kolaps Archives - Albeu.com

Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë shqiptare, duke denoncuar dështimet e rënda në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe mungesat kritike në spitalet publike.

Në një deklaratë për media, ajo ka theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacion dhe sallat kirurgjikale, mungesa e pajisjeve jetësore dhe furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe janë tregues të paaftësisë kriminale të qeverisë për të garantuar jetën e pacientëve.

Duke përshkruar një panoramë të shëndetësisë shqiptare si të dëmshme dhe të keqmenaxhuar, Xhixho ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 24 janarit në shesh, për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre për shëndet të sigurt dhe të aksesueshëm.

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë,

Dua ta nis këtë komunikim me ju me një ngjarje që tronditi rëndë sigurinë shëndetësore të vendit dhe që ndodhi vetëm disa ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalin më të madh të Shqipërisë.

Reanimacioni qendror dhe sallat kirurgjikale të QSUT-së mbetën për 30 deri në 40 minuta pa energji elektrike, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe duke vënë në panik familjarët e tyre.

Ky nuk është një incident teknik.

Ky nuk është një defekt i rastësishëm.

Ky është një dështim i rëndë dhe i pafalshëm shtetëror.

Në asnjë vend të botës, as në vende në luftë, nuk ndodh që reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit të mbeten pa energji. Ajo që ndodhi në QSUT provon se sistemet rezervë ose nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni.

Kjo nuk është avari.

Kjo është paaftësi kriminale në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Një shtet që nuk mbron dot jetën e qytetarëve as aty ku ata shkojnë për të kërkuar ndihmë, nuk është shtet. Ky nuk është një rast i izoluar. Ky është realiteti i përditshëm i shëndetësisë shqiptare. Ndaj, kërkojmë hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Fakte të rënda dhe të dokumentuara:

Urgjenca e QSUT-së ka funksionuar pa defibrilator, një pajisje bazike jetëshpëtuese.

Akseleratorët linearë kanë qenë tre ditë jashtë funksionit, duke lënë pa shërbim pacientët me kancer, të cilët nuk mund të presin.

Në Spitalin Onkologjik mungon brakiterapia, një trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik. Një pajisje që kushton sa gjysma e Kopshtit Eden në oborrin e Kryeministrisë, por që për qeverinë nuk është prioritet. Mungesa e këtij trajtimi i çon pacientet drejt vdekjes.

Pacientët në Spitalin Onkologjik bëjnë kimioterapi në të ftohtë, për orë të tëra, sepse kondicionerët nuk funksionojnë dhe spitali është pa ngrohje.

Kjo është panorama reale e shëndetësisë në Shqipëri.

Ndërkohë, Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon. Jemi të fundit për mbështetjen ndaj shëndetit të njerëzve.

Situata me furnizimin me ilaçe është skandaloze.

Pacientët trajtohen me barna të skaduara.

Ka kontrabandë, mungesë transparence, paaftësi, mungesë protokollesh.

Kemi krim shtetëror, jo kujdes shëndetësor.

Kjo qeveri nuk ka para për pacientët, por ka:

160 milionë euro për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 2”, që nuk prodhuan asnjë kilovat energji;

50 milionë euro të zhdukura në tunelin e Llogarasë;

4.2 milionë euro për Kopshtin Eden në oborrin e Kryeministrisë;

420 milionë euro për inceneratorë fantazmë;

104 milionë euro për kontratat e grupit kriminal të AKSHI-t.

Fondi i barnave të Onkologjikut është 13 herë më i vogël se fondet për koncesionet korruptive në shëndetësi, sepse paratë nuk shkojnë te pacientët, por në gropat thithëse të korrupsionit, si Durana Tech Park, një skemë e legjitimuar me votat e maxhorancës.

Ky nuk është reformim.

Ky është instrument grabitjeje.

Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar europian për një shëndetësi që Kryeministri ka guximin ta quajë “falas”.

Sipas Komisionit Europian, shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, niveli më i lartë në Europë.

Sot, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, dhe 40% e të ardhurave shkojnë vetëm për ushqim.

Në këtë realitet, qeveria zgjedh luksin, korrupsionin dhe propagandën, ndërsa qytetarët lihen të përballen me sëmundjen, varfërinë dhe pasigurinë.

Kjo është e vërteta e shëndetësisë sot.

Ndaj me 24 janar ora 17:00, të gjithë në shesh të protestojmë bashkë për veten tonë, familjen tonë kundër grupit të strukturuar kriminal që vjedh qytetarët më të varfër në Europë.

The post Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë appeared first on Albeu.com.

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë një përballje parlamentare që mund të çojë në dorëheqjen e tyre, duke e zhytur vendin në një krizë politike të paprecedentë.

Dhoma e Përfaqësuesve në Hagë do të debatojë një mocion mosbesimi që mund të çojë në dorëheqjen e parakohshme të Schoof ose të gjithë kabinetit të tij, raporton Bloomberg.

Me qeverinë e tij tashmë në tranzicion pas rënies së qeverisë së koalicionit katërpartiak në qershor, ekziston një vakum në rast të një vote mosbesimi.

Të premten, një parti e qendrës së djathtë u largua nga koalicioni për shkak të mosmarrëveshjeve mbi masat më të ashpra kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza. Largimi i Ministrit të Jashtëm, Kaspar Feldkamp dhe kolegëve të tij nga partia Pakti i Ri Social e la qeverinë teknike me vetëm dy parti dhe një pakicë edhe më të vogël, vetëm 32 nga 150 vende.

Zgjedhjet janë planifikuar për në tetor, por në peizazhin politik të fragmentuar të Holandës, negociatat për të formuar një qeveri ka të ngjarë të zgjasin me muaj, duke e lënë vendin në një periudhë potencialisht të zgjatur pasigurie.

Nëse qeveria shpëtohet, Schoof do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera të opozitës për të zbatuar politikat e tij, të cilat nga ana tjetër bëjnë kërkesa që ai nuk ka gjasa të jetë në gjendje t’i përmbushë.

Për shembull, udhëheqësi i ekstremit të djathtë Geert Wilders i tha transmetuesit shtetëror NOS se ai do ta ndihmonte kryeministrin të qëndronte në pushtet vetëm nëse kabineti garanton një ndalim të menjëhershëm të azilkërkuesve. Nga ana tjetër, partia më e madhe e opozitës së krahut të majtë po bën thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, por kjo është ajo që shkaktoi krizën e fundit.

The post Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit appeared first on Albeu.com.

Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike makinash
Fluksi i lartë i automjeteve këtë fundjavë të dytë të muajit gusht ka krijuar situatë kaotike në aksin kombëtar Laç–Lezhë.

Prej orës 10:00 të mëngjesit, janë formuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit.

Qytetarët po presin me orë të tëra të bllokuar në trafik, nën temperatura përvëluese mbi 40°C.

Ata shprehen të revoltuar për situatën, e cila është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, që sipas autoriteteve rrezikon shembjen./LAPSI

The post Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike makinash appeared first on Albeu.com.

“Tirana është në kolaps”/ Teliti: Drejtimi i Bashkisë është kthyer në një parodi, koha për zgjedhje të parakohshme
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës në Bashkinë e Tiranës.

Ai shprehet se situata është duke u përkeqësuar, me shërbime që kanë degraduar dhe abuzim të fondeve publike. Teliti kërkon që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, si një zgjidhje për krizën e thelluar në menaxhimin dhe drejtimin e kryeqytetit.

“EDHE PAK “PUNË” NGA RISTANI, DHE VELIAJ DO NA DUKET “AI I MIRI”. Nuk me vjen aspak mirë ta them, por kemi një drejtuese të komanduar në krye të Bashkisë Tiranë që po “ngre” qytetin në nivele të reja…të abuzimit, mungesës së shërbimeve, mungesës së transparencës dhe plehrave kapicë.

Nuk mjafton që trashëguam nga Veliaj një incenerator fantazëm që thithi miliona euro nga taksat tona, por pagesat e majme vazhdojnë edhe me shumë se më parë.

Tenderat “e pilotuar” që rëndojnë buxhetin dhe dëmtojnë operatorët janë bërë normë, uji vazhdon të jetë një ëndërr në shumë lagje, trafiku dhe transporti publik rëndohen dita ditës, ndërsa luksi i drejtuesve dhe përdorimi antiligjor i aseteve publike “shkëlqen në karshillik” ndaj halleve të kryeqytetit dhe banorëve të saj.

Kjo nuk është qeverisje lokale, por një parodi ku qytetarët paguajnë faturën e një strukture drejtuese menaxhimi të paaftë dhe korruptiv. Cfarë e pengon qeverinë të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme në Tiranë?”

The post “Tirana është në kolaps”/ Teliti: Drejtimi i Bashkisë është kthyer në një parodi, koha për zgjedhje të parakohshme appeared first on Albeu.com.

Vëzhgimi i mediave ndërkombëtare: Shërbimet spitalore po kolapsojnë Europën
Pacientët e sëmurë po vërshojnë në spitale duke mbushur repartet tashmë të mbipopulluara.

Shërbimet spitalore po kolapsojnë në të gjithë Europën. Përfundimi del në pah nga një vëzhgim i  medias ndërkombëtare “The Telegraph”.

Shkak janë viruset në qarkullim që po prekin rrugët e frymëmarrjes.

Britanikja “The Telegraph” citon një drejtues shëndetësor suedez që thotë.

“Pacientët e sëmurë vërshojnë në spitalin universitar, duke mbushur repartet tashmë të mbipopulluara. Me mjekët dhe infermierët e mbingarkuar, operacionet e planifikuara janë anuluar për të ndihmuar në përballimin e fluksit të pranimeve në dimër. Ka një stuhi perfekte që po ndodh tani dhe neve na mungon stafi”.

Ndërkohë Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik paralajmëroi të enjten se:

“Përhapja e viruseve të frymëmarrjes është në nivel të lartë dhe barra në sistemin e kujdesit shëndetësor është e madhe.”

Spitalet suedeze dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të vetmit që po goditen nga kjo krizë. Në të gjithë Evropën, sistemet e kujdesit shëndetësor – të rrënuara prej tre vitesh nga pandemia – po luftojnë me ngarkesa të mëdha,  luftojnë  një “epidemi të trefishtë” të Covid, gripit sezonal dhe virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV) këtë dimër.

Në Itali, sipas “The Telegraph”, mjekët kanë paralajmëruar se departamentet e urgjencës po “shtyhen në kufijtë e tyre” pasi rastet e gripit arritën nivelin e tyre më të lartë në 15 vjet.

Mjekët spanjollë kanë hyrë në grevë për pretendimet se janë duke u mbingarkuar në mënyrë kronike. Autoritetet në Francë kanë rekomanduar që njerëzit të mbajnë maska në ambiente të mbyllura përsëri për shkak të numrit në rritje të infeksioneve.

Mbretëria e Bashkuar duket se është goditur më rëndë nga shumë prej këtyre sfidave.

Ekspertët thanë për “The Telegraph” se nuk ka zgjidhje të lehta apo të shpejta për këtë krizë.

Pandemia e koronavirusit u dha një goditje shkatërruese të gjitha shërbimeve shëndetësore, pasi i detyroi ata të prioritizojnë kujdesin urgjent për fluksin e madh të pacientëve me Covid dhe të shtyjnë procedurat jo emergjente ndërsa përballeshin me krizën. Më pas  përpjekjet  për të siguruar vaksinimin e qytetarëve ezauruan gjithashtu kohë dhe burime./Albeu.com/

The post Vëzhgimi i mediave ndërkombëtare: Shërbimet spitalore po kolapsojnë Europën appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë: OKB-ja në buzë të kolapsit
Ende pa ardhur data 24 shkurtit 2022 në Nju Jork, kur Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. “Nga thellësia e zemrës”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bën thirrje presidentit rus që të ndalë trupat e tij. Por në kohën që Këshilli i Sigurimit konsultohet, Putini jep urdhrin e marshimit të tankeve. Më qartë nuk mund të tregohej, se sa pak e vlerëson Putini këtë instancë. Ambasadorja amerikane në KS, Linda Thomas-Greenfield u shpreh atëherë e tronditur. “Ekzaktësisht në kohën kur ne jemi ulur këtu për të kërkuar paqen, Putini po jep një deklaratë lufte – në injorim të plotë të përgjegjësisë së këtij Këshilli.”

“Do të dilte jashtë funksionit Këshilli i Sigurimit?”

Eksperti i OKB-së, Richard Gowan nga Instituti “Crisis Group” është i mendimit, se kriza më e madhe për OKB që pas luftës në Irak e ka çuar Këshillin e Sigurimit në kufirin e kolapsit. “Çdokush e dinte, që Rusia do të përdorte fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit për të hedhur poshtë çdo kritikë kundër këtij agresioni”, thotë Gowan. “Por askush nuk e dinte, se çdo të ndodhte me diplomacinë e OKB-së. Dhe nëse Këshilli i Sigurimit do të dilte jashtë funksionit.”

Sistemi i Kombeve të Bashkuara u diskreditua. Kërkesat për një reformë të KS po bëhen gjithnjë e me zë më të lartë, edhe nga SHBA. Por nuk mund të bëhen më shumë, se deklarata, thotë Gowan. “E dinin të gjithë, se Këshilli i Sigurimit nuk mund ta përjashtonte Rusinë.” Ashtu si ai nuk mundi ta përjashtojë SHBA-në pas marshimit në Irak në vitin 2003.

Të paktën KS arriti të funksionojë përtej luftës në Ukrainë: që nga ndihma për njerëzit në Afganistan në angazhimin në Siri apo sanksionet për grupet e armatosura në Haiti. Në Ukrainë vetë punojnë organizata të OKB, si UNICEf-i apo ajo për refugjatët. Guterres vetë është arkitekti i marrëveshjes për drithërat mes Ukrainës dhe Rusisë.

Eksperti Richard Gowan thotë, se është interesante të vërehet, se Rusia e ka shmangur ta minojë komplet OKB. “Kjo tregon, se Moska do ta mbajë OKB të hapur si kanal për të biseduar me perëndimin.”

Në mes të fronteve të një Lufte të re të Ftohtë

Më 2 mars Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënoi me shumicë sulmin rus në Ukrainë. Një moment emocional për shumë vetë në sallë, që nxorrën celularët të filmonin një ngjarje të tillë. Por më shumë se sinjale morale nuk u dërguan nga Asambleja. Moska përpiqet edhe këtu që ta përçajë këtë aleancë. Shumë vende afrikane dhe aziatike që janë të varura nga Rusia, ndjehen të futura në mes të fronteve të një Luftë të re të Ftohtë, thekson kreu i Programit të Zhvillimit të OKB-së, Achim Steiner. “Kudo që hedhim sytë në radarin gjeopolitik, kjo luftë ose ka krijuar më shumë skepticizëm ose ka zgjuar plagët e vjetra. Kjo luftë shkatërron pikërisht atë që kemi nevojë në këtë moment të historisë. aftësinë si kombe, si bashkësi ndërkombëtare për të vepruar së bashku. E kundërta ndodh këtë moment.”

Në rast shkallëzimi fundoset diplomacia e OKB-së

Vitin e ardhshëm shumë gjëra do të varen nga ajo, nëse fuqitë botërore do të kontribuojnë që Kombet e Bashkuara të bëhen sërish platforma, ku të gjendet zgjidhja për këtë konflikt. Steiner thekson rrezikun e një “vakuumi”, që krijohet, kur blloqet politike dhe palët në luftime nuk mund apo nuk duan të negociojnë me njëra-tjetrën.kjo situatë duhet të marrë fund. I këtij mendimi është edhe eksperti i OKB-së, Richard Gowan. Nëse lutimet do merrnin fund me një përfundim të pranueshëm për Ukrainën, bashkësia ndërkombëtare mund të marrë sërish një rol të fortë. “OKB mund të luajë rol për rindërtimin, të vëzhgojë tërheqjen e trupave ruse dhe Këshilli i Sigurimit mund të miratojë rezolutat për formësimin e një marrëveshjeje të paqes.”

Por në rast se luftimet shkallëzohen dhe Putin përdor armë nukleare, atëherë rrezikon që diplomacia e OKB-së të heshtë përfundimisht, është i mendimit Gowan. Sepse atëherë askush nuk do më të flasë më rusët./dw

The post Lufta në Ukrainë: OKB-ja në buzë të kolapsit appeared first on Albeu.com.