kombetarja e italise Archives - Albeu.com

Histori në Kupën e Botës 2026: Çerekfinalet pa Brazilin, Gjermaninë dhe Italinë
Çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 do të mbeten në histori për një zhvillim krejt të pazakontë.

Për herë të parë në këtë turne, mes tetë përfaqësueseve më të mira të botës nuk do të jetë asnjë nga tri kombëtaret më të lavdishme në historinë e futbollit: Brazili, Gjermania dhe Italia.

Ky skenar i paprecedentë u vulos dje, kur Brazili u eliminua nga Norvegjia në raundin e 1/8 së finales.

Për brazilianët, pesë herë kampionë të botës, ky ishte një ndalim i hershëm, pasi për herë të parë që nga viti 1990 ata e mbyllën aventurën në turne përpara çerekfinaleve.

Triumfi i fundit i Brazilit në një Kupë Bote vazhdon të jetë ai i vitit 2002, i arritur në turneun e zhvilluar në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Në edicionet e fundit të kampionateve botërore, paraqitjet e Brazilit nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive, ndërsa ende kujtohet humbja e rëndë 7-1 ndaj Gjermanisë.

Edhe Gjermania, fituese e katër Kupave të Botës, doli nga gara më herët. Ajo u mposht nga Paraguai me penallti në raundin e 1/32-ave, fazë e re e kompeticionit e vendosur pas shtimit të numrit të skuadrave pjesëmarrëse.

Trofeu i fundit botëror i gjermanëve mban datën 2014.

Italia, po ashtu katër herë kampione bote, nuk arriti fare të sigurojë pjesëmarrjen në turne. Italianët u ndalën në play-off-et kualifikuese pas humbjes ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, duke mbetur kështu jashtë një tjetër Kupe Bote.

Herën e fundit që Italia ngriti trofeun ishte në vitin 2006.

Në fakt, Azurrët kanë munguar në tri Kupat e Botës të fundit, ose më saktë, kanë dështuar të kualifikohen në to.

Së bashku, Brazili, Gjermania dhe Italia numërojnë 13 Kupa Bote të fituara.

Fakti që asnjëra prej këtyre tri superfuqive nuk arriti deri në çerekfinale përfaqëson një kthesë historike në balancën e forcave të futbollit botëror.

Ky zhvillim mund të sjellë edhe një finale që nuk është parë që nga edicioni i parë i Kupës së Botës.

The post Histori në Kupën e Botës 2026: Çerekfinalet pa Brazilin, Gjermaninë dhe Italinë appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Kampioni i Botës në vitin 2006, Italia prezanton trajnerin e ri
Para pak ditësh, Kombëtarja italiane mbylli aventurën me Luciano Spallettin pas rezultateve të dobëta të këtij të fundit. “Axurrët” kanë bërë të ditur tashmë emrin që do të drejtojë përfaqësuesen.

Gennaro Gattuso do të marrë “timonin” e Kombëtaren e Italisë. Lajmi u bë i ditur nga vetë profili zyrtar i “axurrëve” në rrjetet sociale. Ish-mesfushori i Milanit do të prezantohet si trajneri i Kombëtares të enjten më 19 qershor.

Po në atë ditë, do të bëhet e ditur dhe kontrata e cila do të firmoset nga Gennaro Gattuso. Rikujtojmë se 47-vjeçari ishte një ndër strategët e triumfit në Kupën e Botës në vitin 2006.

The post ZYRTARE/ Kampioni i Botës në vitin 2006, Italia prezanton trajnerin e ri appeared first on Albeu.com.

Gattuso shumë pranë emërimit si përzgjedhës i Italisë, e konfirmon babai i tij
Gennaro Gattuso është ‘shumë pranë’ të bëhet përzgjedhësi i ri i Italisë, ka konfirmuar babai i tij.

Ish-trajneri i Hajduk Split u takua me menaxherin e ekipit Gigi Buffon, pastaj ballë për ballë me presidentin e FIGC, Gabriele Gravina.

Ndërsa burime të shumta janë të bindura se ai do të jetë trajneri i ri i ‘Azzurrëve’, konfirmimi ka ardhur drejtpërdrejt nga familja Gattuso.

“Gjithçka është shumë afër, Rino mund të jetë trajneri i ri i Italisë”, tha Franco Gattuso për agjencinë e lajmeve Adnkronos.

“Të gjithë do të ishim shumë të lumtur për të, sepse e meriton”.

Babai i tij ende jeton me pjesën më të madhe të familjes në Corigliano Calabro, një fshat i vogël në Kalabri.

Rino është vizitor i rregullt në qytetin e tij të lindjes dhe madje e solli atje trofeun e Kupës së Botës në vitin 2006 pas triumfit në Gjermani.

“Të gjithë këtu janë shumë të kënaqur, nëse ai do ta sillte Kupën përsëri në Corigliano, do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme”, shtoi babai i tij.

“Tani i takon atij të tregojë se është i denjë për këtë detyrë, por gjithashtu duhet t’i jepet kohë për të punuar”.

Italia e ka filluar tashmë fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me një humbje 3-0 ndaj Norvegjisë dhe një fitore 2-0 ndaj Moldavisë.

Luciano Spalletti u shkarkua pas asaj ndeshjeje të parë, por qëndroi për të drejtuar takimin e dytë, edhe pse fati i tij ishte vulosur.

‘Azzurrët’ do të rikthehen në aksion për të vazhduar Grupin I kualifikues në shtator dhe disa ish-yje të tjerë të Italisë mund të jenë pjesë e stafit.

The post Gattuso shumë pranë emërimit si përzgjedhës i Italisë, e konfirmon babai i tij appeared first on Albeu.com.

Gattuso kandidati kryesor për të drejtuar Italinë
Sipas Sky Sport Italia, ish-ylli i kombëtares italiane dhe i Milanit, Gennaro Gattuso, është bërë kandidati më i fortë për të marrë vendin e Luciano Spalletti në krye të Azzurrëve.

Eksperti i njohur i transferimeve, Gianluca Di Marzio, konfirmon se Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e ka bërë Gattuson prioritetin e saj kryesor pasi disa emra të tjerë të rëndësishëm kanë humbur mundësinë.

Gattuso, legjenda e Milanit dhe fitues i Kupës së Botës 2006 me Italinë, ka një profil që përshtatet me kërkesat e FIGC.

Me një karrierë të suksesshme si futbollist dhe eksperiencë si trajner në klube si Milan, Napoli, Valencia, Marseille dhe Hajduk Split, ai konsiderohet një figurë autoritare që mund të rivitalizojë ekipin kombëtar.

Claudio Ranieri refuzoi propozimin, duke thënë se dëshiron të përqendrohet në rolin e tij të ri si këshilltar te Giallorossët, ndërsa Stefano Pioli ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Fiorentinën.

Emra të tjerë si Roberto Mancini, Daniele De Rossi dhe Fabio Cannavaro ishin në diskutime, por FIGC duket se ka vendosur për Gattuson.

The post Gattuso kandidati kryesor për të drejtuar Italinë appeared first on Albeu.com.

Claudio Ranieri refuzon ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë
Claudio Ranieri ka refuzuar një ofertë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, pasi nuk ishte i bindur për të marrë një rol të dyfishtë si trajner i “Azzurrëve” dhe këshilltar i pronarëve të Romës.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, kishte zhvilluar bisedime me 73-vjeçarin, i cili aktualisht është këshilltar i pronarit të Romës, Dan Friedkin, pas një periudhe gjashtëmujore si trajner i përkohshëm i klubit kryeqytetas.

Federata Italiane ishte e hapur për ta lejuar Ranierin të mbante edhe rolin e tij te Roma, por burime me njohuri të drejtpërdrejta mbi çështjen kanë treguar se veterani nuk ishte i bindur për të përballuar një rol të dyfishtë si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren.

Dan Friedkin kishte dhënë dritën jeshile për këtë marrëveshje, si nga ana e tij ashtu edhe nga ajo e FIGC, por ish-trajneri i Leicester City zgjodhi të mos e pranonte ofertën.

Me shumë gjasë, Ranieri ka menduar se nuk do të kishte kohën e mjaftueshme për të zhvilluar projektin te Roma, ndërkohë që do të drejtonte edhe kombëtaren italiane.

Kjo do të thotë se FIGC mbetet ende në kërkim të një pasuesi për Luciano Spallettin.

Stefano Pioli është një kandidat serioz, edhe pse ka zhvilluar tashmë bisedime me Fiorentinën.

The post Claudio Ranieri refuzon ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë appeared first on Albeu.com.

Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë
Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët të cilët shënuan për 1-0 në minutën e nëntë përmes Ian Nicolaescut, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Golin e epërsisë Italia e gjeti në minutën e 40-të përmes Giacomo Raspadorit i cili shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer në zonë.

Moldavia pati një rast të artë shënimi në minutën e 43-të përmes Artur Ionita, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së djathtë të Donnarummas.

Në pjesën e dytë Italia e gjeti edhe golin e dytë me anë të Andrea Cambiassos i cili realizoi në minutën e 50-të për 2-1.

‘Azurrët’ patën një mundësi ta gjejnë edhe golin e tretë në minutën e 88-të, por Riccardo Orsolinit iu mohua goli nga portieri mysafir.

Me këtë fitore Italia shkon në kuotën e tri pikëve dhe gjendet shumë mbrapa liderit Norvegjisë që ka 12 sosh.

Kujtojmë se kjo ishte njëherësh edhe ndeshja e fundit e Luciano Spallettit në krye të Italisë, pasi në konferencën për shtyp para ndeshjes ai dha dorëheqjen e tij.

The post Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë appeared first on Albeu.com.

Këta janë dy kandidatët kryesorë për stolin e Italisë pas largimit të Spallettit
Italia tashmë ka dy kandidatë kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares pas konfirmimit të largimit të Luciano Spallettit nga posti i trajnerit, përkatësisht fituesi i Scudettos me Milanin, Stefano Pioli, dhe këshilltari i ri i Romës, Claudio Ranieri.

Spalletti konfirmoi të dielën se do të largohet menjëherë pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Moldavisë, e cila do të luhet të hënën në mbrëmje.

Lajmi vjen vetëm dy ditë pas humbjes turpëruese 3-0 në transfertë ndaj Norvegjisë, një rezultat që ka vështirësuar ndjeshëm kualifikimin direkt të Italisë në Kupën e Botës 2026.

Spalletti do të jetë në stol për ndeshjen ndaj Moldavisë të hënën dhe më pas do të negociojë kushtet e largimit të tij, pasi deklaroi gjatë konferencës për shtyp të dielën se do të japë dorëheqjen.

Sipas raporteve të ndryshme të publikuara menjëherë pas njoftimit të Spallettit, përfshirë Sky Sport Italia, Stefano Pioli dhe Claudio Ranieri janë dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares italiane.

Pioli, i cili pritet të përfundojë aventurën e tij te Al-Nassr, shihet si opsioni më realist sipas përditësimeve të së dielës.

Nga ana tjetër, Ranieri, i cili drejtoi Romën si trajner i përkohshëm dhe më pas u emërua këshilltar pas emërimit të Gian Piero Gasperinit si trajner i përhershëm, është favoriti i presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Një rikthim i mundshëm i ish-trajnerit Roberto Mancini konsiderohet i vështirë, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në momentin e largimit të tij në vitin 2023.

Ndërkohë, Sky raporton se disa ish-lojtarë të kombëtares italiane janë gjithashtu në listë si alternativa të mundshme, përfshirë Daniele De Rossi, Fabio Cannavaro dhe Gennaro Gattuso.

The post Këta janë dy kandidatët kryesorë për stolin e Italisë pas largimit të Spallettit appeared first on Albeu.com.

Italia publikon listën përfundimtare për Euro 2024, largohen edhe dy lojtarë
Përzgjedhës i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën përfundimtare për Kampionatin Evropian, ku janë larguar edhe dy lojtarë.

Përveç të lënduarve Francesco Acerbi (Inter) dhe Giogri Scalvini (Atalanta), të cilët do të zëvendësohen nga lojtari i Juventusit, Federico Gatti, janë larguar Ricardo Orsolini (Bologna) dhe Samuele Ricci (Torino).

Meqë ra fjala, në listë janë vetëm nëntë lojtarë që ishin pjesë e skuadrës që u bë kampione europiane tre vite më parë (Donnarumma, Meret, Di Lorenzo, Bastoni, Jorginho, Chiesa, Cristante, Barella dhe Raspadori).

Për kujtesë, Italia do të ketë provën e fundit para Euros të dielën kur do të presë Bosnje dhe Hercegovinën në Empoli.

Kampionët aktualë të Evropës e nisin mbrojtjen e titullit më 16 qershor kur do të përballen me Shqipërinë në Dortmund, ndërsa në grupin B do të luajnë edhe me përzgjedhjet e Kroacisë dhe Spanjës.

𝑬𝑼𝑹𝑶 𝟐𝟎𝟐𝟒 🇮🇹

La lista dei 2️⃣6️⃣ convocati del Ct Luciano Spalletti per #EURO2024 💙#Nazionale #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/b5YwSrKxX8

— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) June 6, 2024

The post Italia publikon listën përfundimtare për Euro 2024, largohen edhe dy lojtarë appeared first on Albeu.com.

Italia në formë jo të mirë para Europianit, barazim ndaj Turqisë
Italia ka barazuar 0-0 në miqësoren e luajtur ndaj Turqisë, në Bologna. Në pjesën e parë pati një dominim të lehtë në mbajtjen e topin nga skuadra “Axurre”, por pa rezultat.

Në pjesën e dytë, turqit provuan të rrezikonin portën kundërshtare dhe ia dolën disa herë të “kërcënonin” seriozisht.

Trajneri i italianëve, Spalleti bëri disa ndryshime në këtë ndeshje, duke i dhënë mundësinë të luajnë disa lojtare që nuk kanë patur shumë mundësi të tregojnë veten.

Ky ishte testi i parë miqësor për Italinë (ndeshja tjetër është me Bosnjën), përpara ndeshjes së parë të Europianit, atë ndaj Shqipërisë.

The post Italia në formë jo të mirë para Europianit, barazim ndaj Turqisë appeared first on Albeu.com.

Panik tek Italia, mbrojtësi alarmon teknikun Spalletti
Është padyshim një mungesë që ndikon shumë tek ecuria e ekipit. “Të Kaltërit” e Italisë janë në ankth pas dëmtimit të Scalvini në ndeshjen e kësaj të diele të Atalanta ndaj Fiorentina.

Ajo lojë u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të “Violëve”, me mbrojtësin që shënoi një prej golave të skuadrës së Gian Piero Gasperini.

Scalvini është pjesë e listës së trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjet e kampionatit Europian.

Mbrojtësi italian doli nga fusha e lojës në minutën e 84’-t të ndeshjes së fundit të sezonit 2023-2024 në Serie A, i ndihmuar nga stafi mjekësor.

Deri më tani nuk dihet se cila është shkalla e dëmtimit të 20-vjeçarit, por tekniku Luciano Spalletti pret me ankth lajme për mbrojtësin.

Duke qenë se nisja e Kampionatit Evropian është shumë pranë dhe në sfidën e parë do të përballen me “Legjionarët” e Kombëtares sonë.

The post Panik tek Italia, mbrojtësi alarmon teknikun Spalletti appeared first on Albeu.com.