komandanti Archives - Albeu.com

Pas 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës, dorëhiqet Gramos Sako
Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramos Sako, është dorëhequr nga detyra.

Mësohet se Sako i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe ky i fundit ia ka pranuar. Teksa ka drejtuar prej gati 11 vitesh këtë strukturë, ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij, nëse ka vendosur të tërhiqet nga shërbimi apo bëhet fjalë për një ristrukturim të Gardës së Republikës.

Deri më tani ende nuk ka një emërim të ri, ndërsa emri i kreut të ri pritet me shumë interes.

Kush është Gramos Sako?

Gramos Sako është lindur në Tepelenë, më 19 Janar 1971. Që prej vitit 2013 ushtron detyrën në funksionin e Komandantit të Gardës së Republikës. Ai ka një eksperiencë të gjatë e të larmishme në fushën ushtarake. Pas diplomimit në Akademinë e Forcave Tokësore “Skënderbej”, në vitin 1993 titullohet oficer. Eksperiencën e tij të punës e nisi duke kryer detyrën e Komandantit të Togës në Gardën e Republikës së Shqipërisë, e duke vijuar më pas me kryerjen e detyrave në funksione si: Zëvendës Komandant Kompanie, Përgjegjës i Grupit të Ruajtjes së Ministrit të Rendit Publik dhe Përgjegjës në Grupin e shoqërimit të Kryetarit të Kuvendit, Shef Seksioni në Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe Specialist në Drejtorinë e Kufijve dhe të Migracionit.

Më tej, prej vitit 2009 e në vijim, zhvilloi karrierën në sektorin privat si menaxher projektesh. Gjatë karrierës profesionale, Gramos Sako ka kryer një sërë kualifikimesh e trajnimesh me drejtim kryesisht në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Zotëron diplomë si “Specialist i lartë Policie” të lëshuar nga Akademia e Policisë “Arben Zylyftari” dhe diplomë në degën “E drejtë Penale” në ciklin e studimeve master shkencor në Universitetin “Ismail Qemali”. Po ashtu, është çertifikuar në kursin e zhvilluar nga SHBA për “Operacionet e Mbrojtjes”, trajnimin e zhvilluar nga Instituti Europian i Menaxhimit të Ligjit dhe Diplomacisë me tematikë “Gjuha e trupit dhe arti i negocimit”, e të tjerë.

Gjatë ushtrimit të karrierës në fushën e sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës është vlerësuar në shumë raste për rezultate të arrira të punës por veçanërisht përmendet medalja e dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, “Për shërbime ushtarake” me dekret nr.3861, datë 23.6.2006. Në 4.4.2016, me dekretin nr. 9502 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, merr gradën “Gjeneral Garde”. Me hyrjen në fuqi të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, Gramos Sako mban gradën “Drejtues Madhor”.

Lajm ne përditësim…

The post Pas 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës, dorëhiqet Gramos Sako appeared first on Albeu.com.

Komandanti i NATO: Të gatshëm për t’i përgjigjur çdo kërcënimi. Veriu është në mbrojtjen tonë!
Komandanti i NATO-s Ozkan Ulutas ka deklaruar se forcat paqeruajtës do të jenë gjithmonë në gatishmëri për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.

Po ashtu ai ka theksuar se NATO do të parandalojë çdo tension që mund të çojë në një situatë të rrezikshme për Veriun.

“KFOR-i ka ofruar ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë për rreth 25 vjet. Do ta vazhdojmë këtë edhe më 2024. Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar tensionet nga eskalimet dhe dëshiroj të siguroj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi”, ka deklaruar ai

The post Komandanti i NATO: Të gatshëm për t’i përgjigjur çdo kërcënimi. Veriu është në mbrojtjen tonë! appeared first on Albeu.com.

Sulmi i Izraelit në Gaza, vritet një nga komandantët e Hamas
Zyrtari për media i Qeverisë në Gaza, ka thënë të enjten se komandanti i Forcave Kombëtare të Sigurisë, të udhëhequra nga Hamasi, gjenerali Jihad Muheisen, është vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës, bashkë me disa familjarë.

Ende nuk dihet sa familjarë të tij janë vrarë në lagjen Sheikh Radëan në veri të qytetit të Gazës. Forca Kombëtare e Sigurisë është një organizatë paramilitare në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, prej vitit 2007.

Ndaras, zyrtarë të Hamasit i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se anëtarja e këshillit ligjvënës të Hamasit, Jamila al-Shanti është vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, të enjten.

Ajo është njohur si gruaja e parë e zgjedhur në pozitë politike brenda grupit Hamas, dhe është vejusha e njërit prej themeluesve të lëvizjes islamiste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 3.785 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit.

Izraeli e sulmon Rripin e Gazës, enklavën e mbipopulluar në Detin Mesdhe, prej masakrave të kryera nga luftëtarët e Hamasit në kufirin izraelit dhe në një festival muzikor më 7 tetor, duke i lënë i vrarë mbi 1.400 njerëz, shumica prej tyre civilë izraelitë.

Sipas ushtrisë izraelite, Hamasi i ka edhe 203 pengje izraelite, që i ka dërguar në Gaza, përfshirë shtetas të huaj.

Situata në Gazën me 2 milionë banorë konsiderohet e rëndë.

Ajo gjendet në kufi me Izraelin në veri dhe lindje dhe me Egjiptin në jug.

Furnizimet në Rripin e Gazës janë pakësuar shumë, mirëpo banorët janë duke shpresuar për mundësinë e hapjes së kufijve për ndihma./REL

The post Sulmi i Izraelit në Gaza, vritet një nga komandantët e Hamas appeared first on Albeu.com.

Ishte duke kryer hetime për drogë, ekzekutohet zv.komandanti i policisë në SHBA
Zëvendëskomandanti i policisë në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një tjetër

person janë vrarë gjatë të shtënave në hetimet për drogë. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se zyrtari policor ka vdekur në vend.

Ai kishte marrë urdhrin për bastisjen e një shtëpie, në të cilën dyshohej se po kryheshin aktivitete kriminale.

Një burrë dhe një grua që ndodheshin në shtëpi, janë përfshirë në të shtënat me armë, ndërkaq burri nuk u ka mbijetuar plagëve, kanë njoftuar autoritetet në Louisiana.

Një person është arrestuar, por autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e të dyshuarit dhe të viktimave të tjera. Detajet për sulmin ndaj policit nuk janë publikuar për shkak të hetimeve që janë duke vazhduar në lidhje me trafikimin e drogës.

The post Ishte duke kryer hetime për drogë, ekzekutohet zv.komandanti i policisë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Komandanti i KFOR: Nëse nuk do të ndërhynim në Zveçan tani do të mbanim zi për viktimat
“Tani do të mbanim zi për viktimat”, kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it Angelo Michelle Ristuçia, në një intervistë të dhënë për median italiane “La Republica”.

Ristuçia tha se në Zveçan ka patur persona të cilët qëllimisht kanë nxitur dhunë, dhe nëse KFOR nuk do të ndërhynte, kjo do të sillte përplasje dhe viktima.

Kujtojmë se rreth 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçan.

Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar nga dita e premte, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyrat e tyre në objektet komunale, meqë qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjen para objekteve.

The post Komandanti i KFOR: Nëse nuk do të ndërhynim në Zveçan tani do të mbanim zi për viktimat appeared first on Albeu.com.

28 Nëntori i shqiptarëve, që nga ngritja e flamurit nga Gjergj Kastrioti, te ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
28 nëntori për shqiptarët kudo që janë shënon një nga ditët më të lavdishme të kombit. 28 nëntori 1912 është cilësuar nëntori i dytë i shqiptarëve.

Kjo pasi, më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit (3 nëntor), Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve. Shembulli i tij nxiti thuajse të gjithë princat shqiptarë të ngriheshin kundër sundimit osman.

Më 28 nëntor 1793 në Shkodër, Lezhë dhe në rrethinat e tyre nisi kryengritja kundër ushtrive osmane. Me humbje të mëdha pashai turk mundi të çante rrethimin, por në Lezhë pësoi goditje dhe humbje të reja, qe e detyruan te tërhiqet për në Manastir.

Po kështu Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 67 vjeç.

Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjati tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme.

Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

The post 28 Nëntori i shqiptarëve, që nga ngritja e flamurit nga Gjergj Kastrioti, te ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari appeared first on Albeu.com.

Po rregullonte ashensorin, detaje nga vdekja tragjike e ish komandantit të UÇK-së
Të martën një person i moshës 54 vjeçare ka humbur jetën në Pejë, pasi e ka zënë ashensori i një ndërtese të banimit.

Policia, ka thënë se personi në fjalë ishte pronar i objektit.

Sipas tij, i ndjeri ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor në rrethana ende të pasqaruara ashensori ka filluar të lëvizë dhe si pasojë viktima ka gjetur vdekjen.

“Një person i moshës rreth 50-vjeçare, pronar i bllokut të banesës, ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor, por në rrethana ende të pasqaruara ashensori fillon të lëvizë dhe si pasojë viktima gjen vdekjen”, është shprehur Nikçi.

Po ashtu edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se derisa viktima ka qenë duke punuar në një ashensor të një ndërtese në rrethana ende të panjohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:03 në rrugën “Ali Pash Tepelena”, në Pejë raporton Telegrafi

“Rr. Ali Pash Tepelena, Pejë 04.10.2022 – 15:03. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një lift të një ndërtese në rrethana ende të panjohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërsa, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.

Ndërkaq, sipas Policisë, rasti cilësohet si “hetim i vdekjes”.

The post Po rregullonte ashensorin, detaje nga vdekja tragjike e ish komandantit të UÇK-së appeared first on Albeu.com.