kompensimi Archives - Albeu.com

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet
Ashtu si në vitin 2022, për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria parashikon të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit me pagë minimale.

Kompensimi do të mbulojë këtë shtesë për periudhën janar–shtator 2026.

Në shkallë vendi, paga minimale nga 1 janari 2026 u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë.

Zbatimi i masës për dhënien e kompensimit pas rritjes së pagës për një periudhë 9 mujore, fillimisht është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama në dëgjesa e zhvilluara me qytetarët para miratimit të projektbuxhetit 2026.

“Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e para sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro do t’i paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet t’i japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do t’i mbulojë qeveria”, deklaroi më herët Rama.

Burime nga institucionet zbatuese sqaruan për “Monitor”, se aplikimet për kompensim pritet të nisin në muajin mars.

Kategoritë përfituese, por gjithashtu edhe masa e kompensimit pritet të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu, edhe këtë vit përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionimin e kategorive të biznesit do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit (AKPA).

Aplikimet për kompensim do të kryhen nëpërmjet platformës e-Albania. Afati i paraqitjes së kërkesës do të jetë jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Gjatë marsit, subjektet do të mund të aplikojnë për kompensimin e muajve janar dhe shkurt. Më tej, aplikimi do të kryhet çdo muaj pas dorëzimit të listëpagesës për punonjësit e paguar.

Procedura e aplikimit pritet të jetë e njëjtë me atë të zbatuar në vitin 2022, pas rritjes së pagës minimale nga 32 mijë lekë në 34 mijë lekë.

Në atë periudhë, qeveria miratoi kompensim për të mbuluar shtesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për bizneset në sektorin fason, peshkimit dhe pyjeve. Bizneset përfituan 1,674 lekë kompensim për çdo të punësuar përmes platformës e-Albania.

Këtë vit, fashë e përfitimit pritet të jetë më e gjerë, duke përfshirë edhe sektorë të tjerë të punësimit privat. Nga kjo masë do të përjashtohen institucionet shtetërore.

Në total nga rritja e pagës minimale në sektorin privat dhe publik, u prekën rreth 307,8 mijë punonjës.

Efekti pozitiv në të ardhura llogaritej rreth 9 mld lekë, nga të cilat rreth rreth 7,6 mld lekë nga kontributet shoqërore dhe rreth 1,4 mld lekë nga kontributet shëndetësore.

Deri në fund të mandatit qeveria parashikon që paga minimale në shkallë vendi të arrijë 700 euro./ Monitor

The post Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet appeared first on Albeu.com.

Kompensimi për arsimin pritet të sjellë 75 mijë deklarues të rinj
Pas hapjes më 22 janar të sistemit e-Filing, për plotësimin të Deklaratës Individuale të Ardhurave Vjetore apo të DIVA 2025, (deklarata plotësohet dhe dorëzohet deri më 31 Mars 2026), sipas të dhënave të administratës tatimore për Monitor në total nga të gjitha kategoritë, deri tani numri i deklarimeve ka arritur në 10 mijë individë.

Tatimet parashikojnë që numri i deklaruesve për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 të jetë deri në 200 mijë deklarime, duke pasur parasysh hyrjen në fuqi të zbatimit për herë të parë të kompensimit për arsimin e fëmijëve.

Për shkak të aplikimeve të zbritjes së shpenzimeve për arsimin e fëmijëve me vlerë 48 mijë lekë dhe 100 mijë lekë, DIVA po plotësohet edhe nga individët që nuk kanë detyrimin ta dorëzojnë, pra ata me të ardhura bruto vjetore nën 1.2 mln lekë.

Krahasuar me numrin e 2025 për deklarimet e DIVA 2024, administrata tatimore parashikon që numri i deklaruesve të rritet me rreth 75 mijë apo 60% më shumë sesa 2025.

DIVA 2024 u plotësua nga 124,416 individë me një rritje në numër, prej 58,5 mijë deklaruesish.

DIVA për 2024 (por që u plotësua dhe u dorëzua në 2025), pësoi disa ndryshime.

Së pari, detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

Së dyti, në detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale të 2024-s, për herë të parë u përfshinë edhe ata individë që kanë realizuar më shumë se 50,000 lekë nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim, sipas përcaktimeve të ligjit.

Në 2025, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara. Vjet ndryshoi gjithashtu edhe afati për dorëzimin e DIVA nga 30 Prill afati për dorëzimin e DIVA u vendos deri më 31 Mars./Monitor

The post Kompensimi për arsimin pritet të sjellë 75 mijë deklarues të rinj appeared first on Albeu.com.

Kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve/ Ekonomistja shpjegon skemën: Përfitimet dhe përjashtimet sipas kategorive
Ekonomistja Romina Radonshiq, teksa ishte e ftuar në “News24 Fundjavë”, foli për kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve.

Gjatë intervistës, ajo shpjegoi se kush përjashtohet, duke u ndalur gjithashtu edhe tek vendimi i datës 30 dhjetor.

“Flitet shpesh jo vetëm për bonusin e fundvitit, por edhe për atë bonusin që u tha se ishte rritje, por që në fakt është një shtesë fikse në pension e marrë nga buxheti i shtetit. Ndërkohë shtesën do ta përfitonin të gjithë pensionistët sipas kategorive në vlera të ndryshme. Por u pa që nuk e përfituan sepse në muajin janar pjesa më e madhe e pensionistëve i kanë tërhequr pensionet e tyre”, tha ajo.

Por kush përfiton dhe kush janë kufizimet?

“Për ato pensionistë që kanë një pension të plotë dhe do të merrnin një shtesë mujore fikse dhe jo rritje, duhet ta përfitojnë, pra janë përfitues vetëm nëse pensioni i tyre është 40 mijë lekë të vjetra, nëse pensioni i tyre është mbi 40 mijë lekë të vjetra ato nuk e përfitojnë këtë shtesën mujore. Për ato që janë pension rural, shtesa do të ishte 1 mijë lekë çdo muaj. E përfitojnë të gjithë ata pensionistë që kanë një pension jo më të lartë se 18 mijë lekë. Nuk e përfitojnë nëse kanë një pension mbi 18 mijë lekë në muaj. Ndërsa për pensionet e pjesshme, do të përfitohet një shtesë mujore prej 800 lekësh, vetëm nëse pensioni i tyre i pjesshëm nuk e kalon vlerën 22 mijë lekë. Pensionet e invaliditetit kanë një shtesë prej 700 lekësh, e përfitojnë ata pensionistë nëse pensioni i tyre është deri në 30 mijë lekë të reja. Nëse kalon 30 mijë lekë të reja nuk e përfitojnë këtë shtesën. Ndërsa për pensionet familjare, përfitojnë shtesën prej 600 lekë, të gjithë ata që marrin pension familjarë nëse nuk kalojnë vlerën prej 18 mijë lekë”, shpjegoi ajo.

The post Kufizimet për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve/ Ekonomistja shpjegon skemën: Përfitimet dhe përjashtimet sipas kategorive appeared first on Albeu.com.

Publikohet vendimi, këto janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve.

Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) Personat që përfitojnë pension pleqërie me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuar në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë, të caktuar në bazë të pikës 2, të nenit 31, dhe pension pleqërie të reduktuar, të caktuar në bazë nenit 31/1, të këtij ligji.

ç) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;

d) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit, të caktuar në bazë të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

2. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm urban, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 34 e 95, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) Personat që përfitojnë pension pleqërie, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që nuk plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;

ç) Personat që përfitojnë pension social të caktuar, në bazë të nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

3. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie rural, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 31, 34, 93, 95 dhe të paragrafit të dytë të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar.

6. Masa individuale e kompensimeve të parashikuara në këtë vendim do të përfitohet deri në plotësimin e vlerës së të ardhurave të parashikuar në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

Për të gjitha rastet që kompensimi i parashikuar sjell si pasojë tejkalimin e vlerës së të ardhurave sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, masa individuale e kompensimit do të llogaritet si diferencë e të ardhurave të parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, me shumën e të ardhurave mujore të përfituesve, sipas përcaktimeve në këtë vendim.

7. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të përfituesve të pensioneve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, përfshijnë:

a) masën e pensionit;

b) shtesën mbi pensionin e posaçëm shtetëror, të parashikuar në nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) shtesën mbi pensionin e pleqërisë të caktuar sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ç) trajtimet e veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a, 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

d) përfitimet sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, të miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994, të Kuvendit Popullor, dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare, në pension”, ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;

dh) kompensimet sipas vendimit nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.17, datë 20.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, vendimit nr.415, datë 27.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”, vendimit nr.474, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”.

8. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, të cilët kanë datë lindjeje të së drejtës për pension deri në datën 31.12.2025, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën 31.12.2025 të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

9. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës për pension të jetë deri në datën 31.12.2026, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç” “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën e lindjes së të drejtës për pension të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi. Personave, që do u caktohet pension me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2027 e në vazhdim, nuk janë subjekte përfituese sipas këtij vendimi.

10. Kompensimet e përfituara sipas këtij vendimi nuk do të jenë objekt ndryshimi, në rastet e indeksimit të pensioneve me vendime të Këshillit të Ministrave.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të cilat ndahen:

a) 9 728 460 000 (nëntë miliardë e shtatëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve;

b) 72 500 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.

13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim, hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

The post Publikohet vendimi, këto janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit appeared first on Albeu.com.

Kompensimi për fëmijët nën 18-vjeç/ Si do të bëhet përllogaritja, ja kush përfiton
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18-vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025.

Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18-vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm.

Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit mbi të ardhurat, duke zbritur shpenzimet prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18-vjeç.

Kusht për përfitimin është plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimin ligjor për plotësimin e DIVA e kanë vetëm individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

Në shembullin e ri paraqitet rasti i një individi të punësuar vetëm në muajin Maj 2025 me pagë bruto 500,000 lekë, i cili ka në ngarkim një fëmijë të moshës 10 -vjeç, i cili do të përfitojë kompensimin për fëmijën në ngarkim, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

Për vitin 2025, këtij individi i është mbajtur tatim prej 91,100 lekësh, por nga rillogaritja e tatimit, rezulton se pas zbritjeve te lejuara deri në 600,000 lekë (zbritjet janë të përcaktuara sipas nenit 22 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat) dhe kompensimit prej 48,000 lekësh për fëmijën, baza tatimore rezulton negative.

Por sipas shembullit të ri, ku baza e tatueshme pas zbritjeve të lejuara rezulton negative do të konsiderohet 0 lekë. Për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur është 0 lekë.

Si rezultat, individi ka të drejtë të marrë rimbursim të plotë të tatimit të paguar gjatë vitit 2025 për 1 muaj punë, pra me vlerë prej 91,100 lekë.

Shembull i ri që shtohet në udhëzim

Individi “C” gjatë vitit 2025 rezulton i punësuar vetëm në muajin maj dhe paga bruto që ka marrë në këtë muaj është 500,000 lekë. I punësuari ka një fëmijë në ngarkim të tij në moshën 10 vjeç dhe ka të ardhurat më të larta në familje, nuk ka aplikuar për zbritje si kontribut në ndonjë fond pensioni privat, por ndërkohë ka nënshkruar Deklaratën e Statusit Personal.

a) Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi i llogaritur dhe paguar në listëpagesën mujore Të ardhurat e tatueshme – zbritjet e parashikuara në nenin 22, të ligjit = Baza e tatueshme e të ardhurës nga punësimi të individit në muajin maj: 500,000 lekë – 30,000 lekë = 470,000 lekë Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi = (170,000 lekë * 13%) + [(470,000 lekë – 170,000 lekë) * 23%] = 22,100 lekë + 69,000 lekë= 91,100 lekë

b) Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi i llogaritur mbi të ardhurat vjetore Në kushtet që individi nuk ka të ardhura të tjera përveçse të ardhurës nga punësimi, ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP), sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Megjithatë, nëse ky individ zgjedh dhe deklaron DVAP, ku të ardhurat vjetore nga punësimi janë 500,000 lekë, atëherë zbritja nga baza e tatueshme do të jetë e gjithë shuma prej 500,000 lekësh.

Sipas nenit 22, të ligjit nr. 29/2023 për pagat vjetore deri në 600,000 lekë, lejohet një zbritje deri në 600,000 lekë nga baza vjetore, si dhe një kompensim prej 48,000 lekësh për fëmijën në ngarkim të tij, por në çdo rast baza tatimore nuk mund të jetë më e vogël se zero lekë. Në rastet kur diferenca midis të ardhurave vjetore të tatueshme dhe shumës totale të kompensimeve dhe zbritjeve është negative, baza tatimore vjetore konsiderohet të jetë zero. Në rastin konkret diferenca ndërmjet të ardhurës vjetore të tatueshme nga punësimi me shumën totale të zbritjeve rezulton negative prej -148,000 lekësh [500,000 lekë – (600,000 lekë + 48,000 lekë)], prandaj në këtë rast baza e tatueshme do të konsiderohet 0 lekë dhe detyrimi tatimor rrjedhimisht është 0 lekë.

c) Deklarata vjetore DVAP rezulton me tatim të mbipaguar: Nëse individi zgjedh të deklarojë DVAP atëherë tatimi i paguar në listëpagesën e muajit Maj, do t’i rimbursohet. Konkretisht administrata tatimore duhet të rimbursojë individin me diferencën ndërmjet tatimit të paguar me tatimin e llogaritur në DVAP = 91,100 lekë – 0 lekë = 91,100 lekë rimbursim për vlerën e mbipaguar nga tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi.

Si do të rillogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.

Prej individëve tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Nëse në DIVA pas zbritjes së shpenzimeve do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer. Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

15 mln euro llogaritet efekti për kompensimin e shpenzimeve për fëmijët

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi së fundmi në Komisionin e Ligjeve, gjatë prezantimit të paketës fiskale, se vitin e ardhshëm nga zbatimi i kompensimit për shpenzimet e fëmijëve deri nën 18 vjeç, nëpërmjet deklaratës DIVA efekti financiar llogaritet 15 mln euro.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm do të nisë zbatimi i lehtësive të parashikuar në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, që nëpërmjet Deklaratës Individuale të të Ardhurave/DIVA, t’ju vijmë në ndihmë edhe familjeve me fëmijë nën 18-vjeç.

Çdo familje që ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18-vjeç, do të ketë të drejtën që të zbresë nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave 48.000 lekë për çdo fëmijë.

Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto) ulet ndjeshëm.

Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 mld lekë ose 15 milionë euro më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare”./ Monitor

The post Kompensimi për fëmijët nën 18-vjeç/ Si do të bëhet përllogaritja, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së në bujqësi, por jo përmes fatura të blerësve, si ndodhte në skemën e mëparshme që u hoq plotësisht në 2022.

Me skemën e re propozohet që fermerët të kompensohen me 10% të TVSH-së së paguar për blerjen e inputeve bujqësore.

Pra fermerët do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH së paguar për inputet bujqësore (për farat, pesticidet dhe fidanët ). Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero.

Nga 1 janari 2022 pas miratimit të ndryshimeve fiskale hyri në fuqi vendosja e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” përcakton se norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë prej 10% ka si qëllim t’i kompensojë ata për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore.

“Kompensimi i prodhuesve bujqësorë me normë fikse është një mekanizëm i TVSH-së, për ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje. Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë prej 10 për qind ka si qëllim t’i kompensojë ata për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore.

Mënyra e propozuar me këtë projektligj është ajo nëpërmjet administratës tatimore, mënyrë kjo e aplikueshme edhe nga vende të tjera, si për shembull, Franca dhe Greqia. Duke qenë se, skema e kompensimit me rimbursim nëpërmjet administratës tatimore do të zbatohet për herë të parë, në funksion të mirëadministrimit, propozohet që skema të kufizohet duke përcaktuar që blerësi i produkteve bujqësore duhet të jetë një person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në, i cili ushtron aktivitet si, grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin.

Vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që kanë zgjedhur të aplikojnë këtë skemë janë Bosnje-Hercegovina, me një normë kompensimi prej 5%, si dhe Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, të cilat kanë një normë kompensimi prej 8%, e ndryshme nga shkalla standarde e TVSH-së që varion nga 17-21%.

Ndërsa, në vendet e Bashkimit Evropian që aplikojnë këtë skemë, norma e kompensimit varion nga rreth 2-12%, e ndryshme nga shkalla standarde e TVSH-së që varion nga rreth 19-25%”, sqarohet në relacionin e projektligjit.

Si do të funksionojë skema

Në relacion theksohet se tre janë elementet kryesore, ku konsiston projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”:

Propozimet sipas këtij projektligji, marrin në konsideratë incentivat aktuale për sektorin bujqësor (trajtimi me shkallë të reduktuar të TVSH-së prej 10%, përjashtimet nga TVSH-ja brenda vendit dhe në import, si dhe subvencionimi për naftën), përfshirë këtu edhe faktin se kompensimi i fermerëve direkt nëpërmjet blerësit, skemë kjo e aplikuar më herët, nuk ka rezultuar të jetë funksionale.

Në projektligj theksohet se trajtimi nëpërmjet skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, synon të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë dhe zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion.

Pra për përfitimin e kompensimit blerësi detyrohet të lëshojë faturën tatimore të fiskalizuar, dokument ky i nevojshëm për qëllime të njohjes së shpenzimeve tatimore të zbritshme, ndërsa fermeri duhet ta kërkojë dhe disponojë këtë faturë në funksion të përfitimit të kompensimit sipas këtij projektligji.

Në nenin 3 është parashikuar një riformulim i nenit 150 “Mënyra e zbatimit të skemës”, si më poshtë:

“1. Blerësi i produkteve bujqësore, person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në, i cili ushtron aktivitet si, grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin, lëshon një faturë tatimore për shitësin, prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, mbi të cilën aplikohet norma e kompensimit, sipas këtij ligji. Projektligji parashikon se skema e re e kompensimit pritet të nisë nga 1 janar 2026./MONITOR

The post Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore appeared first on Albeu.com.

Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç
Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet dhe pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë dokumentacioni që do të ruhet dhe që justifikon shpenzimet për arsimimin e fëmijëve nën 18-vjeç.

Nga marsi 2026, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.

Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë.

Nëpërmjet rubrikës “Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2025”, Administrata Tatimore, ka sqaruar se shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.

Po ashtu, kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore, apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja.

“Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2 përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë. Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Sa më sipër, zbritjet e kësaj kategorie do të aplikohen për të ardhurat e tatueshme të vitit 2025 (deklarim i të cilave bëhet brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës)”, kanë sqaruar Tatimet.

Kontratat apo dokumentet e tjera për njohjen e shpenzimeve, nuk do të ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ato nevojiten të ruhen në raste të kontrollit tatimor.

Por kujdes njohja e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve të moshës nën 18-vjeç, do të sjellë kompensim nëpërmjet rillogaritjes së tatimit.

Të ardhurave vjetore bruto nën 1,2 mln lekë do t’u zbritet shpenzimi prej 100 mijë lekë. Pas zbritjes së shpenzimeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore bruto të deklaruara në DIVA do të jetë më i ulët, ç`ka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.

Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Rimbursimi apo kompensimi që përfitojnë prindërit do të jetë diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit.

Kjo diferencë apo tepricë do të kërkohet brenda 3 muajsh të tatimit për kompensim, pas dërgimit të kërkesës.

DIVA për të ardhurat e 2025-s do të plotësohet më 31 Mars 2026, teksa pritet edhe nga Ministria e Financave miratimi i një udhëzimi për përcaktimin e procedurave. / Monitor

The post Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç appeared first on Albeu.com.

Buxheti i shtetit humb 826.7 milionë lekë nga kompensimi i gjyqtarëve të shkarkuar
Humbja totale financiare për buxhetin e shtetit nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve, përllogaritet në 826.7 milionë lekë deri në fund të vitit 2023.

Sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të përballet me sfida të mëdha, ndërsa procesi i rivlerësimit kalimtar ka nxjerrë në pah probleme të thella strukturore, duke krijuar edhe kosto të mëdha financiare për buxhetin e shtetit.

Në vitin 2023, sistemi gjyqësor ka funksionuar me vetëm 60% të kapacitetit të tij, duke shënuar një rritje të lehtë prej 4.7% krahasuar me vitin 2022.

Kjo rritje është rezultat i emërimeve të magjistratëve të rinj, të cilët kanë përfunduar programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë vitit akademik 2022-2023.

Në total, nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023, në sistemin gjyqësor janë emëruar 112 magjistratë të rinj, përfshirë 4 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, të emëruar nga radhët e juristëve të spikatur dhe 108 të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Megjithatë, ky përmirësim nuk ka qenë i mjaftueshëm për të mbushur hendekun e krijuar nga largimet masive të gjyqtarëve, për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar.

Procesi i rivlerësimit kalimtar, që synon pastrimin e sistemit gjyqësor, ka shkaktuar humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Deri më 31 dhjetor 2023, janë shkarkuar nga detyra 137 gjyqtarë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Efekti financiar i këtij procesi ka arritur në 614,817,337 lekë, sipas të dhënave nga Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vitin 2023.

Procesi i rivlerësimit kalimtar ka krijuar një barrë të rëndë financiare për shtetin, duke rritur shpenzimet dhe duke kufizuar funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.

Për vitin 2023, 11 gjyqtarë të tjerë janë shkarkuar nga detyra dhe presin zhvillimin e procesit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), duke përfituar sipas ligjit 75% të pagës së tyre.

Efekti financiar i kësaj situate arrin në 17,353,600 lekë. Në total gjatë vitit, 73 gjyqtarë të shkarkuar presin ende vendimin përfundimtar nga KPA, duke përfituar gjithashtu 75% të pagës, me një kosto për buxhetin prej 194,507,025 lekë.

Për të llogaritur humbjen totale financiare nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve në sistemin gjyqësor deri më 31 dhjetor 2023, duhet të përmbledhim të gjitha efektet financiare të përmendura:

Efekti financiar deri në vitin 2023 nga shkarkimi i 137 gjyqtarëve: 614,817,337 lekë. Efekti financiar për 11 gjyqtarët e shkarkuar në vitin 2023 që marrin 75% të pagës (në pritje të procesit në KPA): 17,353,600 lekë. Efekti financiar për 73 gjyqtarët e tjerë të shkarkuar që marrin 75% të pagës dhe janë ende në proces në KPA: 194,507,025 lekë./ Monitor

The post Buxheti i shtetit humb 826.7 milionë lekë nga kompensimi i gjyqtarëve të shkarkuar appeared first on Albeu.com.

Zbardhet lista/ Kompensimi ushqimor për policët, ja produktet që mund të zgjedhin efektivët
Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, firmosi më 17 shtator urdhrin për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.

Në të përfshihen produkte ushqimore, pije dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Megjithatë, vihet re mungesa e produkteve të higjienës.

Sa i përket shumës që efektivët do të kenë në dispozicion, norma e kompensimit ditor është 450 lekë, megjithatë ata do të paguhen në varësi të orëve të punës që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 deri në gusht 2024.

Kalimi i shumës do të jetë në karta bankare të posaçme të hapura në bankat e nivelit të dytë.

The post Zbardhet lista/ Kompensimi ushqimor për policët, ja produktet që mund të zgjedhin efektivët appeared first on Albeu.com.