komunat serbe Archives - Albeu.com

Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, deputeti i LDK-së: Kurti po realizon planin serb
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur 5 komuna paralele serbe në veri të vendit, veprim që ka të ngjarë të nxisë tensione të reja.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha në një intervistë për një emision televiziv ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti duke nënvizuar se ai po realizon planin serb pas përplasjes me ndërkombëtarët.

Gjithashtu Berisha theksoi se Kurti po e rrënon Kosovën, ndërsa shtoi se vetëm në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë vendi mund të bëjë para.

”Kosova është shtete i pavarur dhe duhet të veprojë si i tillë. Nëse do me ecë shpejt mund të nisesh vetëm, por vetëm mund të përballesh me sfida që nuk janë të pakta vetëm për ne. Nëse do të mbërrijë i sigurt duhet të ecësh me aleatët, pasi përballjen do ta kesh bashkë me ato dhe udhët, koordinim e ke me aleatët.

Vendimi i qeverisë është i drejtë në kuptimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova, por metodologjia e punës është e gabuar. Pikërisht kjo metodologji e gabuar e ka sjellë qeverinë e Kosovës në të tilla përplasje që janë në disfavor me të.

Ky kryeministër për dallim ky është më shumë i karakterit populist. Ka krize identiteti. Për shkak të programit që ka ardhur në pushtet, nuk ka arritur të përmbushë asnjë objektiv të vetëm. Ka krizë identiteti dhe politike dhe mashtrimi. Po përpiqet që t’i përdorë për efekte elektorale qoftë dhe me kushtin për të humbur aleatët tanë. Humbja e kësaj aleance është shumë e rrezikshme për Kosovën. Po realizon synim serb pasi ky është synim serb, me humbjen e mbështetjes së aleatëve”,- tha Berisha.

Në një aksion të 30 gushtit, Kosova mbylli 5 komuna serbe paralele, një aksion që pritet të nxisë tensione të reja pasi qeveria e Kosovës është kritikuar nga perëndimi për “hapa të njëanshëm”.

Nga aksioni u mbyllën, komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviçit.

Policia e Kosovës, tha se operacioni në veri të vendit u zhvillua për të ndërprerë veprimtaritë në “pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”.

Më herët gjatë këtij viti, autoritetet mbyllën shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë tjera të vendit.

The post Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, deputeti i LDK-së: Kurti po realizon planin serb appeared first on Albeu.com.

Asociacioni, Kurti: Duhet të jetë koordinim i kompetencave që i kanë komunat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur edhe nga gazeta kroate “Veçernji List”, për Asociacion e komunave me shumicë serbe.

Ai përmendi marrëveshjen e Ohrit, nenin 7 që në përmbajtje ka vetëmenaxhimin si dhe nenin 10 që detyron Kosovën dhe Serbinë të respektojnë marrëveshjet e arritura.

Kurti thotë se në mes të Kosovës dhe Serbisë janë arritur 39, prej tyre dy janë për Asociacionin, ajo e vitit 2013 dhe 2015.

Por Kurti përmendi se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, mbi këtë përmendi edhe qëndrimin amerikan që Asociacioni të jetë brenda një koordinim i kompetencave ekzistuese që kanë komunat.

Veç kësaj, kreu i ekzekutivit kosovar ka përmendur edhe letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes.

Më poshtë përgjigja e Kurtit për median kroate:

Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, i cili lidhet me nenin 10, i cili thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese, duhet të zbatohen plotësisht. Kemi 39 marrëveshje të tilla. Dy prej tyre i referohen asociacionit të komunave me shumicë serbe nga viti 2013 dhe 2015. Unë kam thënë siç e shoh, jam gati për atë që komuniteti serb në Kosovë të organizohet më mirë për të marrë sa më shumë shërbime publike cilësore dhe që të respektohen të gjitha të drejtat e tyre, të cilat janë mjaft të gjera sipas planit të Ahtisarit, por e gjithë kjo duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese të saj dhe gjithashtu në përputhje me letrën e Federica Mogherinit, e cila i ishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Mustafa, në të cilën shkruan se ai asociacion nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv apo të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes. Por në të njëjtën kohë kemi edhe qëndrimin e qeverisë amerikane, i cili është publikuar në një tekst në të cilin shkruhet se asociacioni duhet të jetë një koordinim i kompetencave ekzistuese që kanë komunat. Për ne, etnonacionalizmi territorial është absolutisht i papranueshëm. Ky lloj nacionalizmi e ka të domosdoshëm shovinizmin dhe aparteidin, ai është në kundërshtim jo vetëm me shoqërinë qytetare, por madje edhe me nacionalizmin nacional-çlirimtar

Ne kemi ofruar një draft vizion për komunitetin serb në Kosovë, i cili është frymëzuar nga modeli kroat i vetëmenaxhimit përmes Këshillit Kombëtar Serb. Vuçiq nuk donte të dëgjonte për të apo ta lexonte. Ai dëshiron bashkimin e komunave me shumicë serbe kundër shtetit tonë, siç është bërë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1991. Në Kosovë 4% e popullsisë janë serbë. Por ata kanë 10 nga 38 komuna, kanë 10 vende të rezervuara nga 120 në Parlament dhe kanë 17 për qind të asambleistëve komunal në komunat tona. Po ashtu, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën në të gjitha nivelet e administratës. Do të thotë, në Kosovë ka diskriminim pozitiv, por Beogradi dëshiron Republikën Srpska brenda Kosovës. Kjo, sigurisht, nuk është e mundur. Jo vetëm që nuk është e dëshirueshme, por edhe nuk është as e mundur. Në të njëjtën kohë, Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit, sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë. Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë. Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi

The post Asociacioni, Kurti: Duhet të jetë koordinim i kompetencave që i kanë komunat appeared first on Albeu.com.

Chollet e Escobar: Kosova s’mund t’i ikë zotimit, Asociacioni nuk shton shtresë të re të pushtetit, as nuk është një etnik
Nga: Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë theks të ri integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen transatlantike. Në shkurt të vitit 2022, presidenti Biden dhe kancelari Scholz deklaruan se janë të përkushtuar “për të përmbyllur çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor… që më në fund të realizohet një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe”.

Ndër qëllimet tona më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor është të ndihmojmë në krijimin e kushteve për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjatë javëve të shkuara, së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi udhëtuar në Beograd dhe Prishtinë për t’i inkurajuar të dyja palët që ta pranojnë propozimin e BE-së për të dyja vendet që të normalizojnë marrëdhëniet, ta ndërpresin ciklin e krizave dhe konfrontimit dhe të çojnë përpara me vendosmëri integrimin e tyre evropian. Kjo është mundësi historike që ne besojmë të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë.

Ndër detyrat më kritike mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka pasur shumë diskutime për Asociacionin dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo. Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për t’i bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse. Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës. Po aq e rëndësishme, zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin është obligim i mbetur, ligjërisht i detyrueshëm, ndërkombëtar, për të cilën kërkohet veprim nga Kosova, Serbia dhe BE-ja dhe zotim ekzistues të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj. Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH); Bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që ta ofrojë vizionin e saj për këtë Asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të kosovarëve. Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së ka vënë në pah se ekzistojnë 14 aranzhime të ngjashme brenda Bashkimit Evropian – asnjëri nga to nuk cenon sistemet evropiane të qeverisjes efektive. Brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Kosova mund të refuzojë opsionet që kërcënojnë strukturën e saj ligjore, por nuk mund të refuzojë zotimet e saj. Si vendi më prokosovar në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të mbështesin popullin e Kosovës për të siguruar që struktura e saj kushtetuese dhe ligjore nuk cenohet.

Si do të dukej Asociacioni? Komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët do të mund të punonin në mënyrë më efikase së bashku për t’i adresuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve publike, nëpërmjet ekonomive të shkallës dhe shkëmbimit të praktikave më të mira. Për shembull, komunat do të mund të hartojnë kurrikulë në gjuhën serbe për shkollat lokale në disa komuna e të mos veprojnë në vakum dhe duke bërë punë të dyfishtë. Bashkëpunimi i tillë është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për zotimin për Asociacion dhe parimet e qeverisjes së mirë të ushtruara nëpër vendet e tjera në Evropë.

Çka nuk do të ishte Asociacioni? Nuk do t’ia shtonte Qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky parim i rëndësishëm daton që nga propozimi i Ahtisaarit. Komunat bashkëpunojnë në bashkëmenaxhimin e juridiksioneve brenda institucioneve dhe strukturave legjitime kosovare. Duke lejuar komunat e caktuara që në mënyrë më efikase të ushtrojnë kompetencat që tashmë i kanë, kjo do të mënjanonte nevojën që qytetarët kosovarë të kërkojnë shërbime nga strukturat paralele ilegale – siç bëjnë shumë veta tani – dhe do të ruante transparencën dhe ligjshmërinë e strukturës së re sipas dhe brenda ligjit kosovar. Dhe çdo mbështetje dhe ndihmë që Serbia do t’ia ofronte komunitetit serb të Kosovës do të duhej të ishte transparente dhe të shkonte përmes këtyre kanaleve legjitime dhe të lejuara.

Po ashtu, është me rëndësi të vihet në pah se një Asociacion i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte njëetnik. Këto do të ishin komuna me shumicë serbe ku jetojnë jo vetëm serbët etnikë, por edhe grupet e tjera – shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë – të drejtat e të cilëve gjithashtu duhet të sigurohen dhe mbrohen. Anëtarët e Asociacionit do të ishin zyrtarë lokalë tashmë të zgjedhur si përfaqësues të të gjithë banorëve në komunat e tyre. Ndër shqetësimet kryesore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ishte çështja se si të sigurohej që Asociacioni mbetet i hapur për të gjitha etnitë dhe të ishte plotësisht brenda strukturës së kornizës ligjore të Kosovës dhe ajo bëri thirrje që propozimi fillestar të përshtatej e të mos hidhej poshtë, si dhe theksoi obligimin për krijimin e një asociacioni të tillë sipas marrëveshjes së Brukselit.

Si mikja dhe aleatja më e afërt e Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e Asociacionit, Kosova do të përmbushë një element kritik të nevojshëm për ndërtimin e të ardhmes së saj të drejtë si shtet sovran, shumetnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Jemi të gatshëm që ta mbështesim Kosovën për ta përmbushur këtë zotim dhe do të qëndrojmë krah vendit tuaj në çdo hap. E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë – dhe e të rinjve të saj që tash po shikojnë kah vendet e jashtme për mundësi – mund të jetë e ndritur në një Evropë „të tërë, të lirë dhe në paqe”. Krejt çka duhet është që ta shfrytëzojmë këtë moment së bashku./koha.net

The post Chollet e Escobar: Kosova s’mund t’i ikë zotimit, Asociacioni nuk shton shtresë të re të pushtetit, as nuk është një etnik appeared first on Albeu.com.

Kurti: Nuk do pranojmë krijimin e asociacionit të komunave serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se Serbia nuk është e gatshme për një dialog konstruktiv që do të rezultonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, gjatë intervistës për mediat boshnjake, Kurti ritheksoi se Prishtina nuk do të pranojë krijimin e asociacionit te komunave serbe.

“Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj dhe e dimë mjaft mirë se Serbia e do pikërisht këtë. Serbia do një shtet të saj brenda Kosovës. Qëllimi i beogradid është destruktiv, nuk do asgjë për serbët e Kosovës, vetëm do diçka kundër nesh. Serbia që thotë se Kosova është shtet fals dhe kërkon Asociacionin, nuk është serioz. Po ta donte Asociacionin do ta njihte së pari Kosovën. Ata duan Asociacionin që Kosova të bëhet jofunksionale,” tha ai.

Krijimi i asociacionit është kushti që i ka vendosur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Prishtinës, për kthimin e zyrtarëve serbë në institucionet shtetërore. Kryeministri Kurti u ndal edhe te propozimi “franko-gjerman”, i cili sipas tij është një bazë e mirë që të arrihet marrëveshja pranverën e ardhshme.

“Ka elemente të reja në atë propozim dhe është bazë e mirë për të vazhduar bisedimet tona në një nivel të ri. Duhet të shohim se si do të shkojnë takimet e reja, për ta ditur se ku jemi. Pranvera është një periudhë e mjaftueshme për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet, nëse kemi vullnetin e mirë,” tha ai.

The post Kurti: Nuk do pranojmë krijimin e asociacionit të komunave serbe appeared first on Albeu.com.