Komuniteti Politik Evropian Archives - Albeu.com

RMV/ Ministri Osmani: Në Komunitetin Politik Evropian në Pragë firmosëm një sërë marrëveshjesh ekonomike
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, një ditë pas kthimit nga Komuniteti Politik Evropian që u mbajt në Pragë, tha se ishte kthyer me një sërë marrëveshjesh të firmosura.

Komentet Osmani i bëri teksa mbajti një konferencë për shtyp pranë Ministrisë së Jashtme, ku tha se ky takim ishte i ndarë në 2 pjesë, atë të sigurimit dhe atë të energjisë dhe ekonomisë, ndërsa sipas tij, Maqedonia zgjodhi të merrte pjesë në atë të energjisë dhe ekonomisë, sepse pikërisht aty ka më shumë nevojë.

Ai shtoi se në këto takime u firmosën një sërë marrëveshjesh bileaterale të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe energjisë me vende të ndryshme, duke parë edhe gjendjen e krizës së energjisë në të cilën ndodhet vendi.

Shefi i diplomacisë maqedonase bëri me dije gjithashtu se zhvilluan takim edhe me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmihall, ku nënshkruan një sërë marrëveshjesh në lidhje me shkëmbimet tregtare në kushtet e agresionit ushtarak rus në Ukrainë./albeu.com/

The post RMV/ Ministri Osmani: Në Komunitetin Politik Evropian në Pragë firmosëm një sërë marrëveshjesh ekonomike appeared first on Albeu.com.

Komuniteti Politik Evropian, flet kryeministri çek: Ky samit do shërbejë për të diskutuar aktualitetin
Komuniteti Politik Evropian (EPC), takimi i parë i të cilit filloi sot në Kështjellën e Pragës, nuk është një organizatë e re evropiane dhe nuk synon të zëvendësojë formatet ekzistuese të bashkëpunimit. Kështu tha kryeministri çek Petr Fiala (ODS) në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e sotme të EPC. Formati për të cilin përveç shteteve të BE-së kanë marrë ftesë edhe 17 vende të tjera, përfshirë Britaninë, Ukrainën dhe Turqinë, synon të mundësojë një diskutim të sinqertë të temave të përbashkëta por edhe të diskutueshme, shpjegoi Fiala.

Sipas tij, ideja e EPC-së rrjedh edhe nga vlerat e promovuara nga ish-presidenti çek Václav Havel, slogani i të cilit “Evropa si detyrë” u miratua nga presidenca aktuale çeke e BE-së si moton e saj.

“Një detyrë që kërkon vëmendjen, vendosmërinë dhe integritetin tonë. Ideja e një komuniteti politik evropian bazohet në këtë mënyrë të menduari”, tha Fiala.

Sipas tij, takimi duhet të mundësojë shkëmbim joformal të pikëpamjeve për aktualitetin në Evropë dhe botë.

“Nuk ka të bëjë me krijimin e një organizate të re evropiane apo zëvendësimin e formateve ekzistuese të bashkëpunimit. Tashmë ka mjaft prej tyre. Ne as nuk do të miratojmë asnjë rezolutë zyrtare. Synimi është i thjeshtë – të kemi një diskutim të sinqertë për çështje me interes të përbashkët. por edhe për tema të diskutueshme,” tha ai.

Sipas Fialës, një sërë çështjesh kërkojnë bashkëpunimin e vendeve evropiane. Ai përmendi nevojën për të gjetur rrugë për paqen dhe sigurinë.

“Por nuk mbaron këtu, ka edhe inflacion, rritje të çmimeve dhe përkeqësim të kushteve të jetesës në Evropë”, tha ai.

Tema të tjera për të janë varësia nga importi i burimeve të energjisë apo nevoja për të ecur drejt energjisë dhe ekonomisë së qëndrueshme.

“Gjithashtu investimet në mbrojtje dhe siguri, migracioni ilegal dhe probleme të tjera komplekse që na marrin energjinë dhe shkaktojnë disavantazhe në konkurrencën globale”, shtoi ai.

Platforma joformale synon t’u japë liderëve evropianë mundësinë për të shkëmbyer ide, për të punuar më mirë së bashku dhe për të gjetur zgjidhje që do të sjellin prosperitet dhe paqe përsëri në kontinent. Në këtë kontekst, Fiala falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron, i cili inicioi krijimin e grupit.

The post Komuniteti Politik Evropian, flet kryeministri çek: Ky samit do shërbejë për të diskutuar aktualitetin appeared first on Albeu.com.

Komuniteti Politik Evropian dhe qëndrimi gjerman ndaj tij
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbështeti në Pragë idenë e Presidentit francez Macron për një Komunitet Politik Evropian. Njëkohësisht ai precizoi se se si e përfytyron Gjermania atë, shkruan Auron Dodi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti të hënën (29.08.) në fjalimin për Evropën në Pragë propozimin për një Komunitet Politik Evropian, të prezantuar në maj nga presidenti francez Emmanuel Macron. Scholzi tha se vërtet ekzistojnë tashmë disa forume në Evropë, ku evropianët bashkëpunojnë përtej BE, siç janë “OSBE, OECD, Partneriteti Lindor, Zona Ekonomike Evropiane dhe NATO”. Por deri tani ka munguar një forum i liderëve politikë me BE. Në këtë rol e kupton Scholzi Komunitetin Politik Evropian.

Kancelari i Gjermanisë tha se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE mund të takohen me ata jashtë BE në këtë kuadër, në formën e një forumi, “një herë apo dy herë në vit”. Ai u shpreh edhe për temat, që mendon se ka kuptim të diskutohen në forum. Janë „tema që prekin kontinentin në tërësi: siguria, energjia, klima ose konektiviteti”.

Mbështetja që i jep kancelari gjerman iniciativës franceze ndikon që ajo të mbetet në diskutim. Gjermania tregon solidaritet me një ide franceze, për të cilën Këshilli Evropian u pozicionua në qershor. Pozicionimi i kancelarit gjerman është i ngjashëm me konkluzionet e Këshillit Evropian, por të dyja dallohen nga idetë, sidomos fillestare të presidentit francez.

Komuniteti Politik Evropian – pa struktura fikse institucionale

Komuniteti Politik Evropian (KPE) thërret në kujtesë Komunitetin Evropian (të themeluar më 1993 me Marrëveshjen e Mastrihtit, dhe që përfundoi më 2009 me Marrëveshjen e Lisbonës), por nuk është i ngjashëm me të. Ai nuk ka struktura fikse institucionale ose një kornizë juridike, siç kishte Komuniteti Evropian.

Sipas përfytyrimeve aktuale, ai do të ishte i ngjashëm më tepër me forume ekonomike si G7-a apo G-20. Në to takohen liderët e shteteve anëtare për të diskutuar temat e mëdha të politikës. Komuniteti Politik Evropian do të ofronte po ashtu “takime në nivelin e liderëve”: në një version të gjerë të tij ,”të të gjitha shteteve me të cilat BE ka marrëdhënie të ngushta”; ose në një version më të ngushtë të tij, ai do të ishte “platformë për koordinimin e politikave të vendeve evropiane në të gjithë kontinentin”. Kështu u tha në konkluzionet e Këshillit Evropian në qershor. Pas një “shkëmbimi të parë mendimesh” për një orë e gjysëm për këtë temë, Këshilli Evropian tha atëherë se diskutimi për këtë projekt mund të vazhdojë.

Kur e përmendi për herë të parë në maj Komunitetin Politik Evropian në Parlamentin Evropian, Presidenti Macron e paraqiti atë si një mjet tjetër për të strukturuar Evropën. Macroni tha se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i vetmi mjet, për të strukturuar kontinentin. Kjo për shkak të shkallës së integrimit dhe ambicjeve të BE. Por forumi, për të cilin po diskutohet tani, nuk duket i mjaftueshëm për synimin fillestar të Macronit.

Përfytyrimet franceze për Komunitetin Politik Evropian

Synimi i Macronit ishte t’i shtonte Bashkimit Evropian një nivel tjetër, apo një rreth tjetër. Veç shteteve anëtare në BE dhe rrathëve të tjerë siç janë shtetet e Eurozonës dhe ato të Shengenit, do të shtohej edhe një rreth i jashtëm shtetesh: shtete me të cilat sipas Macronit BE “ndan të njëjtat vlera.” Macroni kërkoi më tej që bashkëpunimi të mos jetë vetëm në politikë. Por edhe në siguri, në energji, në transport, në investime, në infrastrukturë, në lëvizjen e lirë të personave dhe te rinia.

Liderëve të shteteve ballkanike kandidate në BE, Macroni u tha në qershor se në platformën që propozonte ai, ata nuk do të ishin vetëm formalisht të barabartë me BE, siç janë aktualisht, kur në fakt zbatojnë vetëm rregullat juridike të BE dhe respektojnë kërkesat e të tjerëve. Frankfurter Allgemeine Zeitung e komentoi këtë si një përpjekje të Macronit për t’i bërë për vete liderët ballkanikë.

Ai dhe më vonë Presidenti i Këshillit Evropian, belgu Charles Michel folën edhe për një integrim selektiv në fusha të caktuara të shteteve kandidate në BE. Një shtet që p.sh., i kishte reformuar tregjet energjetike, mund të ftohej në samitet e ministrave të Energjisë të BE.

Kjo duket e pranueshme për të gjithë, por nga përvoja projekte si këto duan kohë që të nisin. Një difekt i procesit të tanishëm të anëtarësimit në BE është padyshim që shtetet kandidate i gëzojnë vetëm në fund shumë rezultate për të cilat përpiqen me vite.

Projekti i Macronit ecën në drejtimin e duhur, për këtë nuk ka dyshim. Kjo shpjegon edhe mbështetjen e Gjermanisë. Ia vlen që në procesin e zgjerimit të ecet në dy shina, me KPE ose me një Hapësirë Evropiane Politike dhe Ekonomike, konkludoi në maj fondacioni Shkenca dhe Politika, që këshillon qeverinë gjermane.

Megjithë deklaratën e tërhequr të qershorit të Këshillit Evropian, ministri francez i Evropës, Laurence Boone deklaroi javën e kaluar (26.08.) se Komuniteti Politik Evropian duhet të përqëndrohet “në politikën e jashtme dhe të sigurisë” dhe “në tregti, kërkime dhe arsim”.

Kancelari Scholz skicon kufijtë e “Evropës gjeopolitike”

Që në maj, kancelari Olaf Scholz e quajti në Berlin propozimin e Macronit propozim “shprehimisht interesant”. Por linja të qarta si e përfytyron Gjermania Komunitetin Politik Evropian Scholzi përcaktoi në fjalimin e tij të hënën në Pragë. Që në krye ai bëri të qartë se zgjerimi i BE duhet të ndodhë. “Unë angazhohem për zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë dhe në perspektivë edhe me Gjeorgjinë”. Komuniteti Politik Evropian është për kancelarin “një forum” për tema të caktuara të mëdha si “siguria, energjia, klima ose konektiviteti”.

Kancelari Scholz i përmendi me arsye kufijtë e një „Evrope gjeopolitike”, sipas përfytyrimit gjerman. Ai theksoi çështjen e zgjerimit, sepse këtu kanë qenë pikëpyetjet për synimin final apo shoqërues të propozimit francez. Kur e paraqiti propozimin e tij Macroni në të njëjtën frymë ai tha se për shtete si Ukraina do të duhen dekada që të anëtarësohen në BE. Pasi Ukraina dhe Moldavia e morën në qershor statusin e kandidatit të BE, Macroni u shpreh se në plan afatgjatë kjo nuk është strategjia e duhur. As për shtetet kandidate, që lodhen nga procesi i gjatë, dhe as për Bashkimin Evropian, i cili thellohet dhe zhvillon një “intimitet strategjik” “që nuk duhet ta sakrifikojmë për këtë”.

Honi soit qui mal y pense (= E mbuloftë turpi, atë që mendon keq) kur dëgjoi këto deklarata dhe kujt iu kujtua ftesa e francezit tjetër, presidentit François Mitterrand në vitet 1990, për shtetet ish-komuniste lindore (dhe Rusinë): ato ftoheshin të hynin në një “konfederatë evropiane”. Por këtë ftesë shtetet lindore e kuptuan si një truk për të mos hyrë kurrë në Bashkimin Evropian. Edhe presidentit Macron i njihet aftësia për t’i shprehur me narrativë tërheqëse evropiane synimet franceze.

Kur foli për integrimin e shteteve që kryejnë reformat energjitike në BE, mbështetësi tjetër i idesë së Komunitetit Politik Evropian, Charles Michel tha se ata që braktisin reformat mund të përjashtohen. Te disa vëzhgues kjo ushqeu edhe më tepër dyshimin se platforma mund të përdoret më tepër si mjet përjashtues, madje edhe për shtete që janë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, nga grupet potenciale përfituese të një Komuniteti Politik Evropian, Britania e Madhe deklaroi se nuk ka interes për këtë. Kandidatja për kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss deklaroi javën e kaluar (27.08.) për propozimin e Macronit se personalisht nuk beson në “komunitetin e tij politik dhe ekonomik.”

Në qershor, Emmanuel Macroni shtoi se, nëse forumi do të mbetet vetëm takim për të pirë kafe me kryetarët e shteteve dhe të qeverive, apo do të bëhet më shumë, këtë do ta vendosin shtetet. Gjasat që ky forum të bëhet më shumë, për momentin, nuk duken të mëdha./DW

The post Komuniteti Politik Evropian dhe qëndrimi gjerman ndaj tij appeared first on Albeu.com.