komisioni-i-disiplines Archives - Albeu.com

Disiplina hap dyert për tifozët e Elbasanit, gjobitet Vllaznia dhe paralajmërohet Dinamo City (VENDIMET)
<html><head></head><body>

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit publikoi sot masat e marra për ngjarjet e javës së fundit në “Abissnet Superiore” dhe Kategorinë e Parë.

Një vendim pozitiv ka ardhur për AF Elbasanin, të cilit i është miratuar kërkesa për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit që parashikonte zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë. Për rrjedhojë, duke nisur nga përballja me Egnatian, verdheblutë do të mund të mbështeten sërish nga tifozët në tribunat e stadiumit.

Ndërkohë, KF Vllaznia është ndëshkuar për sjelljen e mbështetësve të saj. Klubi shkodran mori një gjobë prej 100.000 lekësh për vendosjen e një banderole pa miratimin e zyrtarëve të ndeshjes dhe për përdorimin e koreve fyese. FC Dinamo City, nga ana tjetër, këtë herë ka shmangur ndëshkimin, por është paralajmëruar se përsëritja e vonesave në përmbushjen në kohë të detyrave të përcaktuara nga Rregullorja e Aktivitetit do të sjellë masa disiplinore.

VENDIMET:

Për sjelljen e gabuar të spektatorëve, të cilët vendosën një banderolë pa lejen e zyrtarëve të takimit dhe përdorën kore fyese, KF Vllaznia gjobitet me 100.000 (njëqind mijë) lekë, mbështetur në nenet 17/2/e dhe 17/2/h të KDE.

Në zbatim të nenit 6/1/a të KDE, FC Dinamo City merr paralajmërim se, nëse përsërit vonesat në realizimin brenda afatit të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do t’u nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Edhe KF Iliria paralajmërohet sipas nenit 6/1/a të KDE. Në rast se përsërit mosmarrjen e masave për zbatimin e rregullave të lojës, duke sjellë vonesa në nisjen e ndeshjes, klubi do të bëhet subjekt i sanksioneve që përcaktojnë Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Bekim Kuli, zyrtar i KF Pogradeci, pezullohet nga veprimtaritë për 2 (dy) ndeshje për provokim të spektatorëve, bazuar në nenin 14/1/f.

KS Besa dënohet me gjobë prej 100.000 (njëqind mijë) lekësh për mosmarrjen e masave të domosdoshme të sigurisë dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve, të cilët hodhën sende në fushën e lojës. Masa është vendosur sipas neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, ndërsa në bazë të nenit 76/1/a të KDE gjoba zbatohet në masën 50%.

Për hedhjen e sendeve në fushë nga spektatorët dhe vënien në rrezik të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, Flamurtari FC gjobitet me 100.000 (njëqind mijë) lekë, në përputhje me nenet 17/2/b dhe 17/2/h të KDE. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

KF Burreli ndëshkohet me 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë për mungesën e masave të nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si edhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve. Këta të fundit hodhën sende në fushën e lojës, duke cenuar sigurinë e zyrtarëve të takimit dhe futbollistëve të skuadrës kundërshtare. Vendimi mbështetet në nenet 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, ndërsa sipas nenit 76/1/a të KDE gjoba zbatohet në masën 50%.

Futbollisti i KF Burreli, Igli Rrapi, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE.

Për sjellje josportive kundrejt zyrtarëve të ndeshjes, zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, pezullohet nga aktiviteti për 4 (katër) ndeshje, sipas nenit 14/1/j të KDE.

Gazmend Vogli, zyrtar i KS Kastrioti, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Masa është marrë në bazë të nenit 13/2/a të KDE, pasi ai shkeli rregullat themelore të sjelljes së mirë duke hyrë në fushë në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt.

Lojtari i KS Kastrioti, Fabio Hasa, pezullohet nga veprimtaritë për 4 (katër) ndeshje për shkelje të rregullave bazë të sjelljes së mirë dhe provokim të spektatorëve. Dënimi bazohet në nenet 13/2/a dhe 14/1/f të KDE.

Komisioni pranoi kërkesën e AF Elbasanit për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit që e detyronte të luante pa praninë e spektatorëve, në përputhje me nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Është miratuar gjithashtu kërkesa e zyrtarit të FC Dinamo City, Ilir Daja, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, duke u bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Kërkesa e futbollistit të FK Partizani U-17, Artur Aliaj, u rrëzua si e pambështetur në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës u hodh poshtë edhe kërkesa e lojtarit të KF Delvina, Keli Musta.

Vendimi mund të ankimohet pranë Komisionit të Apelit brenda 3 (tre) ditëve.

</body></html>

The post Disiplina hap dyert për tifozët e Elbasanit, gjobitet Vllaznia dhe paralajmërohet Dinamo City (VENDIMET) appeared first on Albeu.com.

Disiplina e FSHF godet Vllazninë me gjobë, 10 ndeshje pezullim për zyrtaren e Gramshit
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë publike vendimmarrjet më të fundit, të cilat prekin ndeshje dhe ngjarje nga Superiorja, kampionati i femrave si edhe turnetë e moshave.

Ndër masat që bien më shumë në sy është ndëshkimi i KF Vllaznia, që është gjobitur me 200.000 (dyqind mijë) lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve. Po ashtu, rëndë është penalizuar edhe zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, e cila është dënuar me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Sipas vendimeve të Komisionit të Disiplinës, KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Lojtarja e KFF Gramshi, Flondra Berhami, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

KF Vora U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i KF Vora U-15, Estin Milla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Kinostudio U-15, Rajan Ducellari, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Zyrtari i FC Kinostudio, Anjez Gjonpalaj, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-14, kundër KF Shënkolli U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i FC Pepa U-14, Shaban Shehu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Pepa U-14, Elis Biçaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Burreli B, U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër BS East Park A U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i Burreli B, U-13, Lulzim Kola, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Don Bosco Academy U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër KSP Junior A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i AF Kampionët U-13, Aurel Xhepa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Don Bosco B, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kashari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Multisport 21 Tirana U14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Multisport 21 Tirana U14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

FC Kinostudio U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA A U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kamza 07 U14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i FK Tomori U-14, Ledion Daja, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Rinia EL A, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rinia EL B, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

AF Dajti A, U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër K.S.P Junior D U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kastrioti U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Lions B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KS Ali Demi U15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FBA U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Dyrrah City U15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 06.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

FK Kukësi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 01, datë 13.01.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Është pranuar kërkesa e kërkuesit Romeo Harizaj. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19, datë 16.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Është pranuar kërkesa e kërkuesit Emiljano Çela. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 22/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Football Club Besa i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Është pranuar kërkesa e kërkuesit Bekim Kuli. FC Besa, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23/1, datë 02.12.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Football Club Besa i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Është pranuar kërkesa e kërkuesit FK Apolonia. KS Korabi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 21, datë 23.02.2026 të Komisionit të Posaçëm të Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit Sportiv Korabi i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Është pranuar kërkesa e kërkuesit Liridon Latifi. Klubi i Futbollit Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 08, datë 11.06.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Vllaznia i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Është pranuar kërkesa e kërkuesit Ardit Hoxhaj. Klubi i Futbollit Lushnja, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 11, datë 30.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Ndaj këtij vendimi lejohet ankimim brenda 3 (tre) ditëve pranë Komisionit të Apelit.

The post Disiplina e FSHF godet Vllazninë me gjobë, 10 ndeshje pezullim për zyrtaren e Gramshit appeared first on Albeu.com.