komunitetet fetare Archives - Albeu.com

Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit 2026 për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë.

Sipas vendimit, fondi i përgjithshëm arrin në 203 milionë lekë dhe do të përdoret për mbështetjen financiare të katër bashkësive kryesore fetare në vend.

Konkretisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton 57.3 milionë lekë, të ndara për financimin e punonjësve të administratës dhe të institucioneve arsimore.

Ndërkohë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton 48.6 milionë lekë, të shpërndara po ashtu për administratën dhe sistemin arsimor.

E njëjta shumë, 48.6 milionë lekë, i është akorduar edhe Kishës Katolike në Shqipëri, me fokus mbështetjen e stafit administrativ dhe atij në arsim.

Ndërsa Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 48.5 milionë lekë, të cilat përfshijnë financim për administratën, kontribut për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër, si dhe mbështetje për veprimtarinë e saj ndërkombëtare.

Vendimi parashikon që fondi të disbursohet brenda muajit prill 2026, ndërsa për zbatimin janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet.

Njoftimi:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT NË BUXHETIN E VITIT 2026 PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, pika 2, 3, 4, pika 2, 5, pika 1, e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;

ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;

ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;

ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;

ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;

iii. 11 500 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën për vitin 2026, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili appeared first on Albeu.com.

Buxheti i 2024, qeveria ndan 113 milionë lekë për komunitetet fetare, si shpërndahet fondi
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndajë 113 milionë lekë për komunitetet fetare në Shqipëri nga buxheti i vitit 2024.

Qeveria ka përcaktuar edhe ndarjen e financimit për secilin komunitet fetar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3, 4, 5 e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Masa e financimit, prej 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2024, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare“, thuhet ne vendimin e qeverisë.

Masa e financimit prej 113.000. 000  nga buxheti i vitit 2024, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, do përdoret si më poshtë vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 840 000 (tridhjetë e tre milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në: 17 040 000 (shtatëmbëdhjetë milionë e dyzet mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës të administratës; 16 800 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 (shtatëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind e mijë) lekë, të ndarë në: 13 200 000 (trembëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 (pesëdhjetë e pesë) punonjës të administratës;

13 200 000 (trembëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 (pesëdhjetë e pesë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë, të ndarë në:

9 600 000 (nëntë milionë e gjashtëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 (dyzet) punonjës të administratës; 16 800 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 (shtatëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 (njëzet e gjashtë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në: 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 (njëzet e pesë) punonjës të administratës;

13 360 000 (trembëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;

iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2024, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

Kalimi i fondit, përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit maj, të vitit 2024. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”..

The post Buxheti i 2024, qeveria ndan 113 milionë lekë për komunitetet fetare, si shpërndahet fondi appeared first on Albeu.com.