kompania gjermane Archives - Albeu.com

Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.

Ky është zgjerim i ndërhyrjes së shtetit në industri për të parandaluar mungesën e energjisë, që vjen si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Marrëveshja me kompaninë Uniper bazohet në një paketë shpëtimi, për të cilën është rënë dakord në korrik, me një rritje kapitali prej 8 miliardë eurosh që do të financohen nga qeveria.

Si pjesë e marrëveshjes, qeveria gjermane do të marrë shumicën e aksioneve në Uniper, i cili deri më tani kontrollohej nga Fortum me bazë në Finlandë.

Qeveria finlandeze ka aksionet më të mëdha në Fortum.

Humbjet e Uniperit janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar furnizimet me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën. Çmimet janë rritur për karburantin e nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, duke rritur kështu frikën e mbylljes së bizneseve, derisa moti ftohet.

Javën e kaluar Gjermania gjithashtu mori kontrollin e tri rafinerive të naftës në pronësi ruse, para se embargoja ndaj naftës ruse të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. /REL

The post Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend appeared first on Albeu.com.

Kompania gjermane largohet nga tregu rus
Grupi teknologjik dhe industrial gjerman, Siemens AG, ka thënë se do të ndalë plotësisht operacionet në Rusi dhe do të largohet nga ky treg për shkak të pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë.

Në një deklaratë të lëshuar më 12 maj, kompania multinacionale ka thënë se ka nisur “procedurat për të ndalur operacionet dhe aktivitetet biznesore” në Rusi.

“Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur të ndalim aktivitetin tonë biznesor në Rusi. Ky nuk ka qenë vendim i lehtë, duke marrë parasysh detyrën tonë për t’u kujdesur për punëtorët tanë dhe marrëdhënien afatgjatë me konsumaorët, në një treg ku kemi qenë aktivë për gati 170 vjet”, ka thënë presidenti i kompanisë, Ronald Busch, duke shtuar se “ne jemi duke ofruar ndihmë humanitare për kolegët tanë dhe njerëzit e Ukrainës dhe i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar në thirrjet për paqe”.

Prej kur Moska ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt, qindra kompani nga e gjithë bota janë larguar nga tregu i Rusisë.

Siemens më herët ka pezulluar aktivitetet biznesore në Rusi dhe Bjellorusi, e cila i ka ndihmuar Kremlinit në luftë.

Në Rusi, Siemens ka prodhuar pajisje shtëpiake.

Ajo ka prodhuar edhe trena elektrikë në një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë inxhinierike hekurudhore, Ural Locomotives dhe ka ofruar mbështetje teknike për trenat e shpejtë elektrikë, Sapsan, të prodhuar nga Rusia. REL

The post Kompania gjermane largohet nga tregu rus appeared first on Albeu.com.

Kompania gjermane Henkel do të mbyllë biznesin në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë
Kompania gjermane e mallrave kimike dhe të konsumit ‘Henkel’ ka bërë të ditur se ka vendosur të mbyllë aktivitetet e saj të biznesit në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.

“Procesi i ekzekutimit tani po përgatitet. Henkel do të punojë ngushtë me ekipet e saj në Rusi për detajet për të siguruar një proces të rregullt”, tha kompania, e cila është e njohur për markat e saj të lavanderisë dhe bukurisë si Persil, Vernel, Fa, Pritt, Dial dhe Purex.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Henkel’, Carsten Knobel, tha se kompania dënon “luftën ruse kundër Ukrainës dhe dhunën kundër civilëve të pafajshëm”.

“Ne ofrojmë mbështetje të gjerë për punonjësit tanë dhe njerëzit në Ukrainë dhe në vendet fqinje duke ofruar donacione financiare, si dhe donacione ushqimore dhe materiale. Shumë punonjës të ‘Henkel’-it gjithashtu po ndihmojnë në kufij duke shpërndarë mallra të nevojshme ose duke u ofruar njerëzve nga Ukraina një vend për të qëndruar”, tha Knobel.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar mijëra vdekje, miliona njerëz të zhvendosur dhe një gamë të gjerë sanksionesh ndaj Moskës, veçanërisht nga Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-ja.

Lufta gjithashtu ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia, duke filluar nga sektorë të teknologjisë, automobilistik dhe të energjisë deri në shitje me pakicë dhe sektorë të tjerë të ndryshëm.

The post Kompania gjermane Henkel do të mbyllë biznesin në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.