komuna Archives - Albeu.com

Shkruhet historia në Komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar
Në Komuna e Çashkës në Maqedoninë e Veriut është shënuar një moment historik, pas mbylljes së zgjedhjeve lokale, pasi për herë të parë është zgjedhur një shqiptar në postin e kryetarit të komunës.

Suat Shaqiri, kandidat nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar që në raundin e parë me 50.71% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Fitorja e Shaqirit vjen si surprizë për opinionin publik, duke marrë parasysh se Çashka ka qenë historikisht e udhëhequr nga kandidatë maqedonas.

Arbër Ademi mbrëmë në një konferencë për shtyp deklaroi se në Çashkë është shkruar historia.

“Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, tha Ademi.

Ky rezultat konsiderohet një arritje e madhe për përfaqësimin politik të shqiptarëve në zonat ku ata tradicionalisht kanë qenë në minorancë.

The post Shkruhet historia në Komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar appeared first on Albeu.com.

Kosova zgjedh krerët e komunave, qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut votojnë në grup
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale, ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara.

“Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”, deklaroi ai, duke ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët – së bashku me zyrtarë të Listës Serbe – kanë shkuar kolektivisht për të votuar, informon REL.

Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.

Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Pas këtij vendimi, komuniteti serb ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në vitin 2024, në përputhje me thirrjet e Listës Serbe.

Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.

Tubim masiv në Tel Aviv, falënderime për Trump dhe fërshëllima për Netanyahun

Sot të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme.

Pak ditë më parë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë akuzuar Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejta në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

The post Kosova zgjedh krerët e komunave, qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut votojnë në grup appeared first on Albeu.com.

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit, detajet e para
Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar ndërtesa e komunës së Zveçanit me granatë dore, që dyshohet të jetë e llojit M-75.

Rastin e konfirmoi zëvendrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar ndërtesa e komunës si dhe katër vetura të parkuara.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75.

E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.

Ai tha se Policia po punon në drejtim të zbardhjen e rastit.

“Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, u shpreh Elshani.

The post Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Mbylla e 5 komunave serbe në Kosovë/ Ambasada e SHBA-së: Veprim i pakoordinuar i qeverisë, marrëdhëniet tona drejt përkeqësimit
Ambasada e SHBA në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e 5 komunave paralele serbe të cilat u mbyllën sot falë një askioni të qeverisë Kurti. Në reagimin e ambasadës në Prishtinë, thuhet se ky veprim i qeverisë së Kosovës ka qenë i pakoordinuar.

Më tej ambasada shprehet se veprimi i sotëm reflekton një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit mes SHBA dhe Kosovës.

‘Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë.

Me urdhër të autoriteteve politike të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot, më 30 gusht, operacione kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit tonë. Siç e kemi theksuar më parë, veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Qeverisë i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premton të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.’, thuhet në reagimin e ambasadës.

The post Mbylla e 5 komunave serbe në Kosovë/ Ambasada e SHBA-së: Veprim i pakoordinuar i qeverisë, marrëdhëniet tona drejt përkeqësimit appeared first on Albeu.com.

Ferizaj trajnon 347 mësimdhënës për rritjen e cilësisë së mësimit, disa prej tyre edhe për rishikimin e teksteve mësimore
Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti shkollor ka trajnuar gjithsej 347 mësimdhënës të niveleve të ndryshme, duke filluar nga edukatoret e deri te klasat e dymbëdhjeta, por në mesin e tyre janë trajnuar edhe 22 mësimdhënës të cilët kanë të bëjnë me rishikimin e teksteve mësimore. Kjo për shkak se shpeshherë testet nëpër shkolla kanë qenë jashtë natyrës së mësimit dhe nuk janë përputhur me përmbajtjen e kurrikulës, andaj mësimdhënësit janë trajnuar që telashe të tilla Ferizaj të mos përsëritën.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë për mediat vendase se të gjithë pajtohen se në nivel të vendit procesi mësimor nuk është në nivelin e duhur, andaj kjo ka shtyrë ekzekutivin dhe kryetarin e Komunës, Agim Aliun të marrë hapa konkret për ta përmirësuar gjendjen.

Sipas Llabjanit, nivelin e arsimit në Kosovë e ka treguar edhe testi PISA dhe disa teste të tjera.

“Duke e parë këtë çështje se diçka është e rëndësishme dhe e domosdoshme për të filluar për të punuar në këtë drejtim, jo vetëm komuna e Ferizajt, por edhe sistemi arsimor në përgjithësi në Republikën e Kosovës, ne si Komunë e Ferizajt kemi bërë disa hapa në këtë drejtim. Hapat e parë që kemi ndërmarr janë trajnimi i mësimdhënësve, andaj gjatë këtij viti shkollor ne kemi trajnuar 347 mësimdhënës të niveleve të ndryshme duke filluar nga edukatoret e deri te klasat e dymbëdhjeta”, ka thënë Llabjani.

Sipas tij, e veçanta e këtyre trajnimeve ka qenë këtë vit e cila lidhet direkt me një nga faktorët që lidhet me cilësinë në arsim, e që është rishikimi i teksteve mësimore.

“Ne si komunë e Ferizajt kemi qenë përfitues të një projekti në kuadër të Bashkimit Evropian, ku kemi qenë të përfshirë si komunë për trajnimin e 22 mësimdhënësve të cilët kanë pasur të bëjnë me rishikimin e teksteve mësimore. Ne e dimë se një nga faktorët kryesor që ndikon në ngritjen e cilësisë së mësimit janë edhe tekstet mësimore për shkak të shumë të metave që kanë në përmbajtje, por edhe në aspektet e tjera”, ka thënë Llabjani.

Sipas tij, në kuadër të projektit, komuna e Ferizajt ka qenë e përfshirë në dy fusha korrikulare: Jeta dhe Puna dhe Shkathtësitë për Jetë.

“Në kuadër të kësaj kanë qenë të përfshirë mësimdhënësit e klasave të pesta, të teta dhe gjimnazi në klasat e dhjeta dhe njëmbëdhjeta. Në bazë të kësaj kemi arritur ta bëjmë një grup të mësimdhënësve më të dalluar në Komunën e Ferizajt të cilët pastaj nga trajnimet që kanë kemi arritur që të japim disa imputo shumë të rëndësishme në lidhje me rishikimin e testeve mësimore që kanë të bëjnë me historinë, Gjeografisë, Biologjisë dhe me nivelin e klasave të pesta”, ka thënë midis të tjerash Llabjani.

Llabjani shton se me trajnime të tilla të mësimdhënësve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

The post Ferizaj trajnon 347 mësimdhënës për rritjen e cilësisë së mësimit, disa prej tyre edhe për rishikimin e teksteve mësimore appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi, të dielën mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna
Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Podgoricën, do të jenë testi më i madh i besimit të qytetarëve në partitë politike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, kur u ndryshua pushteti në Mal të Zi.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna.

Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.

Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër janë partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje lokale del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike.

Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re.

Ndërkohë, të premten vonë, parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe atë të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve të partive dhe koalicioneve të shumicës të formuara pas zgjedhjeve të gushtit 2020.

Shkarkimi i ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes është iniciuar nga kryeministri Abazoviq, duke thënë se “ministrat nuk duhet të përfaqësojnë partinë politike të presidentit Gjukanoviq, por qëndrimet e Qeverisë.”

Në të njëjtën kohë, në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit, që bojkotuan seancën, parlamenti nuk zgjodhi katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese pasi kërkohej një shumicë prej 54 votave.

Nga 14 komuna,që dalin të dielën në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviq me partnerët në koalicion.

Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac.

The post Mali i Zi, të dielën mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna appeared first on Albeu.com.

Kallash, thika dhe të “bardhë”, policia shoqëron 60 persona në shkollat e Ferizajt
Policia e Ferizajt ka zhvilluar një operacion pranë shkollave të komunës, ku edhe ka sekuestruar nga nxënësit mjete të shumta të rrezikshme. Sipas njoftimit të Policisë, janë gjetur dhe konfiskuar: 5 pistoleta; 2 armë të gjata gjysmë automatike; municion; 40 thika kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme; 10 boksa metali te nxënësit e shkollave të mesme; 6 mulli për bluarje të marijuanë; 4 Shufra metali; një elektroshok.

Policia shton se janë ndaluar dhe shoqëruar në Komisariat, 40 persona me dyshimin se kanë përdorur drogë narkotikë dhe ndaj kanë nisur hetimet në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt. E po ashtu, janë ndaluar dhe shoqëruar në Polici edhe 20 persona me dyshimin se kanë shitur marihuanë dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Ndër të tjera, Policia ka bërë me dije se aksioni “Siguria në Shkolla 2022” do të vazhdojë edhe në shtator me kthimin e nxënësve në shkolla.

The post Kallash, thika dhe të “bardhë”, policia shoqëron 60 persona në shkollat e Ferizajt appeared first on Albeu.com.

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në 18 nga 21 komuna në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 nga 21 komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se aktualisht në PZAP janë në procedurë të shqyrtimit dhe vendosjes dy ankesa që kanë të bëjnë me komunën e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa një tjetër, që ka të bëjë me komunën e Dragashit është në proces në Gjykatën Supreme.

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Rezultatet e certifikuara u takojnë këtyre 18 komunave: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Mamushë./Koha.net

The post KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve në 18 nga 21 komuna në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Sot fillon zyrtarisht fushata në Kosovë, këto janë komunat që përballen në balotazh
Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, e cila do të zgjasë pesë ditë, ashtu siç është përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Kështu u bë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.

“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, tha Elezi për klankosova.

Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbahet të dielën më 14 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna ku asnjëra nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk arriti të marrë 50+1 përqind të votave.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet më 14 nëntor.

Prishtina shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së me 45.54 për qind të votave dhe Përparim Ramës së LDK-së me 29.17.

Në Prizren garojnë Mytaher Haskuka LVV me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 për qind të votave në raundin e parë.

Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja që mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV 44.71.

Gjakova do të ketë balotazh Ardian Gjinin e AAK-së me 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lila LVV me 37.20.

Në Podujevë garojnë Ekrem Hyseni i LDK-së, i cili në raundin e parë mori 44.20 për qind dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 44.16 për qind.

Në Drenas, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci, i cili më 17 tetor mori 45.50 për qind, do të përballet me Driton Ajazin nga Demokratët për Drenasin, me 30.50 për qind.

Në Kaçanik do të përballen Besim Ilazi PDK që mori 44.67 për qind të votave kundër Jeton Rakës nga LVV me 33.36.

Në Istog Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 për qind të votave dhe Bekë Berisha nga AAK me 24.49.

Në Dragash përballjen do ta kenë Bexhet Xheladini nga LDK që mori 35.69 për qind me Shaban Shabanin nga PDK, i cili në raundin e parë mori 32.56 për qind.

Burim Berisha i LDK-së me 49.72 për qind të votave dhe Enver Bajçinca nga LVV me 25.58, do të garojnë për komunën e Fushë Kosovës.

Ndërsa në Obiliq përballen Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçi i LVV-së. Në raundin e parë kryetari aktual i Obiliqit mori 48.12 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij me të cilin do të përballet në balotazhit 20.19 për qind të votave.

Në Klinë janë Zenun Elezaj nga AAK me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci PDK me 27.42.

Në Kamenicë, Qëndron Kastrati nga PSD me 32.52 për qind të votave dhe Kadri Rahimaj LVV, 31.01 për qind.

Në Rahovec, Smajl Latifi i AAK-së me 47.18 për qind të votave dhe Visar Korenica LVV me 24.84.

Në Viti, Sokol Haliti LDK me 41.30 për qind dhe Arsim Ademi LVV me 34.50.

Në Junik, Agron Kuçi AAK me 45.19 për qind dhe Ruzhdi Shehu i LDK-së me 42.01 për qind të votave në raundin e parë.

Malisheva shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga NISMA me 34.08 për qind dhe Isni Kilaj PDK me 28.82.

Në Vushtrri garojnë Ferit Idrizi i PDK-së me 34.81 për qind dhe Xhafer Tahiri LDK 33.82 për qind.

Në Shtime Qemajl Aliu LVV me 45.29 për qind dhe Naim Ismajli PDK me 44.23 për qind të votave në raundin e parë.

Edhe dy komunat tjerat Kllokoti e Mamusha janë në balotazh. Në Kllokot garojnë Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind dhe Strahinja Spasiq nga GI Srpska Narodna Sloga 36.33 për qind.

Ndërsa në Mamushë, Abdulhadi Krasniqi nga KDTP, i cili në raundin e parë mori 48.92 për qind dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95.

Komunat që nuk do të votojnë më 14 nëntor janë Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Deçani, Lipjani, Suhareka, Hani i Elezit, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica e Veriut, Graçanica, Novobërda, Shtërpce, Ranillugu dhe Parteshi.

Në të gjitha këto komuna kryetarët e ri janë zgjedhur në raundin e parë duke fituar mbi 50 për qind të votave të nevojshme./GazetaExpress

The post Sot fillon zyrtarisht fushata në Kosovë, këto janë komunat që përballen në balotazh appeared first on Albeu.com.

Reforma Territoriale, PD kërkon rikthimin e Komunave
Partia Demokratike ka publikuar sot paketën e plotë të propozimeve për ndryshimet në Kushtetutë, ku mes të tjerave ka kërkuar edhe rikthimin e Komunave.

Në amendamentin për Reformën Territoriale, PD kërkon që Bashkitë të administrojnë zonat urbane, ndërsa komunat të përfshijnë territoret kryesisht rurale.

“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.

3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”, thuhet në amendamention e PD-së.

Vetting i politikanëve

Demokratët propozojnë që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur personat që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar.

Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:

“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit./

The post Reforma Territoriale, PD kërkon rikthimin e Komunave appeared first on Albeu.com.