Komuniteti Politik Europian Archives - Albeu.com

Liderët e BE u bënë bashkë në Pragë, çfarë u arrit në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane?
Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën në kryeqytetin çek, në Pragë, më 6 tetor për takimin inaugurues të Bashkësisë Politike Evropiane. A është kjo vetëm një platformë tjetër diskutimesh? Apo një forum i dobishëm për arritjen e objektivave?

Radio Evropa e Lirë analizon pikat kryesore nga një ditë e karakterizuar me takime të shumta.

Cili është qëllimi i Bashkësisë Politike Evropiane?

Shumë njerëz, përfshirë disa zyrtarë nga vende të ndryshme evropiane, pyetën paraprakisht veten se cili ishte qëllimi i këtij takimi. Ishte diçka e panjohur ose siç u shpreh një diplomat, “një kanavacë bosh”. Përveç kësaj, a nuk ka mjaft samite, institucione dhe organizata që bëjnë bashkë politikanët e kontinentit? Me sa duket jo.

Duke gjykuar nga udhëzimet dhe deklaratat zyrtare, gjatë dhe në fund të një dite plot me seanca plenare, takime dypalëshe dhe tryeza të rrumbullakëta, konkluzioni duket se tregon që Bashkësisë Politike Evropiane ishte me të vërtetë diçka pozitive dhe se liderëve u pëlqente formati “më i lirë”, në të cilin të gjithë dukej sikur haseshin me njëri-tjetrin në labirintin e korridoreve në Kështjellën e Pragës. Askush nuk e vuri në dyshim dobinë e tij — të paktën nga jashtë.

Pra, çfarë është Bashkësisë Politike Evropiane, atëherë? Nuk kishte asnjë deklaratë përfundimtare; ende nuk ka një strukturë të vërtetë, as buxhet, as sekretariat, apo për sa i përket kësaj çështjeje as flamur dhe logo. “Një platformë joformale” është mënyra se si nikoqiri i këtij organizimi, kryeministri çek, Petr Fiala, e përshkroi duke vënë në dukje se ky komunitet politik ofronte një hapësirë për të diskutuar të gjitha llojet e çështjeve aktuale midis vendeve që rrallë herë takohen me njëri tjetrin. Presidenti francez, Emanuel Macron, iniciatori i kësaj nisme, e quajti këtë komunitet, “një mundësi për të ndërtuar një intimitet strategjik në Evropë”.

A u arrit, vërtet, diçka?

Në vija të trasha, tri gjëra. Së pari, që ka kuptim të vazhdojë kjo nismë.

Së dyti, tri vendtakimet e ardhshme: kryeqyteti moldav i Kishinauit në maj 2023, ndjekur nga Spanja më vonë po atë vit, dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e parë të vitit 2024. Vendet nikoqire do të jenë me rotacion midis 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 17 vendet jashtë BE-së.

Por, arritja e tretë dhe më e rëndësishmja ishte ndoshta vetë takimi, ose të paktën vlera simbolike e tij. Mes luftës në Ukrainë, më e madhja në kontinent në dekadat e fundit, të gjithë të ftuarit u paraqitën, edhe pse mund të mos binin dakord për shumë çështje. Kur historianët shikojnë foton e përbashkët të bërë në Pragë, bien në sy dy përjashtime të bujshme: Bjellorusia dhe Rusia. Vetëm ky imazh tregon shumë.

Për sa i përket atyre vendimeve që u morën në të vërtetë, gjithçka ishte mjaft e paqartë. Për samitin e ardhshëm në Moldavi, liderët do të punojnë në “projekte të përbashkëta”.

Ndërsa nuk kishte asgjë konkrete, Macron vuri në dukje disa fusha ku ai mendonte se është mundur të ketë më shumë bashkëpunim: të sigurohet infrastruktura kyçe si tubacionet, kabllot dhe satelitët; rritja e kapaciteteve ndaj sulmeve kibernetike; krijimi i një fondi mbështetës për Ukrainën; hartimi i një politike të përbashkët energjetike pan-evropiane; dhe të shqyrtohet mundësia për të pasur më shumë shkëmbime universitare dhe studentore.

Të gjithë të buzëqeshur…Apo?

Duke marrë parasysh që kaq shumë politikanë ishin të pranishëm, ishte një ngjarje mjaft e qetë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, shumë shpesh polemizues në këto lloj takimesh, dukej në humor të mirë dhe kryeministrja britanike Liz Truss, e cila politikisht nuk po kalon javën më të mirë në shtëpi, dukej se po kënaqej. Madje, ajo deklaroi se Macron ishte “një mik” pasi dyshoi publikisht gjatë verës, në marrëdhënien e saj me presidentin francez gjatë fushatës së kryesisë së Partisë Konservatore Britanike.

Por, nëse gërvisht pak nën sipërfaqe dhe mund të shihej qartë se ekzistonte pak tension. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përdori pjesën më të madhe të fjalimit të tij për të kritikuar Gjermaninë, duke thënë se Berlini nuk mund të diktojë politikën evropiane mbi energjinë — duke krijuar kështu tension për atë që mund të ndodhë gjatë një samiti jozyrtar i liderëve të BE-së më 7 tetor. Gjithçka në atë takim, nga kufizimet e çmimit të gazit dhe ndërhyrjet në tregun e energjisë do të tregojnë përçarjet reale brenda BE-së.

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu pati rezervat e tij për Kroacinë, duke akuzuar Zagrebin për heqjen e një paragrafi nga paketa më e fundit e sanksioneve të BE-së, në të cilën Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk kanë dalje në det do të përfitonin nga një përjashtim, që do t’i lejonte ato të importonin ende naftën ruse (bruto) në det.

Edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk e humbi rastin për ta trazuar disi atmosferën, duke e përdorur kohën që kishte në dispozicion gjatë darkës së përbashkët, për të akuzuar Greqinë për përshkallëzimin e tensioneve – komente të cilave kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, iu kundërpërgjigj duke thënë se Ankaraja duhet të ndalojë së sfiduari sovranitetin e ishujve grekë.

Vazhdojnë bisedimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Gjithçka nisi me një foto të hershme që doli nga samiti ku shfaqeshin lideri i Armenisë dhe ai i Azerbajxhanit, Nikol Pashinian dhe Ilham Aliyev, së bashku me Macronin, Erdoganin dhe kryeministrin hungarez, Victor Orban. Më tutje pasoi një takim i organizuar zyrtarisht midis dyshes, Macronit, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili është përfshirë gjithnjë e më shumë në përpjekjet për të ulur tensionet midis Bakut dhe Jerevanit pas përleshjeve të fundit kufitare.

Ky takim zgjati më shumë se një orë dhe sipas raportimeve ata u takuan përsëri më vonë në të njëjtin format. Dhe, pas konferencave të fundit për shtyp në mbrëmjen e 6 tetorit, kur shumica e liderëve të tjerë ishin larguar prej kohësh, i njëjti kuartet u kthye në sallën e mbledhjeve për një raund tjetër bisedimesh.

Një burim që kishte njohuri për këtë çështje, e që deshi të mbetej anonim, më tha se çifti i Kaukazit jugor në fakt biseduan me njëri-tjetrin shumë herë në prag të samitit.

Pas një nate të gjatë, ata arritën në një marrëveshje, sipas së cilës Armenia do të mundësojë një mision civil të BE-së për dy muaj përgjatë kufirit të saj me Azerbajxhanin, duke filluar që nga mesi i tetorit — një mision me të cilin Baku ra dakord të bashkëpunonte.

Mbetet për t’u parë se çfarë ndryshimi do të sjellë kjo marrëveshje në marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve, por vlen të përmendet se, si Armenia, ashtu edhe Azerbajxhani duket se e njohin ndikimin në rënie të Rusisë në rajon dhe nevojën për të kërkuar gjetkë për ndërmjetës./REL

The post Liderët e BE u bënë bashkë në Pragë, çfarë u arrit në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane? appeared first on Albeu.com.

Liderët europianë mbërrijnë në samitin e Pragës, çfarë pritet të ndodhë (FOTO LAJM)
Liderët europianë kanë mbërritur në samitin e Komunitetit Politik Europian (EPC) në Pragë.

Lajmin e bën të ditur BBC, sipas të cilës, takimi i parë i EPC-së po mbahet në Kështjellën e Pragës, ku do të marrin pjesë liderët e 27 shteteve të Bashkimit Europian dhe 17 vendeve të tjera europiane.

Midis tyre është edhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e cila pritet të bëjë thirrje për unitet midis homologëve të saj europianë në lidhje me luftën në Ukrainë./albeu.com/

The post Liderët europianë mbërrijnë në samitin e Pragës, çfarë pritet të ndodhë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Nga Praga nis krijimi i Komunitetit Politik Evropian, çfarë pritet të sjellë ai
Nga Andreas Kluth “Bloomberg”

Evropianët do të zhvillohet këtë javë në kryeqytetin çek Pragë, më saktë brenda territorit të kështjellës ku dikur nisi Lufta Tridhjetëvjeçare. 44 udhëheqës kombëtarë, duke përfshirë miq dhe armiq midis tyre, do të marrin pjesë takimin inaugurues të së ashtuquajturit Komuniteti Politik Evropian.

Se çfarë do të bëhet saktësisht ky institucion, kjo mbetet të shihet. Por ideja fillestare është t’i kujtohet shumicës së evropianëve (Rusia dhe Bjellorusia nuk janë të ftuar) se ata ndajnë diçka më të lartë sesa vetëm një gjeografi të përbashkët, pra disa ideale dhe një fat të përbashkët.

Në çdo rast ky është vizioni i shpalosur pak kohë më parë nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ai mbërriti tek ky projekt, i bindur se të gjitha strukturat e tjera evropiane kanë shumë të meta dhe nuk mund ta ndihmojnë dot një kontinent të përçarë nga lufta, mosmarrëveshjet kufitare dhe kriza të ndryshme në energjitikë, migracion dhe ekonomi.

Dhe në këtë aspekt, Macron ka të drejtë. Edhe vetëm hartimi i një liste me gjithë ato institucione të bën konfuz. Lista nis me organe të tilla si Këshilli i Evropës (nuk ka lidhje fare me Këshillin Evropian) dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (që përfshin edhe vende jo-evropiane si dhe Rusinë, luftën-nxitësen më të madhe të kontinentit).

Në krye është Bashkimi Evropian. I menduar si projekti më i madh i paqes në histori, BE supozohet në teori të integrojë gradualisht shtetet e saj anëtare – aktualisht 27 – në një konfederatë të madhe të quajtur Shtetet e Bashkuara të Evropës. Macron është i ndërgjegjshëm se asnjë nga këto grupime nuk është mjaftueshëm fleksibël apo i fortë për të zgjidhur problemet më të mëdha të Evropës.

Për shembull, BE-ja është kaq komplekse në rrafshin institucional, saqë është e vështirë të numërosh sesa presidentë ka (ndoshta rreth 10). Në fushat e politikave si tregtia, ajo mund të jetë një superfuqi. Por në shumicën e të tjerave – veçanërisht në mbrojtje – është një xhuxhmaxhuxh.

Të metat e tij strukturore janë të shumta. BE-ja nuk mund të dëbojë anëtarët që shkelin parimet e unionit (si për shembull Hungaria), por ajo është e padobishme kur një vend dëshiron të largohet vullnetarisht (si Britania e Madhe). Për shumë çështje të rëndësishme, çdo anëtar problematik mund të vërë veton ndaj të gjitha vendimeve.

Për të tjerat, traktatet e BE-së janë të paqarta. Ato përmbajnë një klauzolë të mbrojtjes reciproke, tek e cila nuk bazohet askush. Është kjo arsyeja pse të gjitha vendet e BE-së përveç 6 vendeve janë gjithashtu anëtare të NATO-s. Një tjetër mangësi e BE-së është se ajo përjashton shumë vende evropiane.

Turqia u bë zyrtarisht kandidate për anëtarësim që në vitin 1999. Por ajo ka hequr dorë prej vitesh nga çdo lloj shprese për t’iu bashkuar një ditë unionit. Disa vende të Ballkanit kanë frikë se do të pësojnë të njëjtin fat. Ç’është më e keqja nga këndvështrimi i tyre, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia – të cilat BE-ja dëshiron t’i mbështesë kundër kërcënimeve nga Rusia – mund t’ia kalojnë Ballkanit në procesin e anëtarësimit.

Me sa duket Macron shpreson që një ditë Komuniteti Politik Evropian, do të bëjë më mirë se të tjerët. Teksa po themelohet si një institucion “me rregulla të buta”, ai mund të shndërrohet në një klub në të cilin anëtarët mund të hyjnë dhe të largohen, por jo të pengojnë funksionimin apo ta sabotojnë atë.

Po ashtu, ky organ mund të sigurojë gjithashtu një skenë kontinentale për britanikët, turqit, zviceranët, shqiptarët, gjeorgjianët dhe të gjithë të tjerët që nuk mund ose nuk do të anëtarësohen dot në BE. Që tani është vendosur që mbledhja e radhës e Komunitetit të zhvillohet në Moldavi.

Por sado të mira të jenë synimet e Macron, Evropa nuk do të pushojë së qeni e tillë vetëm sepse po pajiset me një institucion tjetër. Një vend i përfaqësuar në samitin e Pragës, Ukraina, po lufton për ekzistencën e vet kundër një pushtuesi evropian. Dy vende të tjera, Armenia dhe Azerbajxhani, ishin në luftë kundër njërit-tjetrit jo më larg se muaji i kaluar.

Dy të tjera akoma, Turqia dhe Greqia, mund të jenë në çdo moment në luftë midis tyre, ndoshta me përfshirjen e një vendit të tretë, Qipro. Maqedonasit, shqiptarët, boshnjakët dhe ballkanasit e tjerë, dyshojnë se Komuniteti Politik Evropian është thjesht “çmimi ngushëllues” që u ofron Marcon, në kushtet kur askush nuk ka ndërmend që t’i lejojë ata të hyjnë në BE.

Ndërkohë një tjetër pjesëmarrëse në samit, Serbia, mohon ekzistencën e një shteti tjetër pjesëmarrës në këtë takim, Kosovës. Për të gjitha këto arsye, është e lehtë të tallesh me këtë simpozium kontinental, me megalomaninë e Macron, dhe me propozimin e vazhdueshëm të strukturave dhe dokumenteve të reja strategjike, teksa evropianët janë po aq të përçarë sa kanë qenë gjithmonë.

Një pikëpamje disi më dashamirëse është se Macron dhe udhëheqës të tjerë evropianë po refuzojnë – edhe në një kohë kur një evropian tjetër, presidenti rus Putin, po kërcënon të tjerët me luftë bërthamore – të heqin dorë nga ëndrra e tyre për paqen, sigurinë dhe harmoninë kontinentale.

Samiti i kësaj jave nuk do të jetë një tjetër Paqe e Vestfalisë apo Kongres i Vjenës. Ai nuk do të zgjidhë problemet e kontinentit, nuk do të bashkojë të përçarët, dhe as nuk do të zbusë luftë-nxitësit. Gjithsesi ai meriton vëmendje dhe mbështetje. Në kohëra si këto që po jetojmë, është shumë më mirë të mblidhesh në paqe, sesa të mos mblidhesh fare./abcnews.al

The post Nga Praga nis krijimi i Komunitetit Politik Evropian, çfarë pritet të sjellë ai appeared first on Albeu.com.

Rama përkrah propozimin e Macron: Komuniteti Politik Europian është ide e mirë
Kryeministri Edi Rama në një shkrim për Politico.eu, ka shprehur përkrahjen ndaj Komunitetit Politik Europian (KPE), të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Rama së bashku me kryeministrin holandez Mark Rutte, thonë se KPE “duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje.”

Më tej ata shprehen se Komunteti duhet të jetë elastik e jo burakratik, ndërsa shohin nevojën që të drejtohet nga përparësitë që i prekin të gjithe dhe jo nga agjendat fikse.

Shkrimi i plotë:

Më 24 shkurt, ndërkohë që Rusia nisi pushtimin e saj brutal të Ukrainës, Europa u përball me zgjimin e beftë se paqja në kontinent nuk është e garantuar. Kjo luftë e pashembullt dhe e pajustifikuar është sulm kundër rendit juridik ndërkombëtar dhe, si e tillë, përbën një kërcënim për lirinë dhe sigurinë tonë.

Me këtë luftë, presidenti rus, Vladimir Putin, shpresoi të mbillte përçarje midis vendeve të Europës, por, në fakt, ia doli të marrë të kundërtën. Ne qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm anëtarët e Bashkimit Europian, por të gjitha vendet e Europës.

Do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të ndihmuar Ukrainën të rifitojë sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial dhe do të mbështesim rindërtimin e saj. Megjithatë, është fakt se agresioni i paprovokuar i Rusisë na detyron po ashtu të reflektojmë mbi disa prej parimeve themelore që ndajmë në kontinentin tonë dhe mënyrës sesi të mbrojmë sa më mirë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta. Nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë.

Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE).

KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, por elastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore.

Ne kemi nevojë për një platformë e cila nuk u mbivendoset organizatave të forta rajonale që kemi tashmë në Europë e nuk i zë vendin procesit të mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate. KPE-ja duhet të jetë një hapësirë ku të mund të takohemi e të bëjmë punë, pavarësisht nëse jemi anëtarë të BE-së apo jo.

Presim me shumë padurim mbledhjen tonë të parë më 6 tetor, në qytetin e bukur të Pragës dhe besojmë fort se kemi qysh në fillim një program të rëndësishëm e ambicioz për të diskutuar.

Ne vetë shohim potencial të jashtëzakonshëm për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve të energjisë dhe transportit të kontinentit tonë dhe, në KPE, mund të diskutojmë sesi të punojmë për shkuar drejt një sistemi energjetik europian të ndërlidhur dhe me efekte zero në klimë. Dhënia përparësi investimeve në prodhimin europian të energjisë do të ndihmojë më tej për të përftuar pavarësi të plotë nga eksportet ruse të energjisë, ndërkohë që, pa dyshim, brenda një afati të shkurtër të gjitha vendet europiane duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë.

Në të njëjtën kohë, kriza e klimës mbetet një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi — këtë mund ta shohim çdo ditë në mbarë kontinentin. Kësisoj, na duhet të bashkërendohemi edhe për të çuar përpara ambicien e shprehur në mbledhjen e Konferencës për Ndryshimin e Klimës (COP26), në Glasgou, për të financuar përshtatjen klimaterike të vendeve në zhvillim.

Një tjetër sfidë e madhe është siguria kibernetike. Të gjitha vendet tona përballen me kërcënime kibernetike, ndaj ne duhet të forcojmë qëndresën e përbashkët kibernetike duke punuar me njëri tjetrin, për të siguruar institucionet dhe rrjetet tona.

Pos këtyre sfidave, na duhet edhe të investojmë në një agjendë pozitive për të ardhmen tonë të përbashkët.

Së pari e kryesisht, kjo do të thotë investim te të rinjtë tanë. Kështu, ne duhet të diskutojmë për kapacitete, konkurrueshmëri dhe qëndrueshmëri mbareuropiane të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe novacionit  dhe kjo duhet bërë sa më shpejt, pa asnjë vonesë. Duhet të vazhdojmë të nxisim shkëmbimet midis të rinjve dhe bashkëpunimin midis universiteteve dhe mund ta shfrytëzojmë KPE-në për të ndarë praktikat më të mira në këtë fushë.

Së fundi, duhet, po ashtu, të diskutojmë sesi të përmirësojmë tregtinë brenda Europës. Ne kemi nevojë për një kuadër të fortë të rritjes ekonomike dhe konvergjencës sociale në çdo anë të Europës. Është thelbësore që të mbështesim nismat rajonale e lokale të bashkëpunimit ekonomik dhe të investojmë në ndërlidhjen rajonale të transportit dhe tregtisë.

KPE-ja paraqet për ne një mundësi vendimtare për t’i parë në sy sfidat e përbashkëta. Europa duhet t’i japë formë së ardhmes së vet dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të punojmë së bashku si anëtarë demokratikë të familjes europiane. Kur punojmë së bashku, jemi më të fortë, më të sigurt, më të begatë. Kështu, në Pragë, na lejoni të ngremë një forum që është gjithpërfshirës dhe efektiv.

Mund të mbështeteni te përkrahja jonë për ta arritur këtë.

The post Rama përkrah propozimin e Macron: Komuniteti Politik Europian është ide e mirë appeared first on Albeu.com.