë operacione më vit, rezulton që vetëm shpenzime personeli për një ndërhyrje kirurgjikale janë reth 4 mijë lek.

Megjithatë më mirë se vetë mjekët askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare.

Në vijim janë dëshmitë e disa mjekëve të nderuar e të respektuar. I kërkoj ndjesë që po i përdor pa lejen e tyre por gjenden lirshëm nëse kërkon në Google. Po i ripostoj në vijim të këtij shënimi.

Dhe së fundmi dicka lidhur me udhëtimet e mija jashtështetit me “miqtë” e mi Umbro Staccini e Ilir Rrapaj. I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detysës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë. Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me siparmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta, shkruan Tema.

Të udhëtosh Tiranë – Romë apo Romë – Tiranë si dhe Tiranë – Vjenë apo Vjenë Tiranë është gjëja më normale nëse do të udhëtosh nga Tirana për në Europë apo për në botë. Këto janë rrugët ajrore të Shqipërisë (në atë kohë nuk ishte Wizzair). Mund të qëlloj që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi.

Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E ka njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën. Unë vetë kam fluturar për në Vjenë për një vizitë pune në ANEA (Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara). Bëni një këkrim “ilir beqaj në ANEA” në Google dhe ju del lajmi i asaj vizite. Pse kam qënë dhe me kë kam qënë. Por po e ripostoj.

Në maj 2017 nuk kam udhëtuar jashtë shtetit sepse kam qënë në qarkun e Dibrës në fushatë elektorale.

The post Biznesmeni dhe zv.ministri në burg, Ilir Beqaj nuk heq dorë nga sterilizimi: I duhej QSUT, udhëtimet nuk më bëjnë mik me koncesionarët appeared first on Albeu.com.

Gjykata hedh poshtë kërkesat e avokatëve, mbeten në fuqi masat për të akuzuarit e koncesionit të sterilizimi
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat ekzistuese të sigurisë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 personat e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

Gjyqtarja Etleva Deda vlerësoi masat e sigurisë për 8 personat e akuzuar, teksa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjykata i komunikoi masën arrest me burg ish-zv.ministrit Rjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, si dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për mashtrim.

Ndërkohë, avokatët e ture kishin kërkuar masa më të lehta sigurie.

Avokatja e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, Elvira Hysa kërkoi masë më të butë sigurie ose garanci pasurore për klientin e saj, ndërkohë që pas dëgjimit të palëve, gjykata u tërhoq për vendim.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj janë arrestuar dje dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.

Arrest me burg

Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë

Ilir Rrapaj, biznesmen

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH

M. S., drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje

Arben Gjata

Pertef Mersini

Genc Burazeri

Naile Ajazi

The post Gjykata hedh poshtë kërkesat e avokatëve, mbeten në fuqi masat për të akuzuarit e koncesionit të sterilizimi appeared first on Albeu.com.

Të relaksuar dhe me krahët hapur, ish-zv/ministri i shëndetësisë dhe biznesmeni Rrapaj dalin të qeshur para gjykatës
Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj kanë dalë sot para gjykatës për tenderin 100 milion euro të sterilizimit.

Ata janë shfaqur të qetë dhe duke qeshur në sallën e gjyqit, teksa janë në pritje të vendimit.

Pamjet që shihni tregojnë ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët u arrestuan dje me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Rjepaj akuzohet për shpërdorim detyre, sa i takon procedurave të koncesionit, që u dha më dhjetor të vitit 2015, ndërkohë Rrapaj për mashtrim.

Ish-zyrtari dhe biznesmeni do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërkohë që të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të ‘çliruar’ para togave të zeza.

The post Të relaksuar dhe me krahët hapur, ish-zv/ministri i shëndetësisë dhe biznesmeni Rrapaj dalin të qeshur para gjykatës appeared first on Albeu.com.

U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, nis seanca për ish-zv.ministrin e shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
Një ditë pas arrestimit, sot kanë dalë para gjykatës ish-zv.mininistri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët u vunë në pranga për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, klodjan rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët u arrestuan dje për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Ata u arrestuan dje me urdhër të SPAK, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentash në bashkëpunim dhe mashtrim ish zëvendësministrin e shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë dollarë të 8 vjetëve më parë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë mbi “përgjegjësitë penale të personave të tjerë, të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës”.

Po ashtu mësohet se gjatë miratimit të arresteve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.

SPAK ka marrë dëshmi edhe nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me të cilin biznesmeni Rrapaj kishte vendosur kontakte të shpeshta. Hetimet vazhdojnë ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të vihet apo jo nën akuzë edhe Beqaj.

Vetë ish-ministri ka hedhur poshte dyshimet se ka kryer favorizime korruptive në kontrata. Ndërkohë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u thirr dje në SPAK për shpjegime mbi çështjen.

The post U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, nis seanca për ish-zv.ministrin e shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj appeared first on Albeu.com.