Kombet e Bashkuara Archives - Albeu.com

Të gjitha rajonet në botë “janë përballur me mot ekstrem këtë vit”
Të gjitha rajonet e botës janë përballur me mot ekstrem këtë vit – qoftë me vërshime ashtu edhe me thatësira – dhe miliarda njerëz nuk kanë pasur ujë të mjaftueshëm për pije, kanë thënë të martën Kombet e Bashkuara. Shumë rajone kanë regjistruar nivele rekorde të thatësisë më 2021, në krahasim me kushtet normale, ka thënë Agjencia e OKB-së për Motin në raportin e saj më të ri.

Në të janë vlerësuar efektet e këtyre ndryshimeve në klimë, ambient dhe shoqëri.

“Ndikimi i ndryshimeve klimatike kryesisht vërehet përmes ujit – thatësirat janë më intensive dhe më të shpeshta, vërshimet janë të shkallës më ekstreme, duke prekur ekonomitë, ekosistemet dhe të gjitha aspektet e përditshmërisë sonë”, ka thënë shefi i Agjencisë së OKB-së për Motin, Petteri Taalas.

Rreth 3.6 miliardë njerëz përballen me kushte joadekuate për qasje në ujë, të paktën një muaj gjatë vitit.

Në periudhën 2001-2018, 74 për qind e të gjitha katastrofave natyrore kanë qenë të lidhura me ujin, sipas studimeve të OKB-së.

Shkencëtarët tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale.

Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./REL

The post Të gjitha rajonet në botë “janë përballur me mot ekstrem këtë vit” appeared first on Albeu.com.

Zelensky flet javën e ardhshme në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila ka 193 anëtarë, tha të premten se do ta lejojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të flasë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë javën e ardhshme, me një video të regjistruar paraprakisht.

Vendimi u miratua me 101 vota pro, 7 vota kundër dhe 19 abstenime. Rusia, Bjellorusia, Kuba, Koreja e Veriut, Eritrea, Nikaragua dhe Siria kundërshtuan.

Misioni i Ukrainës në OKB kishte argumentuar se Zelensky “nuk mund të marrë pjesë personalisht në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës”.

Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy akuzoi homologët e tij perëndimorë për standarde të dyfishta.

“Dikur, kur përfaqësuesve të vendeve afrikane, të cilët shpesh hasin vështirësi të ngjashme për të ardhur në Nju Jork … u është refuzuar kjo e drejtë e ngjashme”, tha Polyanskiy.

Aleati i Rusisë, Bjellorusia, u përpoq të ndryshonte vendimin për të hequr çdo referencë për Ukrainën dhe t’i lejonte çdo lider botëror që t’i drejtohet mbledhjes së OKB-së të këtij viti përmes video-lidhjes.

Por, propozimi i saj nuk kaloi. Ky propozim mori vetëm 23 vota pro dhe 67 vota kundër, ndërsa 27 shtete abstenuan.

Në dy vitet e fundit, liderët botërorë janë lejuar të paraqesin deklarata me video për shkak të pandemisë COVID-19, por këtë vit ata pritet të udhëtojnë në Nju Jork. Një javë pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës, më 20 shkurt, gati tre të katërtat e Asamblesë së Përgjithshme votuan pro për t’i kërkuar asaj tërheqjen e trupave nga Kievi. /REL/

The post Zelensky flet javën e ardhshme në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë appeared first on Albeu.com.

Eksperti i OKB-së: Afganistani po shkon drejt autoritarizmit
Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara tha se kushtet në Afganistan, nën sundimin e talibanëve, po shkojnë “drejt autoritarizmit”, teksa bëri thirrje për ndryshime që të ndalet ky trend.

“Ndalesat e ashpra ndaj të drejtave të grave dhe vajzave, veprimet hakmarrëse ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve dhe shtypja e lirisë së shprehjes nga talibanët përbëjnë rrëshqitje drejt autoritarizmit”, tha Richard Bennett, raportues i posaçëm i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së që u mbajt në Gjenevë më 12 shtator.

Ky këshill kishte dhënë mandat për të monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan një vit pasi talibanët morën pushtetin dhe tani ky mandat duhet të shqyrtohet sërish.

Talibanët morën pushtetin në Afganistan në gushtin e vitit 2021. Që atëherë, vajzat afgane nuk lejohen që të shkojnë në shkollë dhe gratë detyrohen që të mbulohen krejtësisht – me përjashtim sytë – gjatë daljeve në publik.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ka vendosur ndalesa të rrepta në qasjen në edukim dhe punësim për gratë dhe vajzat, pavarësisht se fillimisht kishte premtuar se nuk do të vendoste kufizime të tilla.

Më 10 shtator, autoritetet talibane mbyllën shkollat në provincën Paktia për vajzat që vijonin mësimin nga klasa e gjashtë dhe më lartë. Shkollat ishin hapur përkohësisht pas rekomandimeve nga udhëheqësit fisnorë.

Shkolla për vajzat janë mbyllur edhe gjetkë në vend, përfshirë në provincën Gardez./REL

The post Eksperti i OKB-së: Afganistani po shkon drejt autoritarizmit appeared first on Albeu.com.

Rusia: SHBA nuk ka dhënë viza për vizitën e Lavrov në Kombet e Bashkuara
Rusia ka kërkuar 56 viza nga Shtetet e Bashkuara për të lejuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe delegacionin e tij të udhëtojnë në Nju Jork për mbledhjen vjetore të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara këtë muaj, por deri tani nuk ka marrë asnjë.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, parë nga Reuters të premten, ambasadori rus i OKB-së Vassily Nebenzia tha se kjo ishte “alarmante” sepse gjatë disa muajve të fundit Uashingtoni “kishte refuzuar vazhdimisht t’u jepte viza hyrjeje” një numri delegatëve rusë për ngjarje të tjera të OKB-së.

“Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht detyrimet e tyre si nikoqir i OKB-së”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se të dhënat e vizave janë konfidenciale sipas ligjit të SHBA-së, kështu që nuk mund të komentojë për rastet individuale.

Sipas “marrëveshjes së selisë së OKB-së” të vitit 1947, Shteteve të Bashkuara përgjithësisht kërkohet të lejojnë hyrjen në Kombet e Bashkuara për diplomatët e huaj. Por Uashingtoni thotë se mund të refuzojë vizat për arsye të “sigurisë, terrorizmit dhe politikës së jashtme”.

“Ne përpunojmë qindra viza çdo vit për delegatët e Federatës Ruse në ngjarjet e OKB-së,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se aplikimet duhet të dorëzohen sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar përpunimin në kohë.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të veprimeve të pajustifikuara të Rusisë kundër ambasadës sonë në Rusi, duke përfshirë ndërprerjen e detyruar të stafit kombëtar vendas dhe të vendeve të treta, të cilat kanë kufizuar rëndë stafin tonë dhe për rrjedhojë kapacitetin tonë për të përpunuar vizat,” tha zëdhënësi.

Nebenzia tha se aplikacionet e nevojshme ishin dorëzuar në Ambasadën e SHBA-së në Moskë.

Një zëdhënës i Guterres nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi letrën e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar prej kohësh diplomatët rusë të OKB-së dhe delegacionet ruse që vizitojnë vendin të udhëtojnë më shumë se 25 milje (40 km) nga qyteti i Nju Jorkut pa miratimin paraprak të Uashingtonit.

Në shkurt, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Lavrov, duke e akuzuar atë si “përgjegjës të drejtpërdrejtë për pushtimin e mëtejshëm të paprovokuar dhe të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia”.

Sanksionet ngrijnë çdo pasuri që Lavrov mund të ketë në Shtetet e Bashkuara dhe në përgjithësi i ndalojnë amerikanët të merren me të.

56 vizat e kërkuara nga Moska përfshijnë një ekip paraprak diplomatësh për t’u përgatitur për ardhjen e Lavrov dhe delegacionit të tij për takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, i cili fillon më 20 shtator.

Nebenzia shtoi se asnjë vizë amerikane nuk ishte dhënë ende për gazetarët që do ta shoqëronin Lavrov dhe ekuipazhin e fluturimit.

Nebenzia përmendi disa çështje të fundit të vizave në letrën e tij drejtuar Guterres, duke thënë se Ministri i Punëve të Brendshme të Rusisë Vladimir Kolokoltsev nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Nju Jork për një samit të Shefave të Policisë së OKB-së këtë javë.

Ai tha se përfaqësuesit e agjencive ruse të zbatimit të ligjit nuk ishin gjithashtu në gjendje të merrnin pjesë në një ngjarje të OKB-së këtë javë për të luftuar përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit për qëllime kriminale.

“Ne do t’ju kërkojmë t’u theksoni edhe një herë autoriteteve të Shteteve të Bashkuara se ata duhet të lëshojnë menjëherë vizat e kërkuara për të gjithë delegatët dhe personat shoqërues rusë, përfshirë gazetarët rusë,” i shkroi Nebenzia Guterres./REL

The post Rusia: SHBA nuk ka dhënë viza për vizitën e Lavrov në Kombet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.

Kombet e Bashkuara miratojnë kërkesën, si do të quhet tani Turqia
Kombet e Bashkuara kanë miratuar mbrëmë kërkesën e Turqisë për ndryshimin e emrit në Türkiye, ka konfirmuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterres.

Kërkesa zyrtare për ndryshim të emrit të vendit në gjuhët e huaja, ishte dërguar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Vendimi për ndryshimin e emrit ka hyrë menjëherë në fuqi, e siç raportojnë mediat turke, nga tani do të përdoret emri Türkiye në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare.

Më herët ministri i Jashtëm turk pati deklaruar se procesi për ndryshimin e emrit filloi “me kërkesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, me qëllimin e vetëm, pra rritjen e vlerës së këtij vendi”.

The post Kombet e Bashkuara miratojnë kërkesën, si do të quhet tani Turqia appeared first on Albeu.com.

Konferenca e parë e presidencës shqiptare në KS të OKB-së, Hoxha: Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë
Ditën e sotme është mbajtur Konferenca e parë e presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nga sot, deri më 30 qershor, Shqipëria do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurisë, organi më i fuqishëm i Organizatës së Kombeve të Bashkua, me seli në Neë York.

Ambasadori  i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha  zhvilloi fjalim në konferencën e parë të presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Hoxha listoi prioritetet e Shqipërisë për muajin qershor në Këshillin e Sigurimit.

Ai tha se Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë.

“Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë. Është e rëndësishme të mbrojmë të drejtat e njeriut. kanë qenë disa vote të vështira dhe situata të jashtëzakonshme siç ka qenë dhe pandemia. presim të kemi shkëmbime të mira të mendimeve. do të kemi edhe përmbledhje për BE-në, do të flasim dhe për Ukrainën gjithashtu. Debati i hapur do të mbahet më 15 qershor.

Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim. Programi i Punës për muajin qershor është i ngjeshur.

Prioritetet e Shqipërisë për muajin i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura ngushtë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Më lejoni të hyj në detaje për disa prej tyre. Së pari, çështja e llogaridhënies

Presidenca Shqiptare nis me një Debat të Hapur të nivelit të lartë mbi “Forcimin e Llogaridhënies dhe Drejtësisë për Shkeljet e Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare” nën pikën e rendit të ditës Ruajtja e Paqes dhe Sigurisë.

Debati i Hapur do të zhvillohet nesër, i cili do të drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Prania në këtë nivel tregon se sa e rëndësishme është kjo temë për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe për të gjithë anëtarët e tjerë.

Ruajtja e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë në thelb të politikës së jashtme të Shqipërisë si dhe prioritetet kryesore gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Për një kohë të gjatë, ne kemi parë abuzime masive të të drejtave të njeriut dhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të mbajë përgjegjës autorët e krimeve të rënda.

Ne nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. Ka një urgjencë për të vepruar, tani, në emër të viktimave të panumërta të konflikteve të pakuptimta:për gratë e dhunuara të Kosovës, për nënat e pikëlluara të Bosnjës, për fëmijët e Ukrainës, për viktimat pa emër në Tigray, për Azara në Afganistan,për Yazidët në Irak, për Rohyngias, për të burgosurit politikë në Myanmar dhe në Sudan, për të arrestuarit në Siri, për të gjithë gazetarët e vrarë në krye të detyrës; për këdo, kudo, të cilëve u janë mohuar të drejtat, e ardhmja e të cilëve është varrosur, ëndrrat e të cilëve janë shkatërruar nga abuzimi. Duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt, për të gjithë ne, për atë që ne mbrojmë, për atë që na bashkon, për të mbështetur ligjin, për të mbrojtur Kartën e OKB-së, për të ruajtur multilateralizmin”, tha ambasadori  i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Shqipëria më 1 janar u zgjodh për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

The post Konferenca e parë e presidencës shqiptare në KS të OKB-së, Hoxha: Shqipëria do të mbrojë gratë, paqen dhe sigurinë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Kombet e Bashkuara nuk po e ndihmojnë Ukrainën
Duke folur në parlamentin japonez këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se komuniteti ndërkombëtar nuk po ndihmon sa duhet, duke përmendur veçanërisht Kombet e Bashkuara.

Ai tha gjithashtu se forcat ruse në zonën e përjashtimit të Çernobilit po përdorin zonën për t’u përgatitur për sulme të reja, duke shtuar se luftimet në disa zona janë aq të këqija sa njerëzit nuk janë në gjendje të varrosin të afërmit e tyre të vdekur.

Zelenskyy u është drejtuar një numri politikanësh ndërkombëtarë gjatë javëve të fundit dhe do të flasë në Asamblenë Kombëtare Franceze më vonë sot.

The post Zelensky: Kombet e Bashkuara nuk po e ndihmojnë Ukrainën appeared first on Albeu.com.