kompanite offshore Archives - Albeu.com

Skandali i “Pandora Papers”, si reaguan liderët botërorë që janë të përfshirë
Disa udhëheqës botërorë kanë mohuar pretendimet e skandalit të “Pandora Papers”, ku u zbulua një numër i madh i dokumenteve financiare nga kompani offshore.

Të quajtura “Pandora Papers”, 12 milionë dosjet përbëjnë rrjedhën më të madhe të tillë në histori, raporton albeu.com.

Presidenti rus Vladimit Putin dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein janë mes 35 udhëheqësve aktuale dhe ish-liderëve të lidhur me këto dosje.

Si Putin ashtu dhe Al-hussein kanë reaguar me deklarata zyrtare, duke mohuar pretendimet.

Pallati Mbretëror i Jordanisë tha se nuk ishte e pazakonte e as e turpshme që mbreti Abdullah të zotëronte prona jashtë vendit.

Dokumentet e zbuluara tregojnë se udhëheqësi shpenzoi fshehurazi më shumë se 100 milionë dollarë në një perandori prone në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, që nga marrja e pushtetit në vitin 1999, raporton albeu.com.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov vuri në dyshim besueshmërinë e informacionit “të pabazuar”, pasi ai detajonte pasurinë e fshehur të Putinit dhe anëtarëve të rrethit të tj të ngushtë.

“Momentalisht nuk është e qartë se çfarë është ky informacion dhe për çfarë bëhet fjalë. Nuk pamë ndonjë pasur të fshehur të rrethit të tij të brendshëm”, tha zëdhënësi i Putin.

Kujtojmë se të dhënat u morën nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) në Uashington DC, i cili ka punuar me më shumë se 140 organizata mediatike në investigimin e tij më të madh global ndonjëherë.

Ka qenë BBC Panorama dhe Guardian kanë udhëhequr hetimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Liderë të tjerë të përfshirë në këtë skandal përfshijnë:

Kryeministri çek Andrej Babis, i cili dyshohet se nuk deklaroi një kompani investimesh offshore për të blerë dy vila për 12 milion pound në jug të Francës.

Presidenti Kenian Uhuru Kenyatta, i cili, së bashku me gjashtë anëtarët e familjes së tij, ka qenë i lidhur me 13 kompani offshore.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinjera, një biznesmen miliarder, i cili akuzohet se ka i shitur një mikut të tij, një minierë bakri dhe hekuri në një zonë të ndjeshme ndaj mjedisit, raporon gazeta spanjolle El Pais.

Kryeministri çek reagoi përmes një postimi në Tëitter, ku tha se akuzat janë një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e planifikuara për këtë javë dhe insitoi se ai “kurrë nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe ose të paligjshme”.

Presidenti kenian tha se hetimi do të vazhdojë dhe do të dalë në dritë se Kenia nuk është e përfshirë në këtë skanda. Për më shumë detaje në lidhje me këtë çështje, ai tha se do të flasë kur të kthehet nga një vizitë shtetërore jashtë vendit, raporton albeu.com.

Megjithatë, duhet thënë se, “Pandora Papers” nuk tregojnë dëshmi se familja Kenyatta vodhi ose fshehu pasuritë shtetërore në kompanitë e tyre offshore

Nga ana tjetër, një deklaratë nga zyra e Presidentit të Kilit, tha se ai ka mohuar të kishte marrë pjesë apo të kishte ndonjë informacion mbi shitjen e projektit të minierave “Dominga”.

Ndërkohë kryeministri pakistanez Imran Khan është zotuar se do të hetojë qytetarët e lidhur me dokumentet Pandora. Qindra pakistanezë, përfshirë anëtarët e kabinetit të Khan, janë të lidhur me skandalin.

“Pandora Papers” është publikimi i gati 12 milionë dokumenteve dhe dosjeve që ekspozojnë pasurinë e fshehtë dhe marrëdhëniet e udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve. Të dhënat u morën nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë në Uashington DC i cili ka udhëhequr një nga hetimet më të mëdha globale ndonjëherë.

Më shumë se 600 gazetarë nga 117 vende kanë parë pasuritë e fshehura të disa prej njerëzve më të fuqishëm në planet./Përshtati nga BBC, Enkeleda Bodini./albeu.com

The post Skandali i “Pandora Papers”, si reaguan liderët botërorë që janë të përfshirë appeared first on Albeu.com.