Komiteti Shqiptar i Helsinkit Archives - Albeu.com

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon dhunën ndaj Berishës: Të kryhen hetime të shpejta
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar dhunën e ushtruar dje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës në Tiranë.

Përmes një njoftimi për shtyp KShH kërkon nga Prokuroria e Tiranës të kryejë veprimet hetimore shpejt, objektive dhe të gjithanshme.

KShH thekson se tubimet paqësore dhe pa armë janë të garantuara nga neni 47 i Kushtetutës.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon aktin e dhunës, që në tubimin e datës 6 Dhjetor 2022, u përdor ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Sali Berisha, ish President i Republikës së Shqipërisë dhe ish Kryeministër i vendit. Personi që kreu këtë vepër kriminale u identifikua, ndërsa Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë filloi menjëherë çështjen penale. KShH i sugjeron organit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të zhvillojë hetime të shpejta, objektive dhe të gjithanshme, përfshirë edhe deklaratat lidhur me këtë ngjarje të z. Berisha, para gazetarëve menjëherë pas përfundimit të tubimit. KShH e sheh të nevojshme të theksojë se tubimet paqësore dhe pa armë janë të garantuara nga neni 47 i Kushtetutës sonë dhe neni 11 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ)”- thuhet në reagimin e KShH.

Pak para se të niste protesta dje, ish kryeministri Sali Berisha u sulmua me grusht në fytyrë, nga Gert Shehu, që sipas tij, është “agjent i policisë kriminale”, ndërsa sipas policisë, 31-vjeçari është person me precedentë kriminalë dhe me çrregullime të shëndetit mendor. Berisha u sulmua papritur nga 31-vjeçari, teksa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që në Tiranë po mbahej edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

The post Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon dhunën ndaj Berishës: Të kryhen hetime të shpejta appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Lear Kurtit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka pikëpyetje, nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në rajon
Erida Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, deklaroi sot në emisionin “Breaking” në “Top News” se janë bërë verifikime në Komisariatin numër 3, Spitalin e Traumës dhe Drejtorinë e Policisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti mesnatën e të mërkurës.

Skëndaj tha se KSHH pati mungesë të aksesit në dokumentacion, që ia vështirësoi punën për të zbardhur rastin e rëndë. Sipas saj nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në komisariatin 3.

“Nuk ka asnjë gjurmë të dokumentimit të mbajtjes së këtij shtetasi”-tha Skëndaj.

Edhe procesverbali i kontrollit të viktimës nuk ndodhet dhe nuk i është vënë në dispozicion KSHH-së.

“Ka disa pikëpyetje me ndalimin e shtetasit”-tha Skëndaj duke iu referuar kontrollit të identitetit të Lear Kurtit, pa një urdhër të organeve përkatëse dhe nuk ka patur një të tillë dhe se ky shtetas nuk ishte duke cenuar rendin dhe sigurinë publike.

The post Vdekja e Lear Kurtit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka pikëpyetje, nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në rajon appeared first on Albeu.com.

KSHH: Kufizimet gjatë pandemisë cënuan liritë dhe të drejtat e njeriut!
Më shumë se 2 vite pas përballjes fillestare me koronavirusin, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar gjetjet e Barometrit Kombëtar për ndikimin e kufizimeve gjatë pandemisë në liritë dhe të drejtat e njeriut.

Drejtoresha ekzekutive e KSHH, Erida Skëndaj tha se kufizimet e vendosura gjatë pandemisë nëpërmjet akteve normative u bënë pa konsultim dhe cënuan parimin e proporcionalitetit. “Synimi i Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit mund të arrihej me masa më pak represive, të përshkallëzuara dhe të planifikuara më herët. Interesi që u mbrojt ishte jeta dhe shëndeti I cdo qyetari. Por kur vihet në diskutim parimi i proporcionalitetit, diksutohet a mund të arrihej ky qëllim me masa më pak represive?”- tha Skëndaj.

Barometri nënvizon se janë mbajtur standarde të dyfishta sa i takon tubimeve, si dhe janë aplikuar në mënyrë selektive masat administrative.

Për realizimin e Barometrit u mor një kampion prej 800 personash. 82% e të anketuarve mendojnë se shërbimet shëndetësore nuk kanë qenë të përballueshme për të gjithë, pa diskriminim, duke përfshirë grupet e margjinalizuara. Ndërsa 61% u shprehën se kufizimet e vendosura gjatë pandemisë (mbyllja e përkohshme e aktiviteteve, kufizimi i lëvizjeve, etj) kanë ndikuar në mirëqënien e tyre ekonomike.

41% e të anketuarve pohojnë se nuk janë vaksinuar, prej të cilëve, 22% janë përgjigjur se arsyeja është mungesa e besimit te vaksinat dhe 11% prej mungesës së transparencës dhe informimit lidhur me vaksinat.

The post KSHH: Kufizimet gjatë pandemisë cënuan liritë dhe të drejtat e njeriut! appeared first on Albeu.com.