kombetarja shqiptare Archives - Albeu.com
Duka: Vendi i parë arrihet me karakter, punë në grup dhe angazhim maksimal që ndaj Bjellorusisë
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, iu bashkua mbrëmjen e djeshme ekipit Kombëtar, i cili po vijon përgatitjet për ndeshjet e ardhshme në UEFA Nations League. Në takimin me lojtarët dhe stafin kuqezi, ai kërkoi përkushtim, bashkëpunim dhe një nisje sa më të mirë të këtij grumbullimi.
Duka e bëri të qartë se synimi i Shqipërisë është vendi i parë në grup, por theksoi se ky objektiv kërkon punë dhe përqendrim maksimal që në ditët e para. Grumbullimi përfshin katër ndeshje dhe sfida e parë do të jetë ajo kundër Bjellorusisë.
Sipas presidentit të FSHF-së, Shqipëria shihet në pamje të parë si favorite për të fituar grupin, por kjo epërsi duhet dëshmuar në fushën e lojës. Ai u shpreh se fitorja nuk vjen automatikisht, por vetëm përmes dëshirës, angazhimit, përqendrimit dhe seriozitetit në çdo seancë stërvitore e në çdo moment të grumbullimit.
“Duam ta nisim me sukses ndaj Bjellorusisë, edhe pse këtë synim e kanë të gjitha skuadrat. Edhe Bjellorusia dhe Finlanda besojnë se janë favorite, ashtu siç mendojmë edhe ne për veten. Por favorit bëhesh në fushë; ndeshja fitohet vetëm me impenjim maksimal”, theksoi Duka.
Ai nënvizoi gjithashtu se forca kryesore e Kombëtares shqiptare nuk ka qenë historikisht prania e cilësive individuale të jashtëzakonshme apo e lojtarëve të nivelit më të lartë, por bashkimi i grupit dhe atmosfera pozitive brenda skuadrës.
Duka e cilësoi energjinë pozitive si një element që ndihmon në arritjen e rezultateve, ndërsa paralajmëroi se energjia negative nuk e çon ekipin askund. Sipas tij, fryma e skuadrës ka qenë pjesë e ADN-së së Kombëtares gjatë gjithë historisë dhe kjo traditë duhet të vazhdojë.
“Në grup kemi futbollistë me shumë eksperiencë, të cilët nuk është e nevojshme t’i përmend me emër, por kemi edhe lojtarë të rinj. Sfida është të ndërthurim eksperiencën me rininë dhe të krijojmë energjinë e jashtëzakonshme që i nevojitet futbollit”, deklaroi presidenti i FSHF-së.
Në përfundim, Armand Duka uroi skuadrën dhe stafin për ditët në vijim, duke kërkuar karakter, përqendrim dhe angazhim të plotë. Ai shprehu besimin se, me këtë qasje, Kombëtarja mund të renditet e para, ndërsa uroi lojtarët të kalojnë mirë në stërvitje dhe të festojnë fitoren ndaj Bjellorusisë për të udhëtuar të gëzuar drejt ndeshjeve të tjera.
</body></html>
The post Duka: Vendi i parë arrihet me karakter, punë në grup dhe angazhim maksimal që ndaj Bjellorusisë appeared first on Albeu.com.
Nga akademia e Vllaznisë te Kombëtarja, profili i Sabah Kerjotës që bindi trajnerin Maran
<html><head></head><body>
Sabah Kerjota është një prej emrave të rinj të përfshirë në listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Nations League, të programuara në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit. Për futbollistin shkodran, kjo është thirrja e parë me kuqezinjtë.
Sulmuesi 25-vjeçar luan aktualisht në Skoci me Hearts. Në 12 paraqitje, ai ka realizuar një gol dhe ka dhënë një asist. Kartoni i tij vlerësohet nga “Transfermarkt” në 400 mijë euro, një shifër jo e lartë.
Paraqitjet dhe cilësitë e Kerjotës kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit Rolando Maran, i cili e ka vëzhguar nga afër në stadium gjatë disa ndeshjeve në Skoci. Tekniku italian e konsideron shkodranin një alternativë të re dhe përforcimin e përshtatshëm për repartin sulmues.
Rrugëtimi i tij në futboll nisi në akademinë e Vllaznisë, ku ishte pjesë e skuadrave U15 dhe U17. Më pas, Kerjota u transferua në Itali dhe veshi fanellat e Narnese Calcio, Clitunno, Anconitana, Montefano, FC Senigallia dhe Sambenedettese.
Në korrik të vitit 2025, Hearts e bleu nga Sambenedettese për 150 mijë euro. Nga hapat e parë në Shkodër deri te aventura në Skoci, Kerjota ka vijuar ngjitjen në karrierë dhe tashmë ka përmbushur ëndrrën për t’u bërë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
</body></html>
The post Nga akademia e Vllaznisë te Kombëtarja, profili i Sabah Kerjotës që bindi trajnerin Maran appeared first on Albeu.com.
Shqipëria mbetet pa Grudën, Klopp e thërret te Gjermania për duelet me Greqinë e Serbinë
<html><head></head><body>
Shpresat e kombëtares shqiptare për të siguruar shërbimet e Brajan Grudës duket se kanë marrë fund. Sipas raportimeve të “Sky” në Gjermani, trajneri Jurgen Klopp ka vendosur ta ftojë sulmuesin 22-vjeçar për ndeshjet e ardhshme të Nations League.
Gruda shihet nga Klopp si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv, veçanërisht në përballjet me Holandën, Greqinë dhe Serbinë. Performancat e tij pozitive me Leipzig kanë bindur teknikun e “Panzerave”, duke i dhënë kështu goditjen përfundimtare mundësisë që Shqipëria ta kishte në ekip.
Në raportimin e “Sky” thuhet se Karim Adeyemi dhe Kevin Schade po rikthehen në kombëtare, pas starteve të mira që kanë pasur respektivisht me Barcelonën dhe Brentford. Po ashtu, Said El Mala nga Koln dhe vetë Brajan Gruda, të cilët nuk ishin përzgjedhur nga ish-trajneri Julian Nagelsmann për Botërorin 2026, do të jenë pjesë e skuadrës gjermane nën drejtimin e Klopp.
</body></html>
The post Shqipëria mbetet pa Grudën, Klopp e thërret te Gjermania për duelet me Greqinë e Serbinë appeared first on Albeu.com.
Pochettino mendon ftesën për Adri Mehmetin, sinjal negativ për kuqezinjtë
<html><head></head><body>
Adri Mehmeti mund të marrë një ftesë nga përfaqësuesja e SHBA-ve për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit kundër Perusë, Kilit, Meksikës dhe Kanadasë. Trajneri Mauricio Pochettino po shqyrton mundësinë e përfshirjes së mesfushorit shqiptar në ekipin amerikan.
Forma e mirë që 17-vjeçari ka treguar me New York Red Bull ka tërhequr vëmendjen e kombëtares së SHBA-ve. Mehmeti tashmë konsiderohet shumë pranë grumbullimit, i cili do të shënonte një etapë të re në karrierën e tij profesionale.
Një ftesë nga SHBA-të për mesfushorin do të përbënte zhvillim negativ për Shqipërinë. Mehmeti ka luajtur më parë me Shqipërinë U15, por më pas vendosi të përfaqësonte Amerikën.
</body></html>
The post Pochettino mendon ftesën për Adri Mehmetin, sinjal negativ për kuqezinjtë appeared first on Albeu.com.
Rolando Maran ndjek nga afër kuqezinjtë në Europë para nisjes së Nations League
<html><head></head><body>
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka kryer gjatë javës së kaluar një tur në disa shtete europiane, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e edicionit të ardhshëm të UEFA Nations League.
Gjatë udhëtimit, tekniku italian ka ndjekur ndeshjet e disa klubeve ku luajnë futbollistë të përfaqësueses shqiptare. Vëmendje të veçantë u është kushtuar lojtarëve që munguan në dy miqësoret e qershorit kundër Izraelit dhe Luksemburgut.
Maran ka vëzhguar paraqitjet e futbollistëve kuqezi në Turqi, si edhe në shtetet e Europës Veriore. Në disa raste, ai është takuar personalisht me lojtarët për të diskutuar formën e tyre, gjendjen fizike dhe ecurinë në skuadrat respektive.
Ndjekja e futbollistëve gjatë aktivizimit me klubet është një element i rëndësishëm i punës së stafit teknik, i cili synon të krijojë një pasqyrë sa më të qartë për lojtarët që mund të përfshihen në grumbullimet e ardhshme.
Gjatë javëve të fundit, Maran dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vijuar analizën e detajuar të futbollistëve që bëjnë pjesë në listën e gjerë të Kombëtares. Aktivizimi i tyre, forma që po kalojnë dhe kontributi i mundshëm për ekipin kuqezi janë ndër aspektet kryesore të vëzhgimit.
Kjo fazë monitorimi do t’i shërbejë trajnerit për të përcaktuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet e para të UEFA Nations League, ndërsa Shqipëria po përgatitet për një tjetër angazhim ndërkombëtar.
Ndeshjen e parë të aventurës së re në UEFA Nations League, Shqipëria do ta luajë më 26 shtator në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, vetëm tri ditë më pas, kuqezinjtë do të përballen në transfertë me San Marinon.
Takimi i tretë është programuar për më 3 tetor, sërish në transfertë kundër Finlandës. Më 6 tetor, Shqipëria do të rikthehet në fushën e saj për ndeshjen e dytë ndaj San Marinos.
Ndërsa përgatitjet po intensifikohen, stafi teknik vazhdon të ndjekë nga afër të gjithë futbollistët në dispozicion, me objektivin për të formuar grupin më të fortë të mundshëm për sfidat e Nations League.
</body></html>
The post Rolando Maran ndjek nga afër kuqezinjtë në Europë para nisjes së Nations League appeared first on Albeu.com.
Çorum FK zbulon ftesën e Ylber Ramadanit për Kombëtaren shqiptare
Ylber Ramadani do t’i bashkohet Shqipërisë në takimet e shtatorit ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos, të vlefshme për Nations League. Mesfushori 30-vjeçar është thirrur nga trajneri Rolando Maran.
Federata ende nuk ka bërë publike listën zyrtare, por Çorum FK ka njoftuar se lojtari i tij ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare. Në këtë mënyrë, Ramadani është futbollisti i parë i konfirmuar zyrtarisht për këto ndeshje.
Mesfushori vijon të mbetet një nga lojtarët kryesorë të përfaqësueses. Deri tani, Ramadani numëron 50 paraqitje me Shqipërinë dhe ka shënuar 1 gol.
</body></html>
The post Çorum FK zbulon ftesën e Ylber Ramadanit për Kombëtaren shqiptare appeared first on Albeu.com.
Rolando Maran: Ëndrrat për Kombëtaren janë të bukura, vështirësitë duhet të na japin forcë
<html><head></head><body>
Shqipëria do të rikthehet në fushë në fund të shtatorit, me dy përballje ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos në kuadër të Nations League, Liga C. Para këtyre sfidave, trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka folur për “Top Channel” rreth përgatitjeve, gjendjes së lojtarëve dhe synimeve të ekipit.
Tekniku italian ka analizuar situatën e futbollistëve që kanë pasur pak minuta ose që kanë ndërruar skuadër gjatë verës. Ai ka treguar se gjatë periudhës së pushimeve nuk ka qëndruar pasiv, por ka ndjekur sa më shumë ndeshje për të krijuar një ide më të qartë për lojtarët dhe Kombëtaren.
Maran është ndalur edhe te dy miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Izraelit, duke pranuar se koha në dispozicion ishte e kufizuar. Në fund, ai ka folur për pritshmëritë ndaj Shqipërisë dhe mundësinë e një kualifikimi në Botëror, duke theksuar se të kesh ëndrra është diçka e bukur.
Pas dy miqësoreve të para, lojtarët u kthyen te klubet për të mbyllur kampionatin dhe më pas nisën pushimet. Disa kanë ndryshuar skuadër, ndërsa të tjerë ende nuk kanë gjetur një ekip. Sa e vështirë është të ndërtosh një grup në këto kushte, kur ndeshja e parë zyrtare është vetëm pak javë larg?
Është një situatë e vështirë për çdo kombëtare, pasi të gjitha ekipet përfaqësuese përballen me një pauzë të gjatë dhe më pas duhet të mblidhen sërish për ndeshjet zyrtare. Për ne mund të jetë disi më e komplikuar, sepse lojtarët shqiptarë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës. Kjo e vështirëson komunikimin, kontaktet dhe takimet. Megjithatë, teknologjia, video-telefonatat dhe udhëtimet më të thjeshta na mundësojnë të ruajmë një lidhje të mirë.
Miqësoret e qershorit i mora vetëm 10 ditë përpara, kur gjithçka ishte planifikuar tashmë. Tani kam mundësi të shoh më shumë gjëra dhe të ndërtoj një vizion më të qartë. Për mua ishte e rëndësishme t’i zhvillonim ato ndeshje, edhe pse e dija se do të ishin të vështira, pasi nuk e njihja ende mirë grupin.
Ndoshta nuk njihnit as emrat?
Emrat i njihja. E njihja edhe Kombëtaren, por një gjë është të njohësh lojtarët dhe diçka tjetër është të punosh me ta për 3-4 muaj, në mënyrë që të krijosh një pamje më të plotë. Tani, natyrisht, gjithçka është më e thjeshtë për mua dhe njëkohësisht shumë stimuluese.
Si e keni shfrytëzuar këtë periudhë? A keni takuar ose vizituar lojtarët?
Pas përfundimit të kampionateve, kur shumë prej lojtarëve ndaluan së luajturi, shfrytëzova kohën për të ndjekur sa më shumë ndeshje. Siç thashë, në qershor kisha vetëm 10 ditë, kohë e pamjaftueshme për të ndërtuar një Kombëtare dhe për të kuptuar plotësisht karakteristikat e futbollistëve.
Gjatë pushimeve pashë shumë ndeshje dhe i vëzhgova lojtarët tanë në role e situata të ndryshme. U përpoqa të kuptoja sa më shumë për ta. Më pas, kur disa prej tyre nisën grumbullimet, shkova t’i ndjek nga afër. I kemi parë, i kemi dëgjuar dhe kemi analizuar të gjitha ndeshjet e tyre.
Nesër nisem për një udhëtim ku do të vizitoj rreth 7 vende të ndryshme brenda 14 ditëve. Nga Turqia deri në Evropën e Veriut do të kem një tur intensiv, pasi tashmë kanë nisur ndeshjet me rëndësi. Këto janë testet më të besueshme për të vlerësuar formën e lojtarëve. Kështu kanë kaluar këta muaj dhe tani, me nisjen e ndeshjeve zyrtare në të gjithë Evropën, kam mundësi t’i shoh në sfidat që kanë vërtet peshë.
Si i vlerësuat ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Izraelit? Përveç kohës së shkurtër të përgatitjes, çfarë nuk funksionoi dhe a pati diçka që ju shqetësoi?
Ishte padyshim një hap drejt së panjohurës, sepse koha ishte shumë e shkurtër. Megjithatë, ato ndeshje nuk më shqetësuan. Përkundrazi, më dhanë informacione të vlefshme. Sigurisht, do të doja që t’i fitonim edhe miqësoret, pasi do të ishte më mirë për mua dhe për të gjithë ekipin. Por, edhe sot, do të veproja në të njëjtën mënyrë, pavarësisht rrezikut.
Këto sfida më ndihmuan të kuptoj disa elemente që do të më vlejnë në ndeshjet zyrtare, ku gabimet duhet të shmangen, veçanërisht në takimin e parë. Në ndeshjen e parë luajtëm më mirë se në të dytën. Sipas meje, lojtarët kishin ulur disi ritmin, jo sepse mungoi angazhimi, por sepse pas një viti të gjatë erdhën me energji psiko-fizike të konsumuar.
Rrethanat e bënë situatën disi të ndërlikuar, por pati një pjesëmarrje të mirë dhe sinjale pozitive, sidomos në ndeshjen e parë. Në të dytën munguan disa energji që në futboll janë të domosdoshme. Sidoqoftë, zhvillimi i atyre ndeshjeve ishte thelbësor për mua. Tani ndihem më i përgatitur dhe më i fortë për sfidat zyrtare.
Gjatë verës disa futbollistë ndryshuan ekip. Si i keni parë këto transferime, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e nivelit të skuadrave?
Tregu i futbollit ka ndryshuar. Mund të marrim si shembull Italinë, një kampionat që e njoh më nga afër. Shumë lojtarë janë larguar, pasi tregjet e futbollit nuk janë më të njëjta. Për këtë arsye duhet të vlerësojmë kampionatet dhe ritmin e tyre, në mënyrë që të kuptojmë se si mund t’i ndihmojmë futbollistët kur të grumbullohen me Kombëtaren.
Ajo që më intereson më shumë është që lojtarët të luajnë. Shpresoj që ata që ende nuk kanë ekip të gjejnë një sa më shpejt, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Jemi pranë ndeshjeve të para dhe uroj që të gjithë të kenë një skuadër dhe vazhdimësi në paraqitjet e tyre.
Gjimshiti, kapiteni i ekipit, dhe Ramadani kanë kaluar nga Serie A në Turqi ose në Arabi. A ka ndryshim mes këtyre kampionateve?
Mendoj se kampionatet në të gjithë botën janë afruar disi për sa i përket nivelit. Ka ende liga “top”, si Premier League dhe La Liga, por edhe kampionatet e tjera janë zhvilluar. Fakti që ato mund të marrin lojtarë të këtij kalibri tregon se niveli i tyre është rritur.
Ndoshta këta futbollistë nuk janë më pjesë e kampionateve më të njohura, por po luajnë në liga që nuk janë më si dikur, kur kishin shumë pak peshë.
Por a janë në nivelin e Serie A?
Jo në nivelin e Serie A, por disa prej tyre janë afruar shumë. Këtë e kupton duke parë kupat dhe ndeshjet ku më parë dukej se rezultati ishte i paracaktuar, ndërsa tani skuadra të caktuara mposhtin ekipe nga kampionatet që dikur konsideroheshin “top”.
Nëse do t’ju kërkonin një këshillë për këta lojtarë, çfarë do t’u thoshit? Broja, për shembull, ka qëndruar në një skuadër, por nuk luan ose ka pak minuta. Ka edhe futbollistë në klube të mëdha që nuk kanë hapësirë.
Për Kombëtaren është shumë e rëndësishme që një futbollist të ketë minuta. Mesazhi im ka qenë gjithmonë që ata të luajnë dhe të krijojnë vazhdimësi. Unë nuk kam mundësi të zhvilloj një fazë përgatitore për t’i rikthyer në formë. Mund vetëm të vlerësoj gjendjen e tyre dhe më pas të bëj përzgjedhjen.
Për këtë arsye, këshilla ime ka qenë që të gjejnë një ambient ose një sistem ku të kenë mundësi të luajnë më shumë.
Ekziston përshtypja se Shqipëria nuk është në formën ideale për ndeshjet e para të Nations League. Disa lojtarë nuk luajnë, të tjerë janë transferuar dhe duket se ekipi nuk është në gjendjen më të mirë. Çfarë ka ndryshuar që nga qershori?
Për këtë do të flasë fusha. Nëse këto probleme nuk do të ekzistonin, me siguri do të kishim një skuadër me më shumë siguri dhe bindje. Por kjo nuk më shqetëson. Jam i bindur se Kombëtarja ka mundësi të bëjë gjëra të rëndësishme dhe i ka të gjitha mjetet për t’i përballuar ndeshjet në mënyrën më të mirë.
Këtë bindje e kam pavarësisht vështirësive të merkatos që kanë prekur shumë lojtarë.
A keni zbuluar ndonjë lojtar të ri, ndoshta nga lista e pritjes? Si e përcaktoni përzgjedhjen: nga minutat, niveli i klubit apo ajo që kanë treguar më parë?
Janë faktorë që merren të gjithë në konsideratë. Në këto dy javë do të jem veçanërisht i fokusuar te futbollistët që nuk i kam parë personalisht në grumbullimet e fundit. Përveç emrave të zakonshëm, që i njihni dhe që kanë luajtur me Kombëtaren, po kërkoj të identifikoj edhe lojtarë të tjerë që mund të jenë të dobishëm.
Pra, mund të shohim emra të rinj?
Po përqendrohem te kjo dhe më pas do të shohim. Shpresoj të ketë emra të rinj. Nëse ndodh, nuk do të jetë merita ime, por e lojtarëve.
Në prezantimin tuaj thatë se kërkoni agresivitet nga skuadra. A e shihni te Shqipëria këtë mënyrë loje dhe personalitet?
Sipas meje, Kombëtarja shqiptare duhet të udhëhiqet nga lufta dhe karakteri, nga diçka që është më e fortë se taktika apo cilësitë individuale. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.
Sa i përket agresivitetit në lojë, duhet të dimë ta shfaqim në mënyrën e duhur. Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Izraelit e bëmë mirë, ndërsa në tjetrën disi më pak. Duhet ta përdorim këtë forcë në zonat e fushës ku mund të jemi më efektivë. Pikërisht për këtë më shërbyen ato dy miqësore: për të kuptuar disa çështje konkrete.
Agresiviteti dhe kërkimi për ta rifituar topin duhet të jenë pjesë e identitetit tonë në ndeshje.
A është e vështirë të përgatitësh sfidën e parë të Nations League në këto rrethana? Keni frikë?
Jo, frikë nuk kam. Vështirësitë ekzistojnë, por ato të motivojnë. Nuk jam mësuar të ankohem për problemet; ato duhet të na shtyjnë të punojmë edhe më shumë. Duhet ta dimë se do të hasim pengesa dhe të jemi të gatshëm t’i përballojmë.
Nëse i përdorim vështirësitë si justifikim, nuk na ndihmojnë. Ato duhet të shndërrohen në stimul, forcë dhe dëshirë më të madhe për të bërë mirë. Kur i kalon, del prej tyre më i fortë. Ky është edhe synimi ynë.
Çfarë do të donit të shihnit në ndeshjen e parë të Nations League, ndaj Bjellorusisë, përtej rezultatit? Kur do të thoshit se kjo është Shqipëria që kërkoni?
Domethënë, përveç rezultatit?
Po, përveç rezultatit.
Le të fillojmë këtë herë nga rezultati. Qesh. E kam thënë edhe në prezantimin tim: dua të shoh shqiptarët krenarë për Kombëtaren. Dua që ata të identifikohen me djemtë që veshin fanellën kuqezi dhe ta gjejnë veten te mënyra se si këta futbollistë përfaqësojnë kombin në fushë.
Do të ndihesha krenar nëse do të ndërtoja një skuadër me këto karakteristika.
Çfarë ju thanë miqtë tuaj të futbollit kur morën vesh se u emëruat trajner i Shqipërisë? Kjo është hera e parë që drejtoni një Kombëtare. A patën ndonjë kuriozitet?
Përveç gëzimit të miqve të mi dhe shqiptarëve që njihja, të cilët u lumturuan shumë për mua, ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë e kuptuan vlerën e Kombëtares shqiptare. Kur u emërova, e konsideruan një lajm shumë të bukur, jo vetëm për mua, por sidomos për Shqipërinë dhe për atë që përfaqëson kjo Kombëtare.
Si po ju duket Shqipëria në ditët e para? A keni arritur ta njihni edhe përtej futbollit?
Po. Po e përjetoj çdo ditë dhe ndihem shumë mirë. Mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme. Tani më duket sikur kam kaluar shumë kohë këtu.
Edhe në qytetet ku kam jetuar më parë jam përpjekur ta njoh jetën dhe karakterin e tyre. Këtu hapësira është më e madhe, sepse bëhet fjalë për një komb të tërë, por po përpiqem ta jetoj Shqipërinë sikur të ishte shtëpia ime. Ju më bëni të ndihem si në shtëpi, ndaj kjo është edhe meritë e juaja.
Për t’u rikthyer te futbolli, a është e vështirë të marrësh drejtimin e një skuadre që të gjithë e kanë parë në finalet e Europianit dhe në play-off të Botërorit? Pritshmëritë janë shumë të larta, edhe pse gjendja aktuale nuk është ideale.
Duhet të kemi gjithmonë të qartë se kush jemi, nga vijmë dhe çfarë rruge duhet të ndjekim për të arritur atje ku duam. Kjo nuk duhet të na çojë në mendime të gabuara. Megjithatë, është bukur të kesh pritshmëri dhe ëndrra.
Nëse objektivat dhe pritshmëritë na shërbejnë si motivim, atëherë kjo është diçka shumë pozitive. Unë duhet t’i kem gjërat të qarta dhe të mos humbas asnjëherë ekuilibrin apo drejtimin. Por nëse ajo që na rrethon na shtyn të përmirësohemi, atëherë kjo është një erë e mirë në favorin tonë.
</body></html>
The post Rolando Maran: Ëndrrat për Kombëtaren janë të bukura, vështirësitë duhet të na japin forcë appeared first on Albeu.com.
Adrian Bajrami pranë rikthimit në Portugali, mbrojtësi lë Luzernin për Braga
Adrian Bajrami është shumë afër një transferimi të ri në futbollin portugez, këtë herë larg Benfica-s. Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili më pas zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën, pritet të nisë një etapë tjetër në karrierë.
Mbrojtësi 24-vjeçar do t’i japë fund qëndrimit te Luzern dhe do të kalojë te Braga. Sipas gazetarit Lorenzo Lepore, marrëveshja mes palëve është mbyllur, ndërsa firma pritet të vijë së shpejti. Gjithashtu, të dielën ai do t’i nënshtrohet edhe vizitave mjekësore.
Bajrami e nisi rrugëtimin e tij futbollistik në Zvicër, te moshat e Young Boys, ndërsa në gusht të vitit 2018 u transferua në akademinë e Benfica-s. Në janar të këtij viti ai u largua nga Benfica drejt Luzern për 900 mijë euro, por eksperienca e tij e dytë në Zvicër duket se do të jetë e shkurtër.
Sa i përket përfaqësueseve, Bajrami ka luajtur për Zvicrën U18, Shqipërinë U19, Shqipërinë U21 dhe Kombëtaren shqiptare A. Më pas ai mori vendimin për t’u larguar përfundimisht te Zvicra, por nga këta të fundit u la jashtë Botërorit 2026.
The post Adrian Bajrami pranë rikthimit në Portugali, mbrojtësi lë Luzernin për Braga appeared first on Albeu.com.
Humbja ndaj Luksemburgut/ Shqipëria me Maran kthehet në vitin ’97, bëhet trajneri me i dobët në epokën e Dukës
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar 2 humbje radhazi në “Air Albania” duke shënuar një start negativ që nuk shihej prej shumë dekadash për një trajner në debutimin e tij.
Rolando Maran është bërë sot trajneri me startin më të dobët në drejtim që kur Armand Duka është bërë president i FSHF-së, pasi asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një trajner i zgjedhur prej tij të dështonte në të dy ndeshjet radhazi. Aq më tepër miqësore e aq më tepër të dyja në kryeqytet me dy skuadra të cilat renditen më poshtë se kuqezinjtë në klasifikimin e FIFA-s.
Hera e fundit kur një trajner ka humbur ndeshjet debutuese, ka qenë në vitin e largët 1997, kur Shqipëria luante si “pritëse” në Granada të Spanjës ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjermanisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 1998. Shqipëria humbi përkatësisht 1-0 dhe 3-2 ato ndeshje nën drejtimin e Astrit Hafizit. Që asokohe, çdo trajner pasardhës nuk kishte regjistruar humbje, derisa erdhi momenti i Maran në drejtimin e kuqezinjve.
The post Humbja ndaj Luksemburgut/ Shqipëria me Maran kthehet në vitin ’97, bëhet trajneri me i dobët në epokën e Dukës appeared first on Albeu.com.
Risi dhe surpriza/ Maran zbulon listën e parë te Kombëtarja shqiptare, “porosi” nga Silvinjo për preferencën nga Italia
Këtë të enjte, do të publikohen emrat e përzgjedhur nga Rolando Maran, për ndeshjet e qershorit te Kombëtarja. Kjo do të jetë edhe lista e parë zyrtare për trajnerin italian.
Nuk mungojnë risitë, ndërsa deri tani janë përmendur Luis Hasa dhe Pano Qirko. Maran duket se u beson shqiptarëve të Italisë, pasi bashkë me Hasën është ftuar edhe Kristian Shpendi nga Seria B. Hasa duket se ka mbetur edhe si “porosi” nga periudha ku ekipin kombëtar e drejtonte trajneri Silvinjo.
Kjo pasi kujtojmë se në fundin e muajit mars vendosi të largohej nga Italia për të përfaqësuar Shqipërinë.
Lista publikohet në orën 10:00. Sa i përket konferencës për shtyp do të nisë në orën 11:00.
Shqipëria ka të programuara dy miqësore në stadiumin “Air Albania”. Sfidat do të jenë ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
The post Risi dhe surpriza/ Maran zbulon listën e parë te Kombëtarja shqiptare, “porosi” nga Silvinjo për preferencën nga Italia appeared first on Albeu.com.