komuna serbe Archives - Albeu.com

SHBA-ja kërkon implementimin e Asociacionit të Komunave Serbe
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i respektojnë zotimet e tyre për implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

“Është thelbësore për Kosovën dhe Serbinë të respektojnë zotimet e tyre duke implementuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo përfshin edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Gazetën Express.

Më tej në përgjigje thuhet se SHBA-ja nuk ka ndonjë përshkrim për mënyrën se si duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin apo ndonjë tjetër marrëveshje dhe se kjo çështje është subjekt i asaj se si palët janë marrë vesh mes vete.

“Ne nuk japim ndonjë përshkrim se si kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër, duhet të implementohet. Teknikalitetet e implementimit janë subjekt i marrëveshjes mes palëve”, ka thënë ky zëdhënës i DASH për Gazetën Express.

Se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe duhet të implementohet e thonë edhe nga Bashkimi Evropian.

Derisa ditë më parë në një intervistë në KTV, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, teksa e ka komentuar “kërcënimin” e “Listës Serbe” se do t’i lëshojnë institucionet në rast se nuk implementohet Asociacioni, është shprehur me shumë siguri se një marrëveshje e tillë nuk do të implementohet.

“U takon subjekteve politike të përkujdesen për premtimet që dhënë dhe realizimin e tyre. Lista Srpska mund të bëjë ato premtime, i ka bërë edhe në 2017, por nuk i ka realizuar, nëse edhe kësaj here u ka premtuar diçka për asociacionin, mund t’ua kujtoj qytetarëve çka u ka thënë më 2017 dhe t’u them se është po e njëjta Lista Srpska. Nuk do të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe. Nëse kjo ka qenë arsyeja që e kanë votuar Listën Sprska atëherë janë manipuluar qytetarët”, ka thënë Bislimi në “DESKU” të KTV-së më 20 tetor 2021.

Ndërkohë pala serbe është duke bërë përgatitje që çështja e Asociacionit të jetë pika e radhës që do të diskutohet gjatë takimit të radhës në Bruksel./GazetaExpress/

The post SHBA-ja kërkon implementimin e Asociacionit të Komunave Serbe appeared first on Albeu.com.