komuna e prishtines Archives - Albeu.com

Shtyhet ekzekutimi i vendimit të Komunës së Prishtinës për këmbim pronash
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, ashtu që ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar.

Në njoftimin për media të IKD-së thuhet se duke aprovuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, Gjykata vendosi se ky vendim nuk do të ekzekutohet, deri në momentin kur Gjykata të vendosë mbi meritat e këtij rasti.

“Me 25 janar 2024, IKD ka parashtruar padi, me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, për këmbimin e pronës komunale, konkretisht parcelës kadastrale, nr. 01998-1, me sipërfaqe të përgjithshme 208318 m2 (Zona Kadastrale në Çagllavicë), dhe kalimin e kësaj prone në pronësi të Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit, me pronën, konkretisht parcelat kadastrale, nr. 00578-4, me sipërfaqe 3426 m2 (Zona Kadastrale Zllatar), me pronar Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit dhe kalimn e kësaj prone në pronësi të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata gjeti se me propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, IKD ka ofruar argumente të besueshme se në rastin konkret janë përmbushur në tërësi dhe në mënyrë kumulative të gjitha kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ashtu që ekzekutimi i këtij vendimi do të sjellte dëm vështirë të riparueshëm.

Tutje, Gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe as nuk i sjell dëm të madh palës kundërshtare apo personit të interesuar. Përkundrazi, Gjykata gjeti se pikërisht shtyrja e ekzekutimit të vendimit paraqet interes publik.

Kështu, Gjykata gjeti se IKD ka argumentuar mjaftueshëm përmbushjen e kushteve ligjore për aprovimin e kërkesës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, derisa Gjykata të vendosë përfundimisht lidhur me ligjshmërinë e vendimit të kontestuar përkitazi me padinë e IKD.

Ndryshe, me 20 janar 2024, IKD kishte reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar, duke e cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm.

The post Shtyhet ekzekutimi i vendimit të Komunës së Prishtinës për këmbim pronash appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes PDK dhe Perparim Ramës në Prishtinë, Përparim Rama u hakmorr për Badovcin
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pasi kryetari Perparim Rama e ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliun.

Sahatçiu e cila është bashkëpartiake e Musliut, ka thënë se ky shkarkim është një “revansh” i Perparim Ramës dhe sipas saj po ndodh për shkak të qëndrimit të PDK-së për çështjen e diskutuar të shkëmbimit të pronave në Badovc, shkruan Express.

Ilirik Musliu ka qenë motorri i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka fillu e as nuk ka pasë mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë.

Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë.

Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.

Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i’u bashkuam qeverisjes në Prishtinë. Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik.

The post Përplasje mes PDK dhe Perparim Ramës në Prishtinë, Përparim Rama u hakmorr për Badovcin appeared first on Albeu.com.

Arrestohen tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, për çfarë akuzohen
Tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Ata dyshohen për punësimin e kundërligjshëm të dhjetë personavenë këtë qendër dhe caktimin e një të punësuare në mënyrë të kundërligjshme si menaxhere për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, edhe pse nuk i plotësonte kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm, raporton Express.

Pëmres raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 01.05.2023 – NN. Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, kosovarë, zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Sipas raportimeve në media, të arrestuarit janë: Shefi i Personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu-Hertica, ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku dhe Shefja e Njësisë së Shërbimeve Sociale në këtë qendër, Valbona Makiqi.

Për ndalimin e Mujkut dhe Makiqit, ka njoftuar dje Prokuroria Themelore e Prishtinës

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, V.M. dhe V.M., nën dyshimin se të njëjtit në cilësinë e zyrtarëve të lartë të QPS-së në Prishtinë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenin 414 të KPRK-së, ngase të njëjtit dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme, kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion, si dhe në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zbuluar më pas se bëhet fjalë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

“Më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, kam njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar menaxher i rastit për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licensuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

“Vlerësoj trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur. Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen tonë por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Lidhur me këtë rast është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Ai ka thënë se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat thotë se i kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar.

“Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Zogaj./Gazeta Express

The post Arrestohen tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, për çfarë akuzohen appeared first on Albeu.com.

I propozoi kundërshtarit post, a i është përgjigjur Vitia ofertës së Ramës?
Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ish-kandidatin e VV-së, Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij.

Rama në emisionin DPT te Fidani në T7 se ka thënë se ka 7 ditë që ka thirrur Vitinë në takim dhe se oferta e tij është e sinqertë.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit Përparim Rama, për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.

“100% e sinqertë. E kam thënë edhe gjatë kampanjës. E thashë edhe dje. Ideja është që të krijojmë nj ekip profesioniste me njerëz profesional që mund të dërgojnë çështjet përpara. Kjo është ekip profesionale jo politike. Punët që na presin duhet të jenë të shtyra nga njerëz profesionistë”, ka thënë Rama.

Ndërsa sot Rama ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nga Vitia për këtë ofertë. “Jo”, është përgjigjur shkurt Rama në Klan Kosova./albeu.com/

The post I propozoi kundërshtarit post, a i është përgjigjur Vitia ofertës së Ramës? appeared first on Albeu.com.