koncerti i kanye west Archives - Albeu.com

Ministrja Erjona Ismaili: 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West shmangën dëme më të mëdha për Shqipërinë
Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, u shpreh se fondi prej 4 milionë eurosh i miratuar nga qeveria për koncertin e Kanye West, ishte një hap i nevojshëm për të ruajtur imazhin e Shqipërisë dhe për të evituar humbje më të rënda ekonomike.

Ajo tha se kryeministri kishte bërë të ditur vetë se vendimi ishte marrë “in extremis”, pasi ishte rritur rreziku që eventi të mos zhvillohej.

Sipas Ismailit, investimi i madh në rrjetet sociale, i shoqëruar nga komente e reagime negative, si edhe protestat e mbajtura, e shtuan ndjeshëm mundësinë e anulimit të koncertit.

“Ky është një koncert që e vendos Shqipërinë në një tjetër standard në arenën ndërkombëtare. Është e vërtetë që u dhanë 4 milionë euro, por nëse koncerti do të anulohej, humbja do të arrinte në rreth 11 milionë euro”, u shpreh Ismaili.

Ministri nënvizoi se përfitimet nga organizimi i koncertit janë të shumta, jo vetëm për ekonominë, por edhe për mënyrën se si prezantohet vendi.

Sipas tij, një anulim do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për reputacionin e Shqipërisë dhe do të godiste negativisht edhe turizmin.

The post Ministrja Erjona Ismaili: 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West shmangën dëme më të mëdha për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Koncerti i Kanye West në Kashar, Policia e Tiranës publikon planin e kufizimeve. Ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi
Policia e Tiranës ka bërë publike këtë të enjte masat e marra për koncertin e reperit Kanye West, i cili do të mbahet të shtunën në Kashar. Sipas njoftimit, për aktivitetin “YE” do të vendosen kufizime në qarkullimin e mjeteve.

Institucioni bën të ditur se nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet lëvizja në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Në të njëjtin interval, do të mbyllet edhe korsia e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë” në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”.

Po ashtu, nga ora 12:00 deri në orën 24:00 nuk do të lejohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”. Në të njëjtën fashë orare, do të kufizohet edhe segmenti “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thekson se, në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026 në Kashar, do të aplikohen kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, të renditura si më poshtë:

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të lejohet të përdoret vetëm me sens daljeje, për subjektet;

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”;

Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu se nga ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të ketë edhe ndërprerje të pjesshme të lëvizjes së automjeteve, në varësi të numrit të pjesëmarrësve, për të lehtësuar trafikun dhe për të garantuar zhvillimin normal të aktivitetit.

Gjatë këtyre orareve, hyrje në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe automjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të organizojnë paraprakisht lëvizjen, duke përdorur rrugë alternative dhe duke respektuar udhëzimet e punonjësve të policisë, thuhet në njoftim.

The post Koncerti i Kanye West në Kashar, Policia e Tiranës publikon planin e kufizimeve. Ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi appeared first on Albeu.com.

“Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private”. Bardhi: Të anulohet koncerti i Kanye West, qytetarët e bojkotuan
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro për konceritin e këngëtarit me famë botërore Kanye West. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme.

Bardhi tha se Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se meqenëse nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Bardhi shprehet se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat.

Reagimi i Gazment Bardhit

Kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme. Sot, Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se, meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës.

Çfarë pafytyrësie! Ato para nuk janë të tijat. Janë paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk gjejnë ilaçe në spitale, kanë shkolla pa kushte dinjitoze, marrin pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe përfitojnë ndihmë ekonomike në nivele qesharake. Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private. Kurrsesi!

Zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat apo për përhapjen e urrejtjes.

The post “Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private”. Bardhi: Të anulohet koncerti i Kanye West, qytetarët e bojkotuan appeared first on Albeu.com.