komisioni i 25 prillit Archives - Albeu.com

Marrëveshja PS-PD në komisionin e 25 prillit, Balla: Gjithçka mund ta zgjidhim kur ulemi në tyrezë
Nga Patosi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulat Balla ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes PD dhe PS për komisionin hetimor të 25 prillit.

Balla është shprehur se, gjithçka mund të zgjidhet përmes uljes në një tryezë dhe përmes dialogut.

Gjithashtu u shpreh se, me dakordësi të plotë, javën që vjen pritet të ngrihet edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore.

“Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut politik. Dëshiroj dhe dua të shpreh gatishmërinë e PS dhe grupit të saj parlamentar, se disponibiliteti ynë për dialog dhe gatishmëria jonë për të bashkëpunuar për çështje që lidhen jo vetëm me punën parlamentare por me reforma të duhen çuar para, është i pakursyer. Asaj që ju i referoheni, përmes grupeve parlamentare në Kuvend ka dialog. Ne kemi diskutuar në Konferencën e kryetarëve me përgjegjshmëri për të zhbllokuar çdo lloj ngërçi që krijohet përgjatë punës, qoftë në komisionin e posaçëm që ju i referoheni,. Besoj se kjo punë e mirë që po vijon, kjo klimë dialogu konstruktiv duhet të vazhdoje. Secila palë ka axhendën e vetë, por ajo që dua të apeloj sot është që gjithçka mund ta zgjidhim përmes uljes në një tryezë për të gjitha çështjet. Javën e ardhme do të kemi besoj miratimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne jo vetëm që kemi dakordësinë e plotë për ngritjen e komisionit, por do të prezantojmë dhe përbërjen e këtij komisioni nga ana e PS. Ju kujtoj se komisionet e posaçme kanë formulën e bashkëdrejtimit, një nga PS dhe një nga PD.

Besoj se PD do të jetë gati brenda ditës së martë që të diskutojmë për të ngritur sa më shpejt komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne duhet ta institucionalizojmë këtë moment të rëndësishëm për këto çështje që duhen diskutuar. PD ka ardhur me disa propozime konkrete, për të cilat Rama dhe unë e kam thënë, ne jemi 100% të hapur për të diskutuar çështjet, pa asnjë lloj pengese dhe parakushti. Por duhen ndjekur procedurat parlamentare. 39 deputetë te PS kanë propozuar një ndryshim kushtetutës që lidhet me kohëzgjatjen e afatit te institucioneve të vettingut, me qëllim që ky proces të përfundojë. Thirrja ime është për grupet parlamentare të opozitës, që t’i miratojmë këto ndryshime sa më shpejtë. Miqtë tanë ndërkombëtarë bëjnë thirrje që të miratohen këto ndryshime deri në fund të këtij sesioni parlamentar.”, tha Balla./albeu.com

The post Marrëveshja PS-PD në komisionin e 25 prillit, Balla: Gjithçka mund ta zgjidhim kur ulemi në tyrezë appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Komisioni Hetimor për 25 prillin, Gogu-Alibeajt: Hartuat rregullore sipas mendjes tuaj, jo sipas ligjit
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj është shprehur që secili i pranishëm mund të shprehë kërkesat e tij, Toni Gogu, nënkryetari, iu përgjigj duke thënë se është shelur ligji dhe se rregullat janë hartuar sipas mendjes.

“Kanë kaluar 12 ditë dhe vendimi i Kuvendit nuk po gjen zbatim. E nisët në shkelje flagrantë edhe sot vazhdoni. Hartuat një rregullore sipas mendjes tuaj dhe jo sipas vullnetit të këtij Komisionin. Kërkesat tona për zgjedhjen e sekretarit dhe miratimin e rendit të ditës janë u mohuar. Ne shumicës na u mohua e drejta e votës në Komisionin ku do të hetojmë se si qytetarët iu mohua e drejta e votës.  Sot përsërisim kërkesën tonë që t’i ktheheni logjikës së ligjit, zoti kryetar mblidhni veten dhe vini rregull sepse nuk mund të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të zgjedhjes së sekretarit të këtij Komisioni”, tha Gogu.

The post Mblidhet Komisioni Hetimor për 25 prillin, Gogu-Alibeajt: Hartuat rregullore sipas mendjes tuaj, jo sipas ligjit appeared first on Albeu.com.