Komiteti Olimpik i Kosovës Archives - Albeu.com

Kosova me numër rekord sportistësh në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
<html><head></head><body>

Në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, Kosova do të paraqitet me delegacionin më të madh që ka pasur ndonjëherë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në këtë ngjarje shumë-sportëshe, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Delegacioni kosovar do të përbëhet nga 163 sportistë, përkatësisht 87 meshkuj dhe 76 femra. Ata do të konkurrojnë në 21 sporte, me objektivin që ta përfaqësojnë vendin në mënyrë sa më të denjë në arenën ndërkombëtare.

Ky edicion do të shënojë gjithashtu debutimin e Kosovës në katër sporte ekipore. Në futboll do të paraqiten ekipi U21 i meshkujve dhe ai U19 i femrave, ndërsa në volejboll Kosova do të konkurrojë në të dyja konkurrencat. Përfaqësim me meshkuj dhe femra do të ketë edhe në hendboll, si dhe në basketbollin 3×3 në të dyja kategoritë.

Kosova shkon në Taranto pas rezultateve të shënuara në dy edicionet e fundit të Lojërave Mesdhetare, në të cilat ka siguruar gjithsej 10 medalje, nëntë prej tyre në xhudo dhe një në boks.

Garat e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026 janë planifikuar të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator. Për Kosovën, një domethënie të posaçme do të ketë ceremonia përmbyllëse.

Gjatë kësaj ceremonie, Kosovës do t’i dorëzohet zyrtarisht flamuri i Lojërave Mesdhetare, pasi vendi do të marrë rolin e mikpritësit të edicionit pasues, Prishtina 2030.

</body></html>

The post Kosova me numër rekord sportistësh në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 appeared first on Albeu.com.

Provokoi në mes të tensioneve, Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon procedura disiplinore ndaj Djokoviçit
Autoritetet olimpike të Kosovës kërkuan nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të hapë procedura disiplinore kundër tenistit serb, Novak Gjokoviç, për, siç thanë, nxitje të tensioneve politike me deklaratën e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”, të bërë në turneun French Open.

Gjokovië e shkroi mesazhin në një objektiv kamere pas fitores së tij në rundin e parë, të hënën.

Në këtë ditë, 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në qytetin Zveçan – pjesa veriore e Kosovës.

Autoritetet serbe thanë se 52 protestues u lënduan në përleshje.

Dhuna shpërtheu pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, morën detyrën.

Gjokoviç tha se është kundër çdo lloji të konfliktit, por mbrojti deklaratën e tij, ndërsa situatën në Kosovë e përshkroi si “precedent”.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se “Gjokoviç ka promovuar sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe ka përdorur platformën sportive për ta bërë këtë”, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Deklaratat e mëtejshme, pas ndeshjes, të bëra nga një personazh i tillë publik, pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të tensioneve dhe dhunës midis dy vendeve”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet ta hetojë rastin, duke hapur procedura disiplinore kundër sportistit.

Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, vendi i së cilës do t’i organizojë Lojërat Olimpike verore në Paris, vitin e ardhshëm, tha se mesazhi i Gjokoviçit ishte qartazi “i pavend”.

“Ekziston një parim i neutralitetit për fushën e lojës. Kur keni mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një person sportiv është i lirë t’i shprehë ato”, tha Oudea-Castera për televizionin francez.

“Por, në këtë rast, ishte një mesazh shumë aktivist, shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale, dhe nuk duhet të përsëritet më”, shtoi ajo.

Gjokoviç tha se nuk zmbrapset dhe se të njëjtën do ta bënte sërish.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk ka dalë ende me ndonjë koment.

Të martën, Federata e Tenisit e Kosovës tha se komentet e Gjokoviçit janë për “keqardhje.

The post Provokoi në mes të tensioneve, Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon procedura disiplinore ndaj Djokoviçit appeared first on Albeu.com.