komuna e tetoves Archives - Albeu.com

MMPT: Shfuqizimi i vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë prek dinjitetin e shqiptarëve, jo vetëm anën juridike
Iniciativa “Më mirë për Tetovën” vlerëson se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua vendimi i Këshillit të Komunës së Tetovës i vitit 2007 për emërtimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, nuk mund të trajtohet thjesht si një çështje juridike apo administrative.

Sipas MMPT-së, ky hap cenon drejtpërdrejt dinjitetin e shqiptarëve dhe, njëkohësisht, përbën sulm ndaj realitetit demografik, historik dhe shoqëror të Tetovës.

“Emrat që po tentohet të rikthehen nuk mishërojnë ndonjë vlerë për shumicën dërrmuese të qytetarëve të Tetovës. Ata lidhen me një sistem antivlerash, prej të cilit Maqedonia e Veriut është larguar prej kohësh dhe që bie në kundërshtim me orientimin evropian që synon vendi. Për shqiptarët, këta emra janë të lidhur me një regjim represiv dhe me një periudhë të errët, gjatë së cilës ata përndiqeshin në mënyrë sistematike, dëboheshin nga shtëpitë e tyre, pengoheshin të përdornin emra shqip për fëmijët dhe identiteti shqiptar përdorej si bazë për diskriminim”.

“Vendosja me imponim e emrave që nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit, përveçse është antidemokratike, përfaqëson edhe një formë dhune psikologjike, që ua rikthen shqiptarëve kujtimin e një kohe të lidhur me nënshtrim, përndjekje dhe poshtërim. Kjo nismë, sipas tyre, po mbështetet nga aparati shtetëror, njësoj siç ndodhte dikur me aparatin shtetëror që diskriminonte shqiptarët gjatë komunizmit”.

“Shqiptarët nuk kanë marrë kurrë dëmshpërblim për përsekutimin sistematik të ushtruar ndaj tyre. As në plan moral, as politik dhe as historik. Ndërkohë, mbetjet shoviniste të atij sistemi po përpiqen sërish të ushtrojnë dhunë simbolike mbi qytetin, të mbuluara me petkun e luftës antifashiste, ndërsa në thelb shfaqin prirje të vjetra antishqiptare, të fshehura pas nostalgjisë komuniste-titiste”.

Nga MMPT theksojnë se çështja nuk kufizohet vetëm te rrugët dhe sheshet, por shtrihet edhe te përdorimi i gjuhës shqipe, emërtimet e shkollave fillore dhe të mesme, institucionet publike, hapësirat kulturore dhe mënyra se si paraqitet identiteti shqiptar.

“Rasti më skandaloz është institucioni shtetëror Muzeu i Tetovës, ku historia shqiptare e qytetit është lënë në harresë. Në vend që të paraqesë historinë e plotë të Tetovës, bashkë me kontributin dhe trashëgiminë shqiptare, ky institucion i ngjan më tepër një memoriali komunist, ku ofrohet një version ideologjik, i cunguar dhe i njëanshëm i historisë”.

“E gjithë kjo, sipas tyre, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e ‘shqiptarëve të mirë’, ashtu siç i quante sistemi në kohën e komunizmit: shqiptarë të dëgjueshëm, vasalë, bashkëpunëtorë të sistemit dhe kundër interesit të popullit të vet. Bëhet fjalë për shqiptarë që për dekada kanë shërbyer si dekor politik, duke u dhënë legjitimitet vendimeve që shpërfillin identitetin e tyre. Ishin po këta ‘shqiptarë të mirë’, politikanë servilë, të paaftë dhe pa guxim politik, që lejuan pazare me Monopolin e Tetovës. Në vend që Monopoli të ruhej si dëshmi e masakrës dhe terrorit të ushtruar mbi shqiptarët, partitë politike lejuan që ai të fshihej nga kujtesa kolektive”, thonë nga MMPT./Telegrafi/

The post MMPT: Shfuqizimi i vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë prek dinjitetin e shqiptarëve, jo vetëm anën juridike appeared first on Albeu.com.

Parking “pak në rrugë, pak në trotuar”! Komuna e Tetovës: Si evropianët
“Pak në rrugë e pak në trotuar. Kështu do të duket parkimi i ri zonal në rrugën 120 në Tetovë i cili do të duhet të fillojë me punë nga 1 tetori dhe do kushtojë 30 denarë për një orë parkim”, raporton gazetari Senat Zylbehari.

Ky parkim do të jetë në zonën B, ndërsa nga komuna e Tetovës thonë se ka projekt për të njëjtin, madje është bërë në bazë të standardeve europiane.

“Parkingu zonal në rrugën 120a ka të paraparë 30 vend parkingje dhe për të njëjtin Sektori për Veprimtari Komunale, ka realizuar projekt komunikacioni konform të gjitha standardeve, ku përfshihen edhe lejet e autorizuara nga organet kompetente”, thonë nga komuna e Tetovës.

Pyetëm edhe Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, i cili  duhet ta japë lejen për parkimin. Nga atje thonë se në SPB ka dhënë pëlqim, por shtojnë se do miratohet vetëm pasi komisioni të shohë nëse është bazë të kritereve ligjore.

“Në qershor të këtij viti, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, pas kërkesës së Komunës së Tetovës, pas së cilës është dorëzuar dokumentacioni i nevojshëm, ka dhënë pëlqimin për projektimin e zonës së parkimit në vende të caktuara në rrugën “120” në Tetovë. Por nëse konstatohet se hapësirat e parkimit të formësuar nuk janë në përputhje me rregulloret dhe kriteret ligjore të parashikuara dhe projektin bazë të qarkullimit, do të përgatitet parashtresë përkatëse kundër realizuesit dhe kontraktonit”, thonë nga SPB Tetovë.

Po çfarë mendojnë tetovarët? I pyetëm disa që kalonin pranë këtij vend parkimi të ri, se a duhet që kjo zonë të jetë me pagesë dhe mënyrën se si është realizuar.

“-Kjo nuk është askund!

-Komuna thotë se është bërë në bazë të standardeve evropiane?

-Nuk jemi na në Evropë ne kurrkund nuk jemi.”

“Në bazë të mendimit tim nuk është në rregull, pasi që nuk ka vend për parkim këtu.”

“Nuk është normale në këtë shtet, por kushdo bën çfarë të dojë, por ­çka të bëjmë kush si mendon, ashtu vepron! Për mua nuk është në rregull kjo por s’kemi çka të bëjmë.”

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami në fillim të vitit premtoi se për çdo veturë në Tetovë do të realizojë nga një vend parkim, por me marrjen e mandatit edhe pse pati premtuar parkim pa pagesës, të njëjtin e shtrenjtoi për 10 denarë! Afati për ndërtimin e vend parkimeve është deri në fund të vitit, duke përfshirë edhe ato me kate, por deri më tani nuk është realizuar asnjë vend parkim me kate.

The post Parking “pak në rrugë, pak në trotuar”! Komuna e Tetovës: Si evropianët appeared first on Albeu.com.

S’ka vend për PDSH-në në Komunën e Tetovës, Partia e Thaçit e mban kuvendin në hotel
Foto ilustruese

PDSH në Maqedoninë e Veriut kishte planifikuar që Kuvendin Qendror të partisë ta mbante në sallën e Komunës së Tetovës.

Por kjo nuk ndodhi për shkak se salla ishte e mbyllur, gjë që detyroi partinë e Thaçit që kuvendin ta mbajë në një hotel në Tetovë, ku u zgjodhën anëtarët e kryesisë qendrore të kësaj partie, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm.

Nga PDSH thonë se kjo ka qenë e organizuar nga kryetari i Komunës Bilall Kasami, për të cilin ata thonë se po e privatizon komunën.

“Ne kemi dërguar kërkesë të rregullt për shfrytëzimin e sallës së Komunës organet e komunës nuk janë përgjigjur formalisht. Ku kryetari i komunës çelësat e sallës së Komunës i ka marrë me vete. Si duket pushteti aktual e trajton Komunën si pronë private, deklaroi Visar Palloshi nga PDSH”, deklaroi Visar Palloshi nga PDSH.

“Nënkryetar të partisë u zgjodhën profesoresha  Valbona Toska, Fatmire Isaku, Fejzi Xhelili dhe Halit Krasniqi, sekretarë partie u zgjodh Sali Ajdini. Unë mendoj se hapësira e veprimit politik të PDSH pas dështimit të mirëpritur të grupacionit të Ziadinit do të rritet 100. Ne do të punojmë dhe do të veprojmë në këtë drejtim”, pohoi Menduh Thaçi, lider i PDSH.

Pas kongresit të PSDH me zgjedhjen e kryesisë qendrore dhe kryesisë së ngushtë, rrumbullaksohet organizimi horizontal i kësaj partie.

Më pas do të zgjidhen edhe kryesitë nëpër degët dhe nëndegët e PDSH-së, për të përmbyllur riorganizimin e plotë të kësaj force politike.

The post S’ka vend për PDSH-në në Komunën e Tetovës, Partia e Thaçit e mban kuvendin në hotel appeared first on Albeu.com.

Teuta Arifi për akuzat e Bilall Kasamit: Përvishju punës e mos i diskredito njerëzit
Teuta Arifi në emisionin Click Plus foli për akuzat e hedhura ndaj saj nga kryetari aktual i Komunës së Tetovës Bilall Kasami. Sipas saj, publikimi i listës me emrat e të angazhuarve me kontratë në vepër është akt tendencioz dhe përpjekje për diskreditim ndaj njerëzve që figurojnë në listë, ndërsa tha tha se nuk janë të gjitha kontrata në vepër.

“Të gjitha ato nuk janë kontrata në vepër por janë pagesa të ndryshme ndaj personave fizik, edhe një herë them me anë të vendimit të këshillit, me anë të vendimeve të ndryshme të cilat nuk nënkuptojnë se duhet të bëni kontrata në vepër për ti bërë dhe për ti realizuar ato pagesa dhe them se kjo mënyrë e diskreditimit të qytetarëve të vet është e ulët në qoftë se atë e bëni selektive dhe ju them se e kanë selektive se kontrata të tilla ka pasur gjithandej”, tha Teuta Arifi, ish kryetare e Tetovës.

Në emisionin e të hënës Kasami po ashtu zbuloi se janë blerë 20 telefona nga 1000 euro me para të Komunës për familjarët e të punësuarve, e përgjigja e Arifit për këtë akuzë ishte kjo.

“E për telefonat mobil që i përmendi mbrëmë, që ka ngrit padi kundër jush?

Unë nuk jam telefonist i komunës more zotëri gazetar, epo tash çka, unë kam qenë…”, pohoi Teuta Arifi, ish kryetare e Tetovës.

Shumë çështje të cilat u hapën nga kryetari i Tetovës Bilall Kasami, ish-kryetarja as nuk i pohoi e as nuk i hodhi poshtë tërësisht, ndërsa vazhdimisht pohonte se përpjekjet e Kasamit janë me qëllimin e defokusimit sepse s’po mundet të realizojë premtimet e dhëna, andaj në fund I dërgoi edhe një porosi.

“Koha e nusërimit të Bilall Kasamit mbaroi është mirë ta veshë skutaçen dhe të kapet për pune…”, theksoi Teuta Arifi, ish kryetare e Tetovës./TV 21/

The post Teuta Arifi për akuzat e Bilall Kasamit: Përvishju punës e mos i diskredito njerëzit appeared first on Albeu.com.