Komuna e Studeniçanit Archives - Albeu.com

BDI: Komuna e Studeniçanit meriton zhvillimin që ofron Agjenda e blertë
Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi sot Programin zgjedhor përkomunën e Studeniçanit. Ejup Abazi, kandidat i BDI-së për kryetar në komunën e Studeniçanit, në konferencën e sotme për shtyp potencoi se shtyllat kryesore të programit për jetë më cilësore janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përkujdesi për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ngritja e nivelit të pastërtisë publike, cilësia më e madhe në sferën e arsimit, përforcimi i mekanizmave për mirëqenie më të madhe shëndetësore dhe sociale si dhe shumë sfera të ndryshme.

Abazi mes tjerash potencoi se në fokusin e tij në mandatin e ri katërvjeçar do të jetë veçanërisht zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë, por edhe projekteve tjera që do të mundësojnë standard më cilësor jetese për banorët e Studeniçanit. BDI, sot do të vazhdojë me tubim parazgjedhore në Studeniçan, ku do të prezantojë para qytetarëve programet zgjedhore për Studeniçan, Ejup

Abazin për kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit, si dhe listën për këshilltar.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë nga konferenca për shtyp:

Të dashur qytetar,

Të nderuar media,

Mirë se erdhët në konferëncën e sotme për shtyp në të cilën do të prezantojmë Programin e Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Studeniçanit.

Komuna e Studeniçanit do jetë në fokusin tonë, në mandatin katër vjeçar pas fitores në këto Zgjedhje lokale të 17 Tetorit.

Një komunë e blertë ashtu siç është edhe Agjenda jonë e blertë, është në prioritet tek ne të gjithë, pasiqë duhet të çojmë në vend amanetet dhe obligimet që kemi marrë dhe duke u përmbajtur pesë përbetimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të nderuar,

Në vijim shpalosim pjesë të programit për komunën tonë:

Do të ketë ujë të pijshëm për çdo vendbanim:

Përfundimi dhe lëshimi në përdorim i projektit të ujësjellësit në f. Studeniçan; Zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm në mahallën Dreshnicë të f. Batincë; Ndërtimi dhe lëshimi në përdorim i ujësjellësit në f. Koliçan i poshtëm; Ndërtimi i ujësjellësit në f. Draçevicë; Fillimi i punimeve të projektit të ujësjellësit nga lumi Sallakovë për vendanimet siç janë;Uji Kuq, Koliçani Epërm, Koliçani Poshtëm,Pagarusha, Vërtekica, Studeniçani,Marana, Batinca dhe Cvetova.

Një infrastrukturë modern rrugore duke ndërtuar projektet sin ë vijim:

Ndërtimi i rrugës nr. 5 në Studeniçan; Rikonstruimi i rrugës nr. 2 në Studeniçan;

Ndërtimi i rrugës që lidhë mahallën e Dreshnicës me rrugën regjionale; Ndërtimi dhe rregullimi parter i sheshit në mahallën Dreshnicë të Batincës; Ndërtimi i rrugës që lidhë f.Maranë me rrugën Regjionale; Rikonstrumi i rrugës për në f. Pagarushë, Vërtekicë dhe Gaber; Ndërtimi i rrugës nga Uji i Kuq deri në Kitkë; Ndërtimi i rrugës nga shkolla fillore deri te qendra sportive në

f.Studeniçan; Ndërtimi i gjitha rrugicave me kubza betoni në të gjitha vendbanimet;

Agjenda e blertë do të thotë edhe mjedis jetësor të pastër, andaj ne do të ndërtojmë edhe:

Shtratin e lumit Meris në f. Studeniçan; Pastrimin e deponive të egra; Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit nga hyrja e f. Maranë deri te hekurudha; Pastrimi i kanaleve të hapura në fushën e Studeniçanit; Organizimi i mbledhjeve të mbeturinave në fshatrat Koliçan të epërm dhe

Cvetovë; Ndërtimi i një pjese të rrjetit të kanalizimit në f.Batincë.

Arsimi, si një fushë shumë e rëndësishme në vend do ti kushtojmë kujdes të veçantë duke realizuar projekte si në vazhdim:

Izolimi dhe fasadimi i shkollës fillore në Koliçan të epërm; Furnizimi me tabela të mençura klasat e shkollave fillore në Komunën e Studeniçanit; Fillimi i punimeve për ndërtimin e një shkolle fillore në Studeniçan; Përkrahje financiare të nxënësve dhe studentëve më të dalluar;

Kulturë, sporti dhe mbrojtja sociale poashtu hyjnë në programin tonë zgjedhor duke përfshirë:

Ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore Naim Frashëri f. Maranë; Rikonstrumi i sallës sportive në shkollën fillore f. Koliçan i poshtëm; Rikonstrumi i terrenit për futball të madh dhe të vogël në f.Studeniçan; Përkrahje financiare të klubeve të sportit; Themelimi dhe përkrahja e një shoqate kulturoro-artistike; Shënimi i datave të rëndësishme historike dhe jubilare për

personalitetet e shquara kombëtare shqiptare, turke dhe boshnjake; Projektimi i një salle sportive në Lubosh. Çerdhe për fëmijë në Studeniçan dhe Batincë, Ndihmë familjeve të rrezikuara me ndihma financiare.

Një pjesë e madhe e banorëve të komunës tonë meren me bujqësi, kurse unë dhe ekipi im kemi një plan shumë të detajuar për këtë kategori duke i ndihmuar ata:

Do të hapim zyrë rajonale për bujqit e rajonit të kommunës së Studeniçanit; Rrafshimi dhe tamponimi i rrugëve të paasfaltuara që çojnë në tokat bujqësore; Ndërtimi i një sistemi për ujitjen e tokave bujqesore. Programi jonë, parasheh edhe shumë projekte tjera në sfera të ndryshme, që bashkë me ju do të arrijmë ti realizojmë pasi të marim besimin në

Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Kemi plan shumë ambicioz dhe të përgjegjshëm për katër vitet e ardhshme.

Së bashku për një Studeniçan më të zhvilluar!

Zgjidh jetë, voto blertë.

The post BDI: Komuna e Studeniçanit meriton zhvillimin që ofron Agjenda e blertë appeared first on Albeu.com.