kompleksi partizani Archives - Albeu.com

Dosja “Partizani”, del nga burgu Jamarbër Malltezi
Apeli i GJKKO-së, ka vendosur këtë të martë, 21 nëntor, ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës.

Gjykata vendosi për Malltezin, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Lajmi u bë i ditur nga avokati Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediet.

“Gjykata shpalli vendimin duke miratuar kërkesën e zotit Berisha dhe duke ndryshuar masën e sigurisë për Jamarmbër Malltezin, duke caktuar masën “Arrest në shtëpi”. Kjo mbetet një çështje politike”, tha ai.

Sakaq, masa e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha nuk ka ndryshuar.

Vendimi i Gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 21.11.2023, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 117, datë 26.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit S.B.

– Ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 116, datë 23.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit J.M., si më poshtë:

– Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit J.M., duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën {…} si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

– Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit it ë hetuarit J.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

– Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, policia gjyqësore pranë saj, si dhe policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin e zbatimit të urdhrave të dhëna të hetuarit nga kjo gjykatë.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezi u arrestua një muaj më parë, më 21 tetor 2023 lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Privatizimi i Kompleksit Partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë gjatë qeverisjes ‘Berisha’, janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës, ku sot janë ndërtuar 17 kulla. Kallëzimi është referuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist asokohe, Taulant Balla, i cili akuzon ish-zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, ndikime të paligjshme, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion.

Në kallëzim thuhet se disa familje të vetëquajtura ish-pronarë, me përfaqësues ligjor dhëndrin e familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, janë favorizuar në vitin 2008, ku brenda disa muajsh janë realizuar të gjitha procedurat njohjes dhe kthimit të pronës në fjalë, në kushtet kur ish-pronarëve të tjerë u duhen disa dekada.

Së pari, në kallëzim thuhet se ish-pronarët që kanë marrë pronën, janë kompensuar më parë për këtë pronë, duke ngritur dyshime të forta për falsifikim dokumentesh për t’i hapur rrugë përfitimit të paligjshëm të pasurisë publike. “Nga verifikimi i deritanishëm dyshoj se ish-pronarët, pretendues të kësaj prone, kanë qenë kompensuar më parë nga qeveria italiane në vitin 1940 për këtë pronë dhe rrjedhimisht ata nuk mund të pretendonin kthimin dhe njohjen e një prone që ishte shtetërore tashmë, pasi të gjitha pronat që kanë qenë në pronësi të shtetit italian gjatë pushtimit i kanë kaluar shtetit shqiptar në bazë të një marrëveshje”, thuhet në kallëzim.

Sipas kallëzimit ”Shpërdorimi detyrës qëndron në faktin se pronarët e rinj të tokës ku ndodheshin objektet e Ushtrisë, janë shpronësuar një herë nga Italia fashiste, e cila kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport. Madje toka është blerë nga Sheqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rruga e Kavajës deri tek Rruga e Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë”.

Së dyti, në kallëzimin penal thuhet se vlera e përcaktuar e objekteve mbi truallin për parablerje dhe privatizim është më e ulët se sa vlera e tregut. “Fakti që ekspertët kane vlerësuar në masën 10.109.000 lek vlerën e objekteve mbi truall për parablerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”.

Së treti, ish-Klubi Partizani është e vetmja pronë e ushtrisë që është privatizuar. “Fakti evidenton që ish Klubi Sportiv Partizani të jetë i vetmi kompleks i privatizuar në këtë mënyrë. Në tërësi Ministria e Mbrojtjes ka pasur 213 prona të Ushtrisë të pretenduara nga ish pronarët dhe e vetmja pronë që është kthyer është pikërisht prona në fjalë, kjo vetëm me qëllimin për të realizuar ndryshimin e destinacionit dhe për të zhvilluar investime që kapin vlera shume të larta përfitimesh”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në PSAK.

Së katërti, Jamarbër Malltezi si trashëgimtar kishte vetëm 1/64 pjesës të sipërfaqes rezulton të jetë 144m2 truall, por sot, sipas Ballës bashke me tjetër ish pronar Xhimi Begeja, ka mbi 60% të pronësisë së kullave të ndërtuara. “Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara nëpërmjet aksioneve të kompanisë Homeplan shpk, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre”.

Po si arriti Jamarbër Malltezi të bëhej pronar pjesërisht i 17 kullave mbi pronën publike të tjetërsuar?

Në momentin e tjetërsimit të pronës publike ne viti 2008 janë themeluar kompanitë Homeplan sh.p.k si dhe Kontakt sh.p.k nga Fatmir Bektashi, cili shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit. Kompania ndërmerr më pas realizimin e kullave me vlerë mbi 20 milionë dollarë mbi pronën e tjetërsuar, duke bërë një marrëveshje me pronarët e rinj. Në 23 janar 2014, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja blejnë shumicën e aksioneve tek Homeplan. Malltezi blen 35% të aksioneve për 35.000 lekë dhe Begeja 25% të aksioneve për 25.000 lekë.  Por mbeten pronare te fshehur, pasi blerjen e deklarojnë ne QKB vetëm ne 27 dhjetor 2018.

“Gjatë kohës që vijon procedura e privatizimit nga organet publike Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave (ish AKKP) konstatohet që i kallëzuari Jamarbër Malltezi jo vetëm bëhet përfaqësues ligjor për të gjithë ish pronarët, por bëhet dhe garantues i marrëdhënies finale të përftimit të të gjithë sipërfaqes si dhe të qëllimit të realizimit të veprës. Fakt i cili provohet me detyrimin e të gjithë ish pronarëve që t’i japin këtij të fundit jo më pak se  5% të vlerës së kthyer duke provuar kështu garancinë 100% që Jamarbër Malltezi ka për përfitimin e kësaj sipërfaqeje”, thuhet në kallëzim./Albeu.com

The post Dosja “Partizani”, del nga burgu Jamarbër Malltezi appeared first on Albeu.com.

Akuza për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, jepet sot masa e sigurisë për Malltezin dhe Bektashin
Ditën e sotme, 23 tetor, pritet të dalë para Gjykatës Jamarbër Malltezi për tu njohur me masën e sigurisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestuar në ambientet e aeroportit të Rinasit, mbrëmjen e së shtunës, 21 tetor.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 13:30 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe seanca për biznesmenin Fatmir Bektashi.

Lexo edhe: Nga pronat te llogaritë bankare, të gjitha pasuritë që ju sekuestruan Jamarbër Malltezit (LISTA)

Ata akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Nga ana tjetër, në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Ndërkaq, Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike mbrëmjen e 21 tetorit.

Ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitje” si dhe i është ndaluar dalja jashtë Republikës së Shqipërisë./Albeu.com

The post Akuza për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, jepet sot masa e sigurisë për Malltezin dhe Bektashin appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK/ “Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë”, zbardhen diskutimet mes Sali Berishës dhe Genc Rulit për privatizimin e kompleksit Partizani
Në dosjen hetimore e SPAK për privatizimin e ish – kompleksit Partizani, ku një ditë më parë u vu në pranga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltëzi, ndërsa u caktua detyrim paraqitje për Berishën dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, është zbardhur një pjesë e bisedës mes Sali Berishës dhe ministrit të kohës, Genc Ruli për ndryshimin e akteve nënligjore.

Genc Ruli e informon Sali Berishën për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Berisha përgëzon Rulin, duke i thene qe ta japë ketë njoftim pasi është me rëndësi për pronarët, të cilët do kene mundësi të paguajnë me bono.

Pjesë nga dosja

Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin pë miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore. Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytezuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-se, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre.

32.Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazët e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privitzimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave.

The post Dosja e SPAK/ “Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë”, zbardhen diskutimet mes Sali Berishës dhe Genc Rulit për privatizimin e kompleksit Partizani appeared first on Albeu.com.

Berisha me masë sigurie “detyrim paraqitje”, policia pozicionohet poshtë pallatit të tij (FOTOLAJM)
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ndërsa gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e parave të tij tanimë.

Prokuror i çështjes për të cilën është ndalur Malltezi është ish-kreu i SPAK, Arben Kraja.

Dhëndri i ish-kryedemokratit është vënë në pranga në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Pas dhëndrit Berishës është arrestuar edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Malltezin te kompleksi “Partizani”, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha është lënë masa “detyrim paraqitje”.

Një ditë pas këtyre zhvillimeve, brenda pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, janë parë forca policie.

The post Berisha me masë sigurie “detyrim paraqitje”, policia pozicionohet poshtë pallatit të tij (FOTOLAJM) appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” Klodiana Lala: Ka luftë klanesh për drejtuesin e ri të SPAK, pse u hap tani dosja e kompleksit Partizani
Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në News24 u fol për çështjen e ish-Kompleksit ‘Partizani’.

Gjatë bisedës në studio, gazetarja Klodiana Lala tha se ish-kompleksi Partizani është një aferë korruptive.

Ndërkohë nga ana e tij gazetari Jul Kasapi tha se kjo çështje që është vendosur pikërisht tani në vëmendje ka të bëjë me zgjedhjet e reja.

“Ndoshta merr një dosje të zbërthyer dhe pas dy vitesh fillon e merr në pyetje personat që kanë dijeni për rastin, por besoj se ka të bëjë më shumë me zgjedhjet e reja”, tha gazetari Jul Kasapi.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Lala: Problemi është që flasin rezultatet.

Bregu: Nuk mund të arrestohet gjithë qeveria. E gjithë historia e klubit partizani kemi një balancim. Pra është një balancim që po bën kreu i SPAK. Kjo është një aferë për t’u balancuar midisi inceneratorëve dhe klubit të partizanit.

Kasapi: Gazetarët ashtu si edhe qytetarët kanë pritur të tjera arrestime, edhe një operacion që bëri SPAK ‘plumbi i artë’ u dekonspirua.

Bregu: SPAK në tre vite ka dënuar vetëm dy çunat nga Lushnja me burgim të përjetshëm për vrasje, ky është SPAK.

Lala: Pyetja sot është se pas 2-3 vitesh a do të ketë të ndëshkuar. Jam për hetimi të çdo personi zyrtar që ka kryer afera korruptive, por dosja e kompleksit Partizani është lënë për një kohë të gjatë në sirtar, është një aferë korruptive një histori e nisur vite më parë, ka pasur një përplasje shumë të ashpër për këtë çështja”, tha Lala duke shtuar: ‘Lala: Për drejtuesin e SPAK ka luftë klanesh aty. Aty ka shumë dosje të kaluara. Siç është dosja e kompleksit Partizani. Çështje është se çfarë heton prokuroria? Heton mbi bazën e disa dokumenteve që kanë qenë aty. Që nga 2020 kanë qenë aty. Po përse tani? Këtu mund ta shohim për rrafshin politik. A ka interes për zgjedhjet vendore? Zoti Rama pati deklarata të ashpra, ku tha se SPAK po gostiste vetëm majtas. Ai bëri thirrje publike që SPAK duhet të shihte dhe djathtas. E kam konsideruar të papranueshme gjuhën e tij. SPAK po vë një ekuilibër. Kjo është histori që nuk ka mundësi qe të prishën  provat. Cili është interesi sot? Të ndalet rrjedhja që shkojnë të inceneratorët. S’ka pse të trajtohet si shoë. S’kemi parë që të jenë marrë në pyetje apo të jenë marrë në pyetje ministra të zotit Rama. A duhet t’i amnistojmë ne afera të tilla? Jo! Do të duhet të ishte bërë më herët. A do të arrijë që të faktojë pastrimin e parave./BW/

The post “Zbërthehet” Klodiana Lala: Ka luftë klanesh për drejtuesin e ri të SPAK, pse u hap tani dosja e kompleksit Partizani appeared first on Albeu.com.

Ish-ministri i Ekonomisë paraqitet në SPAK, për çfarë do të pyetet
Genc Ruli, ish-deputeti dhe ministri i qeverisë Berisha, Genc Ruli është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Pritet që të merret në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të Kompleksit Partizani.

Objekt i këtij hetimi është zinxhiri i veprimeve shkresore zyrtare false, bërë nga kryeministria, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Ekonomisë, Arkiva e Shtetit, Agjencia e Kthim-Kompensimit të Pronave, Agjencia e Privatizimit, Hipoteka e deri te përfaqësuesi i përfituesve zhvatës.

Ndërsa subjekt hetimi janë personat urdhërues: Ish-Kryeministri Sali Berisha, ish-ministrat Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Ruli e Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, që dorëzoi letra arkivore pronësore false në institucione.

Sipas informacionit, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kërkuar këto dokumente nga këto 2 ministri:

– Shkresën Nr. 280/1, datë 31.10. 2005 të Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, me objekt: Propozim për privatizimin e Kompleksit “Partizani”.

– Shkresë-Përgjigjen Nr. 9549, datë 14.11.2005 të ministrit Fatmir Mediu, kthyer ministrit Genc Ruli, me objekt: “Pranimin e propozim- kërkesës për heqjen e kompleksit “Partizani” me sipërfaqe 33 mijë m2, nga inventari pronave të ushtrisë dhe privatizimin e tij.

– Shkresat Nr. 638/2, Nr. 638/3 e Nr. 638/4, datë 29.08.2007, që Bamir Topi, 1 muaj pas marrjes së detyrës, i ka dërguar kryeministrit Berisha dhe ministrave Mediu e Ruli, që kompleksi “Partizani” hiqej nga “Plani i përhapjes Ushtarake”, për efekt privatizimi sipas kërkesë së tyre.

– Urdhrin Nr. 50/1, datë 3.09.2007 të ministrit Genc Ruli, për miratimin e privatizimit të kompleksit.

– Shkresat që Gjeneral Vladimir Qirjazi i ka dërguar ministrit Mediu, kryeministrit Berisha e presidentit Topi, me refuzimin e privatizimit, si akt i paligjshëm e me letra pronësie false.

– Listën e përfituesve të truallit të kompleksit “Partizani” dhe dosjen e paraqitur prej tyre, si ish-pronarë trashëgimtarë, ku në numrin 22 është edhe emri i Jamarbër Malltezit, i cili kishte 1/64 pjesë të 33 mijë m2, ndërsa 1 javë pas privatizimit rezultoi pronar me 35% të sipërfaqes.

The post Ish-ministri i Ekonomisë paraqitet në SPAK, për çfarë do të pyetet appeared first on Albeu.com.

Fatmir Mediu del nga ambientet e SPAK, për çfarë u pyet
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut në Tiranë.

Mediu ka lënë ambientet pasi është marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të Kompleksit Partizani, si një person që ka dijeni.

Të kallëzuarit penalisht për këtë çështje akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”./albeu.com/

The post Fatmir Mediu del nga ambientet e SPAK, për çfarë u pyet appeared first on Albeu.com.