Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden Archives - Albeu.com

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shprehin shqetësim për rrezikun nga Serbia
Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara i dërguan të martën një letër Presidentit Joe Biden, ku shprehën shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që SHBA dhe BE-ja të marrë masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë

Nënshkruesit e letrës i kërkojnë presidentit Biden një takim për të diskutuar për gjendjen e krijuar.

Letra drejtuar presidentit Biden merr shkas kryesisht nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ku humbi jetën një oficer policie, si edhe nga grumbullimin e madh ushtarak nga Serbia në kufirin me Kosovën, që vetë Shtëpia e Bardhë e quajti “të pashembullt”, duke bërë thirrje Beogradit për tërheqjen e trupave nga kufiri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e këtyre forcave.

“SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj presidentit Vuçiç dhe të mos ta lejojnë atë të nxisë dhunën, të armatosë terroristët dhe të kërcënojë fqinjët e tij. Serbia nuk mund të mbetet anëtare e komunitetit perëndimor duke mbajtur njëkohësisht lidhje të ngushta me Rusinë”, thuhet në letër.

Aktivistët shqiptaro-amerikanë vënë në dukje lidhjen e veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Si shqiptaro-amerikanë krenarë, ne vlerësojnë thellësisht mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër, por shtohet se ky komunitet është i shqetësuar për rolin e Serbisë duke i quajtur veprimet e saj si “një rrezik të qartë dhe të pranishëm ndaj popullit, sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

Në letër përmendet fakti që nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, e pranoi publikisht se drejtoi operacionin e 24 shtatorit, së bashku me Bojan Mijailoviçin, një truprojë i ministrit të Brendshëm Aleksander Vulin, i cili është sanksionuar nga Departamanti i Thesarit i SHBA-së, për krim të organizuar, operacione të paligjshme lidhur me narkotikë dhe lehtësimin e aktiviteteve keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në letër përmendet gjithashtu deklarata e ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, se sulmi “ishte i koordinuar dhe i sofistikuar” se personat e armatosur duket të kanë pasur stërvitje ushtarake dhe se sasia e armëve lë të kuptohet se kishte një plan “për të destabilizuar sigurinë në rajon.”

“Sulmi terrorist është pjesë e një sërë përpjekjesh për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin… (Ai) paraqet një kthesë kritike dhe vendimtare jo vetëm për rajonin por edhe për gjithë Evropën”,

Autoritetet në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe diplomatët perëndimorë kanë kërkuar vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë. Prishtina ka akuzuar Beogradin për mbështetjen dhe pajisjen e grupit që kreu sulmin.

“Serbia ka treguar herë pas here se përbën rrezik për Kosovën, fqinjët e saj dhe komunitetit ndërkombëtar më gjerë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojnë më Serbinë si një partner i besueshëm ndërkohë që ajo furnizon dhe tani strehon terroristë të armatosur rëndë”, thuhet në letër.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha të martën se ka arrestuar Milan Radoiçiçin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka mohuar lidhjet me grupin e armatosur. Ai ka akuzuar Prishtinën zyrtare për nxitje të dhunës në veri.

The post Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shprehin shqetësim për rrezikun nga Serbia appeared first on Albeu.com.