komuna gazi babe Archives - Albeu.com

Gjuha shqipe zyrtare në Gazi Babë! Kryetari siguron se ligji do të respektohet
Regjistrimi i popullsisë zbuloi se në Komunën e Gazi Babës në Shkup jetojnë mbi 20% shqiptarë. Kjo me ligj obligon që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunë. Kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, thotë se po punohet rreth kësaj.

“Shërbimet e Komunës së Gazi Babës kanë pasur një takim fillestar me përfaqësuesit e Agjencisë për Gjuhët, ku kanë udhëzime dhe detyrime të cilat kërkohen me ligj në lidhje me realizimin e rezultateve të regjistrimit dhe në vazhdim do të negociojmë për aktivitete në përputhje me këtë, me çka normalisht do t’i përmbahemi asaj që thotë ligji”, tha Boban Stefkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së, Safet Ademi, shprehet se ende nuk është përcaktuar afati kohor për zbatimin e ligjit, por sipas tij pritet që shumë gjuha shqipe të jetë në të gjitha aktivitetet e komunës.

“Hapin e parë që jemi duke e bërë dhe po orvatemi që ta bëjmë sa më shpejt të gjitha formularët për parashtrimin e kërkesave në Komunën e Gazi Babës t’i bëjmë në dy gjuhë, por e rëndësishme që aktet e komunës të fillojmë t’i bëjmë në gjuhën shqipe me një interval kohor sa më të shpejtë që të mos zvarritet sepse edhe në bazë të Ligjit për implementimin e gjuhës shqipe si ne edhe Komuna është e obliguar sa më shpejt të bëjë implementimin”, Safet Ademi, këshilltar i BDI-së në komunën e Gazi Babës.

Drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, Ylber Sela, thotë se për zbatimin e dygjuhësisë është dashur të merren masa menjëherë pas publikimit të rezultateve nga Enti i Statistikave. Sela shton se kryetari i Gazi Babës ka premtuar do të nis me realizimin.

“Nga 30 marsi e këndej Komuna e Gazi Babës duhet të funksionojë në dy gjuhë. Kur ka hyrë ligji në fuqi për përdorimin e gjuhëve institucionet kanë pasur detyrë që brenda 6 muajve të kryejnë fazën e parë, e cila nënkupton që të përkthehen vulat, logoja, uebfaqja…faza e dytë brenda një viti institucioni të harmonizojë të gjitha rregulloret që i kanë në kuadër për përdorimin e gjuhëve, nëse ai nuk e bën vlen ligji për përdorimin e gjuhëve”, tha Ylber Sela, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.

Drejtori i Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, Fatmir Iseni, që duhet të mbikëqyrë nëse po respektohet dygjuhësia, për TV21 tha kjo komunë nuk është në planin vjetor të Inspaktoratit, por siguron se në planin e vitit 2023 do të merren parasysh rezultatet e Regjistrimit të popullsisë.

Përndryshe, regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 tregoi se në Gazi Babë jetojnë 20.46% shqiptarë, për dallim nga viti 2002-shit kur në këtë komunë kishte 17.2% shqiptarë./tv21

The post Gjuha shqipe zyrtare në Gazi Babë! Kryetari siguron se ligji do të respektohet appeared first on Albeu.com.