Kompjuteri Archives - Albeu.com

Zbërthehet kompjuteri i Ajola Xoxës/ Dalin faturat, ja çfarë bleu me 860 mijë euro
Shpërndarja e informacionit se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani, kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Shifra e çmendur e blerjeve online, është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës.

Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit.

“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro, shkruhej në njoftimin e SPAK, që ashtu siç pritej kapi menjëherë titujt kryesorë në media.

Prandaj, Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë përdorimin e 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës. Kryebashkiaku tha gjithashtu, se shpenzimet ishin për eventet kulturore që menaxhonte e shoqja, jo për qejfet e saj personale.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”, u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado, nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erion Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen.

“Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi”, u shpreh Rama.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë veshjesh ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë euro? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo ato janë thjesht kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin që e rrethon?

Lapsi.al ka siguruar faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Herë porositë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Tower, herë shtëpinë në Kodrën e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet bëhen në intervale të shkurtra, një herë në javë apo në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westëood etj. Në to porositen fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm. Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj. Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.

Më konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.

Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:

Ilustrimet e mësipërme, janë marrë nga faqet e internetit që punojnë shitjet online dhe tregojnë produktet e markave të veshjeve që janë në fatura, bashkë me përshkrimin përkatës.

Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.

Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene Westwood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.

Nga një kërkim në internet, del se fustani i vlerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart. Fustani është i markës Victoria Beckham.

Më lart është një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, njëri 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.

Shuma e plotë për të tre fustanet, është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.

Në foton më poshtë, janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin, është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.

Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa i ka paguar për 619 paund, një model të ngjashëm si më poshtë.

Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.

Lapsi.al ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, por faturat e blerjeve janë pak a shumë të njëjta.

Dokumentat tregojnë se janë me dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm, shpenzime online nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili pretendon se këto nevojiteshin për evente kulturore.

Fakt është që dokumentat tregojnë të kundërtën.

Veshjet personale dhe aksesorët e ndryshëm të porositura nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.

E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; të gjitha nga taksat që ne paguanim për kryeqytetin.

The post Zbërthehet kompjuteri i Ajola Xoxës/ Dalin faturat, ja çfarë bleu me 860 mijë euro appeared first on Albeu.com.

“Flitej për 637 mijë euro”, Hoxha zbulon se çfarë u gjet në kompjuterin e sekuestruar: Berisha duhej të përballej me Gjykatën
Në emisionin “Opinion, gazetari Artan Hoxha thotë se ish-Kryeministri Sali Berisha do të duhej të përballej në gjykatë për masën e sigurisë të kërkuar ndaj tij lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Hoxha u shpreh se kjo çështje ka shumë material në tërësinë e saj.

“Kjo është një nga ato çështje tipike që ka aq shumë material aty brenda që sa më shumë hedhin aq më shumë të ngatërrojnë. Edhe mënyra se si është ngritur akuza është e tillë që ka një volum të madh materialesh. Në këtë moment kemi 2 palë, kemi persona të marrë nën hetim. I vetmi arbitër është gjykata. S’ka rrugë tjetër përveç se me vendim gjyqësor që të rivendosësh shkelje e ligjit nëse kemi të bëjmë me një shkelje ligji. Shmangia e procesit nuk zgjidhim dot gjë. E vetmja gjë është që të ballafaqohemi”.

Sipas gazetarit, kallëzimi për këtë dosje është bërë në vitin 2020 nga Taulant Balla, ku ndër të tjerë ishin të përfshirë edhe ministra të asaj kohe, por që për shkak të veprës penale të shpërdorimit të detyrës ekziston parashkrimi, janë ngritur akuza për këta 3 persona të tjerë.

“Kemi të bëjmë me një fabulë që nis nga një kallëzim që është bërë nga Taulant Balla në 17 Nëntor 2020. Në kallëzimin që është bërë, është kallëzuar Sali Berisha si Kryeministër, Arben Imaimi si ish-ministër i Mbrojtjes, anëtar të tjerë të Këshillit të Ministrave, drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Jamarbër Malltezi është vetëm i pesti në listën e të kallëzuarve”.

Gazetari Artan Hoxha zbulon se hetimet e SPAK u riaktivizuan për këtë dosje pas gjetjes së një emaili në një kompjuter noterie, ku ndërtuesi Fatmir Bektashi njoftonte se kishte tërhequr nga llogaria 637 mijë Euro, të cilat ja kishte dhënë Jamarbër Malltezit.

“Kjo histori ka qenë në SPAK nga 2020 si histori. Kush e vuri në lëvizje? E vuri një sekuestrim i një kompjuteri në një zyrë noterie. Është sekuestruar një kompjuter. Në atë kompjuter SPAK ka gjetur një email i 1 Qershor 2022. Fatmir Bektashi njofton zyrën noteriale dhe i thoshte kam tërhequr nga llogaria 637 mijë Euro nga të cilat 547 mijë cash ja ka çuar Jamarbër Malltezit dhe 90 mijë të tjera ja ka dhënë për konsulencë. Dhe këtu nis SPAK-u dhe fillon veprimet. SPAK më shumë më duket se më tepër ka dashur të kryejë hetim pasuror. Prandaj që në momentin e parë shkuan të sekuestronin prona”.

Artan Hoxha thotë se në momentin e arrestimit, Jamarbër Malltezit i është marrë telefoni nga punonjësit e policisë.

“Kërkesa që ka dërguar prokuroia është në datë 15. Vendimi i gjykatës është marrë ditë të premte datë 20. Ekzekutmi ka filluar mënjëherë, të nesërmem ditën e shtunë. Atij (Jamarbër Malltezit) i është rrëmbyer celulari. Fabula e asaj që shoh unë është që Berisha ka krijuar infrastrukturë që Malltezi të dalë si garant i 64 bashkëpronarëve dhe të përfitojë truallin, ta ndryshojë nga një truall publik shtetëror ta kthejë në truall ndërtimi. Kjo është një histori që sapo ka filluar. Kjo çështje mund të zgjasë. Nga ky moment do shikojmë procedurë tjetër që do ndiqet. Unë prisja sot që z.Berisha të përballej me sistemin dhe të gjitha ato që ka thënë në konferenca shtypi t’ja thoshte në gjykatë”.

The post “Flitej për 637 mijë euro”, Hoxha zbulon se çfarë u gjet në kompjuterin e sekuestruar: Berisha duhej të përballej me Gjykatën appeared first on Albeu.com.

Si të qëndroni në mënyrën e duhur para kompjuterit dhe të mos keni asnjëherë dhimbje shpine dhe sysh
Jeta jonë është pashmangshmërisht e lidhur me zhvillimet teknologjike dhe qëndrimi me orar të zgjatur para kompjuterit është pjesë e përditshmërisë.

Më poshtë do gjeni 7 këshilla të dobishme që ju orientojnë si të qëndroni ulur në mënyrën e duhur.

Në karrige duhet të qëndrojmë drejt dhe të mbështetemi në të, në mënyrë që koka dhe trupi të jenë në vijë të drejtë.

Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë në të njëjtën lartësi me sytë.

Krahët i mbështetim në tryezën e punës me bërrylat të përthyer 900.

Mbështetim shputat e këmbëve në tokë dhe i përthyejmë gjunjët 900.

Nuk duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë para kompjuterit, aq sa të na lodhen sytë. Këshillohet që, pas 1 ore punë në kompjuter, të bëhet një pushim 10-15 minuta. Më pas, mund të vazhdojmë punën përsëri.

Nuk duhet të qëndrojmë shumë afër ekranit të kompjuterit. Duhet të ruajmë një largësi 50-70 cm nga ekrani.

Nuk duhet të vendosim pamje me ngjyra shumë të forta në ekran, sepse kjo na dëmton sytë. Ekrani duhet vendosur në një vend nga ku të mos i bjerë drita përballë.

The post Si të qëndroni në mënyrën e duhur para kompjuterit dhe të mos keni asnjëherë dhimbje shpine dhe sysh appeared first on Albeu.com.

Celulari dhe kompjuteri po ju plakin më shpejt
Në kohën moderne, të gjithë duan të jetojnë më gjatë dhe i druhen plakjes dhe shenjave të saj në fytyrë.

Kjo është edhe arsyeja përse njerëzit kanë interes jo vetëm ndaj kremerave dhe ndërhyrjeve të shtrenjta por edhe dietave dobësuese.

Sikur të mos mjaftonte, mosha, ushqyerja, mjedisi e të tjera si këto, së fundmi plakjen po e nxit edhe përdorimi i teknologjisë.

Celulari Dhe Kompjuteri Po Ju Plakin Më Shpejt

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar se drita blu që lëshon nga telefoni, tableti apo kompjuteri ka një ndikim të fortë në jetëgjatësinë tonë.

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Oregonit kanë zbuluar se qelizat e lëkurës janë tepër të brishta dhe nuk e përballojnë mirë dritën blu.

Për më tepër, pigmenti i lëkurës nis e shuhet si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj dritës blu, duke shkaktuar kështu njolla dhe humbje të ngjyrës së njëtrajtshme të lëkurës.

Kësisoj, paraqitja e lëkurës është më e plakur.

Këtë teori e mbështesin edhe dermatologët.

Sipas tyre, drita blu penetron në shtresat e thella të lëkurës, duke i bërë ato më të holla e si rrjedhojë duke e bërë lëkurën më të brishtë.

Nga ana tjetër, drita blu ndikon edhe tek prodhimi i melatoninës.

Kjo e fundit luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e orës biologjike dhe tek cilësia e gjumit.

Mungesa e gjumit nga ana tjetër, përveç ndikimit në shëndetin e përgjithshme, lë gjurmë edhe në lëkurë.

Mungesa e gjumit dhe çrregullimi i orës së trupit ndikon tek hormonet, të cilat janë faktorë edhe në shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme siç janë kanceri i gjirit dhe i prostatës.

Efektet në organizëm

Sipas ekspertëve, jetëgjatësia e njeriut është rritur dramatikisht në shekullin e shkuar.

Kjo ka ndodhur falë aftësisë së njeriut për të trajtuar sëmundjet.

Megjithatë, njerëzit po kalojnë gjithnjë e më shumë me celularin në dorë, një burim i vazhdueshëm i dritës blu që shkatërron lëkurën.

Ekspertët bien dakord që disa njerëz nuk e kanë as luksin e as mundësinë të heqin dorë nga telefoni apo laptopi.

Megjithatë, ata sugjerojnë mbajtjen e syzeve të përshtatshme që filtrojnë dritën blu dhe na mbrojnë sytë.

The post Celulari dhe kompjuteri po ju plakin më shpejt appeared first on Albeu.com.

Nëse fatura e energjisë elektrike vjen e lartë, këto janë 5 paisjet që duhet të keni parasysh
Për të kontribuar në pakësimin e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në ngadalësimin e faktorëve që sjellin ngrohjen globale, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij. Më poshtë do të rëndisim disa mënyra për të kursyer energjinë në shtëpi. Kjo do të thotë se do të harxhoni më pak energji dhe do të paguani më pak para.

Ndryshoni llambat e zakonshme duke vendosni llamba ekologjike. Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Në Shqipëri ka filluar prej vitesh tregtimi i llambave të tilla, madje edhe llambat fluoreshente. Konsumojnë pak energji dhe janë të madhësive të ndryshme , 12 herë më afatgjata se ato të zakonshmet.

Izoloni ngrohësin e ujit. Izoloni papafingon, muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet më kot, pasi shërben për të ngrohur hapësirën. Kjo mënyrë është shumë e thjeshtë. Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të bëni mirë t’i izoloni. Edhe pse fillimisht mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare, do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje.

Frigoriferi.Ky elektroshtepiak kaq i domosdoshem për ne, është një nga konsumatoret më të medhenj të energjise. Konsumon edhe me shumë së kondicioneri. Prandaj keshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjera të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij. Gjithashtu, nëse jeni në kërkim të një frigoriferi te ri, kini parasysh diçka: sa më i madh frigoriferi, aq me shumë harxhon.

Kondicioneri.Shumë i nevojshem ne ambientet familjare, sidomos gjatë diteve të nxehta të verës. Keshillohet që, në verë,temperatura e kondicionerit të qendrojë stabel në 25 grade Celsius, kurse në dimer temperatura perfekte është 20 grade Celsius. Gjatë verës keshillohet që të përdoret edhe freskuesja, në mënyrë që ajri i ftohtë të shpërndahet në të gjithë dhomën.

Dushi.Instaloni nje kokë dushi të vogel: sa më i ulet presioni aq më pak ujë të ngrohte harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Te termostati i dushit caktojeni temperaturen në 50 grade Celsius. Uji i fortë krijon copeza të ngurta rreth rezistences se dushit, duke e ulur efiçencen e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj. Kur nuk jeni në shtepi, mos e mbani dushin në prizë.

Televizori. TV Plazma janë konsumatoret me të mëdhenj të energjisë, prandaj nese doni të kurseni, zgjidhni një LCD. Por ndryshimi qendron edhe tek madhesia, prandaj midis nje 32” dhe një 55”, zgjidhni të parin.

Kompjuteri.Fikeni kompjuterin nese nuk do e perdorni per me shume se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit. Nderroje desktop-in per nje lap-top, sepse harxhon me pak energji. Nderroje ekranin e vjeter te kompjuterit me nje LCD, per te njejten arsye.

Ndryshoni ngrohësin e ujit. Nëse keni një ngrohës uji të vjetër, atëherë me siguri ju kërkon shumë energji, dhe rrjedhimisht edhe shumë para.

Teknologjia sa vjen dhe përparon, duke ndikuar njëkohësisht edhe te ngrohësit e ujit, që çdo familje i ka. Prodhimet më të fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse i juaji i ka bërë vitet e veta, blini një me valvula termostatike.

Termoizolimi /Dopio xham për dritaret. Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara lëshojnë një të pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji.  Rreth 60 % e konsumit të energjisë për një apartament familjar tipik shkon për ngrohjen, si te ambientit, ashtu edhe – të ujit. Edhe në rastet e ftohjes së ambientit në verë, termoizolimi luan nje rol shumë të rendësishëm. Sa më i mirëizoluar të jetë një ambient, aq me gjatë e ruan nxehtësine apo freskinë. Si te kursejme energji elektrike ne shtepi, Menyra per te kursyer enegjine elektrike, Si te kursejme energjine elektrike, Si te kursejme korrentin, Energjia elektrike kursimi,

Asnjëherë mos e vini në përdorim lavatriçen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur, nëse nuk keni njëlarëse me program ekonomik. Këta artikuj të nevojshëm në shtëpi janë gjërat që konsumojnë më shumë energji, prandaj kur të vijë dita e larjes së rrobave bëni një kontroll nëpër shtëpi që të grumbulloni gjithçka, duke kursyer njëkohësisht ujë dhe energji. Mos harroni gjithashtu të lani në temperatura deri në 30 gradë, nëse është e nevojshme, duke përdorur temperatura të larta vetëm nëse është e nevojshme. Kështu edhe kurseni energji, por edhe zgjasni jetëgjatesinë e rrobave tuaja. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugen në shkallen më të ulet.

Kurseni energjinë kur gatuani. Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të kini kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht. Nëse doni të ngrohni shtëpinë, mund ta mbani hapur derën e kuzhinës pasi të keni përfunduar, që nxehtësia e sobave elektrike të shpërndahet edhe në pjesën tjetër.

Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake apo abazhurët nëse nuk është e nevojshme. Drita e vogël e kuqe e aparaturave të lëna ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe ta fikni. Gjithashtu mos harroni edhe të fikni dritat ashtu si dhe çdo aparaturë tjetër kur dilni nga shtëpia, që të mos shpenzohet pa qenë e nevojshme energji e vyer dhe para të vlefshme.

Sytë te etiketa. Përpara se të blini një elektroshtepiake të re, kontrolloni etiketen e furnizmit me energji për klasifikimin e aparatures në piramiden e efiçenses së konsumit të energjisë. Eletroshtepiaket që kanë etiketen A+ janë me efiçente dhe kursimtare me konsumin e energjisë.

The post Nëse fatura e energjisë elektrike vjen e lartë, këto janë 5 paisjet që duhet të keni parasysh appeared first on Albeu.com.

Detaje që po i anashkaloni, 10 shenja që dikush po spiunon kompjuterin tuaj
Hakerët nuk pushojnë kurrë dhe gjithmonë kërkojnë vende të cenueshme në kompjuterin tuaj për të vjedhur të dhënat tuaja.

Duke klikuar në faqe të ndryshme, mund t’i lehtësoni punë hakerave në kompjuterin tuaj pa e ditur atë. Një bateri që shkarkohet shpejt, ngadalësimi i kompjuterit tuaj, programe që nuk po përgjigjen ose një faqe fillestare e ndryshuar befasisht mund të jenë disa shenja serioze që dikush tjetër po e përdor atë.

1. Laptopi juaj e harxhon baterinë shumë shpejt

Nëse disa programe të padëshiruara po funksionojnë në sfond ndërsa laptopi juaj është aktiv, ai përdor fuqinë e tij qendrore të procesorit. Disa programe si kjo mund të jenë spyware ose viruse. Një jetë e shkurtër e baterisë mund të jetë gjithashtu një shenjë që dikush po kripton me procesorin tuaj ose është i infektuar nga malware. Ata shkaktojnë që kompjuteri të nxehet dhe laptopët të shkarkojnë rrugën më shpejt se zakonisht.

2. Programet hapen dhe mbyllen shpesh.

Hakerët kërkojnë gjithmonë mënyra të reja për të mbledhur të dhënat tuaja. Ata mund të vendosin një kod në aplikacionet tuaja për t’i bërë ata të mbledhin të gjithë informacionin e nevojshëm. Kjo mund ta bëjë një aplikacion të funksionojë më ngadalë, të veprojë dhe të përplaset shumë. Për të mbrojtur veten, përpiquni të mos i vendosni të gjitha të dhënat tuaja financiare si numrat e kartave tuaja të kreditit ose kodet në aplikacione dhe gjithmonë krijoni një fjalëkalim të ndërlikuar.

3. Kompjuteri juaj funksionon më ngadalë.

Nëse kompjuteri juaj është mjaft i ri, dhe vini re që krejt papritur nuk funksionon aq shpejt sa mendohet, kjo është e dyshimtë. Mund të jetë një shenjë se është e infektuar nga malware si një krimb ose një kal i Trojan. Një softver i tillë i rrezikshëm mund të vijë në kompjuterin tuaj përmes programeve që shkarkoni, pasi shpesh është maskuar si softuer i ligjshëm. Ata konsumojnë shumë nga burimet e procesorit, gjë që e bën kompjuterin tuaj të funksionojë më ngadalë.

4. Kamera juaj papritmas ndizet.

Nuk është një shenjë e mirë nëse vëreni që kamera juaj regjistron. Kjo mund të jetë alarmante, sepse nëse dikush po ju spiunon, jo vetëm që ata po përpiqen të vjedhin të dhënat tuaja, por ato gjithashtu mund të marrin fotografi nga ju dhe të regjistrojnë zërin tuaj. Eshtë më mirë të mbuloni aparatin tuaj me disa kaseta, ta ndizni mikrofonin vetëm kur të jetë e nevojshme dhe të ndryshoni shpesh fjalëkalimet tuaja.

5. Dritat e panjohura ndezen në kompjuterin tuaj.

Një tjetër shenjë që duhet t’i kushtoni vëmendje: shenja të panjohura në kompjuterin tuaj. Kur dikush tjetër është duke kontrolluar kompjuterin tuaj, ju mund të vini re se ai ka drita dërguese dhe marrëse duke u ndezur edhe nëse nuk jeni aktiv. Një virus ose një malware spiun mund të shkarkojë dhe të ngarkojë të dhëna nga ju.

6. Shfaqen shumë reklama pop-up.

Ndonjëherë, ndërsa shfletoni në internet, mund të klikoni aksidentalisht në një flamur të dyshimtë. Kjo banderolë mund të injektojë kompjuterin tuaj me një virus reklamimi që do të bëjë reklama dhe shtesa të shfaqen në të gjithë ekranin tuaj. Jo vetëm që është e bezdisshme për tu parë, por gjithashtu lejon që hakerat të kenë akses në të dhënat tuaja përmes kompjuterit tuaj.

7. Vini re se faqja fillestare ka ndryshuar papritur.

Një shenjë më alarmante është gjendja e faqes fillestare të shfletuesit tuaj. Nëse e hapni atë dhe vini re se është ndryshe nga ato që keni zakonisht, duhet t’i kushtoni vëmendje këtu. Gjithashtu, mund të vëreni që shfletuesi juaj hapet dhe ju jep faqe interneti krejtësisht të ndryshme nga ato që përpiqeni të hapni. Kjo do të thotë që kompjuteri juaj është i infektuar me një lloj programi spiunimi.

8. Shfletuesi juaj ridrejtohet vazhdimisht.

Nëse kërkoni diçka në Google dhe ju ridrejton në një faqe në internet të panjohur dhe të dyshimtë, në vend që të tregoni rezultatet e kërkimit tuaj, kjo është problematike. Ky mund të jetë një Trojan i padëshiruar. Në këtë rast duhet të kontrolloni shtesat e shfletuesit tuaj dhe të fshini ato që nuk i keni instaluar vetë.

9. Ju vëreni programe të panjohura të instaluara në kompjuterin tuaj.

Një nga mënyrat më të zakonshme që kompjuteri juaj mund të monitorohet nga distanca është përmes malware. Ju duhet të kontrolloni rregullisht programet që instaluan. Ndonjëherë mund të instalohen disa softuer të padëshiruar, ndërsa përpiqeshit të instalonit diçka në një pako softuerësh. Nëse vëreni ndonjë program të dyshimtë që nuk jeni përpjekur të merrni në kompjuterin tuaj – duhet ta fshini menjëherë.

10. Ju vëreni aktivitet të dyshimtë të shfletuesit.

Eshtë gjithmonë një ide e mirë për të kontrolluar historinë e shfletuesit tuaj herë pas here për hir të sigurisë. Nëse vini re se ka faqe në internet në të cilat nuk keni shkuar kurrë, kjo mund të jetë një shenjë të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje. Aktiviteti i dyshimtë i shfletuesit gjithashtu mund të nënkuptojë që dikush që po spiunon ju është përpjekur të marrë akses në të dhënat tuaja.

The post Detaje që po i anashkaloni, 10 shenja që dikush po spiunon kompjuterin tuaj appeared first on Albeu.com.

Kompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës, do befasoheni
Sistemi i vlerësimit Elo është metoda më e besueshme e llogaritjeve për parashikimin e rezultateve të rezultateve sportive, kështu që ata dhanë parashikimin e tyre për Kupën e Botës së ardhshme.

Edhe pse Brazili ka renditjen më të lartë, spanjollët renditen më mirë kur merren parasysh të gjithë faktorët, përfshirë edhe faktin që “Selesao” nuk është kampion që nga viti 2002.

Gjysmëfinalet: Spanjë-Argjentinë, Angli-Gjermani.

Finalja: Spanjë-Angli

Kampion: Spanja. /albeu.com/

The post Kompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës, do befasoheni appeared first on Albeu.com.