koncesione Archives - Albeu.com

Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP/ Auditi i KLSH i “nxjerr zbuluar”, raporti vjetor nuk u publikua pavarësisht detyrimit ligjor
Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese, kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor.

Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme.

Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final.

Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019 përfshin një listë prej nëntë rreziqesh që duhet të monitorohen për çdo kontratë koncesionare, nga vonesat në ndërtim dhe devijimet e kërkesës, deri tek risqet financiare, ndryshimet e ligjit dhe rinegocimet e kontratave.

Ndërkohë, pas krijimit të Drejtorisë së Risqeve Fiskale sipas strukturës së re të miratuar në tetor 2024, Drejtoria e Koncesioneve pohon se nuk mund të kryejë detyrat që tashmë i përkasin një njësie tjetër.

Ajo thotë se mund të asistojë në evidentimin e risqeve, por jo të marrë përgjegjësi jashtë kompetencës. Për këtë arsye, ministria e pranon rekomandimin vetëm pjesërisht.

Nga ana tjetër, grupi i auditimit nënvizon se raporti i performancës së PPP-ve për 2024 mungon dhe se kjo bie ndesh me nenin 10 të ligjit nr. 125/2013, i cili e detyron ministrin përgjegjës për financat të përgatisë dhe publikojë raportin si aneks të raportit vjetor të buxhetit.

Mungesa e tij konsiderohet shkelje e detyrimeve ligjore dhe rrezikon transparencën e monitorimit të kontratave koncesionare.

Auditimi kërkon që Ministria e Financave të vlerësojë problematikat e konstatuara dhe të forcojë rolin e saj në reduktimin e risqeve fiskale që burojnë nga PPP-të.

Në rekomandimet e dhëna, kërkohet që titullari i Ministrisë së Financave të përcaktojë përgjegjësitë për mos-publikimin e raportit dhe të sigurojë finalizimin e tij në kohë, ndërsa Drejtoria e Koncesioneve duhet të marrë masa imediate për përgatitjen dhe publikimin e dokumentit.

Po ashtu, i kërkohet ministrisë që në bashkëpunim me Autoritetet Kontraktuese të përmirësojë procesin e monitorimit dhe saktësinë e të dhënave financiare dhe jofinanciare të PPP-ve.

Ndërkohë KLSH pohon se drejtuesi aktual i Drejtorisë së Koncesioneve mohon përgjegjësinë për periudhën e audituar, duke theksuar se është emëruar në këtë detyrë në shkurt 2025 dhe se gjatë procesit të auditimit nuk është kontaktuar nga grupi i punës, as nuk i është kërkuar informacion zyrtar.

Ai argumenton se viti 2024 nuk mbulon periudhën e ushtrimit të detyrës së tij dhe se çdo pretendim duhet të referohet kompetencave dhe përgjegjësive të institucionit gjatë atij viti.

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, raporti vjetor i performancës së kontratave koncesionare për 2024 nuk është publikuar dhe rekomandimi për përmirësime mbetet i pazbatuar.

Situata ngre shqetësime për transparencën e sektorit të PPP-ve dhe rrezikun fiskal që mund të rëndojë mbi financat publike në mungesë të monitorimit të rregullt.

KLSH raportoi se për vitin 2024 rezultojnë 11 kontrata koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. 10 kontrata rezultojnë me pagesa faktike, ndërsa për kontratën koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë”, plani dhe fakti, rezultojnë 0 lekë.

Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 13,644,710mijë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 13,293,576 mijë lekë, me një realizim në masën 97.4%.

Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike./ Monitor

The post Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP/ Auditi i KLSH i “nxjerr zbuluar”, raporti vjetor nuk u publikua pavarësisht detyrimit ligjor appeared first on Albeu.com.

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit. Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.

Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik – Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri, deri tani, nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017 – 2024, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 84 miliardë lekë (rreth 840 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot – Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum – Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (19.3 miliardë lekë), sterilizimin (13 miliardë lekë), skanimin (12.3 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (7.4 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017 – 2024.

Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto gjashtë koncesione për periudhën 2017 – 2024 është 39 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), që përbën 46% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!! Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme./ Monitor

The post Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro appeared first on Albeu.com.

FUNDI PA LAVDI/ Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë EURO
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, ishin një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrje, për shkak të biznesit të sigurt dhe normës së lartë të fitimit.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po vërtetohet se në pjesën më të madhe, ato janë skema abuzuese, ndërsa buxheti i shtetit thjesht ka humbur paratë që mbledh nga taksapaguesit. Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tyre po shkojnë drejt fundit.

Dy koncesione, për të cilat taksapaguesit deri në fund të vitit 2023 kanë paguar 130 milionë euro gjatë dekadës së fundit, pasi u shtynë me të paktën edhe një vit, tashmë janë drejt mbylljes përfundimtare.

Kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave përfundon në datën 31 dhjetor 2024, pasi ishte zgjatur edhe me dy vjet në janar 2023.

Në total, për 11 vjet që ky koncesion ka funksionuar (2012-2023), kompania ka pasur rreth 90 milionë euro të ardhura. Në vitin 2023, operatori raportoi të ardhura prej 809 milionë lekësh, me rënie prej 25%. Edhe fitimet ranë ndjeshëm, nga 202 milionë lekë, në 35 milionë lekë.

Nga autoritetet përkatëse nuk ka një raport kosto-përfitime se sa ka ndikuar në luftimin e evazionit ky koncesion. Nga janari 2025, ky shërbim do të ofrohet nga shteti me tarifa më të ulëta, sipas deklarimeve nga Financat. Prodhimi dhe shpërndarja e pullave do të kryhet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

Një tjetër koncesion që ka përfunduar është ai i markimit të karburanteve që po zbatohej nga “GFI Albania”. Kontrata 10-vjeçare përfundonte më 1 gusht 2023, ndërsa qeveria vendosi ta shtyjë edhe me një vit.

Vendimi nuk i dha arsyet e shtyrjes, por thotë vetëm që kjo erdhi si rezultat i kërkesës së Autoritetit Kontraktues, pa pasur asnjë paragjykim mbi pretendimet e koncesionarit të rrjedhura nga zbatimi i Kontratës së Koncesionit. Argumenti që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila praktikisht është e pamundur që të kryhet sipas operatorëve të tregut.

Edhe për këtë koncesion, ka munguar një analizë kosto-përfitime se çfarë i solli tregut të hidrokarbureve ky koncesion në 11 vite dhe sa e luftoi ai kontrabandën.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, e cila ishte kundër shtyrjes, tha se ky koncesion nuk ka bërë asgjë për të luftuar kontrabandën, pasi shënjohet nafta që del në treg dhe ajo që nuk paguan akcizë. Në 11 vjet, kompania ka arkëtuar rreth 37 milionë euro nga ky koncesion. Në vitin 2023 “GFI Albania” deklaroi të ardhura prej 472 milionë lekësh, me rritje prej gati 10%.

Më 31 korrik 2023 përfundoi dhe kontrata me “Aleat”, që kishte me koncesion prodhimin e dokumenteve të qytetarëve shqiptarë. Pas përfundimit të periudhës së koncesionit, Shoqëria i ka kaluar Autoritetit zotërimin e vendndodhjeve të koncesionit dhe mjediset e koncesionit dhe të gjitha asetet e projektuara dhe të përdorura gjatë periudhës së koncesionit.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, ka raportuar të ardhura prej 1.5 miliardë lekësh, me rënie prej 6.3% me bazë vjetore. Koncesioni është miratuar në vitin 2011.

Koncesionet e formës PPP u rritën me 12.5% në vitin 2022

Shoqëri të reja koncesionare kanë hyrë në listën e më të mëdhave që nga viti 2018, duke reflektuar valën e re të projekteve të Partneritetit Publik-Privat, ku po angazhohet qeveria shqiptare, ndërsa të tjera vijojnë të ngjiten te më të mëdhatë.

Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2023 rezultojnë 10 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore. Pagesat faktike për vitin 2022, në total rezultuan në rreth 12.6 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.

“GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit. Kompania raportoi 2.9 miliardë lekë të ardhura (+7.6%), ndonëse punimet kryhen nga shoqëria mëmë “Gjoka Konstruksion”.

Në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj sipas statutit dhe objektit të aktivitetit për të cilën është krijuar, shoqëria “Gjoka 87” sh.p.k. ka nënkontraktuar për realizimin e punimeve shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a., i miratuar nga Autoriteti Kontraktor. Sipas raportit të aktivitetit, “për vitin 2023, të ardhurat e realizuara për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit janë 2,862,609,676 lekë.

Në total janë realizuar 87% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e kësaj rruge. Për vitin 2023 kemi një shtim të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2022, si rezultat i rritjes së normës së interesit të huasë bankare.

Burimet e financimit për këtë projekt bazohen në gjendjen financiare të shoqërisë ‘Gjoka Konstruksion’, si dhe në financimet nga bankat e nivelit të dytë”. Kompania merr më pas pagesa vjetore nga buxheti, bazuar në kontratën koncesionare dhe parashikimet buxhetore për pagesat e koncesioneve.

“Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot–Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetëm në shtator të vitit 2018. Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila). Kompania raportoi të ardhura 2.1 miliardë lekë në vitin 2023, me rënie prej 2.2% me bazë vjetore.

“SaniService” fitoi në vitin 2015 koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar. Kompania deklaroi në bilanc rritje me 4%, në 1.48 miliardë lekë, duke mos hyrë në renditjen e “Monitor 200”.

Për këtë koncesion kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare. Në gusht 2023, SPAK lëshoi 8 fletë arresti për persona të lidhur me këtë koncesion.

Koncesionari tjetër në shëndetësi, “3P Life Logistic”, raportoi të ardhura prej 731 milionë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.

Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni, raportoi në vitin 2023 rreth 852 milionë lekë të ardhura, me rritje 5.5% me bazë vjetore. Kompania merr financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që ajo ofron prej disa vitesh në disa qytete të vendit.

Sipas kontratës me qeverinë, “DiaVita” do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.

“Laboratory Network” ofron me koncesion shërbimin laboratorik. Të ardhurat e kompanisë, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 1.72 miliardë lekë në vitin 2023, me zgjerim vjetor 11.6%.

Ky është dhe koncesioni që po merr pagesat më të mëdha në fushën e shëndetësisë. Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.

Inceneratorët

Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK, i cili i ka bllokuar që të tria kontratat.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve në Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK.

Kompania i kishte marrë të gjitha financimet nga buxheti para se të bllokohej. Në vitin 2022 dhe 2023, financimi ishte zero. Në total, gjatë periudhës 2017-2021, kompania ka marrë 2.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180-200 tonë/ditë, u pezullua nga SPAK po në mars 2022.

Për vitin 2022, Ministria e Financave ka paguar për këtë koncesion 376 milionë lekë, ose 45% më pak se viti i mëparshëm. Në 2023 nuk kishte pagesa për këtë koncesion. Në total, për periudhën 2017-2022 janë paguar gjithsej nga buxheti 4 miliardë lekë.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve në Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues rreth 550-800 tonë/ditë.

Edhe për këtë projekt, pas një procesi të gjatë hetimesh, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë vendosi në gusht 2023 masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.

Akuzat janë për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve të Tiranës, ishte edhe në vitin 2023 në listën e 200 më të mëdhave. Kompania nuk ka dorëzuar bilanc, por sipas të dhënave të Tatimeve, ka deklaruar të ardhura prej 1.8 miliardë lekësh, me rënie rreth 30% me bazë vjetore. Në total, vetëm nga buxheti i shtetit, në periudhën 2018-2023, koncesionari ka marrë 6.5 miliardë lekë.

Fillimi i hetimit për të tre inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, (por nuk është vënë asnjëherë në punë), dhe të Tiranës (ndërtimi i të cilit nuk ka filluar), vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta.

Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie të pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre e deri te faturimet fiktive për të rritur shpenzimet e për të ulur barrën tatimore.

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë euro

Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit.

Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit. Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri deri tani nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017-2023, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 71 miliardë lekë (rreth 700 milionë euro) për 12 koncesione:

Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot-Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum-Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (15.7 miliardë lekë), sterilizimin (11.1 miliardë lekë), skanimin (10.8 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (6.5 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017-2023.

Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto pesë koncesione për periudhën 2017-2023 është 33.5 miliardë lekë (rreth 335 milionë euro), që përbën 47% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!!

Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme./Monitor

The post FUNDI PA LAVDI/ Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë EURO appeared first on Albeu.com.

Koncesionet në Shëndetësi/ SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Ilir Beqajn, Klodian Rjepajn dhe të dyshuarit e tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

Ilir Beqaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25, të Kodit Penal;

Klodian Rjepaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 143/2, 3, 186/3-25 dhe 248-25, të Kodit Penal.

Ilir Rrapaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143/2, 3, të Kodit Penal.

Marsela Serjani, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

Saimir Kadiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

Petref Mersini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Arben Gjata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

Genc Burazeri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Naile Ajazi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

Procedimi penal nr.13, është regjistruar në datën 13.01.2020, për veprat penale  të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e organit procedues janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave rezulton e provuar se Ish Zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare. Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga Komisioni i Dhënies së Koncensionit. Këto ndryshime janë kryer me qëllim arritjen e treguesve financiarë IRR dhe NPV, në nivele të pranuara nga Ministria e Financave, në funksion të miratimit të projektit nga Ministria e Financave. Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur  Ministrisë së Financave. Gjithashtu në këta tregues financiar, me qëllim uljen e normës së IRR dhe NPV, i pandehuri Klodian Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncensionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja. Gjithashtu në Krahasuesin e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me Koncension/Partneritet Publik Privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues po të pandehurin Ilir Rrapaj.

Për këto veprime, të pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, provohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, të parashikuara si vepra penale nga nenet 143/2, 3, të K.Penal.

Ish Zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, si personi i cili ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, për të gjitha veprimet ose mosverpimet e sipërcituara, provohet plotësisht se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25  të Kodit Penal, pasi me veprime aktive, kanë ligjësuar këta dokumente me të dhëna të pavërteta.

Për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për konçesionet, rezulton e provuar plotësisht, se ish Ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të  detyrës”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn, të parashikuara nga 248 -25, të Kodit Penal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është proceduar me caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, vendosur me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën takuese prej 40 % të Shoqërisë  “Sani Servicve” Sh.p.k.;  Shoqërinë ‘Globalsher’ Sh.p.k. dhe asetet e saj, me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi  i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Sh.p.k.. Konkretisht, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues të pandehurin Ilir Rrapaj, si dhe është kryer sekuestrimi i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., duke u bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme.

Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285,412,48 Euro dhe një llogari me balancë prej 113,610.93 Lekë (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).

Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ sh.p.k., nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie, si dhe një pasuri e paluajtshme apartament 2+1, në pronësi të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., në qytetin e Vlorës.

Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal të ndarë nr.13/1, të vitit 2020, lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin nga persona subjekte të hetimit të kësaj prokurorie gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare etj.

The post Koncesionet në Shëndetësi/ SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Ilir Beqajn, Klodian Rjepajn dhe të dyshuarit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Në 6 vjet buxheti ka dhënë për koncesionet 560 milionë euro; 43% e kësaj shume është nën hetim nga SPAK!!
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019 ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në 2015-n nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në 2017-n u zgjerua me Fierin dhe në 2019-n me Tiranën.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot- Morinë dhe në 2018 u dha me koncesion rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos përmes buxhetit.

Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit. Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri deri tani nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe këto pagesa kanë qenë jo eficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017-2022, të përpunuara nga Monitor tregojnë se në gjashtë vjet buxheti i shtetit ka paguar në total 58.5 miliardë lekë (rreth 560 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; Skanimi; sterilizimi; Laboratorë; Inceneratori Tiranës; check up; Dializa; Mirëmbajtja Milot-Morinë; Infrastruktura arsimore; Inceneratori Fier; Orikum-Dukat; Inceneratori Elbasanit. Shuma më e lartë është dhënë për rrugën e Arbrit (12.9 miliardë lekë), sterilizimin (9.4 miliardë lekë), skanimin (9.1 miliardë lekë), inceneratorin e Tiranës (5.5 miliardë lekë)- shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti I shtetit për koncesionet 2017-2022.

Nga këto 12 koncesione, për pesë prej tyre- tre inceneratorët, checkup dhe sterilizimi- është hapur hetim zyrtar nga SPAK me akuza nga korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash. Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto pesë koncesione për periudhën 2017-2022 është 25.4 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro), që përbën 43% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!!

Edhe vetë financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme.

Pagesat dhe hetimet

Në 2021-2022 u hapën hetimet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Sipas SPAK, nga hetimi janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Inceneratori i Elbasanit mori për periudhën 2015-2021, aq sa ishte dhe afati i koncesionit, rreth 2.4 miliardë lekë.

Inceneratori i Fierit mori për periudhën 2015-2022 rreth 4 miliardë lekë.

Në fillim të gushtit të këtij viti, SPAK nisi hetimin për inceneratorin e Tiranës. SPAK njoftoi se, po heton për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesa nga buxheti 5.5 miliardë lekë për 2019-2022, ndërsa në total ka arkëtuar, sipas bilancit rreth 9.9 miliardë lekë për shkak se merr dhe pagesa nga bashkitë dhe për shërbimin e heqjes së dherave.

Në maj 2022 SPAK nisi hetimin për koncesionin e check up . Ky koncesion ka marrë pagesa nga buxheti prej 4 miliardë lekësh në periudhën 2015-2024.

Një ditë më parë, SPAK lëshoi 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë për abuzime me koncesionin e sterilizimit. Ky koncesion ka marrë pagesa prej 9.4 miliardë lekësh për periudhën 2015-2022. /Monitor

The post Në 6 vjet buxheti ka dhënë për koncesionet 560 milionë euro; 43% e kësaj shume është nën hetim nga SPAK!! appeared first on Albeu.com.

FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon monitorimi
Partneritetet Publiko-Private (PPP) po bëhen gjithnjë e më shumë një mjet i rëndësishëm për disa vende të Ballkanit Perëndimor për të zvogëluar boshllëqet e tyre në infrastrukturë, por mungesa e legjislacionit dhe zbatimi i dobët të tij mund t’i ktheje këto projekte në një rrezik për stabilitetin fiskal, evidenton një studim i fundit “E ardhmja e kontratave PPP në Ballkanin Perëndimor” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Studimi krahasimor vë në dukje se Shqipëria ka bërë përparime në kuadrin ligjor të kontratave PPP në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe gjithashtu ka një tavan për financimin vjetor të tyre, por procesi është i politizuar.

“Legjislacionet e PPP-ve në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi në mënyrë eksplicite kërkojnë miratimin e Ministrit të Financave për projektet PPP si përpara fillimit të prokurimit, ashtu edhe para nënshkrimit të kontratës. Në Shqipëri, megjithatë, vendimet e PPP mbeten shumë të politizuara në praktikë”, thuhet në studim.

Praktikat kanë treguar se ekonomia ka përfitime kur projektet PPP janë të ideuara dhe të zbatuara mirë, por ato mbartin gjithashtu një potencial për rreziqe të mëdha fiskale dhe rritje të kostove nëse nuk menaxhohen mirë.

Programet e PPP-ve quhen të suksesshëm kur legjislacioni mbulon dhe zbatohet në të gjitha fazat e kontratës që nga ideja deri tek përfundimi i saj, mirëpo vendet e Ballkanit Perëndimor ndeshën me boshllëqe të mëdha në menaxhimin e tyre.

Njësitë publike të PPP-ve të krijuara në vendet e Ballkanit Perëndimor ndryshojnë në rolet që luajnë. Në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Serbi, njësitë PPP ndihmojnë autoritetet në përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve PPP përmes mbështetjes teknike.

Në Shqipëri njësia e PPP-ve është në varësi të Ministrisë së Financave, por nuk është zyrtarisht i mandatuar me funksione të menaxhimit fiskal. Në Maqedoninë e veriut njësitë PPP duket se kanë role këshilluese.

Në Malin e Zi, një agjenci është ngarkuar të mbështesë promovimin e PPP-ve (Agjencia e Investimeve Malazeze) me një rol në përgatitjen e projekteve, por jo në prokurim.

Në Turqi nuk ka një njësi qendrore për PPP-të, por Departamenti i Buxhetit ofron mbështetje teknike (analizë dhe vlerësim të projekteve) në kuadër të programit të përgjithshëm të investimeve publike i cili përfshin PPP-të.

Njësitë e PPP-ve në Kosovë dhe Serbi i kryejnë të dyja funksionet, promovimin dhe menaxhimin fiskal.

FMN vë në dukje se në disa vende, kuadri ligjor i PPP -ve mbetet i fragmentuar, teksa shumica e vendeve duhet të krijojnë procese të integruara të planifikimit të investimeve publike për identifikimin e projekteve prioritare.

Kuadri qeverisës për PPP-të duhet të udhëhiqet nga Ministri i Financave, me një rol kyç dhe aktiv për miratimin e projekteve PPP, duke vlerësuar kostot dhe rreziqet fiskale të tyre këshillon FMN-ja. /Monitor

The post FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon monitorimi appeared first on Albeu.com.

Pasi u “doli boja”, ndalet vrulli i koncesioneve
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, ishin një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrje, – në pjesën më të madhe me lidhje me pushtetin – për shkak të fitimeve të shpejta e të lehta.

Një biznes, që shumëkush do ta ëndërronte, pasi rreziku garantohet kryesisht nga shteti. Madje siç po rezulton nga hetimet e SPAK ka dhe raste kur kompanitë marrin paratë nga buxheti dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë (si në rastin e inceneratorëve).

Pasi u “doli boja” dhe qeveria u has me kritikat e forta të institucioneve ndërkombëtare, vrulli i koncesioneve ka rënë. Nuk ka pasur hyrje të reja vitet e fundit dhe as rritje të larta nga koncesionet ekzistuese, ndonëse aktiviteti i tyre vijon i qëndrueshëm.

“ALEAT”, që ka me koncesion prodhimin e dokumenteve të qytetarëve shqiptarë, ka deklaruar rritje të të ardhurave me 7% në vitin 2021, në 6.3 miliardë lekë.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, ka raportuar të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh, me rritje 2% me vitin e kaluar, duke mos arritur kufirin për t’u renditur brenda 200 të mëdhave.

Koncesionet e formës PPP

Shoqëri të reja koncesionare kanë hynë në listën e më të mëdhave që nga viti 2018, duke reflektuar valën e re të projekteve të Partneritetit Publik-Privat, ku po angazhohet qeveria shqiptare, ndërsa të tjera vijojnë të ngjiten te më të mëdhatë.

Pagesat buxhetore për kontratat koncesionare arritën vlerën prej 11,5 miliardësh lekësh në vitin 2021, raportoi Ministria e Financave në buxhetin faktik 2021.

“GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit. Kompania, që ka nënkontraktuar shoqërinë mëmë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit (GJOKA) thotë se për vitin 2021, të ardhurat e realizuara për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit janë 4.7 miliardë lekë, me rënie 25% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në total janë realizuar 91.1% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e rrugës. Në vitin 2021, shoqëria ka pasur rritje të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2020 në masën 37.6%, si rezultat i rritjes së shumës së financuar me hua bankare.

Burimet e financimit për këtë projekt bazohen në gjendjen financiare të shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, si dhe në financimet nga bankat e nivelit të dytë, thuhet në raportin e aktivitetit.

“Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot–Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetëm në shtator të vitit 2018. Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila). Kompania raportoi të ardhura 3 miliardë lekë në vitin 2021, me rritje prej 30% me bazë vjetore.

Sipas raportit të aktivitetit, viti 2021 është i katërti i operimit të Sheshit të Pagesave. Në të theksohet se për shkak të situatës pandemike COVID-19 “statistikat e 2020 kanë qenë shumë poshtë modelit financiar”.

“Për vitin 2022, planifikohet të vijojë ecuria e punimeve shtesë që duhet të kryejë kompania si ndërtimi i urave, skarpateve mbrojtëse dhe rrethimit anësor, si dhe punime të tjera të përcaktuara në kontratë, sipas detyrimeve në kontratën e lidhur me qeverinë shqiptare”.

“SaniService” fitoi në vitin 2015, koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.

Kompania deklaroi në bilanc rritje me 27%, në 1.3 miliardë lekë, duke mos hyrë në renditjen e “Monitor 200”. Përmirësimi i aktivitetit erdhi nga numri më i lartë i ndërhyrjeve të programuara, ndryshe nga viti 2020, kur për shkak të pandemisë, ndërhyrjet u kufizuan.

Shoqëria, në vitin 2021, ka ofruar shërbime në 29 qendra spitalore, në një total prej 55.4 mijë ndërhyrjesh, 75 mijë paketime me avull dhe rreth 3 mijë paketime me temperaturë të ulët, sipas raportit të aktivitetit.

Për këtë koncesion kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.

Koncesionari tjetër në shëndetësi, “3P Life Logistic”, pezulloi aktivitetin në mars 2020, duke cituar pamundësinë e ushtrimit të aktivitetit, për shkak të pandemisë.

Kompania nuk ka dorëzuar bilanc për vitin 2021, por sipas Raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 4-mujorin e fundit 2021 rifilluan shpenzimet për persona që përfitojnë check–up, i cili ishte ndërprerë gjatë pandemisë, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit mars 2020.

Për periudhën shtator-dhjetor 2021 u shpenzuan për herë të parë, që pas ndërprerjes, 146 milionë lekë për programin “Persona që përfitojnë check–up”. Edhe për këtë koncesion, SPAK ka nisur hetime pas regjistrimit për kallëzim penal.

Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni, raportoi në vitin 2021 rreth 750 milionë lekë të ardhura, me rritje 2% me bazë vjetore. Kompania merr financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që ajo ofron prej disa vitesh në disa qytete të vendit.

Sipas kontratës me qeverinë, “DiaVita” do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.

Koncesioni më i ri është “Laboratory Network” që ofron shërbimin laboratorik. Të ardhurat e kompanisë sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishin 1.3 miliardë lekë në vitin 2021, ndërsa fitimi para taksave ishte 233 milionë lekë.

Norma fitimit për koncesionin e laboratorëve ishte 19 % më shumë se, dyfishi i normës së fitimit mesatare në tregun shqiptar. Koncensioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë ose rreth 106 milionë euro dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.

Inceneratorët

Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180-200 tonë/ditë u pezullua nga SPAK po në mars.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardë lekë dhe kapaciteti përpunues do të jetë rreth 550-800 tonë/ditë. Është i vetmi projekt aktiv.

Për të tre inceneratorët, atij të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, buxheti parashikohej të paguante rreth 50 miliardë lekë deri në vitin 2046. Projekti më afatgjatë është inceneratori i Tiranës, i shtrirë deri në vitin 2046 dhe nëse nuk ndërpritet si dy të tjerët, do të marrë pagesa nga buxheti në total prej gati 40 miliardë lekësh (314 milionë euro) për periudhën 2019-2046.

Fillimi i hetimit për dy inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, por nuk është vënë asnjëherë në punë, vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta.

Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie e pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Pagesat për këto koncesione kanë vijuar edhe në vitin 2021. Të dhënat zyrtare të buxhetit tregojnë se 17% e pagesave totale kanë shkuar te tre inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit me një vlerë të paguar në vitin 2021 prej rreth 1.9 miliardë lekësh.

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve të Tiranës ishte edhe në vitin 2021 në listën e 200 më të mëdhenjve, në pozicionin e 134. Kompania raportoi të ardhura prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 13% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte e lartë, duke i kaluar 30%.

Për Operatorin tjetër, “Integrated Technology Services”, që ka me koncesion inceneratorin e Fierit, janë të disponueshme vetëm të dhënat e vitit 2020, kur kompania raportoi të ardhura 1.1 miliardë lekë, me rritje prej rreth 9%. Fitimet e kompanisë u më se dyfishuan në 276 milionë lekë, me një normë (fitim bruto/ardhura) prej 25%. Për vitin 2021 nuk është dorëzuar bilanc, ndërsa shoqëria është tashmë në administrim nga shteti./monitor

The post Pasi u “doli boja”, ndalet vrulli i koncesioneve appeared first on Albeu.com.

Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet, Financa nuk monitoron 20% të PPP-ve
Një Strategji për Menaxhimin e Financave Publike që zbatohet nga Ministria e Financave në përgjithësi është përmbushur përveç monitorimit të kontratave koncesionare me Partneritet -Publik-Privat (PPP), me të cilat duket se ka dështuar.

Siç bën të ditur Ministra e Financave nga 228 kontrata koncesionare janë monitoruar vetëm 184 prej tyre. 20% e kontratave janë lënë jashtë këtij procesi që tashmë është detyrim ligjor. Gjithashtu Ministria e Financave dështoi të publikojë raportin e monitorimit për 184 kontratat e monitoruara edhe pse ka ndërmarrë angazhim ligjor për këtë veprim. Sakaq kontratat PPP janë projektet më të financuara në zërin e pagesave të thesarit të shtetit.

Rezultatet e monitorimit të Strategjisë për vitin 2021 tregojnë se “Objektivat që synojnë përmirësimin e procesit të monitorimit të investimeve publike, duke përfshirë projektet PPP dhe koncesionet nuk u arritën siç ishin parashikuar për vitin 2021”, thuhet në analizën që Ministria e Financave publikoi në kuadër të monitorimit të Strategjisë së Financave publike për vitin 2021.

“Objektivi i produktit në lidhje me raportin e kontratave të monitoruara nga MFE kundrejt totalit të kontratave të nënshkruara (PPP dhe Koncesione) nuk u arrit siç ishte synuar për vitin 2021, por megjithatë ka bërë progres. Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2021, MFE ka arritur të marrë informacion nga Autoritetet Kontraktuese për 184 nga 228 kontrata. Me informacionin e marrë deri më tani, MFE ka arritur të monitorojë rreth 81% të të gjitha kontratave (PPP dhe koncesione)”, raportoi më tej Ministria e Financave.

Raporti i financave thekson se, ka pasur mungesë progresi në procesin e monitorimit të kontratave PPP për shkak të mungesës së raportimit periodik nga Autoritetet Kontraktuese.

Më tej sqarohet se, rreziqet që ndikuan në zbatimin e këtij treguesi lidhen me organizimin e brendshëm dhe burimet njerëzore të Autoriteteve Kontraktuese, për shkak se nuk ka qenë e mundur ndarja e roleve dhe përgjegjësive për raportim dhe gjithashtu në disa raste ato nuk kanë pasur burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur detyrimin e tyre lidhur me raportimin.

“MFE-ja do të vazhdojë të ndërgjegjësojë Autoritetet Kontraktuese mbi rëndësinë e procesit të monitorimit dhe raportimit të kontratave koncesionare/PPP, duke u dërguar herë pas here shkresë zyrtare për të theksuar detyrimin e tyre për të përcjellë raporte periodike për këto kontrata në MFE”, thuhet në raport.

Puna për krijimin e një Liste të Unifikuar të Projekteve ku do të bënin pjesë edhe PPP-të, për të gjitha projektet, pavarësisht burimit të financimit, ka përparuar mirë, thekson Ministria e Financave. Një nga sfidat me të cilat përballet procesi i krijimit të një departamenti të ri është hartimi i kuadrit ligjor të unifikuar për MIP dhe PPP. Procesi i bashkimit do të kërkojë ngritjen e kapaciteteve në fushën e PPP-ve.

Pak kohë më parë Banka Botërore që është edhe donatori më i madh i Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike vuri në dukje se qeveria shqiptare shpesh kanalizon shpenzimet publike në projekte jo prioritare, ndërkohë që heziton të ngrejë dhe të forcojë kapacitetet e njësisë së monitorimit të koncesioneve./monitor

The post Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet, Financa nuk monitoron 20% të PPP-ve appeared first on Albeu.com.

“Harxhohen deri në 5 mijë KW në muaj nga ata me vila dhe pishina”, Balluku: Kemi disa skenarë për familjet që harxhojë shumë energji
Qeveria është mbledhur këtë të enjte për të miratuar vendimet e radhës të Këshillit të Ministrave. Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku tha se për dikasterin e saj janë miratuar 5 VKM.

Ministrja tha se do të bëjnë çmos të mbrojnë familjarët nga çmimi i energjisë. Ajo tha se ka familjarë që shpenzojnë deri në 5 mijë KË në muaj, një shifër e madhe dhe tha se në një moment të dytë, këta konsumatorë do të paguajnë me çmim më të rritur se sa qytetarët që konsumojnë energji për nevoja bazike.

“Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit e lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi mbledhur ankesat dhe kërkesën e tyre për mbështetje. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Do e konsolidojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën e bërë kemi bërë analizë të thelluar. Do të aplikojmë të njëjtin çmim, por nëse fasha do të jetë deri në 800 do të bëjmë analizat e duhur, kemi evidentuar konsumatorë familjar me 5 mijë kë harxhime. Megjithatë kjo energji do të paguhet me një çmim më të lartë se sa paguhet energjia për konsumet bazike”, tha Balluku.

Ministrja foli më tej për dy VKM të miratuara, që kishin të bënin me sektorin minerar dhe aksin rrugor Thumanë-Kashar.

“Kemi paraqitur 5 VKM, e para ka të bëjë me procesin e shpronësimit. Dy të tjera për projektin e madh për hekurudhën. Ndërkohë do të ndalem në dy prej VKM që janë aprovuar sot. Ajo për përcaktimin e rregullave dhe kritereve për licencat minerare nga zbatuese. Duke qenë se ka pasur ndryshim të ligjit, u vlerësua e nevojshme të mendohen disa nga rregullat. Kjo ka ardhur si nevojë e një sërë abuzimesh. Për të fortifikuar këtë proces dhe t’i japësh seriozitet sektorit minerar. Ne kemi kryer një sërë studimesh dhe duam që këtij sektorit t’i kthehet dinjiteti.

Është vërejtur interes i madh nga investitorët e huaj në sektorin minerar. Do të dëshiroja të ndaja edhe një projekt-vendim të rëndësishëm është ai që i hap rrugë për projektimin dhe ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Në vitin 2019 në janar, kjo kontratë e lidhur në bazë të instrumentit të partneritetit privat dhe publik u anulua. I jemi kthyer kësaj kontrate duke qenë se shkojmë në parametra të rinj. Shteti nuk investon. Konsorsiumi do të investojë dhe do ta transferojë pas 35 vjetësh në pronësi të shtetit shqiptar. Kjo është bërë në një proces negocimi dhe nuk duhet harruar që kjo është një nga pjesët e rëndësishme të korridorit blu. Ne shpresojmë t’i hapim të gjitha lotët në 2022”, tha Balluku.

The post “Harxhohen deri në 5 mijë KW në muaj nga ata me vila dhe pishina”, Balluku: Kemi disa skenarë për familjet që harxhojë shumë energji appeared first on Albeu.com.

PPP-ve po u del tymi i zi!
Në Shqipëri, Projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP-të) po zbatohen gjerësisht vitet e fundit, por në pjesën më të madhe, këto projekte kanë hapur shumë debate, teksa institucionet ndërkombëtare dhe ekspertët e kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre për risqet ndaj të cilave ekspozohen financat publike, pasi bartin një sërë problematikash:

Së pari, PPP-të, në mënyrën si janë konceptuar dhe administruar në Shqipëri, janë shndërruar në një borxh të fshehur. Standardet më të mira ndërkombëtare kërkojnë që kompanitë private të financojnë e ndërtojnë një vepër publike me fondet e tyre, dhe më pas, ta menaxhojnë atë për një periudhë të caktuar kohore, duke nxjerrë fitimin përkatës.

Në këtë rast, privati merr përsipër riskun, ndërsa publiku fiton një vepër infrastrukturore pas disa vitesh. Ndryshe ndodh në Shqipëri. Në shumicën e kontratave, privati investon kapitalin e tij, por qeveria fillon e shpaguan menjëherë sipas një skeme të paracaktuar. Ky detyrim është i ngjashëm me interesat që paguhen ndaj borxhit publik, por Ministria e Financave llogarit në shpenzime vetëm pagesat e vitit përkatës që kryhen për kontratat koncesionare.

Së dyti, angazhimi i qeverisë në këto projekte ka marrë përmasa të paqëndrueshme, i ndihmuar dhe nga mosllogaritja e tyre si borxh. Vlerësimet paraprake nga të dhënat e Financave janë që PPP-të kanë arritur në 9-10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), që janë llogari jashtë bilancit dhe nuk reflektohen në treguesin e borxhit publik. Kjo peshë e PPP-ve, sipas Eurostat, e rendit Shqipërinë me nivelin më të lartë në Europë dhe me distancë të konsiderueshme, me tre herë më shumë, ndaj shtetit të dytë pas nesh, që është Sllovenia.

Së treti, mungesa e transparencës. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar shpesh qeverinë shqiptare për mënyrën se si po i përdor fondet buxhetore për të financuar koncesionet me Partneritet Publik-Privat. Informacioni i kufizuar mbi ekspozimin e vërtetë të qeverisë ndaj PPP-ve është një sfidë kryesore, tha FMN në raportin e fundit për Shqipërinë.

Së katërti, ka munguar një analizë e qartë mbi kostot dhe përfitimet e këtyre skemave, në raport me investimet publike të zakonshme. Përvoja po tregon se, në shumë raste, kostot kanë rezultuar të fryra dhe vazhdojnë e rriten pa kontroll, apo se kompanitë po i gëzohen një fitimi të sigurt, pa marrë përsipër asnjë rrezik. Rasti më tipik janë koncesionet në shëndetësi.

Vetë Financat kanë pranuar se për shumë projekte koncesionare, rreziku financiar është marrë përsipër nga shteti. Në rastin e koncesionit të check-up-it, shteti është i detyruar të paguajë edhe kur nuk arrihet numri i kontrolleve të parashikuara në kontratë (vlen të përmendet që në rastin e kontrolleve që duheshin bërë për Covid-19, apo gjurmueshmërinë e tij, ky koncesion doli jashtë loje, teksa nuk dha shërbim me argumentin se nuk ishte në kontratë). Në kontrast, në koncesionin e sterilizimit, shteti paguan për çdo shërbim shtesë!

Tashmë PPP-ve ka filluar t’u dalë tymi i zi i papastërtive që po “djegin” dhe kjo nuk ishte aspak surprizë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë (SPAK) bëri së fundmi publike se ka hetuar procedurat për lidhjen e kontratës së koncesionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit, për prodhimin e energjisë”.

Për këtë rast, SPAK-u ka gjetur shkelje të ndryshme penale, duke filluar nga procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit deri te faturat tatimore fiktive për disa shoqëri tregtare, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Në media dhe opinionin publik, prej kohësh është diskutuar edhe për problemet me koncesione të tjera, për të cilat presim se si do të reagojë SPAK.

PPP-të, në vetvete, janë një instrument i ligjshëm, por përdorimi i tyre kërkon një mjedis të fortë për sa i takon një administrate të fortë publike, mekanizmave të kontrollit, dhe transparencë të plotë, që fatkeqësisht, deri tani, ka munguar. Forcimi i transparencës fiskale do të rriste besimin e tregjeve dhe do të ulte rreziqet e financimit në tregjet e brendshme dhe të jashtme, tashmë që Shqipëria po del rregullisht nëpërmjet emetimit të Eurobondit.

Vendi, që mbledh të ardhura sa 27% e PBB-së, ndër më të ulëtat në rajon, nuk e ka aspak luksin të shpërdorojë paratë e taksapaguesve, që përndryshe mund të ishin përdorur me shumë eficiencë në vendin më të varfër të Europës. Tymi i zi i koncesioneve ka në përbërje edhe “djegien” e parave publike../Monitor

The post PPP-ve po u del tymi i zi! appeared first on Albeu.com.