komisioni hetimor per inceneratoret Archives - Albeu.com

“Rama aktroi nga fillimi në fund” Tabaku: Të gjithë e dimë se 430 milionë eurot u janë dhënë tre të shpallurve në kërkim
Pas dëshmisë së kryeministrit Edi Rama, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, ka dalë në një deklaratë për media ku është shprehur se sot ka dëgjuar sesi një dëshmitar mbron korrupsionin. Më tej u shpreh se çdo shqiptar e di se 430 milionë eurot u janë dhënë tre të shpallurve në kërkim, Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljës.

“Të tre impiantet i kushtojnë buxhetit të shtetit 430 milionë euro, ajo që dëgjuam për 10 orë është se si dëshmitari e mbronte korrupsionin, refuzoi të përgjigje se si ka mundësi që koncensioni i jepet një kompanie në shkelje të ligjit. Komisioni i ka provat i ka administruar, ka parë që këta inceneratorë nuk funksionojnë edhe sot që flasim. Si ka mundësi që një kryeministër vijon të jetë krenar për çdo aferë e nismë korruptive kur ka ministra në burg. Në çdo vend, kryeministri do të ishte dorëhequr, ajo që kuptuam ishte se Rama nuk do të mbrojë askënd tjetër përveç vetes së tij. Sot doli në pah që firmën e ka hedhur me vetëdije, ai ka pasur qëllime për t’ua dhënë këtyre kompanive, ka firmosur dhe ua ka dhënë, ai e di se çfarë ka ndodhur, që nuk incenerohet, që janë projekte në letër e që përdoret për pastrim parash. Sot e gjithë propaganda e tij ishte se përse ia keni mbushur mendjen shqiptarëve që janë 430 milionë euro, sot të gjithë e dinë. Nuk ka shqiptar që të mos e dijë që 430 milionë euro i kanë marrë tre persona të shpallur në kërkim. Aktroi nga fillimi deri në fund.

The post “Rama aktroi nga fillimi në fund” Tabaku: Të gjithë e dimë se 430 milionë eurot u janë dhënë tre të shpallurve në kërkim appeared first on Albeu.com.

Rama batuta në Komision: Papa do bënte kryqin mbrapsht po t’ju dëgjonte ju, mos m’i përmendi 430 milionë euroshin se më ngec uji në fyt
Ndërsa kanë kaluar më shumë se 9 orë duke dëshmuar, kryeministri Edi Rama, ka pasur debate por edhe batuata së fundmi me deputetin demokrat Luçiano Boçin.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Nëse e bën ndarjen në burim, hapim riciklimin dhe mbetjet i çojmë në burim ku një pjesë digjen dhe një pjesë prodho energji.

(Ndërhyn Boçi)

Rama: Ore ju sikur hani shirit magnetofoni çdo mëngjes. Çfarë hani në mëngjes, nuk i keni ndarë akoma zajretë?

Tabaku: Të ndalemi te afera e Inceneratorëve

Rama: Po çfarë afere thoni? (Ben kryqin)

Boçi: Kryqin bëje mirë sipas përkaqësisë fetare

Rama: Si e kam përkatësinë? Duke iu dëgjuar juve edhe Para e bën kryqin keq.

Tabaku: Zoti Boçi kishte një yetje shumë konkrete

Boçi: Për ju s’ka rëndësi merreni me dhëmbët e lopëve e jo ligjin

Rama: Po pse të ngeli mendja te lopët

Boçi: Po i përmende ti

Rama: I ke përmendur vetë, por s’mban mend

Bushati: Je duke u sjellë si veteriner

Tabaku i përmend 430 milionë euro

Rama: Vazhdon prapë ajo

Boçi: Po aq është

Tabaku:  I kërkoj teknikës të mbyllë mikrofonin e kryeministrit Rama

Boçi: Dëgjoje, dëgjoje…

Rama: Më ngec në fyt uji ndaj

Boçi: Janë para të pista ndaj. Ke të drejtë

Rama: Po më ngec nga e qeshura pra.

Boçi: Ti do me qesh në mënyrë falso?

The post Rama batuta në Komision: Papa do bënte kryqin mbrapsht po t’ju dëgjonte ju, mos m’i përmendi 430 milionë euroshin se më ngec uji në fyt appeared first on Albeu.com.

“Kam ankth”, Rama tek “Inceneratorët”: Hiqni dorë nga 430 milionëshi i inceneratorëve
Kryeministri Edi Rama që prej orën 12:00 vijon të dëshmojë në Komisioni  Hetimor për Inceneratorët. Dëshmia e tij është shoqëruar me debate.

Rama tha se ndihet në ankth sa herë që kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i përmend 430 milionë euroshin e aferës së inceneratorëve , duke i kërkuar Komisionit  Hetimor të heqë dorë nga 430 milion euroshi.

Teksa Tabaku i thotë Ramës se 100 milionë euro nga kontratat për inceneratorët paguhen  nga buxheti i shtetit, kryeministri i shmanget sërish pyetjes duke i thënë se këtë  përgjigje Komisioni e ka marrë nga dëshmitarët paraardhës.

Pjesë nga debati:

Rama: U bë si Big Brother kjo seancë. Besoj se nëse dini të gërmoni në bashkinë e Tiranës do gjeni shkresa të kohës tuaj edhe të miat. A do dëgjoni tani se m’u bëtë si Fevzim Fevziu që pyet dhe rri në telefon. Me sa pashë Kryetari i bashkisë nuk ka marrë angazhim financiar për projektin, ai ka shprehur opinionin e tij pozitiv për këtë projekt. Nëse keni shkresën që kryetari i bashkisë angazhon fonde atërherë jeni në temë tjetër. Me letra merruni me njër- tjetrën. Tani  ose lekët i ka marrë organiztata kriminale, ose është bërë hajgare me popullin shqiptar. Ku janë 430 mln lekë? Kryetari i Bashkisë që çon letër dhe angazhon fonde pa këshill bashkiak është shkelje.

Tabaku: Për paratë e angazhuara dhe për të drejta që i lindin koncesionarin për të zbatuar këto të drejta 30 vite.

Rama: Çfarë llogarie po bën tani?

Tabaku: 24.7 mln euro kontrata koncesiomare e Elbasanit me tvsh, në total 430 mln euro. Kjo shtuar të drejtën për të shitur energjinë, skrapin dhe të drejtën ekskluzive në qytetet e tjera e bëjnë shumë më shumë se 430 mln euro. Këto kompani paguajnë veten, bëjnë projekte me vlerën  gjysmë reale. Janë para që do dalin nga buxheti i shtetit. 100 mln euro janë paguar nga buxheti i shtetit. Besoj se në provat që ne kemi në komision, besoj që shteti shqiptar duhet të marrë masa dhe mos i paguaj kontratat e koncesionarëve. Duhet të kishte ndaluar menjëherë pagimi i kërre pagesave. Ka ndodhur e buxhetin e shtetit me shkelje. A duhet t’i ndalojë shteti pagesat për këto kontrata?

Rama: Jam i keqardhur që  jeni bërë në pozicion me zë dhe me figurë kësaj çmendurie që do ishte normale për Bashën dhe jo  për një profesioniste si ju. Kur një forcë politike bën këtë karshllëk dhe zhvillon proces numërimi me 2 mijë vende dhe miraton  një votim me 5 mijë vota, që atëherë të gjitha shifrat e tjera janë të diskutueshme dhe nëse janë të vërteta. Ky është niveli më i lartë i paturpësisë i politikës shqiptare. Juve nuk duhet t’iu zërë gjumi natën për hilen dhe poshtërsinë që po i bëni popullit shqiptar.  Për pyetjen do ju thosha që Mos ma përmend mua më 430 mln se më duket se më ke sjellë 5  mijë delegatët që të më shpallin non grata. Hiqni dorë nga 430 milionshi. Zëri im është shumë gomaresk në krahasim  me zërin tuaj melodioz.  Kam ankth sikur më kanë ardhur 5 mijë delegatë këtu brenda./albeu.com

The post “Kam ankth”, Rama tek “Inceneratorët”: Hiqni dorë nga 430 milionëshi i inceneratorëve appeared first on Albeu.com.

Ëngjëll Agaçi dëshmon tek “Inceneratorët”: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt aktin, Zoton dhe Mërtirin nuk i njoh
Pas kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, para Komisionit Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar ka dalë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi.

Agaci që në nisje të dëshmisë së tij ka thënë se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projekt-aktin për për koncesionin në incenetatorin e Elbasanit.në incenetatorin e Elbasanit dhe se nuk njeh as ka takuar ndonjëherë bosët e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljën.

Pjesë nga dëshmia:

Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?

Agaçi: Jo!

Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?

Agaçi: Asnjëherë!

Tabaku: Në datën 17 2014, zoti Lefter Koka, i dërgon një shkresë Eduard Ahmetit. Cilat janë masat që janë marë nga ana juaj në cilësi të sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë pas marrjes së kësaj procedure?

Agaçi: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më dhatë për të dënë dëshminë time në lidhje me këtë shkresë që është hedhur baltë në media dhe jo ajo që është me fakte në shkresa. Ju falënderoj për pyetjen për të sqaruar atë që ekziston në shkresa. Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë procedurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë. Nuk jam politikan. Ajo që ka më shumë rëndësi për këtë komision hetimor, është se Këshilli i ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale. Ky fakt nuk është propozuar kurrë në Këshillin e Ministrave, Nuk ekziston ky vendim qeverie. Pas miratimit të VKM-ve, ato publikohen në fletoren zyrtare.

Tabaku: Një grup ministrash kanë rënë në parim dakord. Keni dijeni për draftin paraprak?

Agaçi: Më lejoni të saktësoj, që nuk është i vërtetë vendimi që cituat i 2014-ës, që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që e cituat ju. Po e saktësoj, vendimi i cili nuk është miratuar asnjëherë në këshillimin e Ministrave, ka pasur për objekt procedurat përkatëse. Ky vendim nuk është miratuar kurrë në Këshillin e Ministrave. Patët fatin dje dhe mundësinë që të dëgjonit dje ish-ministrin e Financave, i cili saktësoi se procesi i financimit të kontratës ka kaluar në një fazë të gjatë mes ministrave. Dua thjesht të përsëris atë çka tha zoti Cani dje duke iu referuar një vendimi të qeverisë së mëparshme./albeu.com

The post Ëngjëll Agaçi dëshmon tek “Inceneratorët”: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt aktin, Zoton dhe Mërtirin nuk i njoh appeared first on Albeu.com.