Komisioni i ligjeve Archives - Albeu.com

Pagat e magjistratëve, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet
Komisioni i Ligjeve i dha miratimin nen për nen ndryshimeve ligjore për rritjen e pagave të magjistratëve, me 8 vota pro të socialistëve dhe 3 kundër të demokratëve.

Drafti pritet të shqyrtohet dhe të votohet të enjten në seancë plenare.

Debati për pagat u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re, e cila duhej të ishte në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas skadimit të këtij afati, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën që, duke nisur nga 1 gushti, paga referuese të përllogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, si dhe të shtohej kompensimi prej 14 mijë lekësh për kualifikimin.

Me kërkesë të Partisë Demokratike dhe me miratimin e shumicës, në mbledhje u ftuan përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Ata shprehën kundërshtime ndaj formulës së propozuar nga qeveria.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, kundërshtoi variantin e mazhorancës. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, mbajti qëndrimin më kritik gjatë raportimit para deputetëve. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të bëhet objekt negocimi.

Edhe opozita kërkoi që ndryshimet të rrëzoheshin, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka përcaktuar siç duhet hierarkinë e pagave në sistemin e drejtësisë.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e cilësoi situatën si një krizë kushtetuese të shkaktuar nga ekzekutivi dhe qeveria. Ai tha se opozita e kishte paralajmëruar këtë problem 10 vite më parë, duke shtuar se qeveria nuk është në gjendje të vendosë një hierarki pagash dhe se ligji duhet të rrëzohet.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i pranishëm në mbledhjen e komisionit, kritikoi Kuvendin për mosmiratimin në kohë të formulës së re. Megjithatë, ai deklaroi se varianti i paraqitur nga mazhoranca e zgjidh situatën.

Gogu pranoi se Kuvendi nuk e kishte respektuar afatin e 31 korrikut, duke theksuar se kjo nuk kishte nevojë për justifikim. Sipas tij, vonesa e parlamentit nuk do të sillte përplasje mes pushteteve.

The post Pagat e magjistratëve, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet appeared first on Albeu.com.

Korreshi batuta te Komisioni i Ligjeve: Të rri në Lushnje apo do më çosh në Roskovec? Zegjine Çaushi: Ti mezi fitove, deputeti i PD: Po ti që s’fitove hiç, po ta lanë të hysh në Kuvend
Për një moment, diskutimet në Komisionin e Ligjeve, u zhvendosën nga rendi i ditës te replikat mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Gjatë debatit, Korreshi iu drejtua deputetes së PS-së duke thënë se ajo nuk e kishte fituar vetë mandatin e deputetes, por ishte bërë pjesë e Kuvendit pas dorëheqjes së një deputeteje tjetër. Kjo pasi Çaushi i tha Korreshit “Mezi fitoi me të shtytur”, referuar mandatit.

Debati vijoi për disa minuta, duke sjellë ndërhyrjen e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili kërkoi rikthimin e diskutimit te çështjet e komisionit.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Unë nuk fola për Roskovecin, për ato gjëra në Lushnjë që i di, kam të drejtë. Kur të vij në Roskovec, atëherë ti…

Çaushi: Hajde kur të duash.

Korreshi: Po më bëre ftesë…

Çaushi: Po patjetër, hajde.

Manja: Zoti Korreshi, mbaruat me pyetjet? Vazhdoni me pyetjet.

Korreshi: A do më lësh në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?

Manja: Rri në Lushnjë më mirë.

Korreshi – Çaushit për mandatin e deputetit: Ti nuk fitove vetë. I tha Bela asaj: “Hiqe këtë”. Nuk e more ti. E dha dorëheqjen një nga Lushnja. Të donin për Gazin. Epo, kujdes me mua! Dha dorëheqjen ajo se i thanë: “Alo! Shpejt se do hyjë shoqja Zegjine”. Ta dinë shqiptarët. Ti fitove hiç e hiç, po s’fitova unë.

The post Korreshi batuta te Komisioni i Ligjeve: Të rri në Lushnje apo do më çosh në Roskovec? Zegjine Çaushi: Ti mezi fitove, deputeti i PD: Po ti që s’fitove hiç, po ta lanë të hysh në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Ironia e Saimir Korreshit: Kryeprokurori si magazinier, s’bën dot hyrje-daljet, t’i shtohen kompetencat
Ditën e sotme, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga Komisioni i Ligjeve nuk i ka kursyer ironitë, teksa raportonte kryeprokurori Olsjan Çela.

Demokrati deklaroi se; Çela më shumë i dukej si magazinier, pa mall.

“Do e nis nga Fieri, se e ke transferuar në këtë qytet hartën e re. Më lejo që ta nis nga Fieri këtë herë. I nderuar zoti prokurori, po më dukeni një magazinier, pa magazinë. Sepse dukeni sikur keni rolin e inventarizuesit, por s’bën dot hyrje dhe dalje. Sot meqë kemi bonus për t’u shprehur, pyetja ime do tëishte e drejtë; a sheh prokurori i përgjithshëm për të marrë pak kompetenca, jo ato të heqjes dhe vënies së prokurorive, se s’të lënë KLD. Pra të gjendet një e mesme.

Perceptimi i shqiptarëve për reformën në drejtësi, duket se është SPAK, por për mua kjo reformë ka dështuar. Ne kemi më shumë të dënuar për vepra penal, qoftë dhe kundërvajtjet, duke cënuar jetën e të rinjve. A duhet të kemi ne ndërhyrje në ligjin për Prokurorin e Përgjithshëm, që jo të kthehet atje ku ishte, por kompetenca kontrolluese ndaj prokurorëve më të ulët.

Duket sikur është vanitur kompetenca e kryeprokurorit. A keni konstatuar ju apo ju kanë thënë shoqata e avokatëve, që mërziten prokurorët kur bën memo, kur kërkon rikthimin e çështjeve. A ju ka qëlluar që të dënohen për dhunë në familje, të dënohen me paragrafin 4. Pra deklaron gruaja që në sy të fëmijës 1 muajsh, u qëllua me pëllëmbë nga burri. E pa fëmija 1 muajsh.

Ti mos u mërzit, (i kthehet Manjës) se ti prokuror ke qenë. Meqë qeveria ka ndërmend të votojë ligjin për hashashin, dënohet njeriu për 1 cigare hashash dhe një tjetër për 1 ton del nga burgu. Ça bëhet me këto raste?! A nuk duhet të kemi një parim. Zoti Ulsi, mos u mërzisni. Nuk mërzitem unë që jam hero dhe jo ti që je armik. Dale, një sekondë, mos u mërzisni, se ora e pilafit shkoi. Kaq kisha (qeshin në sallë)”, shprehet ai.

The post Ironia e Saimir Korreshit: Kryeprokurori si magazinier, s’bën dot hyrje-daljet, t’i shtohen kompetencat appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Ligjeve/ Saimir Korreshi: Kur do të ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet Ministri i Drejtësisë
Këtë të martë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, raportimin vjetor të Ministrisë së Drejtësisë mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.

Gjatë seancës dëgjimore në Komision, deputeti demokrat, Saimir Korreshi, i parashtroi ministrit të drejtësisë pyetjen: “Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu”?

Ministri u përgjigj duke thënë se kushdo që evidenton shkelje të tilla, është i ftuar t’i drejtohet organeve të drejtësisë penale.

“Lidhur me shërbimin e provës apo sistemin e burgjeve, ministri i drejtësisë është titullar politik, por gjithashtu ka detyrim përkatës për monitorim. Kurdoherë kur është përtej shkeljes administrative, çdo kush, jo më deputet është i ftuar ti drejtohet organeve të drejtësisë penale”, u shpreh ministri.

Pjesë nga diskutimi:

Saimir Korreshi: Për sa i përket burgjeve, kam një pyteje kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu?

Besfort Lamallari: Lidhur me kodin civil pas përfunimit të punës me kodin penal do vijojmë rishikim edhe me kodin civil. Është herët të flasim për këtë proces.

Për problemin me noterinë, me shitjen e një apartamenti në 10 persona të ndrsyhëm..është bërë një marrëveshje pak kohë më parë mes Dhomës Kombëtare të Noterisë, ASHK-së dhe AZHT-së, qëllimi është ndarja e informacionit dhe pasqyrimi në regjistër në mënyrë që noterët të pamundëishen të regjistrojnë një kontratë nëse aty nuk është më parë leja hetimore…Noteri nuk mund të regjistrojë ansjë kontratë mes palevë nëse nuk janë lejet përkatëse.

Lidhur me shërbimin e provës apo sistemin e burgjeve, ministri i drejtësisë është titullar politik, por gjithashtu ka detyrim përkatës për monitorim. Kurdoherë kur është përtej shkeljes administrative, çdo kush, jo më deputet është i ftuar ti drejtohet organeve të drejtësisë penale.

The post Komisioni i Ligjeve/ Saimir Korreshi: Kur do të ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet Ministri i Drejtësisë appeared first on Albeu.com.

7501-shin e miratoi PD/ Deklarata e Lamallarit shkakton debat te “Komisioni i Ligjeve”, Ivi Kaso përplaset me ministrin e Drejtësisë: Kërko ndjesë publike…
Këtë të martë, një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në Kuvend, se ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike, është bërë objekt debati në Komisionin e Ligjeve.

Teksa sot në mbledhje raporton ministri, deputeti i PD-së, Ivi Kaso, pohoi se Lamallari duhej ta niste fjalimin e tij me një ndjesë publike, pasi kishte gënjyer.

Ai tha se nuk e ka miratuar PD-ja ligjin 7501.

“Do të ndalem te një pyetje. Ministri ka pak në këtë detyrë. Diçka që lidhet me ministrin dhe jo me periudhën e raportimit. Besoj se kjo seancë e ministrit, përveç raportimit, të kishte nisur me një ndjesë publike. Ai duke u bërë pjesë e një debati publik, ka dezinformuar. Ai ka pretenduar se ligji 7501 është miratuar nga PD dhe kjo nuk është e vërtetë. Jo vetëm nga paraqitja objektive e fakteve, në fall ministri u kap nga shtypi dhe jo nga opozita. Kjo deklaratë në kuadër të një deklarate politike s’do të bënte problem, por ministri përfaqëson institucionin më të lartë të Drejtësisë. Njerëzit e marrin për të vërtetë këtë deklaratë. Zoti ministër, a mendoni se i detyroheni një ndjesë opinionit publik për dezinfomin që bëtë se kush e miratoi ligjin 7501”?- tha Kaso.

Sakaq, ministri i Drejtësisë, theksoi se i ai i referohej një deklarate të 11 shkurtit të vitit 2014. Ndërsa shtoi se nuk dezinformuar asnjëherë publikun.

“Prej 8 vite e gjysmë jam pjesë e kësaj qeverie. Në asnjë moment nuk kam dezinformuar. I referohem fakteve. Mjafton që të shohësh një intervistë të 11 shkurtit 2014 ku merret përgjegjësia e atij ligji. Të merret dhe lexohet në mënyrë korrekte dhe jo të analizohet deklarata ime. Shqipëria europiane nuk është Shqipëria e problemeve të theksuara të pronës, apo ligjeve të shkruara gabim, por është vendi i ligjeve që përputhen me standardet e BE”, tha ai.

The post 7501-shin e miratoi PD/ Deklarata e Lamallarit shkakton debat te “Komisioni i Ligjeve”, Ivi Kaso përplaset me ministrin e Drejtësisë: Kërko ndjesë publike… appeared first on Albeu.com.

Ministri Lamallari në Komisionin e Ligjeve: 65.5 mln euro të sekuestruara dhe rritje 12% e hetimeve proaktive në 2024, AI pjesë e strategjisë për 2025
Ditën e sotme, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, po raporton sot në Komisionin e Ligjeve, ku bëri një raport të punës së bërë nga kjo ministri gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se janë rritur hetimet proaktive dhe sekuestrimet pasurore në krahasim me 5 vitet e fundit.

“Shqipëria ka pasur në 2024 rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestrimet pasurore të 5 viteve të fundit. Hetime të nisura kryesisht nga prokurorët janë rritur me 12.3 për qind. Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri. 569 çështje korrupsioni me 234 të pandehur janë çuar për gjykim, ndërsa SPAK ka regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht”, tha ai.

Lamallari ka renditur edhe 5 objektivat për vitin 2025, mes të cilave përmendi edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në hetimet proaktive:

Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut

Forcimi i luftës ndaj kriminalitetit

Integriteti dhe transparenca në punën e prokurorisë

Rritja e eficencës dhe kapaciteteve institucionale

Përdorimi i metodave bashkëkohore dhe ndërveprimi institucional, përdorimi I AI në hetime proaktive.

The post Ministri Lamallari në Komisionin e Ligjeve: 65.5 mln euro të sekuestruara dhe rritje 12% e hetimeve proaktive në 2024, AI pjesë e strategjisë për 2025 appeared first on Albeu.com.

Këshilli Bashkiak/ Komisioni i Ligjeve miraton futjen në rend dite të kërkesës për shkarkimin e Veliajt
Miratohet për futjen në rend të ditës, kërkesa që kanë bërë këshilltarët socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve të bashkisë së Tiranës, ku u shqyrtua kërkesa e këshilltarëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, mësohet se ka patur debate të forta mes këshilltarëve socialistë dhe atyre të opozitës.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që, krahas kërkesës së PS-së, të merret në shqyrtim edhe kërkesa e tyre e depozituar disa muaj më parë, e cila ka të njëjtin objekt: shkarkimin e Veliajt për mungesë të zgjatur në detyrë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PS-së kanë këmbëngulur se rrethanat janë të reja dhe se aktualisht po shqyrtohet vetëm kërkesa e paraqitur nga grupi i tyre në Këshillin Bashkiak.

Në orën 15:00 pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak, e cila do të diskutojë për vendimmarrjen e Komisionit të Ligjeve dhe nëse kjo kërkesë do t’i kalojë Këshillit të plotë për shqyrtim.

Mbledhja përfundimtare e Këshillit Bashkiak është caktuar për orën 16:00, ku pritet të diskutohet zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

The post Këshilli Bashkiak/ Komisioni i Ligjeve miraton futjen në rend dite të kërkesës për shkarkimin e Veliajt appeared first on Albeu.com.

Debat te Komisioni i Ligjeve/ Dogjani: Qytetarët nuk votuan të lirë, s’mund të miratojmë ligje false. Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti, jo këtu
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve filloi me akuza për manipulim zgjedhjesh. Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, tha se ligjet për të cilat po mblidhen janë vetëm një “dekor” që shërben për t’i dhënë pushtetit një pamje formale.

Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, e ndërpreu duke thënë se analizat mbi zgjedhjet duhet të bëhen brenda partive.

Dogjani theksoi: “Në një vend ku nuk organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qytetarët nuk kanë mundësi të votojnë të lirë, nuk ka kuptim të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, vetëm për t’u dukur si një vend demokratik, ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka humbur dhe është vendosur një regjim diktatorial”.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj, kërkoi që të mos miratohen ligje derisa populli të ketë vendosur që disa prej tyre të mos përfaqësohen më në Kuvend dhe t’i lëshohet kjo detyrë Kuvendit të ri.

Por Bushka u shpreh se disa ligje janë urgjente dhe duhet të miratohen sa më shpejt, ndërsa për të tjerat mund të ketë diskutime dhe dakordësi të përbashkët.

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve:

Asllan Dogjani: Ne po mblidhemi për të nxjerrë ligje që janë thjesht një fasadë, ligje që bëhen më shumë për interes të pushtetarëve dhe njerëzve të lidhur me krimin, sesa për qytetarët e zakonshëm. Në një vend ku nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ku qytetarët nuk votojnë me liri, nuk ka kuptim të mblidhemi si komision për të krijuar ligje false, vetëm për t’u dukur si një shtet demokratik. Por në Shqipëri demokracia ka marrë fund dhe është instaluar një regjim diktatorial.

Bushka: Analizën e zgjedhjeve duhet ta bëjmë brenda partive politike, kjo nuk është kompetencë e Komisionit të Ligjeve. Ju lutem, të qëndrojmë tek pika e rendit të ditës.

Dogjani: Populli ka folur, por më shumë kanë folur kriminelët. Dobësia e demokracisë, paratë e drogës dhe frika ishin mjetet më të fuqishme në këto zgjedhje. Kërkesa ime për procedurë është se kjo lloj fitoreje që keni arritur, më keq se ajo e vitit ’96, përbën një rrezik serioz për demokracinë. Sepse gjatë fushatës zgjedhore u përdor krimi dhe manipulimi nuk mungoi as gjatë numërimit të votave. Ju madje keni përfshirë edhe artistë për manipulimin.

Alibeaj: Në këtë tavolinë jemi 10 shtetas shqiptarë që nuk fituam. Shqiptarët folën më 11 maj dhe kjo do të thotë që ne nuk përfaqësojmë më sovranin për të folur, diskutuar dhe votuar. Çdo procedurë nga sot e tutje nuk ka legjitimitet, sepse ne nuk jemi më deputetë me mandat. E them këtë kërkesë procedurale duke ditur që mandati i këtij Kuvendi përfundon më 10 shtator, dhe brenda kësaj periudhe aftësia jonë për të marrë vendime duhet të jetë e kufizuar. Kërkoj që të vazhdojmë vetëm me shqyrtimin e projektligjeve deri më 8 korrik, ndërsa votimi dhe miratimi të kalojnë tek Kuvendi i ri. Kjo do të ishte respekt për Kushtetutën dhe për vullnetin e popullit. Ne nuk kemi më autorizim për të vepruar në emër të qytetarëve.

The post Debat te Komisioni i Ligjeve/ Dogjani: Qytetarët nuk votuan të lirë, s’mund të miratojmë ligje false. Bushka: Analiza e zgjedhjeve bëhet në parti, jo këtu appeared first on Albeu.com.

Përplasje tek Komisioni i Ligjeve/ Çupi: T’ju vijë turp e të ulni kokën, Bushka: S’mund të uzurponi komisionin
Këtë të hënë, oo mbahet mbledhja e radhës së Komisionit të Ligjeve. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka kërkuar shkurtimin të rendit të ditës, duke u shprehur se më pas është e turpshme që të kthehen nga Gjykata Kushtetuese si anti-Kushtetuese.

Pjesë nga diskutimi:

Dhurata Çupi: “Nuk mund të bëjmë sikur kalojmë ligje, nëse keni interes të kaloni një ligj të lobuar nga qeveritarë apo biznese pranë qeverisë, bëjeni. Por duhet të jemi të përgjegjshëm. Këtu kemi aktin normativ për buxhetin dhe ligje të rëndësishme.

Kemi ligje të rëndësishme vetëm këtë vit, jemi mbledhur disa herë në Këshillin e legjislacionit për vendimet e Kushtetueses, duhet t’ju bëjë me turp e të ulni kokën. Shkurtoni rendin e ditës, nuk mund të kalojmë ligje kështu që Gjykata Kushtetuese të na i rrëzojë më pas. Ndaj merr masa”.

Çyrbja: “Sa i përket infrastrukturës në shkolla, jeni e lutur të vini me mua që të shihni investimet e bëra në shkollat e Durrësit”.

Çupi-kryetares së komisionit (Klotilda Bushka): “Nuk mund të bëhet komisioni i ligjeve një po një jo një ndoshta”.

Bushka: “Nuk e di si jeni mësuar ju por nuk mund të uzurponi komisionin”.

The post Përplasje tek Komisioni i Ligjeve/ Çupi: T’ju vijë turp e të ulni kokën, Bushka: S’mund të uzurponi komisionin appeared first on Albeu.com.

Skandali me provimet/ Magjistraura shkakton debat te Ligjet, Bardhi: Drejtori të vijë të raportojë. Majko: Mos e politizoni
Ditën e sotme, mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve, janë përfshirë në debate të forta mes tyre, ku shkak është bërë skandali me provimet në Shkollën Magjistraturës.

Demokrati Gazment Bardhi, ka kërkuar që të thirret në një seancë dëgjimore drejtori i kësaj shkolle.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës se Magjistraturës.

Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës.

Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik, të kuptohet se çfarë ka ndodhur me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali.

Nga 70 fitues që  u zgjuan në  mëngjes,  shkoi ne 140 në darkë”, u shpreh Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist, Pandeli majko, i cili kërkoi që të mos politizohet kjo çështje.

The post Skandali me provimet/ Magjistraura shkakton debat te Ligjet, Bardhi: Drejtori të vijë të raportojë. Majko: Mos e politizoni appeared first on Albeu.com.