komisionet hetimore Archives - Albeu.com

Partia Socialiste miraton emrat për komisionet hetimore
Ditën e sotme, Partia Socialiste, ka miratuar emrat që do të drejtojnë dy komisionet hetimore, për të cilat është rënë dakord me opozitën.

Emrat e drejtuesve të dy komisioneve, me krijimin e të cilave i jepet fund stopimit të jetës parlamentare.

Nënkryetar i Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi, do të jetë Plarent Ndreca.

Ndërkohë, Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS, do të ketë nënkryetar Toni Gogun.

The post Partia Socialiste miraton emrat për komisionet hetimore appeared first on Albeu.com.

Grupi parlamentar i PD miraton emrat për dy komisionet hetimore
Pas dakordësisë me Partinë Socialiste për ngritjen e 2 nga 8 komisione hetimore, grupi i PD i përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka zgjedhur anëtarët e këtyre komisioneve.

Për komisionin hetimore për sistemin TIMS, kryetar do të jetë deputeti Ervin Salianji, ndërsa anëtarë do të jenë: Ramadan Lika, Lefter Geshtenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baci dhe Asllan Dogjani.

Ndërsa për komisionin hetimore për koncensionet në shëndetëso, kryetare do të jetë Albana Vokshi, ndërsa anëtarë do të jenë: Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Petrit Vasili ndërsa zëvendësues Ilda Dhori dhe Emilia Koliqi.

Tims:

Ervin Saljanji – kryetar

Ramadan lika

Lefter Geshtenja

Xhelal Mziu

Elda Hoti

Luan Baci

Asllan Dogjani

Komisioni per Shendetesi:

Albana Vokshi- kryetare

Zheni Gjergji

Ina zhupa

Edmond Spaho

Sajmir Korreshi

Petrit Vasili

Zëvendësues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi

The post Grupi parlamentar i PD miraton emrat për dy komisionet hetimore appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi: Ligji për komisionet hetimore, anti kushtetues, nesër do dorëzoj një kallëzim ndaj Ramës
Kreu i Grupit parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka deklaruar se ditën e nesërme, do të dorëzojë një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se Rama do të hetohet në Parlament, ndërsa e quajti atë një kundërshtar të çdo shqiptari.

“Ligji për komisionet hetimore është anti kushtetues. Në asnjë rast nuk e kam quajtur ligj të mirë.

Hetimi parlamentar është çështje vullneti politik. Nëse mazhoranca do të bllokojë hetimet e ka bërë edhe më parë me ligjin e vjetër.

Kryeministri do të hetohet në Parlament siç është në hetim nga drejtësia për cështje të caktura. Ai është kundërshtar i çdo shqiptari të ndershëm.

Normalizimi i jetës parlamentare është çështje brenda parlamentit por nuk ndryshon asgjë nga aksioni jashtë Parlamentit.

The post Gazment Bardhi: Ligji për komisionet hetimore, anti kushtetues, nesër do dorëzoj një kallëzim ndaj Ramës appeared first on Albeu.com.

Tërhiqet Partia Socialiste/ Çuçi: Të hapur të diskutojmë për komisionet hetimore
Plotësohen kërkesa e parë e opozitës për normalizimin e veprimtarisë së Kuvendit, duke arrihtur dakordësinë për Komisionet Hetimore në Konferencën e Kryetarëve.

Mazhoranca tërhiqet nga vendimet e datës 12 Tetor 2023, për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyjen e paligjshme në sistemin TIMS.

Në Konferencën e Kryetarëve, është rënë dakort që Opozita do të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 Tetor 2023.

Është vendosur në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 Tetori 2023 e deri më sot.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar Socialist Bledi Çuçi, e cilësoi një sinjal të mirë pjesëmarrjen e opozitës për t’u rikthyer në normalitet.

Lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, Çuçi tha se kjo e drejtë kushtetuese nuk i është mohuar.

“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore.

Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar”, ka thënë Çuçi.

Më tej ai çmoi rolin e opozitës në Parlament, duke përmendur edhe ligje që duan shumicë të cilësuar.

“Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale”, tha Çuçi.

The post Tërhiqet Partia Socialiste/ Çuçi: Të hapur të diskutojmë për komisionet hetimore appeared first on Albeu.com.

PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore
Partia Demokratike, ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese, ankimimin e ligjit të ndryshuar për Komisionet Hetimore. Kërkesa është firmosur nga 33 deputetë të opozitës.

Deputetja Dhurata Çupi, foli për mediat jashtë ambienteve të gjykatës dhe u bëri thirrje Kushtetueses të jetë në lartësinë e integritetin që përfaqëson.

“I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësinë e integritetin që jep posti i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, tha Çupi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i kërkoi Kuvendit të kthente për rishqyrtim ligjin për Komisionet Hetimore.

Bardhi deklaroi se hyrja në fuqi e këtij ligji antikushtetues, nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës.

The post PD çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet ligjore për komisionet hetimore
Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet ligjore për komisionet hetimore. Në dekretin e publikuar ditën e sotme, në faqen e Presidencës renditen edhe arsyet se përse çuan kreun e shtetit në dhënien e miratimit të këtij ligji.

Gazment Bardhi, më herët ka kërkuar kthimin e ligjit nga Presidenti Begaj përmes një letre.

Mësohet se pas kësaj thirrjeje, Begaj kishte ftuar Bardhin dhe deputetët e tjerë të Foltores për t’u konsultaur në Presidencë, por ashtu siç edhe vetë Bardhi tha, këta të fundit nuk kishin preferuar të shkonin në takim.

Ndërkohë, sot paradite, deputetja e PD Jorida Tabaku u pa të dilte nga Presidenca ku duket se është takuar me kreun e shtetit pak para publikimit të dekretit.

Duket se Begaj ka dashur të ezaurojë të gjitha hapat dhe të konsultohet me figurat e opozitës para dekretimit të ligjit.

Presidenca shprehet një njoftimin për shtyp që shoqëroi dekretin dhe argumentet se Begaj, ka ftuar palët të negocionin për këto ndryshime për të arritur në një kompromis.

“Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishme uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, si për çdo lëndë tjetër objekt debati, kontestimi apo konflikti politik. Zgjidhja e shpejtë e kundërshtive për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhënie mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpunimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Republikës ftoi menjëherë eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare dhe të shfrytëzonin ndërkohën, deri në përfundimin e afatit për shpalljen e ligjit, për të zgjidhur në dialog me shumicën të gjitha çështjet që i shqetësonin lidhur me ligjin e sapo miratuar.

Në të vërtetë, periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”, shpjegon Presidenca.

Ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore, u miratuan në seancën e 21 dhjetorit pa konsensusin e opozitës, e cila e ka bërë të qartë se nuk i pranonte këto ndryshime, të cilat sipas demokratëve ngushtojnë çdo hapësirë për hetimin real të një çështje.

REAGIMI I PRESIDENCËS

Presidenti i Republikës nxori sot dekretin “Për shpalljen e ligjit nr.106/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

Trajtimit të kësaj praktike institucionale ditët e fundit i është dhënë përmbajtje politike nga një numër i kufizuar deputetësh. Për këtë arsye, Institucioni i Presidentit të Republikës e gjen me vend të informojë opinionin publik, si vijon:

Shpallja e ligjeve nga Presidenti i Republikës bëhet në përfundim të procedurës së kontrollit kushtetues, gjatë të cilit institucioni verifikon kushtetutshmërinë e dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre. Kontrolli kushtetues nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

Argumenti më me peshë që ngrihet nga një pjesë e eksponentëve të opozitës ka lidhje me pretendimin se hyrja në fuqi e këtij ligji mund të minojë dialogun mes palëve politike në Kuvend: – “Ky ligj i njëanshëm duhet të kthehet në parlament dhe të miratohet me konsensus”.

Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishme uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, si për çdo lëndë tjetër objekt debati, kontestimi apo konflikti politik. Zgjidhja e shpejtë e kundërshtive për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhënie mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpunimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Republikës ftoi menjëherë eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare dhe të shfrytëzonin ndërkohën, deri në përfundimin e afatit për shpalljen e ligjit, për të zgjidhur në dialog me shumicën të gjitha çështjet që i shqetësonin lidhur me ligjin e sapo miratuar.

Në të vërtetë, periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

ARGUMENTET

Për sa u takon pretendimeve për antikushtetutshmëri të dispozitave të reja ligjore, të bëra publike nga disa eksponentë të opozitës, sqarojmë, si vijon:

1.Është pretenduar se miratimi i projektligjit është shoqëruar me parregullsi procedurale. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedurale nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftueshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektligjeve është çështje e Rregullores së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorja për këtë qëllim.

Është fakt publik se në instancat e brendshme të Kuvendit nuk është depozituar asnjë kërkesë me pretendime për shkelje procedurale të lidhura me këtë ligj. Shkeljet procedurale mund të formojnë lëndë për kontrollin kushtetues vetëm nëse shkeljet procedurale ngrihen në nivelin e shkeljeve kushtetuese. I tillë është, për shembull, rasti kur një ligj, për të cilin Kushtetuta kërkon miratimin me shumicë të cilësuar, miratohet me një numër më të vogël votash. Asnjëra nga shkeljet procedurale të pretenduara nuk ngrihet në nivelin e një shkeljeje procedurale kushtetuese. Për pasojë, nuk e bën këtë ligj antikushtetues.

Po kështu, pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi.

2.Është pretenduar se amendamentet e miratuara nuk kanë të përfshirë qëndrimin e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit shumica parlamentare është e detyruar të pranojë ngritjen e komisionit hetimor dhe se ajo mund të vërë në diskutim vetëm objektin e hetimit dhe vetëm nëse ka pretendime për cenim të parimeve kushtetuese. Përballë këtij pretendimi qëndrojnë dy fakte thelbësore, të cilat mbrojnë kushtetutshmërinë.

Së pari, detyrimi për ngritjen e komisionit hetimor, kur këtë e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë, është detyrim që buron nga neni 77 i Kushtetutës dhe nuk ka dispozita të këtij ligji që t’i kundërvihen.

Së dyti, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, që ka përcaktuar edhe kufijtë e diskrecionit të shumicës parlamentare, në këtë rast, gjithashtu, nuk kundërshtohet nga asnjë dispozitë e këtij ligji. Opinioni se kjo çështje duhet të ishte përfshirë në tekstin e ligjit me formulime konkrete, sipas kësaj linje, mund të konsiderohet racional, por mungesa nuk e bën ligjin antikushtetues, sikurse nuk i zhbën detyrimet që burojnë nga Kushtetuta dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

3.Është pretenduar se përcaktimet e ligjit të ri për rregullat për zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjeve të komisionit hetimor synojnë eliminimin e transparencës, e cila është thelbi i punës së tij. Formulimet që përcaktojnë me numërtim rastet kur mund të zhvillohen mbledhjet me dyer të mbyllura, i shërbejnë transparencës, sepse nëpërmjet kufizimit të rasteve disiplinojnë vendimmarrjen e komisionit dhe reduktojnë mundësinë e abuzimit me këtë mekanizëm. Rastet e përmendura në ligj janë përjashtimore dhe secili prej tyre i shërben mbrojtjes së një interesi tjetër kushtetues ose ligjor. Këto dispozita nuk eliminojnë transparencën. Shkelja e tyre mund ta bëjë këtë. Ligji nuk mund të quhet antikushtetues. Veprimtaria në kundërshtim me të, po.

4.Është pretenduar se rregulli i ri për marrjen e provave dhe thirrjen me vendim të ndërmjetëm të dëshmitarëve është antikushtetues. Edhe ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues.Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese. Nuk mund të pretendohet, për shembull, që në këtë rast kemi të bëjmë me cenimin e një të drejte të fituar, sepse parimi kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të fituara vepron në një fushë tjetër dhe për subjekte krejt të tjera. Në këtë rast, jemi përpara dy zgjidhjeve ligjore, konkurruese me njëra-tjetrën, por të dyja janë kushtetuese.

Nga ana tjetër, rregullat për marrjen e dëshmisë dhe përmbajtjen e saj nuk mund të konsiderohen kufizuese. Ato sqarojnë pozitën procedurale të dëshmitarit dhe janë në harmoni me legjislacionin shqiptar, (përfshirë modelet e huaja të referencës).

5.Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues.

Me këtë rast, sjellim dhe një herë në vëmendje mesazhin e Presidentit të Republikës drejtuar deputetëve me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar dhe thirrjen e tij për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim vullnetmirë midis forcave politike, si rruga e vetme që i shërben të mirës së përbashkët, interesit kombëtar dhe konsolidimit të pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo thirrje është e vlefshme edhe në lëmin e ngritjes dhe funksionimit me sukses të komisioneve hetimore parlamentare.

The post Presidenti Begaj dekreton ndryshimet ligjore për komisionet hetimore appeared first on Albeu.com.

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore
Ditwn e sotme, Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.

Gjithshtu, Kuvendi miratoi me 75 vota pro edhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin për Konservimin e Natyrës (IUCN)”.

Sot u miratua me 75 vota pro edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së nivelit të lartë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020, për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë, (infrastruktura 2 komunale, faza V, pjesa II)””.

Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro edhe projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Seanca e sotme u zhvillua sërish mes tensioneve dhe tymueseve të ndezura nga deputetët e opozitës.

Në nisje të seancës ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës të përjashtuar dhe Gardës së Republikës.

Deputetët kanë tentuar të hyjnë në seancë teksa janë ndaluar nga Garda e Republikës.

Ndërsa brenda sallës së parlamentit deputetët e opozitës kanë ngritur edhe në këtë seancë karriget mbi foltoren e Kuvendit, teksa Garda ka rrethuar vendet ku qëndron qeveria dhe kryetarja e Kuvendit.

Ndërsa jashtë sallës së Kuvendit po zhvillohej protestë e thirrur nga drejtuesi i grupimit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha.

The post Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, të hënën diskutimi
Komisionet Hetimore vijojnë të jenë ‘molla e sherrit’ mes mazhorancës e opozitës, ku njëra palë nuk pranon ngritjen e tyre, ndërsa tjetra mban peng zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, të hënën nis diskutimi në komisionet parlamentare i ndryshimit të ligjit.

I pari që do ta diskutojë është komisioni i ligjeve, ku do të bashkohen 3 nisma që janë depozituar në harkun kohor të 1 viti: I fundit ai i Partisë Socialiste që u prezantua nga deputetja Ermonela Felaj në kulmin e debatit për komisionet hetimore, më 30 nëntor, ndërsa dy draftet e tjera janë propozuar rreth 1 vit më parë nga deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho.

Por çfarë përmbajnë 3 propozimet dhe si ndryshon ligji për komisionet hetimore?

Partia Socialiste kërkon përcaktim të qartë të objektit të komisioneve.

Sipas draftit, Komisioni ngrihet për një çështje konkrete, të veçantë, të cilat janë vetëm ato që lidhen me aspektin e kontrollit dhe zbatimit të ligjit dhe që nxisin rregullimin e tij.

PS fut në draft edhe zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjeve të komisionit, kur thirret një dëshmitar, në rastet kur përfshihet jeta personale e dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta e tyre ose kur bëhen referenca që lidhen me sekretin e biznesit/ tregtar apo me sekretin shtetëror, apo kur mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit nëse një gjë e tillë kërkohet nga organi kompetent.

Pikërisht dëshmitarët janë pika që e ndan propozimin e PS me propozimin e Jorida Tabakut, e cila në draftin e depozituar në Kuvend 1 vit më parë, kërkon që mbledhja me dyer të mbyllura e komisionit të bëhet vetëm në rastet kur dëshmitari është marrë më herët në pyetje nga prokuroria, si person që ka dijeni për një vepër penale, si person nën hetim apo si i pandehur.

Në draftin e saj me 12 pika të depozituar në Kuvend në datën 9 dhjetor 2023, Tabaku kërkon edhe përfaqësim të barabartë në Komisionet Hetimore mes maxhorancës dhe opozitës, duke kërkuar të shmanget me ligj bllokimi që PS mund t’i bëjë me forcën e kartonëve punës së komisionit, ndryshe nga sa ligji aktual i Komisioneve Hetimore përcakton se është mazhoranca ajo që ka shumicën e anëtarëve me 1 më shumë.

Ndërsa Edmond Spaho shkon edhe më tej, në amendamentin me 2 pika të propozuar prej tij në 8 mars të vitit 2023.

Ai kërkon që shumica e anëtarëve të komisionit hetimor, të jetë e forcës politike që e kërkon ngritjen e komisionit, ndërsa parashikon uljen e numrit të deputetëve që kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor nga 35 deputetë që është aktualisht në 15 deputetë, një propozim i cili do të kërkonte edhe ndryshimet kushtetuese.

The post Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, të hënën diskutimi appeared first on Albeu.com.

Komisionet Hetimore, PS depoziton në Kuvend propozimet për ndryshime në ligj
Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Lajmi u bë i ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Sipas Felajt ishte e nevojshme që të rishikohej ligji, ndërsa shtoi se janë kujdesur që të analizojnë të gjitha praktikat më të mira ligjore.

Felaj: Gjatë ditës së sotme në emër të grupit të PS kam depozituar në Kuvend nismën për disa shtesa dhe ndryshime për funksionimin e Komisioneve Hetimore. Ky është produkt i një pune disa mujore, që në krye të herës është folur nga të gjithë anëtaret e Kuvendit, përfaqësues të opozitës apo mazhorancës. Nga të dy përfaqësuesit qoftë të mazhorancës qoftë të pakicës në përfundimet e raporteve për komisionin hetimor të inceneratorëve përfaqësuesit kanë kërkuar rishikmim të ligjit. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por thirrja jonë ra në vesh të shurdhet sepse opozita ka mbetur të ai produkti i një anshëm pune. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktika më të mira ligjore, të vendeve të rajonit dhe BE-së dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë. Ka pasur mangësi të dukshme.

E pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës, Felaj tha se ka kërkuar që të jenë anëtarët e opozitës, por askush nuk ka dashur që të ulet në tryezë.

Felaj: Është njohur e drejta e ngritjes së Komisioneve Hetimore si e drejtë e opozitës, por nuk është një e drejtë e pakufizuar. ¼ e deputetëve të Kuvendit kanë të drejtë të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor. Ligji i vitit 2002 ka qenë ligji që ka detajuar këtë kërkesë për të drejtat e pakicës. Kam kërkuar që anëtarët e opozitës të mund të përfaqësoheshin në komisionin Ad-hock. Unë i kam ndjekur me vëmendje edhe qëndrimet e anëtarëve të opozitës dhe nuk më rezulton që dikush aty të ketë dashur që të ulemi në një tryezë punë dhe të punojmë me një tryezë të përbashkët. Koha nuk pret. Këtë duhet ta diskutojmë me të trija nisma, një e Tabakut dhe ajo e Spahos. Puna e komisioneve hetimore ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Shqipëri. Ne duam të bëjmë një ndarje të qartë që mos të zëvendësojmë punën e prokurorisë dhe të Gjykatës.

Kujtojmë se ngritja e Komisioneve Hetimore është kthyer në një mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e Bardhit dhe ato të Berishës, prej kohësh kanë bojkotuar seancat plenare duke mos lejuar zhvillimin normal të tyre, pasi pretendojnë se mazhoranca nuk pranon kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore.

Disa ditë më parë, ishte kryeministri Rama ai i cili gjatë një konference për mediet, deklaroi se do të rishikojnë ligjin për komisionet hetimore.

Rama: Është koha që të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore duke marrë parasysh eksperiencën e gjithë këtyre viteve dhe dështimet e panumërta të komisioneve në gjithë këto vite./albeu.com

The post Komisionet Hetimore, PS depoziton në Kuvend propozimet për ndryshime në ligj appeared first on Albeu.com.

Vijon kaosi, demokratët bllokojnë dyert e Komisioneve dhe “përplasen” me socialistët (VIDEO)
Pas tensioneve jashtë Kryesisë së Kuvendit, aksioni opozitar ka vijuar edhe brenda.

Deputetët demokratë kanë bllokuar dyert e Komisioneve Parlamentare duke mos lejuar kolegët socialistë që të futen brenda.

Deputetët e PD thanë se kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese që ata ti rikthehen punës normale në Parlament.

Një debat ka pasur edhe mes deputetit Arben Pëllumbi dhe kolegut demokrat Helidon Bushati.

“Pretendojmë që sot të solidarizoheni me kërkesat tona”, dëgjohet të thotë demokrati Helidon Bushati.

Helidon Bushati: Ato të drejta që ne jua kemi garantuar ju gjatë 8 viteve në opozita.

Arben Pëllumbi: Kemi një ndryshim të madh, nuk kemi pasur SPAK atëherë.

Helidon Bushati: Nuk m’i kufizon SPAK të drejtat  kushtetuese. Nuk ka lidhje fare. Plotësoni kërkesat kushtetuese dhe ne rikthehemi në parlament.

Lefter Gështenja: Ju doni të komisionin e reformës zgjedhore, doni të vendosni ju.

Helidon Bushati: Ne kërkojmë të drejtat kushtetuese të opozitës dhe kthemi  në Parlament.

/albeu.com

The post Vijon kaosi, demokratët bllokojnë dyert e Komisioneve dhe “përplasen” me socialistët (VIDEO) appeared first on Albeu.com.