kombetarja kuq e zi Archives - Albeu.com

“Marku nuk ka dhënë asgjë për vendin, vetëm show”, Trajneri i kombëtares së boksit “i përvishet” Florianit: Kush janë kampionët e vërtetë
Ndeshja e Florian Markut në Tiranë u shoqërua me shumë PR në shërbim të spektaklit duke u pritur nga drejtues të lartë të shtetit shqiptar, ndërsa iu vu në dispozicion edhe stadium në kryeqytet, gjë që ka shkaktuar reagime nga boksierët profesionistë dhe trajnerët e tyre, të cilët deri më tani kanë fituar tituj por nuk kanë patur një “famë” të tillë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe trajneri i ekipit kombëtar të boksit, Sead Bushati. Përmes një postimi në Facebook, Bushati ka renditur ata që ai i quan kampionë të vërtetë të vendit dhe që duan më shumë vëmendje nga institucionet përgjegjëse.

Bushati shkruan madje se ndeshja u dominua nga meksikani Parra, por çuditërisht u fitua nga Florian Marku.

Statusi i tij i plotë:

TË RINJTË KANË NEVOJË PËR SHEMBUJ SUKSESI DHE JO PËR SHOW

Nga Sead Bushati

Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Florian Markut dhe boksierit meksikan Miguel Parra, si specialist i ketij sporti, Dr. Shkencash, Pedagog në UST, dhe trajner i Ekipit Kombetar, nuk mund të rri pa sqaruar sportdashësit shqiptar mbi hipërbolizimin e kësaj ndeshje, e cila per hir të së vërtetës la shumë për të deshiruar. Ndeshja u dominua nga boksieri meksikan packa se u fitua nga Marku. Në disa media dhe portale thuhet se Florian Marku është boksieri më i mirë shqipëtar, ndaj mora iniciativën të bëj këtë sqarim dhe të vendos meritën aty ku duhet.

Shqipëria ka sportistë të cilët qëndrojnë shumë më lart se Florian Marku.

Boksieri Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd, duke u rënditur i treti në Botë dhe Kampion Ballkani.

Boksieri Denis Nurja, kampion Ballkani.

Indrit Laci, nënkampion Ballkani.

Rexhildo Zeneli, nënkamion Ballkani.

Krenar Zeneli, nënkamion Ballkani.

Ariol Zeneli, nënkampion Europe dhe dy herë medalist në Europë.

Jurgen Uldedaj, dy herë medalist Europe, kampion bote në WBC (Junior).

Aleksandër Ramo dhe Alban Barmeta me karrierë profesioniste.

Duke parë kontributët që boksierët tanë i kanë dhënë Shqipërisë, natyrshëm lind pyetja:

Po Florian Marku çfarë ka dhënë për vendin?

Ae ka përfaqësuar ndonjëherë vendin në konkurse institucionale ndërkombëtare?

Vetëm show, asgjë më shumë. Ndjehëm i keqardhur dhe i pezmatuar që boksierët tanë që ngritën lart Flamurin Kuq e Zi dhe na përfaqësojnë denjësisht, nuk u pritën siç u ka hije kur kanë ardhur me medalje ndërkombëtare!

Janë ngritur në këmbë Bashki e Kryeministri për të organizuar një pritje madhështore për Florianin, ndërkohë që për të tretin e botës, z.Kryeministër nuk denjoi as ta priste në zyrën e tij.

Alban Beqiri nuk ofron shoë, nuk ka kohë për shoë se t’ia dalësh për të qenë i treti në botë, duhet mund, duhet punë, shumë punë.

Miqësisht, kërkoj nga mediat dhe portalet të jenë më të kujdeshëm kur dalin në deklarata të tipit “Mbreti i boksit shqiptar”, për sportistë që nuk e meritojnë, pasi po demotivohen profesionistët e vërtetë.

Të jesh boksier elite në arenën e boksit dhe boksier instagrami e rrjetesh sociale, janë dy gjëra komplet të ndryshme.

Le të jemi të gjithë pak më të kujdesshëm dhe të motivojmë rininë drejt vlerave që sjell puna, mundi dhe përkushtimi i vazhdueshëm. Rinia jonë ka nevojë për modele, të rinjtë kanë nevojë për përkrahje, që të vijojnë të na bëjnë krenar nëpër gara ndërkombëtare./albeu.com/

The post “Marku nuk ka dhënë asgjë për vendin, vetëm show”, Trajneri i kombëtares së boksit “i përvishet” Florianit: Kush janë kampionët e vërtetë appeared first on Albeu.com.